• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
11 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Rama në Paris: Europa duhet të përballet me “djallin” e medieve sociale

    Kryeministri Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

    Presidenti Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

    SPAK nis hetimet për “The Albanian Files”, në kallëzim përfshihet kryeministri Edi Rama

    Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”

    Protestat në Tiranë përshkallëzohen, përplasje mes studentëve dhe policisë,

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të Izraelit, Ohad Kaynar, me rastin e paraqitjes së kredencialeve

    Ministri Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

    Rama: Progresraporti i KE-së përcakton një rrugëtim të ri, fati europian i Shqipërisë është në duart tona

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    MBRETI ËSHTË LAKURIQ!

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    27 December 2024, Berlin: German President Frank-Walter Steinmeier speaks during a press conference. Steinmeier has announced the dissolution of the German Bundestag. as well as set the date for early elections on February 23. Photo: Soeren Stache/dpa

    Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier uron presidenten Shiroka-Pula

    Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Rama në Paris: Europa duhet të përballet me “djallin” e medieve sociale

    Kryeministri Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

    Presidenti Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

    SPAK nis hetimet për “The Albanian Files”, në kallëzim përfshihet kryeministri Edi Rama

    Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”

    Protestat në Tiranë përshkallëzohen, përplasje mes studentëve dhe policisë,

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të Izraelit, Ohad Kaynar, me rastin e paraqitjes së kredencialeve

    Ministri Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

    Rama: Progresraporti i KE-së përcakton një rrugëtim të ri, fati europian i Shqipërisë është në duart tona

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    MBRETI ËSHTË LAKURIQ!

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    27 December 2024, Berlin: German President Frank-Walter Steinmeier speaks during a press conference. Steinmeier has announced the dissolution of the German Bundestag. as well as set the date for early elections on February 23. Photo: Soeren Stache/dpa

    Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier uron presidenten Shiroka-Pula

    Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home INTERVISTË

EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

11 Nëntor, 2025
in INTERVISTË, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Intervistë Ekskluzive për ARGUMENTUM.al me Ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri, SHTZ. Volodymyr Shkurov

Në një intervistë ekskluzive për ARGUMENTUM.al, Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, flet hapur për sfidat ekzistenciale të vendit të tij në vitin e tretë të luftës me Rusinë, duke paralajmëruar se “paqja nuk mund të arrihet me çdo çmim”.

Ai theksoi se, pavarësisht kushteve të jashtëzakonshme të konfliktit, Ukraina po vazhdon të mbrojë shtetin e vet dhe, njëkohësisht, po punon me këmbëngulje në nisma politike e diplomatike për krijimin e kushteve për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

Përparimi në afrimin e Ukrainës drejt Bashkimit Evropian dhe forcimi i mbështetjes politike ndërkombëtare janë ndër arritjet më të rëndësishme të këtij viti. “Komisioni Evropian ka konstatuar arritje reale të Ukrainës në rrugën drejt anëtarësimit në BE,” – theksoi Shkurov, duke shtuar se ky progres “na ngjall një farë optimizmi, pavarësisht sfidave të rënda të luftës.”

Megjithatë, sfidat mbeten të mëdha. Ambasadori nënvizoi se “mungesa e një mekanizmi të qëndrueshëm për ndalimin real të luftes dhe humbjet e mëdha njerëzore e materiale” janë pengesat kryesore për paqen, ndërsa sulmet e qëllimshme ruse ndaj infrastrukturës civile përbëjnë një “akt barbar që rëndon mbi popullsinë civile, sidomos tani në prag të dimrit.”

Ambasadori Shkurov vë në dukje se “pa pjesëmarrjen e Ukrainës, çdo marrëveshje ndërkombëtare mbetet vetëm një mundësi e parealizuar për paqe të drejtë”, duke kritikuar mungesën e vullnetit të Kremlinit për përfundimin e konfliktit. Ai thekson gjithashtu se Kievi po përpiqet të ruajë “ekuilibrin delikat midis SHBA-së dhe BE-së”, në mënyrë që mbështetja e aleatëve të mos kthehet në rivalitet gjeopolitik, por të përkthehet në veprime konkrete për sigurinë dhe rindërtimin e vendit.

