• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
3 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

  • POLITIKË

    Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

    Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

    Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

    Rama reagon sërish ndaj Farage: Shqiptarët në MB nuk janë një statistikë për t’u shtrembëruar në emër të një teatri post-Brexit

    Kryeministri Rama reagon ndaj deklaratës së Farage-n për emigrantët shqiptarë në Britani: Të sfidoj për shifrat reale

    Plani i azilit për vendet e treta tregon se Mbretëria e Bashkuar është në “një vend shumë të errët”, thotë kryeministri Rama për “The Guardian”

    Kryeministri Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

    Presidenti Begaj në Kalabri: Investitorët italianë ta shohin Shqipërinë si portë për të gjithë Ballkanin Perëndimor

    Kryeministri Rama në Samitin e NATO-s në Hagë: Diskutim për investimin në Portin e Durrësit dhe përgatitjet për Samitin 2027 në Tiranë

  • SOCIALE / KULTURË

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Osmani nis konsultimet me Liderët Politikë për zgjidhjen e krizës institucionale

    Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

    Kos: BE në një mendje për zgjerim të mëtejshëm

    Plani për Rritje/ Shkupi Mikpret BE-në dhe Liderët e Ballkanit Perëndimor

    Kuvendi i Kosovës mbetet ende i pa konstituuar

    Mitologjia Serbe përballë Kritikës Shkencore: Instituti “OCTOPUS” organizon forum mbi Vidovdanin dhe rolin e tij në Projektin Kombëtar Serb

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

  • POLITIKË

    Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

    Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

    Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

    Rama reagon sërish ndaj Farage: Shqiptarët në MB nuk janë një statistikë për t’u shtrembëruar në emër të një teatri post-Brexit

    Kryeministri Rama reagon ndaj deklaratës së Farage-n për emigrantët shqiptarë në Britani: Të sfidoj për shifrat reale

    Plani i azilit për vendet e treta tregon se Mbretëria e Bashkuar është në “një vend shumë të errët”, thotë kryeministri Rama për “The Guardian”

    Kryeministri Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

    Presidenti Begaj në Kalabri: Investitorët italianë ta shohin Shqipërinë si portë për të gjithë Ballkanin Perëndimor

    Kryeministri Rama në Samitin e NATO-s në Hagë: Diskutim për investimin në Portin e Durrësit dhe përgatitjet për Samitin 2027 në Tiranë

  • SOCIALE / KULTURË

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Osmani nis konsultimet me Liderët Politikë për zgjidhjen e krizës institucionale

    Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

    Kos: BE në një mendje për zgjerim të mëtejshëm

    Plani për Rritje/ Shkupi Mikpret BE-në dhe Liderët e Ballkanit Perëndimor

    Kuvendi i Kosovës mbetet ende i pa konstituuar

    Mitologjia Serbe përballë Kritikës Shkencore: Instituti “OCTOPUS” organizon forum mbi Vidovdanin dhe rolin e tij në Projektin Kombëtar Serb

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home JO VETEM LAJM

Si po e dëbojnë ShBA-të Rusinë nga rajoni strategjik i Kaukazit të Jugut.

24 Nëntor, 2022
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zoran Meter-Gjeopolitika[i]

Qytetarëve të Armenisë pak u interesojnë faktet. Atyre ende u dhëmb e u djeg fort dështimi i turpshëm në Nagorni Karabah para dy vitesh dhe këto ndjesi prapagandistët dhe spiunët amerikanë dinë që ç’ke me të ti njohin dhe ti kanalizojnë në drejtimin e dëshiruar

Për shumë veta është i njohur fakti se ambasada amerikane në kryeqytetin armen Erevan është shumë e madhe dhe një prej ambasadave më të mëdha- në mos më e madhja – në botë! Me siguri jo rastësisht. Rëndësia gjeopolitike e këtij vendi është e madhe – para së gjithash për Rusinë dhe projeksionet e interesave të saj në Jug, në drejtim të Lindjes së Afërt. Dhe kur është kësisoj, dihen mirë strategjitë, planet dhe lëvizjet e Rusisë kundër fuqive kundërshtare gjeopolitike të cilat ecin në drejtim të parandalimit dhe kufizimit të interesave kombëtare ruse.

Hapësira ish-sovjetike e ndjeshme nga pikëpamja e sigurisë.

