• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
21 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

  • POLITIKË

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

    Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

    Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

    Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

    Kosova reagon për protestat në Shqipëri, Haxhiu: Institucionet të dëgjojnë qytetarët

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Editorial

Rotacioni, jo përrallë por domosdoshmëri demokratike!

13 Shtator, 2025
in Editorial
A A
Share on FacebookShare on Twitter

EKSKLUZIVISHT PER ARGUMENTUM

NGA DR. JORGJI KOTE

Në mbledhjen e  Asamblesë Kombëtare të PS-së më 11 Shtator, Kryetari i saj, Edi Rama e quajti rotacionin politik demokratik “ përrallë” duke iu referuar me gjysmë zëri Suedisë, Norvegjisë dhe Suedisë. Madje, ai u tha asambleistëve  socialistë të mos i besojnë atyre që i tregojnë këto përralla. E habitshme, sepse dihet që“ përralla treguesit” e këtij parimi të shenjtë të demokracisë liberale  janë institucionet më të rëndësishme ku ne jemi ose po duan të anëtarësohemi sa më shpejt: OSBE-ja me Aktin Final të Helsinkit ku ne ”bëmë be dhe rrufe ”  derisa hymë, KiE-ja, NATO dhe  sidomos  BE-ja.

Madje, në atë fillim të viteve 90, ishin ato që na mësuan dhe edukuan me frymën dhe praktikën e  rotacionit partiak, si kusht, kriter dhe kërkesë  e domosdoshme e demokracisë pluraliste, si tipari kryesor që e dallon atë nga monizmi dhe diktatura.  Tregojnë se Stalini nuk e donte demokracine sepse sipas tij, ”aty nuk  dihet se  kush fiton”. Ndërsa në  kohën e monizmit rotacioni politik mohohej me argumentin se PPSH-ja përfaqësonte interesat e të gjithëve, ndaj nuk ishte fare nevoja për parti tjetër dhe ca më pak nga opozita, ose me fjalë të tjera  rotacioni!

Por le të qëndrojmë pak te pohimi i çuditshëm mbi “ përrallën “ e rotacionit, që urojmë të jetë ”  lajthitje” e çastit ose mosnjohje e fakteve historike. Ndryshe, ajo deklaratë mund të jetë synim i hapur për një monizëm të ri por me vello pluraliste.

Fakte të panumurta nga përvoja politike europiane dhe amerikane tregojnë qartë se rotacioni politik në demokracinë pluraliste është faktori dhe avantazhi vendimtar  që ka kontribuar në arritje të mëdha politike dhe social-ekonomike në vendet më të mëdha dhe më të përparuara demokratike.

Le ta fillojmë duke u ndalur te tri  vendet skandinave, të cilave iu referua fare kalimthi Kryeministri Rama.  Është e vërtetë që atje, falë kontributit të tyre përcaktues për shtetin social dhe socializmin ” sui generis”  skandinav, partitë social – demokrate atje  kanë ” bërë ligjin” gjatë shekullit të kaluar dhe në vijim.

Megjithatë, dhe atje, fakt është se në të tria vendet skandinave, partitë social-demokrate vëtëm se kanë  dalë të parat, por ato nuk kanë fituar as dhe njëherë të vetme shumicën absolute si PS-ja jonë. Herë herë i janë afruar, në raste të tjera kanë fituar vetëm  1/3 dhe ¼ e vendeve në Parlament. Për rrjedhojë, ato kanë qenë të detyruara të qeverisin vazhdimisht me  2 – 3 partnerë të tjerë në koalicionet qeveritare. Më konkretisht, në Norvegji, laburistët drejtojnë  aktualisht një qeveri pakice; madje, ndonëse kanë qenë të parat, meqenëse nuk kanë krijuar dot koalicione me të tjerët, pas vitit 1945 dhe sidomos në dy dekadat e fundit kanë kaluar në shumë raste në opozitë.  Ndërkohë, në  Danimarkë, pas vitit 2000 erdhën në pushtet të djathtët e moderuar dhe këto 10 vitet e fundit të parët janë sërish social-demokratët; por, duke mos patur  shumicë abosulte, dhe ata kanë hyrë në  koalicion me tre parti të tjera. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me social-demokratët suedezë, të cilët vetëm njëherë, në vitin 1968 kanë fituar shumicën absolute, ndërsa në të gjitha rastet e tjera  kanë qenë të parët por pa shumicën absolute.

Pra, siç shihet, ka një dallim të madh midis tyre dhe  PS-së sonë, e cila ka 8 vjet që qeveris e vetme, rehat, madje si askund gjetkë me shumicë më të madhe se në mandatin e kaluar, edhe pse treguesit social – ekonomikë kanë pësuar rënie.  Vlen për t’u theksuar se ndonëse në vend të parë, përqindja e tyre ka ardhur në rënie, duke shkuar në favor të së djathtës ekstreme, e cila sidomos në vendet skandinave është “ peshqesh” pikërisht nga e majta social-demokrate. Në zgjedhjet më të fundit të disa ditëve më parë, e djathta ekstreme në Norvegji kapi shifrën 24 për qind, vëtëm 4 për qind më pak se social-demokratët, të cilët do  vijojnë me qeveri pakice.

Ndërkohë, gjatë periudhës 2013 – 2025, në të tria vendet skandinave, ka patur  2, 3 dhe 4 kryeministra social-demokratë  dhe të djathtës; edhe pse nuk mbahen mend për afera/ skandale si te ne, por  që i kalojnë me përgjegjësi personale.