I pyetur për takimin Trump–Putin, ai u shpreh se “potenciali për një marrëveshje ekzistonte, por pa pjesëmarrjen dhe dakordësinë e Ukrainës mbi kushtet kryesore, ajo mbeti një mundësi e parealizuar për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme.”
Ndërsa për kërkesat e Rusisë për dorëzim territoresh apo heqje dorë nga anëtarësimi në NATO, Shkurov u shpreh prerë: “Integriteti territorial është një parim themelor dhe jo i negociueshëm për Ukrainën. Çdo kërkesë për neutralitet të imponuar nga jashtë bie ndesh me sovranitetin tonë.”

Ambasadori Shkurov vlerëson lart mbështetjen e Shqipërisë, të cilën e cilëson “partnere të qëndrueshme të Ukrainës që nga fillimi i agresionit rus”, dhe e falënderon për “qëndrimet parimore në NATO dhe OKB, ndihmën humanitare, si dhe nismat për bashkëpunim të sigurisë”.

Duke iu drejtuar bashkëkombësve të vet, ai thekson se “guximi dhe qëndrueshmëria e popullit janë garancia e fitores”, ndërsa komunitetit ndërkombëtar i bën thirrje “të mos lejojë që mbështetja për Ukrainën të zbehet nga lodhja, sepse çdo vendim i marrë sot ndikon drejtpërdrejt në shpëtimin e jetëve dhe në sigurinë e gjithë Evropës.”

 “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim. Ukraina është e gatshme për kompromis vetëm brenda kufijve që nuk cënojnë bazat kushtetuese dhe sigurinë e qytetarëve tanë”,  thekson ndër të tjera Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, SH.T.Z. Volodymyr Shkurov, në intervisten e mëposhtme:

Intervistoi: Marjana Doda

Kryeredaktore| ARGUMENTUM

I nderuar z.Ambasador,

Është një kënaqësi e veçantë të zhvillojmë këtë intervistë së bashku, veçanërisht pasi vjen pas sfidës shëndetësore që keni përballuar në këtë fillim vjeshte. Më gëzon jashtëzakonisht fakti që shëndeti juaj është përmirësuar plotësisht dhe që sot jeni sërish mes nesh.

SHTZ. Volodymyr Shkurov: Faleminderit për fjalët e ngrohta. Kam kënaqësi të bisedoj me ju. Pas sfidave të fundit me shëndetin, dëshiroj edhe një herë të shpreh mirënjohjen time të sinqertë kolegëve dhe miqve të mi, ndaj të gjithë ata njerëz që mu gjendën pranë në një moment vërtet të vështirë të jetës sime.

Jam thellësisht mirënjohës ndaj mjekëve të departamentit të kardiologjisë në Spitalin Amerikan 3, të cilët, në kuptimin e plotë të fjalës, më shpëtuan jetën; ashtu si edhe jam falënderues i gjithë stafit mjekësor që ishte pranë meje, për profesionalizmin dhe humanizmin e tyre.

Jam i lumtur që jam rikthyer jetës sime të plotë dhe detyrës diplomatike në shërbim të shtetit dhe popullit tonë, të cilët, siç e dini, po përjetojnë tani kohë të vështira në luftën kundër agresorit rus.

Ambasadori Ukrainës në Shqipëri, SHTZ. Volodymyr Shkurov
Marjana Doda, Kryeredaktore, Argumentum.al

-Znj. Marjana Doda: Shkëlqesia Juaj, ky vit ka qenë një tjetër vit sfidash për Ukrainën dhe popullin ukrainas. A mund të na përmendni cilat janë arritjet, por edhe dështimet gjatë këtij viti, që kanë afruar ose larguar paqen në Ukrainë? Cfarë po ndodh aktualisht në Ukrainë?