Megjithatë, kur e gjitha kjo ndodh në afërsi direkte me Rusinë, në territoret e ish BRSS-së, të gjithë këto plane dhe strategji marrin rregullisht karakter më të rrezikshëm sesa atëherë kur bëhet fjalë për rajonet e tjera ish sovjetike. Sepse, Moska niset nga fakti që vendet e hapësirës ish sovjetike i garantojnë asaj të ashtuquajturën zonë tampon, domethënë parandalimin e kontaktit direkt me aleancën e NATO-s. Natyrisht me përjashtim të vendeve Balltike nga sistemi i ish shtetit të përbashkët që tashmë janë antare të Aleancës Euroatlantike që më përpara – dhe mund të themi lirshëm- që nga koha kur raportet Rusi-Perëndim dhe Rusi-NATO ishin ku e ku më të durueshme, megjithëse edhe atëherë nuk ishin “të ngopura” me besim të ndërsjelltë e le më pastaj me miqësi. Një situatë e tillë nuk ka ngjarë asnjëherë gjatë tërë historisë dhe as do të ngjasë ndonjëherë në të ardhmen. Sidomos pas invazionit rus në Ukrainë dhe për pësojë të sanksioneve të papara dhe çfarëdo formash të tjera të ndëshkimit të Moskës që synojnë izolimin e saj ndërkombëtar. Nëse ndonjëherë (dikur edhe me siguri do të ndodhë) do të arrihet paqa në Ukrainë, si dhe pamja dhe mënyra e funksionimit të atij shteti – as atëherë raportet Perëndim-Rusi nuk kanë për të ndryshuar shumë nga këto të sotmet, por vetëm do të vihen në kuadrin e bashkëjetësës së durueshme, në të ashtuquajturën bashkëekzistencë paqesore ose, në variantin më optimist, – bashkëpunim për çështjet e interesit të dyanshëm me vazhdim të politikës së konkurencës globale (gjë që administrata Bajden pikërisht dëshiron ta arrijë me Kinën). Diçka e ngjashme siç ishte gjatë kohës së Luftës së Ftohtë të shekullit të kaluar me ShBA-të dhe BRSS-në në rolet kreyesore.

Por vendosja e besimit të ndërsjelltë do të jetë një proces i gjatë dhe i dhimbshëm. Sepse ta shkatërrosh konstruksionin e ndërtuar të marrëdhënieve të bazuara në dialog dhe bashkim është një gjë që mund të bëhet shumë lehtë (për këtë është e mjaftueshme njëra palë), por është gjë që është e mundimshme dhe afatgjatë të ndërtohet (sepse nevojiten dy palë)

Diaspora e madhe armene e tërheq Armeninë për nga Perëndimi.

Por, le ti kthehemi temës. Ndikimi i ShBA-ve në Armeni është i fuqishëm dhe kështu do të mbetet. Aq më tepër edhe për shkak të diaporës së fuqishme dhe me ndikim si në ShBA ashtu edhe në Francë. Ajo është e orientuar plotësisht drejt lidhjes strategjike të Armenisë me Perëndimin, ose më mirë të themi largimin e saj nga sfera ruse e ndikimit – më saktë aleanca ushtarake dhe integrimet ekonomike me Moskën.

Në këtë kuptim jo rrallë ka patur kundërshti mes armenëve të diasporës dhe atyre vendas të cilët zakonisht pohojnë se të parët nuk e kuptojnë mjaftueshëm gjendjen dhe rrethanat sepse jetojnë prej kohësh jashte vendit, megjithëse nuk e vënë në dyshim patriotizmin dhe dëshirën e tyre për të ndihmuar. Nuk janë të rralla as kritikat se diaspora është tejet e inivolvuar në interesat gjeopolitike të vendit ku jetojnë dhe i shërbejnë në radhë të parë atyre, duke mos analizuar pamjen e gjërë dhe rreziqet që vinë nga ata.

Pikërisht tani – me siguri jo rastësisht – në kohën e kulmit të tensioneve globale dhe konflikteve gjeopolitike, po ndodh edhe aktivizimi i procesit të përpjekjeve për nisjen e dialogut mes Bakusë dhe Erevanit me synim arritjen e një marrëveshje paqesore dhe zgjidhjen përfundimtare të problemeve në rajonin e Nagorni-Karabahut, i cili për dhjetëvjeçarë të tërë jo vetëm i përkeqëson raportet mes tyre, por ka si pasojë edhe luftëra lokale dhe rritje të logjikshme të urrejtjes dhe mostolerancës mes armenëve dhe azerëve. Por meqënëse rajoni kaukaziano-kaspik është tejet i rëndësishëm nga pikëpamja gjeopolitike dhe gjeostrategjike, është e qartë se këto përplasje implikojnë edhe destabilitet në mbarë rajonin e madje edhe më gjërë.