Kjo tabllo rotacioni bëhet edhe më e qartë dhe shteruese kur kalojmë në kontinent dhe në SHBA. Në Gjermani, vetëm CDU-ja ka qëndruar dy herë  16 vite në pushtet, me Adenauerin dhe Merkelin, dy liderë emblematikë europianistë të mëdhenj. Në  Britaninë e Madhe po ashtu vetëm njëherë konservatorët  ndenjën 18 vite ( 1979 – 1997) falë kryesisht Thatcherit dhe shembjes së komunizmit në vendet  e Europës Qendrore dhe Lindore. Nga partitë social-demokrate vetëm një herë PS-ja franceze qëndroi dhe ajo 16 vite në pushtet me Miteranin emblematik, në Britani 12 vite me Blair/Gordon, ndërsa në Gjermani, Spanjë, Itali,  asnjëherë më shumë se  7 vjet. 

POR, ndryshe nga PS-ja jonë, gjatë këtyre periudhave, ato kanë qeverisur në koalicion me 2 ose dhe tre parti, siç po ndodh dhe tani me CDU-në dhe para një viti me SPD-në. Gjithashtu, ndryshe nga PS-ja që sa vjen dhe rritet, Adenauer, Merkel, Thatcher dhe Blair erdhën duke pësuar ”firo” zgjedhore, derisa ”u dorëzuan” pa asnjë skandal dhe në kohën e tyre më të mirë.

Rotacioni ka funksionuar mjaft mirë në demokracitë e Amerikës Latine dhe në SHBA me republikanët dhe demokratët, ku asnjera nuk ka qeverisur me shuime se 10 vjet. Ndërsa presidentët atje dihet se qëndrojnë vetëm për dy mandate.

Vlen të theksohet se rotacionin politik në vendet me demokraci liberale e garantojnë dhe çimentojnë, krahas të tjerash zgjedhjet e lira dhe të ndershme; fatkeqësisht te ne ato nuk janë bërë ende realitet as në 35 vitet e fundit. Ndaj, traditat, mentaliteti dhe përvoja 150 vjeçare e demokracisë europiane dhe amerikane lidhur dhe me rotacionin dhe demokracinë në përgjithësi as që kanë të krahasuar me ne.

Natyrisht, përjashtim nga rotacioni bëjnë vendet autoritare, ku pushteti ashtu si revolucioni janë të  përhershëm dhe të përjetshëm, pa zgjedhje por me votime farsë.

Ja pse, ta quash rotacionin politik  “ përrallë” kur ai është realitet kudo, po, dhe  në vendet skandinave është kambanë e madhe alarmi për të gjithë, brenda dhe jashtë vendit, se demokracia pluraliste është në rrezik, duke dhënë të qartë të kuptohet se  shumica e tanishme nuk e do rotacionin.  Sepse le ta theksojmë, rotacioni nuk është fjalë goje dhe as përrallë, por shenja e madhe dalluese midis monizmit dhe pluripartizmit, midis diktaturës dh demokracisë liberale. Po, pa këtë rotacion, gjithçka tjetër mund të kthehet në përrallë, jo si nga e  kaluara te filmi, por shumë më keq se aq.

Ama ky rotacion realizohet jo me slogane, samite dhe parodi, por nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të cilat deri tani janë e munguara e madhe në Shqipëri. Ndryshe nuk do të ndodhte si në asnjë vend tjetër, që mandatin e katërt shumica të marrë dhe më shumë vende në parlament. Sepse pushteti të konsumon dhe të amortizon në demokraci. Sepse çdo alternativë dhe më e mira në dukje vjen një moment dhe shteron, ndaj duhen versione të reja.  Por, nëse dikush i pengon ato shprehimisht me përrallën e rotacionit, të shoqëruar me lloj lloj trukesh dhe hilesh, atëhere ky është ogur i keq për demokracinë, e cila dallohet pikërisht nga pranimi i rotacionit, jo detyrimisht 4 vjet, por dhe më  gjatë, por jo deri më 2040 apo ca më keq 2050. Pastaj,  përse duhet ky futurizëm i kotë politik për vitin  2050, kur kemi përpara ende 2030? Gjithsdesi, besojmë se përjashtimi shqiptar nuk do të jetë i justifikuar, i besueshëm dhe as i realizueshëm. Ndryshe, vërtet që dhe te ne rotacioni politik do të bëhet  “ përrallë nga e  kaluara“

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

Editorial

Rama si Neroni

16 Tetor, 2026
Editorial

Eric Wendt në Tiranë: Një mandat amerikan në një pikë kthese për Shqipërinë dhe Ballkanin

28 Shtator, 2026
Editorial

ARGUMENTUM: NJË SEZON I RI, NJË VIZION I RI PËR DIALOGUN GLOBAL

1 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

German Chancellor Friedrich Merz attends the Berlin Global Dialogue at the European School of Management and Technology (ESMT) in Berlin. Photo: Fabian Sommer/dpa

Merz: BE-ja nuk kërkon luftë tregtare me Kinën, por kërkon konkurrencë të drejtë

21 Tetor, 2026

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

21 Tetor, 2026

Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

21 Tetor, 2026
People attend a protest organised by ProGlas, the Serbian pro-democracy movement, amid opposition claims of major election law violations in the Belgrade city and parliament races, in Belgrade, Serbia, December 30, 2023. REUTERS/Zorana Jevtic

Çfarë e pret Serbinë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit

21 Tetor, 2026

Kina mbron trashëgiminë e Marshimit të Madh me klasa patriotike me teknologji të lartë 

21 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.