SHTZ. Volodymyr Shkurov: Ky vit ka sjellë si arritje të rëndësishme, ashtu edhe sfida të rënda. Ndër arritjet do të përmend forcimin e mbështetjes politike ndërkombëtare të Ukrainës, përparimi në afrimin tonë drejt integrimit evropian, si dhe ndihmën praktike të partnerëve tanë në zmbrapsjen e agresorit, çka u mundëson Forcave tona të Armatosura të mbrojnë pozicionet dhe të zhvillojnë operacione kundërsulmuese atje ku është e arsyeshme. Dua të veçoj posaçërisht guximin e ushtarëve tanë, vetëmohimin e punonjësve tanë të shërbimeve të emergjencës, mjekëve dhe qytetarëve të zakonshëm që, me ndershmëri e ndërgjegje, bëjnë punën e tyre në këto kohë të vështira për Ukrainën. Gjithashtu, mund të theksohet përparim në zhvillimin dhe përsosjen administrativo-juridike të jetës shoqërore në vend, që është thelbësor për sigurimin e rindërtimit të ardhshëm të shtetit. Në veçanti, Komisioni Evropian, në raportet e tij të fundit, konstaton arritje reale të Ukrainës në rrugën drejt anëtarësimit në BE, një fakt i cili, pavarësisht sfidave të rënda të luftës, na ngjall një farë optimizmi.

Ndër dështimet — ose më saktë, sfidat — do të përmendja në radhë të parë mungesën e një mekanizmi të qëndrueshëm që do të siguronte ndalimin real të zjarrit, si dhe humbjet e mëdha njerëzore dhe materiale; vuajtjet e civilëve si pasojë e sulmeve të qëllimshme me dronë dhe raketa të agresorit ndaj infrastrukturës civile dhe energjetike të qyteteve dhe fshatrave tona, veçanërisht tani, në prag të dimrit.

Gjithashtu, mund të flasim për disa mospërputhje brenda koalicionit ndërkombëtar lidhur me mekanizmat dhe afatet e furnizimit me sisteme kyçe armatimi, gjë që nganjëherë ngadalëson zbatimin efektiv të vendimeve operative nga ana e forcave tona ushtarake.

Thënë ndryshe, Ukraina sot vazhdon të mbrojë shtetin e vet dhe, në të njëjtën kohë, po punon me këmbëngulje në nisma politike e diplomatike për krijimin e kushteve për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

-Zoti Ambasador, një nga ngjarjet më të rëndësishme të këtij viti ka qenë takimi Trump-Putin, ku kryesisht u diskutua lufta Ruso-Ukrainase. Samiti përfundoi pa ndonjë marrëveshje konkrete. A mendoni se ky takim humbi mundësinë për të përfunduar luftën, dhe cilat mund të ishin rezultatet e mundshme të një marrëveshjeje?

Çdo lloj bisede e drejtpërdrejtë midis udhëheqësve të shteteve që janë në luftë ose që ndikojnë në ecurinë e saj ka potencialin të ndryshojë situatën. Megjithatë, rezultati real shpesh varet nga detajet, nga shkalla e transparencës dhe — më e rëndësishmja! — nga gatishmëria e palëve për kompromis. Për momentin, takimi që ju keni përmendur, midis presidentëve D. Trump dhe V. Putin përfundoi pa arritur ndonjë marrëveshje konkrete për ndalimin e zjarrit; dhe si rezultat i saj nuk u hartua asnjë rrugë-hartë e përshtatshme me garanci sigurie për Ukrainën. Kjo do të thotë se, teorikisht, potenciali ekzistonte, por zbatimi i tij, pa pjesëmarrjen dhe dakordesinë e Ukrainës mbi kushtet kryesore, mbeti një mundësi e parealizuar për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme të kësaj lufte që Rusia po zhvillon kundër Ukrainës. Në përgjithësi, takime të tilla duhen vlerësuar me kujdes: rezultati i mundshëm mund të parashikonte ose një armëpushim të përkohshëm me garanci sigurie, ose presion mbi Ukrainën për lëshime territorial, dhe kjo e fundit, siç e kuptoni, është e papranueshme për ne. Dhe kohet e fundit, të gjithë patën mundësi të binden se Putini nuk ka vullnet ta përfundojë luftën, pavarësisht deklaratave të herëpashershme të Kremlinit për synime paqësore

-Si po e menaxhon Ukraina disbalancën midis qëndrimeve të SHBA-së dhe BE-së në lidhje me përpjekjet për përfundimin e konfliktit? Duket se ka një konkurrencë mes dy fuqive për të imponuar kushtet e tyre, duke krijuar një ndarje të mundshme për mënyrën se si të trajtohet ky konflikt që ka arritur në prag të Europës. Si e vlerësoni ndikimin e kësaj situate për strategjinë dhe qëndrimin e Ukrainës?