Kujtesë e shkurtër e ngjarjeve

Këtu, më së pari, do të sillja në kujtesë në mënyrë të shkurtuar faktet kronologjike, duke mos hyrë në të kaluarën e largët e cila gjithsesi ka ndikimin e saj në problemet e tanishme (si puna e genocidit ndaj armenëve në kohën e Perandorisë Osmane në fund të Luftës së Parë Botërore, gjë që Ankaraja e mohon me këmbëngulje megjithëse faktet dhe numurat nuk janë në favor të saj):

Azerbajxhani, gjatë luftës së viteve 1992-1994, humbi kontrollin mbi rajonin e Nagorni-Karabahut dhe shtatë rajoneve fqinjë të banuara me shumicë nga popullsi armene. Që nga viti 1992 zhvillohen bisedime mbi zgjidhjen paqesore të konfliktit në kuadër të grupit të Minskut drejtuar nga OSBE-ja të cilin e udhëheqin tre vende: Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Franca. Azerbajxhani këmbëngul në ruajtjen e tërësisë së tij tokësore, ndërsa Armenia mbron interesat e një republike të panjohur, meqënëse Nagorni – Karabahu nuk është palë në bisedime.

Në fund të muajit shtator të vitit 2020 filloi një konflikt i ri luftarak në Nagorni – Karabah, në të cilin Azerbejxhani arriti të realizojë disa fitore me rëndësi, gjë pas së cilës në Moskë, me 18 tetor u nënëshkrua marrëveshja tripalëshe me ndërmjetësinë e Rusisë. Erevani i dorëzoi Bakusë rajonet Kalbajar, Laçin dhe Agdam, ndërsa në pjesën tjetër të Nagorni – Karabahut u stacionuan forcat paqeruajtëse ruse

Marrëveshja u parapri nga një dialog intensiv mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij turk, Rexhep Taip Erdogan, duke patur parasysh se Turqia mbështet haptazi Azerbejxhanin në lidhje me konfliktin e Nagorni-Karabahut dhe është aleati i tij më i madh. Në këtë kuptim as Moska dhe as Ankaraja nuk kishin interes që për shkak të këtij konflikti të asgjësojnë raportet mes tyre të ndërtuara me mundim përgjatë shumë viteve, raporte të cilët kanë të gjithë elementët e partneritetit straegjik, mbi të gjitha nga sfera e ekonomisë (nga energjetika- përfshirë edhe atë nukleare ku Rosatom-i rus po ndërton centralin e parë atomik turk Akkuyu), nëpërmjet tregtisë, ndërtimit deri te turizmi. Të dyja palët e parashikuan zhvillimin e proceseve globale gjeopolitike në drejtimin për të cilin jemi dëshmitarë sot dhe morën qëndrimin se partneriteti strategjik në këtë fazë të marrëdhënieve reciproke është më i dobishëm sesa kundërvënia gjeopolitike.

Uashingtoni ka zgjedhur momentin e duhur për tu përpjekur të shkatërrojë ndikimin rus

ShBA-të mendojnë se tani është momenti i duhur për hyrjen e re aktive në hapësirën e Paskaukazit dhe se Rusia, për shkak të fokusimit të saj të plotë në Ukrainë, nuk do të jetë në gjendje të veprojë fort dhe me vendosmëri për të mbrojtur interesat e saj edhe në një front potencialisht eksploziv të luftës globale gjeopolitike në të cilën përsëri mund të tërhiqej si palë në konflikt.

Në këtë kontekst mund të analizohen bisedimet e para pak kohëve mes Nikola Pashanjinit, kryeministër i Armenisë dhe Ilyham Alijevit, president i Azerbejxhanit në Pragë, me ndërmjetësinë e BE-së. Njëkohësisht në Uashington po përgatitet me shpejtësi plani për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Nagorni-Karabahut ku supozohet se Armenia do të pranojë që ky rajon i diskutueshëm të kalojë nën sovranitetin e Azerbejxhanit edhe nga pikëpamja jurdiko-formale.

