• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
6 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të Izraelit, Ohad Kaynar, me rastin e paraqitjes së kredencialeve

    Ministri Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

    Rama: Progresraporti i KE-së përcakton një rrugëtim të ri, fati europian i Shqipërisë është në duart tona

    Paketa e Zgjerimit 2026/ Shqipëria vlerësohet për përparimin në negociata, objektivi mbetet viti 2027

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Shqipëria merr vlerësimin më të lartë ndonjëherë në raportin e progresit të Komisionit Europian

    Rama në Bruksel: Negociatat me BE-në synohen të përmbyllen në fund të vitit 2027, ndërsa anëtarësimi në 2030 mbetet i pasigurt

    Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

    Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home INTERVISTË

Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

14 Mars, 2026
in INTERVISTË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Në një intervistë për gazetën kroate Glas Slavonije (www.glas-slavonije.hr), Prof. Dr. Zlatko Kramarić flet për kuptimin e “frymës evropiane” në kohën e sfidave të reja gjeopolitike dhe për lidhjen midis projektit politik të integrimit evropian dhe themeleve të tij kulturore e historike. Duke iu referuar edhe botimit të fundit në revistën Argumentum, ai thekson se debati për Evropën është veçanërisht i rëndësishëm për shoqëritë në proces integrimi, si Shqipëria.

Sfidat aktuale na kujtojnë se Evropa jonë nuk është një projekt i përfunduar, por një proces. FRYMA EVROPIANE ËSHTË PARA SË GJITHASH NJË FENOMEN KULTUROR, I CILI VETËM MË VONË MORI SHPREHJE POLITIKE…

Një botim i veçantë i revistës shqiptare Argumentum (një revistë politikisht e pavarur që botohet në anglisht dhe shqip) sjell një përzgjedhje prej pesëmbëdhjetë esesh nga Prof. Dr. Sc. Zlatko Kramarić, ambasador i Kroacisë në Republikën e Shqipërisë, kushtuar “frymës evropiane” në marrëdhëniet e reja dhe të ndryshuara gjeopolitike në botë. Në këto tekste autori përpiqet të lidhë projektin politik të integrimit evropian me premisat e tij më të thella kulturore, filozofike dhe historike. Revista është konsoliduar në hapësirën publike shqiptare si një platformë dialogu midis politikës, komunitetit akademik dhe skenës më të gjerë kulturore; prandaj botimi i këtyre teksteve duhet parë si një kontribut në debatin që sot është veçanërisht i rëndësishëm në Shqipëri: çfarë do të thotë në të vërtetë t’i përkasësh Evropës?

PROJEKT I PAPËRFUNDUAR

– Sot flitet shumë për Evropën, veçanërisht në kontekstin e sfidave aktuale: nga njëra anë pesha e luftës në Ukrainë dhe nga ana tjetër marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Në këtë kontekst, por jo vetëm, si e kuptoni ju termin “frymë evropiane”?

Prof. Dr. Sc. Zlatko Kramarić: Në këto tekste e kam trajtuar frymën evropiane si një hapësirë për dialog të përhershëm midis arsyes dhe traditës, lirisë dhe përgjegjësisë, kombëtares dhe universales. Evropa nuk është vetëm një krijim politik, por edhe një mënyrë vetëkuptimi: ajo lidhet me pluralizmin, me prirjen për vetëkritikë dhe me bindjen se diversiteti është burim force, dhe në asnjë mënyrë kërcënim për identitetin apo kombin. Kjo frymë është formësuar njësoj nga filozofë, shkrimtarë e politikanë, por edhe nga përvojat historike të krizave politike dhe shoqërore që e kanë detyruar Evropën të rishqyrtojë vazhdimisht vlerat dhe themelet e saj.

– Në këtë kuptim, a është fryma evropiane më shumë një fenomen politik apo kulturor?