Ukraina në këtë fushë po zhvillon një punë delikate diplomatike, pasi është plotësisht e vetëdijshme për rëndësinë e partneritetit si me SHBA-të, ashtu edhe me Evropën. Secili partner na siguron mundësi unike: SHBA-ja siguron teknologji mbrojtëse kritike dhe mbështetje të domosdoshme politike, ndërsa Bashkimi Evropian, përveç ndihmës së sigurisë, jep ndihmë ushtarake, mbështetje të gjerë financiare e ekonomike, si dhe asistencë ligjore, si dhe instrumentet e nevojshme për realizimin e planeve tona të integrimit evropian.

Ne synojmë të minimizojmë çdo formë konfrontimi midis këtyre partnerëve tanë të rëndësishëm, duke shpjeguar hapur pozicionet dhe interesat tona, si dhe duke demonstruar se një Ukrainë e fortë, demokratike dhe evropiane – është stabiliteti për të gjithë Europën dhe për aleancën transatlantike.

Strategjia jonë është të diversifikojmë në mënyrë maksimale burimet e ndihmës dhe të formojmë paketa të përbashkëta e të koordinuara masash, në mënyrë që vendimet të merren në interes të sigurisë dhe të rindërtimit të mëtejshëm të Ukrainës, e jo si rezultat i rivalitetit midis aleatëve.

Duke qenë në kushte të ashpra lufte, ne – më shumë se kushdo tjetër – synojmë unitetin dhe mbështetjen në marrjen e çdo vendimi strategjik, pasi çmimi që populli ynë po paguan në këtë luftë – është jeta e njerëzve tanë. Dhe një çmim i tillë nuk mund të barazohet me asgjë.

– Z. Ambasador, sa efektive ka qenë koalicioni i gatshmëve i vendeve evropiane në mbrojtjen e Ukrainës dhe në nxitjen e paqes? Cilat janë hapat më të rëndësishëm që duhet ndërmarrë tani për të afruar një paqe të ndrueshme në Ukrainë?

Mbështetja evropiane ka qenë dhe mbetet jashtëzakonisht e rëndësishme: sanksionet, ndihma financiare, furnizimi me armë, si dhe mbështetja humanitare — të gjitha këto elemente sigurojnë dhe forcojnë rezistencën tonë efektive. Sot, kur armiku po shkatërron në mënyrë masive sistemet energjetike të Ukrainës, na është, në mënyrë jetike e nevojshme, mbështetja për qytetet dhe fshatrat tanë, për të mundësuar gjërat më thelbësore: ujin, ngrohjen dhe energjinë elektrike.

Ndërkohë, sfida mbeten, përkatësisht: nevojitet një koordinim më i qartë, vendimmarrje më të shpejta për përdorimin e instrumenteve ekzistuese (përfshirë këtu edhe një mekanizëm ligjor për mobilizimin e aseteve të bllokuara ruse), si dhe plane të mire përcaktuara dhe afatgjata për sigurimin e procesit të rindërtimit të Ukrainës.

Ndër hapat më të rëndësishëm për momentin janë: furnizimet e qëndrueshme me municione dhe sisteme të mbrojtjes ajrore, garancitë për financim të  nevojshme që do të siguruar vitalitetin e shtetit në kushtet e përballjes me agresionin rus, si dhe një politikë e mirë menduar për rikthimin dhe rindërtimin e territoreve pas përfundimit të kësaj lufte.

Nismat që po diskutohen në nivelin e BE-së dhe të G7-s për përdorimin e aseteve të ngrira ruse si burim për rindërtimin e Ukrainës, siç e kuptoni, kërkojnë një zbatim të qartë juridik.