Nga ana tjetër, pala ruse paralajmëron se me këtë marrëveshje nuk jepen kurrfarë garancish për sigurinë dhe të drejtat e popullsisë armene në këtë rajon konflikti. Për këtë një numur jo i vogël analistësh mendon se kjo marrëveshje, nëse do të pranohet, do të rezultojë me rënien e ndikimit rus në Kaukazin e Jugut, sepse pas saj forcat paqesore ruse do të duhet të tërhiqen nga Nagorni-Karabahu i cili “praktikisht” do të bëhej pjesë e Azerbejxhanit gjë me të cilën do të eleminoheshin kushtet për konflikte të reja dhe me këtë edhe për nevojën e angazhimit të paqebërësve rusë.

Natyrisht, asgjë nuk është kaq e thjeshtë, sepse sikur të ishte kështu, ky problem do të ishte zgjidhur prej kohësh. Kjo sepse njerëzit e thjeshtë në terren mendojnë me kategori të ndryshme nga ato të politikës së lartë. Atyre nuk u intereson gjeopolitika dhe ligjësitë e saj, ata kanë të tyret, më së shpeshti kujtime të dhimbshme, këndvështrimin e tyre për jetën si dhe traditat dhe ndjenjat e tyre fetare dhe, e gjitha kjo, për fat të keq dhe për më shumë, është mbuluar me një shtresë të trashë urrejtje të ndërsjelltë mes dy popujve, e cila me siguri nuk ka për tu zhdukur as në rastin e arritjes së marrëveshjes. Nëse ndonjëra palë të ndjehet e mashtruar, ose detyrimet e marra të mos zbatohen ose të interpretohen në mënyrë të gabuar – frustrimet jo vetëm kanë për tu rritur, por do të bëhen shkak edhe për disa konflikte të tjera në të ardhmen.

Shembuj për këtë ka shumë, një prej më të dukshmëve është gjithsesi ai që ka të bëjë me raportet izraelo-palestineze dhe marrëveshje të ndryshme në lidhje me këtë – para së gjithash Marrëveshja e Oslos. Pak, ose pothuajse asgjë nga ajo marrëveshje është sendërtuar, dhe më së paku është arritur zgjidhja e drejtë dhe zvoglimi i frustracioneve brenda popullit palestinez.

Frika e Rusisë dhe iniciativa të reja të Moskës.

Nga ana tjetër, në ndryshim nga pozicioni komod i Uashingtonit i cili ka inicuar një ofensivë të re diplomatike – larg territorit të tij ku, si edhe në rastin e Ukrainës, ndjehet i paporekshëm, në Rusi ekziston frikë e hapur se Armenia do të kthehet plotësisht nga Perëndimi dhe do të normalizojë marrëdhëniet me Turqinë në dëm të raporteve me Rusinë gjë për të cilën është duke u zhvilluar një mobilizim i ri, kësaj here politiko-diplomatik.

Në këtë kuadër para pak kohësh në Soçi u mbajtën bisedimet trepalëshe mes presidentit rus Vladimir Putin, presidentit azerbejxhanas Ilham Alijev dhe kryeministrit armenas Nikola Pashanijan. Tema kryesore, në mënyrë të natyrshme, ishte arritja e një marrëveshje paqesore mes Bakusë dhe Erevanit, ose thënë më saktë një dokumenti i cili do të shërbentë si themel për nënëshkrimin e saj. Megjithëse mbretëronte optimizmi në lidhje me rezultatin përfundimtar, është e dukshme se takimi nuk u mbyll sipas planit të dëshiruar nga Moska, gjë për të cilën dëshmon edhe deklarata e vetë presidentit Putin si më poshtë:

“Sot arritëm një deklaratë të përbashkët. Duhet ta them sinqerisht se nuk është arritur gjithçka, disa gjëra u desh të hiqeshin nga teksti i cili ishte përpunuar paraprakisht në nivel ekspertësh. Gjithsesi jam dakord me vlerësimin e përbashkët se ky takim ishte i dobishëm, gjë me të cilën krijohen kushtet për hapa të mëtejshëm për zgjidhjen e situatës në tërësi”.