Fryma evropiane është para së gjithash një fenomen kulturor, i cili vetëm më vonë mori shprehje politike. Proceset e integrimit pas Luftës së Dytë Botërore nuk lindën vetëm nga nevoja për paqe, por edhe nga vetëdija për një fat të përbashkët kulturor dhe nga tradita e krishterë. Evropa politike është një përpjekje për ta institucionalizuar këtë përvojë. Kur strukturat politike e humbin lidhjen me këtë bazë kulturore, projekti evropian bëhet teknokratik dhe humbet fuqinë e tij frymëzuese. Prandaj në esetë e mia jam përpjekur të kujtoj se integrimi politik mund të kuptohet vetëm nëse shihet si vazhdim i një procesi të gjatë kulturor.

– Ideja e Evropës ka një histori të gjatë dhe të trazuar. Si janë raportuar mendimtarët evropianë me këtë ide?

Fryma evropiane është formuar në një tension të vazhdueshëm midis vetëkritikës dhe shpresës. Filozofë si Jürgen Habermas kanë theksuar nevojën për një identitet post-kombëtar të bazuar në komunikim dhe legjitimitet demokratik. Shkrimtarë si Milan Kundera na kanë kujtuar se Evropa është mbi të gjitha një fat kulturor, sidomos për popujt e Evropës Qendrore dhe Lindore, të cilët shpesh janë detyruar të dëshmojnë përkatësinë e tyre ndaj këtij hapësire. Në këtë kuptim, fryma evropiane nuk është një projekt i përfunduar, por një proces i vazhdueshëm reinterpretimi.

– Duke marrë parasysh të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, çfarë do të thotë Evropa për ju personalisht?

Për mua, Evropa është para së gjithash përvoja e një kufiri që nuk ndan, por që lidh. Si hapësirë politike dhe kulturore, Evropa është një vend ku identiteti nuk mbrohet përmes mbylljes, por përmes dialogut. Vij nga një përvojë e Evropës Qendrore, e formësuar nga takimi i traditave të ndryshme; prandaj fryma evropiane përjetohet si aftësia për të ruajtur identitetin e vet pa përjashtuar të tjerët. Për këtë arsye do të ishte e dëshirueshme që ta lexonim edhe një herë me kujdes librin “Danubi” të germanistit italian Claudio Magris. Hapësira e Evropës Qendrore është një hapësirë ku përkatësia politike nuk kundërshton diversitetin kulturor, por e presupozon atë. Sa herë që kjo premisë është shpërfillur në histori, çekët, hungarezët, polakët, sllovenët, kroatët dhe të tjerë kanë paguar çmimin e kësaj pakujdesie politike.

– Pse këto ese u botuan pikërisht në Shqipëri? A lidhet kjo edhe me faktin që Shqipëria synon të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian?

Sot Shqipëria ndodhet në një proces që nuk është vetëm politik, por edhe thellësisht qytetërues. Debati për Evropën në këtë kontekst nuk mund të reduktohet vetëm në çështje teknike të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai përfshin domosdoshmërisht edhe pyetjen e vetëkuptimit kulturor: çfarë do të thotë në të vërtetë të bëhesh pjesë e një bashkësie që bazohet në pluralizëm, sundim të ligjit dhe hapje ndaj tjetrit. Botimin e këtyre eseve në Tiranë e shoh si një kontribut modest në këtë debat, por edhe si një formë dialogu midis dy periferive evropiane që ndajnë përvojën e tranzicionit politik, i cili, në fakt, ende vazhdon.

– Në një kuptim më të gjerë, a mund të mbijetojë fryma evropiane përballë krizave të sotme?