-I nderuar Ambasador, duke pasur parasysh pasigurinë aktuale në politikën e SHBA-së, veçanërisht në lidhje me armët e përparuara si raketat Tomahawk, dhe vonesat në planet evropiane për të përdorur asetet e ngrira ruse, si po e përshtat Ukraina strategjinë e saj ushtarake dhe diplomatike për të siguruar përpjekjet e vazhdueshme të mbrojtjes?

Ukraina vazhdon të punojë njëkohësisht në tre drejtime: në nivel operacional — mbështetja dhe modernizimi i kapaciteteve ushtarake përmes platformave ndërkombëtare të disponueshme; në nivel diplomatik — puna aktive me partnerët për përshpejtimin e vendimeve mbi furnizimin me lloje kritike të armëve dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore; dhe në nivel të brendshëm — optimizimi i prodhimit të brendshëm, i logjistikës dhe sigurimi i qëndrueshmërisë tonë ekonomike. Ne përpiqemi të rrisim fleksibilitetin tonë të brendshëm: po zhvillojmë kapacitete prodhuese të brendshme, po shfrytëzojmë më efektivisht burimet e disponueshme dhe po kërkojmë mënyra praktike për të siguruar furnizime të shumanshme. Në të njëjtën kohë, vazhdojmë negociatat për sistemet me teknologji të lartë: vendimet për çështje të caktuara (p.sh. armët me rreze të gjatë veprimi) i marrin partnerët tanë ndërkombëtarë, dhe Ukraina përpiqet t’i adaptojë planet taktike të veta në përputhje me këto vendime. Ngjarjet e fundit tregojnë për një diskutim aktiv brenda Aleancës dhe në SHBA rreth mundësisë së transferimit të mjeteve më të fuqishme me rreze të gjatë për Ukrainën.

Shpresojmë me forcë që një vendim i tillë të merret, sepse partnerët tanë kanë mjaft fakte për t’u bindur se, pa presion mbi agresorin, është e pamundur ta inkurajosh atë të kërkojë një zgjidhje paqësore të konfliktit.

-Përballë kërkesave të Rusisë për dorëzimin e territoreve të pushtuara, si rajoni i Donbasit, a është Ukraina e gatshme të shqyrtojë mundësinë e një marrëveshjeje paqeje që përfshin këto territore, apo kjo mbetet një vijë e pakalueshme për shtetin ukrainas?

Për Ukrainën, integriteti territorial është një parim themelor. Ne nuk e konsiderojmë heqjen dorë nga sovraniteti apo legjitimimin e aneksimeve si një bazë të pranueshme për paqe. Çdo marrëveshje paqësore duhet të mbështetet në të drejtën ndërkombëtare, në respektimin e kufijve ndërkombëtarisht të njohur dhe në garantimin e sigurisë së qytetarëve tanë.

Në të njëjtën kohë, jemi të hapur për bisedime konstruktive në çdo format, me pjesëmarrjen e ndërmjetësve ndërkombëtarë dhe me sigurimin e garancive që do të mundësonin rikthimin e plotë të kontrollit mbi territoret e pushtuara, rivendosjen e të drejtave të njerëzve që jetojnë atje dhe vënien përpara drejtësisë të agresorit.

Ukraina nuk do të shqyrtojë zgjidhje të thjeshta ‘paketë’, të cilat do të cenonin interesat tona themelore.

-Rusia ka kërkuar gjithashtu që Ukraina të heqë dorë nga aspiratat për anëtarësim në NATO dhe të shpallë neutralitet. Si do ta ndikonte një vendim i tillë sigurinë dhe strategjinë ushtarake të Ukrainës? A është ky kusht i negociueshëm për Ukrainën?

Pozicioni përkatës i Ukrainës miratohet nga shoqëria ukrainase dhe nga organet e pushtetit të zgjedhura në mënyrë demokratike. Çdo çështje që lidhet me sigurinë tonë, përfshirë edhe statusin e sigurisë, duhet të zgjidhet vetëm nga vetë Ukraina, pa ndonjë presion të jashtëm.