Në fund të takimit krerët e tre vendeve bënë publike një deklaratë të përbashkët mbi Nagorni-Karabahun. Në këtë deklaratë krerët armenë dhe azerbejxhanas fillimisht (dhe nuk mund të ishte ndryshe) përshëndetën gatishmërinë e Rusisë për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve mes Erevanit dhe Bakusë si dhe nënvizuan kontributin kyç të forcave paqesore ruse në sigurimin e qetësisë në këtë rajon; u morën vesh se do të heqin dorë nga përdorimi i forcës dhe do ti zgjidhin problemet mbi bazën e njohjes së sovranitetit; tre liderët nënvizuan rëndësinë e përgatitjeve aktive për lidhjen e marrëveshjes paqesore; ranë dakord se do të vazhdojnë kërkimin për një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët gjë për të cilën Moska do tu ofrojë gjithë ndihmën e mundshme etj…

Me fjalë të tjera pak gjë e re, por gjithsesi dialogu është i dobishëm sepse tregon gatishmërinë për zgjidhjen e problemit.

Në Armeni rritet predispozicioni anti-rus

Po kthehemi përsëri te frika e Moskës. Pikërisht, atje tani theksohet se në shoqërinë armene, pas dështimit ushtarak nga ana e Azerbejxhanit në luftën dy mujore në vjeshtën e vitit 2020, si dominues është shfaqur narrativi se Rusia nuk deshi ta ndihmonte Armeninë megjithëse ajo është aleatja ushtarake shumëvjeçare e saj në kuadër të Organizatës së marrëveshjes për mbrojtjen e përbashkët (OMMP). Moska e mohon një gjë të tillë, duke theksuar marrëdhëniet e mira me të dy vendet në konflikt dhe orientimin e saj për paqen – si imperativ i veprimtarisë së saj në rajon.

Megjithatë, popullsia armenase një retorikë të tillë e pranon me vështirësi duke patur parasysh se aleanca formale që ekziston mes Armenisë dhe Rusisë ndërsa dihet mirë se çfarë do të thonë aleanca të këtilla kur vjen puna te lufta. Megjithatë, në këtë rast injorohet një fakt me rëndësi, e ky është – se palët në luftën e përmendur më lart nuk ishin Azerbejxhani dhe Armenia si shtete, por Azerbejxhani dhe “Republika e Nogorno-Karabahut” e panjohur prej askujt e cila në këtë luftë u mund. Po ashtu u mund edhe në disa rajone azerbejxhanase rreth vetë Nagorni-Karabahut që i mbante në kontroll që nga lufta e fillimit të viteve 1990 përkatësia territoriale e të cilëve nuk ishte e diskutueshme as për vetë Erevanin por pushtimin e tyre ai e justifikonte me nevojën e sigurimit të thellësisë strategjike për mbrojtjen e Nagorni-Karabahut.

Megjithatë të gjithë këto argumente pak u interesojnë armenasve të zakonshëm nga Republika e Armenisë: atyre në radhë të parë u djeg e u dhemb fort humbja e turpshme dhe këto ndjesi spiunët amerikanë i njohin që ç’ke me të dhe dhe dinë ti kanalizojnë në drejtimin e dëshiruar prej tyre, domethënë në përputhje me interesat kombëtare amerikane.

Me fjalë të tjera, Moska frikësohet se sipas një skenari, për atë negativ (i cili gjithsesi nuk mund të përjashtrohet duke patur parasysh se Pashaniani është projekt ose “produkt” perëndimor, i cili është instaluar në krye të Armenisë, për hir të së vërtetës prej kohësh, por gjithsesi pas të ashtuquajturit revolucion me ngjyrë i cili rrëzoi nga pushteti kuadrot e provuar prorusë- mbështetës të aleancës me Moskën) mund të mbesë pa bazën kyçe të saj në Jug të Armenisë – shumë të nevojshme për projeksionin e interesave ruse në drejtim të Lindjes së Afërme. Ajo bazë, me siguri të plotë, është edhe “halë në sy” për ShBA-të, por nga ana tjetër as Turqia nuk do të kishte asgjë kundër për largimin e saj ose sëpaku vënien në funksion të forcave amerikane. Amerika gjithsesi është larg.

Pra, Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, por edhe Turqia e Azerbejxhani tani po përdorin me mjaft mençuri fokusimin e rusëve në Ukrainë gjë e cila limiton aksesin e tyre aktiv në rajon, e pastaj edhe dobësinë e Armenisë si dhe destabilitetin e saj politik të brendshëm gjithnjë e më të dukshëm por edhe pakënaqësinë e qytetarëve.