Kriza të ndryshme kanë qenë gjithmonë pjesë e formimit të frymës evropiane. Prandaj është gabim të mendohet se forca e saj qëndron vetëm në stabilitet; përkundrazi, ajo shfaqet në aftësinë e vazhdueshme për vetë-shqyrtim. Sfidat e sotme – gjeopolitike, ekonomike dhe identitare – na kujtojnë se Evropa nuk është një projekt i përfunduar, por një proces. Nëse Evropa mbetet besnike ndaj traditës së saj të mendimit kritik dhe ndaj shoqërisë së hapur, krizat mund të bëhen shtysë për ripërtëritje. Përndryshe ekziston rreziku që struktura politike të shkëputet nga baza kulturore që i jep kuptim. Në këtë kontekst ishte domethënëse edhe fjala e fundit e Marco Rubio në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kur ai pranoi se “Amerika është fëmija i Evropës”.

Për mua, Evropa është mbi të gjitha përvoja e një kufiri që nuk ndan, por që lidh. Si hapësirë politike dhe kulturore, ajo është një vend ku identiteti nuk mbrohet përmes mbylljes, por përmes dialogut… Trashëgimia e Milan Šufflay është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse ai ishte ndër të parët që tregoi në mënyrë sistematike se identiteti historik i Shqipërisë është i lidhur ngushtë me hapësirën kulturore dhe politike evropiane.

TRASHËGIMIA E ŠUFFLAY-T

– Si autor që shpesh i referoheni trashëgimisë intelektuale të Milan Šufflay në esetë tuaja mbi frymën evropiane dhe njëkohësisht si ambasador kroat në Shqipëri, si e shihni lidhjen midis kuptimit që Šufflay i jepte identitetit historik shqiptar dhe perspektivës aktuale evropiane të Shqipërisë? A mund të thuhet se kjo “frymë evropiane” përbën një urë midis vetëdijes historike dhe procesit bashkëkohor të integrimit në Bashkimin Evropian?

Trashëgimia e Milan Šufflay është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse ai ishte ndër të parët që tregoi në mënyrë sistematike se identiteti historik i Shqipërisë është i lidhur ngushtë me hapësirën kulturore dhe politike evropiane. Ai e kuptonte Shqipërinë si pjesë të qytetërimit evropian, por njëkohësisht si një shoqëri që nuk e realizon veçantinë e saj jashtë Evropës, por pikërisht brenda saj.

Në këtë kuptim, ajo që unë e quaj “fryma evropiane” në esetë e mia nuk është vetëm një kornizë institucionale apo projekt politik, por një mënyrë mendimi që bashkon vetëdijen historike, pluralizmin dhe përgjegjësinë për një të ardhme të përbashkët. Për Shqipërinë e sotme kjo frymë do të thotë vazhdimësi: kalimi nga vetëdija historike drejt pjesëmarrjes së plotë në një bashkësi vlerash siç është Bashkimi Evropian.

Prandaj besoj se interpretimi i historisë shqiptare nga Šufflay nuk është vetëm një fakt shkencor, por edhe një mesazh kulturor: perspektiva evropiane e Shqipërisë nuk është një shkëputje nga tradita e saj, por përmbushja e natyrshme e saj, nëse integrimi evropian kuptohet si proces njohjeje kulturore dhe jo vetëm si një afrim politik apo teknik.

– Dhe në fund, a janë këto ese pjesë e librit tuaj të ri dhe kur pritet të botohet ai?

Këto ese të botuara në Argumentum përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të librit tim të ardhshëm mbi frymën evropiane, i cili pritet të botohet këtë vit edhe në gjuhën kroate.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

INTERVISTË

Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

26 Prill, 2026
INTERVISTË

EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

4 Mars, 2026
INTERVISTË

EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

11 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të Izraelit, Ohad Kaynar, me rastin e paraqitjes së kredencialeve

6 Nëntor, 2026

Eric Wendt prezanton prioritetet e mandatit të tij si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

6 Nëntor, 2026

Ministri Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

6 Nëntor, 2026

Protesta qytetare nuk thahet! Mund të ngadalësohet rrjedha, por burimi mbetet i gjallë.

6 Nëntor, 2026

SHBA-ja paraqet plan për sigurinë evropiane në prag të bisedimeve për Ukrainën

6 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.