Vlera historike për ne mbetet e drejta jonë për të zgjedhur në mënyrë të pavarur se në cilat aleanca të anëtarësohemi dhe çfarë garancish të zbatojmë. Prandaj, çdo kërkesë e diktuar nga jashtë që nënkupton neutralitet ose heqje dorë nga aleancat e ardhshme, bie ndesh me parimet e sovranitetit tonë dhe nuk mund të imponohet si kusht për paqe.

Për ne, thelbësore mbeten jo deklaratat të neutralitetit, por garancitë reale të sigurisë, të cilat, në parim, mund të jenë objekt negociatash, por vetëm me pjesëmarrjen e Ukrainës dhe me mekanizma të përshtatshëm ndërkombëtarë të kontrollit.

– Pas tre vitesh të luftës dhe mbështetjes ndërkombëtare të shtuar, sa afër është Ukraina të plotësojë kërkesat për anëtarësim në NATO dhe BE? Cilat janë përparësitë dhe pengesat më të mëdha për Ukrainën në këtë rrugë?

Ukraina ka bërë përparim të dukshëm në përmbushjen e kërkesave teknike dhe ligjore për integrimin evropian: raportet e fundit të Komisionit Evropian vlerësojnë suksesin e arritur në kuadër të klasifikimeve dhe “rrugë-hartave” të reformave.

Megjithatë, anëtarësimi i plotë në NATO dhe BE është një proces i ndërlikuar dhe shumëdimensional, që kërkon kohë, konsensus politik nga vendet anëtare dhe zbatim të suksesshëm të reformave të brendshme. Prioritetet kryesore mbeten reforma e sistemit gjyqësor, lufta efektive kundër korrupsionit, modernizimi i sistemit qeverisës të administratës shtetërore, si dhe garantimi i funksionimit normal të institucioneve demokratike.

Pengesë për këtë mbetet lufta e shkaktuar nga Rusia, e cila konsumon burime të nevojshme, nxit përçarje politike mes vendeve kandidate dhe ndikon në sigurimin e përputhshmërisë me aspektet teknike të përshtatjes ndaj standardeve të Aleancës dhe të BE-së.

Megjithatë, mund të thuhet me siguri se dinamika e përgjithshme është pozitive dhe se mbështetja e qëndrueshme e partnerëve tanë ndërkombëtarë mbetet një faktor vendimtar.

-Z. Ambasador, si e vlerësoni mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën gjatë këtyre viteve të fundit, dhe çfarë mund të bëhet më shumë nga Shqipëria për Ukrainën në këtë fazë të luftës?

Që nga fillimi i agresionit rus, Shqipëria ka qenë dhe mbetet një partnere e qëndrueshme e Ukrainës: kjo përfshin deklaratat politike në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë, përfshirë edhe rezolutën përkatëse të miratuar nga Parlamenti Shqiptar, ndihmën humanitare të ofruar nga Shqipëria për Ukrainën, si dhe hapat praktikë të ndërmarrë në kuadër të NATO-s dhe nismave të ndryshme rajonale.

Marrëveshja e fundit për bashkëpunim në fushën e sigurisë ka konfirmuar gatishmërinë e Tiranës për mbështetje afatgjatë. Për forcimin e mëtejshëm të kësaj ndihme, Shqipëria mund të vazhdojë të kontribuojë në konsolidimin e qëndrimeve, për shembull në kuadër të NATO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare; të mbështesë paketat përkatëse të sanksioneve dhe nismat ndërkombëtare për përdorimin në dobi të Ukrainës të aseteve të ngrira ruse; në kthimin e fëmijëve ukrainas të rrëmbyer dhe të dërguar në Rusi; të marrë pjesë në projekte arsimore dhe prodhuese me Ukrainën; si dhe të forcojë koordinimin rajonal për furnizimet dhe rindërtimin e Ukrainës.