Nga ana tjetër, Perëndimi duhet të balancojë me kujdes sepse te ai ekziston dilema e pakëndshme e cila na rast gabimi mund ti kushtojë shtrenjtë: a është për Perëndimin gjeopolitikisht më me rëndësi Armenia (në luftën kundër interesave ruse) apo rëndësia gjeoenergjetike e Azerbejxhanit si zëvendësim  me rëndësi për gazin rus mbi të gjitha për BE-në? Këtu do të shtoja se rreth kësaj të dytës ekziston edhe një “nëndilemë” tjetër në raport me interesat amerikane dhe europiane: Nuk është në interesin e amerikanëve zëvendësimi e energjentëve të BE-së nga vendet e tjera për shkak të biznesit të tyre të gazit, ndërsa për BE-në gazi azerbejxhanas është i rëndësishëm për diversifikimin, aq më tepër që vjen nëpërmjet gazsjellësve dhe nuk varet nga tekat e gazit të lëngshëm natyror.

Faktori turk- enigmë për të gjithë

Për vetë Moskën arritja e një marrëveshje nuk është problem nëse rrjedhimisht nuk vjen puna deri te kthesa antiruse e Armenisë, ose, akoma më keq, ashpërsimit të gjendjes së sigurisë më formën e konflikteve të reja ushtarake të cilët kërcënojnë me hyrjen e domosdoshme, qoftë edhe të limituar, të Rusisë në një konflikt tjetër të rrezikshëm.

Marrëveshja do të kërcënonte edhe hijezimin e marrëdhënieve me Turqinë, sepse nuk dihet çfarë do të ndodhë në marrëdhëniet e tanishme globale duke patur parasysh edhe konfliktin ukrianas në të cilin Ankaraja haptazi kundërshton ndërhyrjen ruse si dhe aneksimin e territoreve të reja, njëlloj si në rastin e Krimesë në vitin 2014. Megjithëse pikërisht vazhdimi, madje edhe intensifikimi i bashkëpunimit mes Ankarasë dhe Moskës edhe përkundër marrjes së Krimesë nga ana e rusëve dhe ndërhyrjes në Ukrainë, mbi të gjitha dëshmon për faktin se kundërshtimi turk është qëndrim politik i cili me siguri në Ankara nuk ka për të ndryshuar, por po ashtu edhe nuk do të ndikojnë në zhvillimin e mëtejshëm të raporteve ruso-turke, mbi të gjitha atyre ekonomike.

Prej disa vitesh Uashingtoni e ka “halë në sy” këtë qëndrim të politikës së jashtme turke (bashkëpunimin ruso-turk) por gjithsesi po pajtohet me të si të paevitueshëm dhe të pandalshëm. Megjithatë bashkëpunimi turk me Rusinë është irritues dhe i papranueshëm për ShBA-të duke patur parasysh edhe faktin se Turqia është ndër antarët më të rëndësishëm të aleancës së NATO-s, e cila është buzë konfliktit me Rusinë dhe me siguri do të bëjë gjithçka që kjo situatë të ndryshojë dhe ta vërë Turqinë aty ku e ka vendin sipas mendimit të tyre. Prandaj nuk është çudi që marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin më të ulët që nga themelimi i shtetit turk. Mjafton të kujtojmë sulmin e fundit terrorist në Stamboll kur ministri turk i punëve të brndshme hodhi poshtë ngushëllimin amerikan për viktimat e pafajshme duke u shprehur se Uashingtoni qëndron pas kësaj ngjarje.

Kthimi i Turqisë nga Lindja

Në të gjithë këtë ekziston një element me rëndësi: Turqia dëshiron ti realizojë interesat e saj gjeopolitike duke u orientuar drejt të afërmve të saj, popujve turkofonë të rajonit të Kaspikut dhe Azisë së Mesme (e ashtuquajtura botë turke). Perëndimi në këtë kuptim është shumë pak i interesuar përveç sigurimit të vazhdimit të marrëdhënieve ekonomike, tregtisë dhe aksesit në teknologjinë e lartë. Nëse kjo do të jetë e aksesueshme për Ankaranë ajo nuk do të hyjë në ndonjëfarë konflikti të ashpër me Perëndimin. Nga ana tjetër nëse Perëndimi do ti vërë sanksione të rënda dhe izolim politik Turqisë, duhet të presë të njejtin skenar si në rastin e Rusisë: kthim të plotë të Turqisë drejt Lindjes gjë që për të do të ishte humbje e pakompensueshme dhe goditje e rëndë. Një situatë të tillë Uashingtoni nuk do ta lejonte. Më mirë kjo Turqi kështu siç është (me perspektivën e ndonjëfarë ndryshimi për mirë në të ardhmen – parë nga interesat amerikane), sesa në Turqi në përqafim të fortë me Rusinë dhe Kinën dhe në grindje me Perëndimin.

Turqisë thjesht nuk i përshtatet ashpërsimi i marrëdhënieve dhe konfliktimi me Rusinë. Në një grindje të rrezikshme me Moskën, Ankaraja nuk do të kishte alternativë tjetër veçse të vihej nën mbrojtjen e plotë të NATO-s, dhe, kur kërkon mbrojtje, atëherë edhe duhet ta dëgjosh atë që ta ofron dhe promovon interesat tuaja. Ndërsa interesat e politikës së jashtme amerikane dhe turke në shumë gjëra nuk përputhen, e kësisoj ky dëgjim do të thoshte heqje dorë nga ana e Ankarasë nga strategjia  e politikës së jashtme të saj gjë që për të është e papranueshme. Mbi të gjitha tani kur në një masë të madhe ka arritur të orientojë në drejtim të saj një pjesë të ndikimit nga koha e Perandorisë Osmane – gjë që shumë veta sot, qoftë edhe pa shumë qejf, e pranojnë. Pa Ankaranë thjesht nuk mund të zgjidhen problemet në mjedisin e gjërë përreth Turqisë.

Putini do të pranojë atë për të cilën do të merren vesh Bakuja dhe Erevani

Janë interesante fjalët e Putinit sipas të cilave Rusia do të pranojë atë për të cilën do të bien dakord Armenia dhe Azerbejxhani domethënë se më e rëndësishmja është që marrëveshja të nënëshkruhet me rrugë paqesore dhe jo me fitore ose humbje ushtarake të njërës prej palëve në interes të lojtarëve të veçantë të jashtëm qëllimi i të cilëve është destabilizimi i Rusisë. Sesa do t’ia arrijë kësaj Putini vështirë të thuhet duke patur parasysh se, përveç interesave turke për lidhje direkte me detin Kaspik (gjë që mund të bëhet në dëm të territoreve armene), gjithnjë e më shumë po dëgjohen edhe paralajmërime nga Teherani që shprehen se askush nuk guxon të ndalojë lidhjen territoriale mes Iranit dhe Armenisë (këtu kryqëzohen planet turke dhe koridoret ekzistuese iraniane) – gjë e cila ngre akoma më shumë tensionet. Irani është jetësisht i interesuar edhe për koridorin Veri-Jug me Rusinë, ka status të privilegjuar në bashkësinë ekonomike proruse Euroaziatike megjithëse nuk është formalisht anëtar, por që para pak kohësh është antëtar i Organizatës së Shangait, gjë të cilën e synon edhe Turqia, por kjo asaj i është pamundësuar nga fakti se është anëtare e aleancës së NATO-s, gjë nga e cila nuk ka ndërmend të heqë dorë (megjithëse me Turqinë kurrë nuk i dihet).

Në këtë kontekst, me synimin e sigurimit të transportit dhe evitimit të konflikteve në rajonin e Kaukazit, vihen përsëri në tryezën e bisedimeve edhe koridoret e vjetra hekurudhore të kohës së BRSS-së të cilat mund ta relaksonin gjendjen, gjë për të cilën mund të bëhet fjalë në ndonjë rast tjetër.

A do të përsërisin gabimet e Kievit Bakuja dhe Erevani

Mendoj se më e mundshmja është që Armenia dhe Azerbejxhani në fund të fundit të pranojnë një strategji politike të bazuar në bashkëpunim, mbi baza të barazisë, me të gjithë ata që duan,  pikërisht ajo që propozojnë dy fuqitë kyçe rajonale Rusia dhe Turqia, e pastaj edhe të gjithë vendet e territoreve të aziatike dhe të Lindjes së Afërt që po përjetojnë një zhvillim të shpejtë dhe po tregtojnë gjithnjë e më shumë mes tyre, madje dhe në valutat e tyre kombëtare. Vështrirë që elitat e tyre të dëshirojë të tërhiqen në llogarilarjet e fuqive globale në mënyrë që të gjenden të përfshira nga zjarri i luftës – si puna e Ukrainës së sotme – gjë e cila për ta mund të kishte karakter ekzistencial.