-Zoti Ambasador, nisur nga skenarët e ndryshëm për përfundimin e luftës dhe kërkesat që Rusia ka shprehur, si shtetas i Ukrainës dhe pastaj si diplomat, në këto kushte, çfarë do të mund të sakrifikonte Ukraina për të rikthyer paqen?

Si diplomat, do të doja të theksoja se: paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim. Ukraina është e gatshme për kompromis brenda atyre kufijve që nuk vënë në dyshim bazat tona kushtetuese dhe sigurinë e qytetarëve tanë.

Si qytetar, do të doja të theksoja se e kuptoj dhe e ndjej dhimbjen e humbjeve dhe, ashtu si çdo ukrainas, dëshiroj përfundimin e luftës. Megjithatë, besoj se asnjë sakrificë nuk mund të nënkuptojë heqjen dorë nga të drejtat themelore të popullit tonë dhe nga integriteti territorial i Atdheut.

Prandaj, kompromiset e mundshme mund të lidhen me garancitë e përkohshme të sigurisë, me regjimet e kontrollit ose me mekanizmat ekonomikë të kompensimit; por ato nuk duhet të përfshijnë njohjen e aneksimeve apo heqjen dorë nga të drejtat tona themelore sovrane.

-Duke përmbyllur një vit të gjatë dhe të vështirë lufte në Ukrainë, a keni Ju një mesazh që dëshironi t’ia përcillni komunitetit ndërkombëtar dhe bashkëkombasve tuaj, në një kohë kur shpresa për paqe mbetet ende sfida më e madhe?

Ne jemi mirënjohës ndaj çdo partneri që gjatë gjithë kësaj periudhe të vështirë ka qëndruar përkrah Ukrainës. Megjithatë, duhet ta kuptojmë se fjala “mbështetje” duhet të shndërrohet në veprime konkrete dhe të shpejta, për të garantuar mbrojtjen efektive të njerëzve, të objekteve të infrastrukturës kritike dhe për përgatitjen e duhur të procesit të rindërtimit të vendit.

Bashkëkombësve të mi dua t’u them: guximi, qëndrueshmëria dhe trimëria juaj mbeten themeli i vitalitetit të Ukrainës — garancia e fitores sonë. Të gjithë ne jemi një borxh të pashlyeshëm ndaj mbrojtësve tanë. Populli i Ukrainës duhet të ruajë unitetin, të vazhdojë zbatimin e reformave edhe në kohë lufte dhe, sa të jetë e mundur, të fillojë rindërtimin e vendit që sot.

Komunitetit ndërkombëtar do të doja t’i bëja thirrje, të mos lejojë që mbështetja për Ukrainën të zbehet nga lodhja. Sido që të jetë, por edhe sot vendimet që merren në zyrat e partnerëve tanë ndërkombëtarë kanë rëndësi vendimtare për shpëtimin e jetëve të mijëra njerëzve dhe për sigurinë e gjithë Evropës.

Faleminderit!

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

Bota

Pete Hegseth përballet me nismën për shkarkim, mbron operacionet ushtarake dhe përmend ndërhyrjen në Kosovë më 1999

10 Nëntor, 2026
Bota

Intervista për CBS / Trump për Iranin, Ukrainën dhe Kinën: Mes mbrojtjes së luftës dhe sfidave të brendshme

9 Nëntor, 2026
Kryesore

SPAK nis hetimet për “The Albanian Files”, në kallëzim përfshihet kryeministri Edi Rama

8 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Rusia dhe Kina shënojnë në Tiranë 30-vjetorin e partneritetit strategjik me shfaqjen e filmit “Red Silk”

10 Nëntor, 2026

Rama në Paris: Europa duhet të përballet me “djallin” e medieve sociale

10 Nëntor, 2026

Ukraina dhe Rusia shfaqin shenja fleksibiliteti për çështjen territoriale, nisin bisedimet trepalëshe në Abu Dhabi

10 Nëntor, 2026

Dokumentari i CMG ju fton të niseni në “Udhëtimin e shkëlqyer të APEC”!

10 Nëntor, 2026
default

Botohet përmbledhja e shkrimeve dhe fjalimeve të Xi Jinping-ut mbi luftën kundër varfërisë

10 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.