Që tashmë është përvijuar pamja e re e botës, që është pasiguria e plotë të luftërave gjeopolitike dhe bipolarizimi i botës, domethënë ndarja në të ashtuquajturin Perëndim kolektiv të udhëhequr nga ShBA-të dhe në vendet që janë të lidhura me Kinën dhe Rusinë si vende kyçe të të ashtuquajturit boshti Jug dhe Lindje. I ashtuquajturi multipolarizëm (sipas meje më shumë bëhet fjalë për bipolarizëm) të cilin Perëndimi deri vonë refuzonte ta pranonte si mundësi për shkak të potencialit të pamjaftueshëm të cilin “pjesa tjetër e botës” ka në raport me të si njëfarë garanti zhvillimi, para pak kohësh – si fakt – është njohur edhe në Strategjinë për sigurinë kombëtare amerikane.

Multipolarizmi në vetvete nuk ka asgjë të keqe nëse raportet mes mbartësve kryesorë të sigurisë globale dhe zhvillimit ekonomik janë të qëndrueshëm, domethënë nëse janë përcaktuar të ashtuquajturat “rregulla të lojës” në konkurencën reciproke të cilave duhet tu përmbahen të gjithë.

Sepse e ashtuquajtura konkurencë e shëndetshme është nxitësi real i zhvillimit. Sikur të mos ishte kjo konkurencë bota thjesht do të “mbërthehej” në një shkallë të caktuar të zhvillimit. Por fakti që dikush ofron diçka të re dhe më të përparuar, gjë të cilën tjetri nuk e ka, gjithmonë e shtyn këtë të dytin që të gjejë një kundërpërgjigje me inovacionet e tij.

Megjithatë problemi lind atëherë kur rregullat nuk ekzistojnë dhe kur konkurenca kalon në dëshirë për shkatërimin e rivalit. Ne, për fat të keq, gjendemi pikërisht në këtë fazë – konkurencë e ashpër dhe e pakontrolluar. Problemi është se rritja ekonomike e përshpejtuar e Lindjes nuk mund të ndiqet nga Perëndimi që po ngadalëson me shpejtësi. Të parët janë ShBA-të që nuk po ecin si duhet në konkurimin ekonomik me Kinën. A do të guxojnë ShBA-të “ta kthejnë Kinë në vend” me lëvizje të rrezikshme ushtarake? Mundet, por nuk e besoj. Kina thjesht, sipas të gjithë parametrave, është bërë tejet e fortë për ta thyer më forcë ushtarake.

*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

[i] https://www.geopolitika.news/analize/z-meter-kako-sad-tjeraju-rusiju-iz-strateske-regije-juzni-kavkaz/

 

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Vuçiq proteston te Perëndimi për urat në Mitrovicë

2 Korrik, 2025
JO VETEM LAJM

“Biseda telefonike midis Presidentit Putin dhe Presidentit Macron-akulli thyhet….”

1 Korrik, 2025
JO VETEM LAJM

Studentët u mashtruan  nga propaganda e lirë e Vuçiçit: Ndodhi një kthim radikal djathtas, revolta e humbi kuptimin, ndërsa shansi u humb

30 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Raporti i OKB-së liston kompanitë bashkëpunëtore në “gjenocidin” e Izraelit: Kush janë ato?

2 Korrik, 2025

Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

2 Korrik, 2025

Xi uron për hapjen e sesionit plenar të Komitetit të 14-të të Federatës Mbarëkineze të Rinisë dhe Kongresit të 28-të të Federatës Mbarëkineze të Studentëve

2 Korrik, 2025
filter: 0; fileterIntensity: 0.0; filterMask: 0; algolist: 0;
multi-frame: 1;
brp_mask:0;
brp_del_th:0.0000,0.0000;
brp_del_sen:0.0000,0.0000;
motionR: null;
delta:null;
module: photo;hw-remosaic: false;touch: (0.35062483, 0.42312485);sceneMode: 8;cct_value: 0;AI_Scene: (-1, -1);aec_lux: 297.51645;aec_lux_index: 0;albedo:  ;confidence:  ;motionLevel: 0;weatherinfo: null;temperature: 46;

Partia Komuniste e Kinës mbush 104 vjeç, duke çuar përpara modernizimin kinez dhe objektivat e zhvillimit global

2 Korrik, 2025

Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiç?

2 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.