• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

    Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

    Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave/ Reagon Kryeministri Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Asambleja Parlamentare e SEECP/ Ministri Hasani: “Shqipëria e sheh SEECP-në si një mekanizëm rajonal gjithëpërfshirës ndaj integrimit evropian”

    Sy m’Sy/ Kryeministri Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s

    Vizitë zyrtare e Kryetares së Kuvendit Bullgar në Shqipëri, Spiropali: Vlerësojmë mbështetjen e Bullgarisë për integrimin europian të Shqipërisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home ME TE LEXUARAT

As marrëveshje, as historike; shtyje ta shtyjmë dhe Minsku jo Maidan! Me vetëm 1.000 fjalë!

17 Shtator, 2020
in ME TE LEXUARAT, Realpolitik
A A
Marreveshja USA
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Dr. Jorgji KOTE

 FLASH REALPOLITIK NR. 16     

 1 – 16 SHTATOR 2020

 -As marrëveshje, as historike, por një dokument me 16 pika për normalizimin ekonomik u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë më 4 Shtator. Në fakt, për diplomatët dhe ekspertët ishte “Letër Synimi” ose “Memorandum Mirëkuptimi”. Po, hap i rëndësishëm, por me probleme. Do ishte “historike” nëse në hyrje do të kishte të paktën frazën “ të dyja palët nisur nga dëshira për njohjen e ndërsjellë”.  Le ta theksojmë se nuk ishte ekonomia, por politika e shtypjes dhe e dhunës shtetërore  që shkaktoi tragjedinë e Kosovës në Ish-Jugosllavi. Ndaj, dhe normalizimi ekonomik me Kosovën realizohet vetëm kur Serbia të shfaqë vullnetin politik, dmth ta  njohë  dhe vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën. Kështu ka vepruar Benelux, BE-ja, NATO, ne me Gjermaninë, SHBA dhe Britaninë e Madhe në vitet 90 deri te Marrëveshja midis Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit më 15 Shtator, ku pika e parë është njohja e ndërsjellë dhe hapja e ambasadave.  

Çfarë përmban marrëveshja e nënshkruar në Uashington?

Veç kësaj, disa aspekte ekonomike në atë dokument nuk janë të reja, por pjesë e procesit të Berlinit dhe e dialogut në Bruksel. Ka dhe aspekte që mund të kthehen në “ mollë sherri” si Liqeni i Ujmanit; ndërsa 2 – 3 pika të tjera nuk kanë të bëjnë me ekonominë dhe dialogun Prishtinë – Beograd, si qëndrimi ndaj  Hamasit dhe vendeve homofobe, çka mund të bëhet pengesë për dialogun, marrëdhëniet me Turqinë dhe vende të tjera arabe. Gjithashtu, ai dokument i sforcuar nën trysninë e etheve zgjedhore amerikane mund të shkaktojë vonesa të mëtejshme në Bruksel. Sepse Vuçiç, i njohur për piruetat diplomatike mund t’i thotë “ copë” Lajçak-ut dhe Borrell-it se kur atë nuk e detyron dot Uashingtoni ta njohë Kosovën, Brukseli jo se jo! Ose mund dhe t’u thotë “ bindni  më parë vendet tuaja, Spanjën dhe Slovakinë e pastaj hajde flasim bashkë! Përfundimisht, dokumenti më tepër shton pikët elektorale për Presidentin Trump dhe  forcon deri diku pozitat e qeverisë Hoti; por, deri kur? Sidomos nëse Trump humbet, gjithçka mund të fillojë nga e para.

-Shtyje ta shtyjmë!

Konferenca më 15 – 16 Shtator në Athinë organizuar nga prestigjiozja “ The Economist” ishte sebepi që bashkoi Kryeministrat Rama – Mitsotakis në darkën që shtroi ky i fundit. Duke lënë mënjanë retorikat dhe refrenet rutinorë diplomatikë, ky takim që erdhi pas “ çajit” në Marmara me “ mikun e çmuar” turk, ishte më tepër një  “aperitiv” i shijshëm diplomatik grek;  se bashkëbiseduesit nuk mund të “mos  shkonin drejt e në thela” në menunë e sikletshme politike dypalëshe.

Qeveria greke zbardh detaje nga darka Mitsotakis-Rama: Nisim një seri bisedimesh që mbyllin temat e vjetra dhe të reja (FOTO)

Pas marrëveshjeve me Italinë dhe Egjiptin e në këto kohë kiameti me Turqinë në Egje dhe Mesdhe, Greqia nuk mund e nuk ka pse “futet më  thellë” dhe në Jon. It’s too much! Por dhe Rama, të paktën deri në vendimin e BE-së për negociatat dhe përfundimin e zgjedhjeve më 25 Prill 2020 nuk mban dot më “ kunguj të tjerë nën sqetull”  sidomos me Detin dhe me Greqinë. Se marrëdhëniet tona mund të quhen të shkëlqyera, por “ katalogu” i tyre është problematik dhe “me shumë spec” Ja pse, mesazhi greko-shqiptar nga Athina ishte “ shtyje ta shtyjmë” . Kështu do të ketë kohë dhe për të menduar se kujt pale të tretë ose gjykate të huaj t’ia lënë  “ dopjo gjashtën” e Detit në dorë.

-Minsku jo Maidan!

Pas zgjedhjeve të kontestuara të 9 Gushtit, Bjellorusia të kujton  protestat në Sheshin Maidan në Kiev.  Por, shpresat për përsëritjen e tyre janë të pakta/vakta. Ndonëse janë masive e vazhdojnë për të pestën javë rradhazi, Minskut i mungojnë aktorët/faktorët politikë aktivë në Maidan:

Së pari, Ukraina kishte marrëdhënie të ngushta politike dhe ekonomike me Perëndimin. Ky i fundit  ndërhyri dhe në largimin e liderit autokrat pro-rus  në Kiev.  Ndryshe është me  Bjellorusinë e cila mban qëndrim armiqësor ndaj Perëndimit si aleate me Rusinë. Kjo e fundit konfirmoi mbështetjen politike, ekonomike dhe ushtarake dhe më 14 Shtator në takimin Putin – Llukashenko.

Së dyti, Lëvizjen në Maidan e udhëhoqi opozita ukrainase me liderë të njohur dhe nga Perëndimi, si ish-kryeministrja emblematike Timoshenko, apo ish-presidenti Polloshenko,  etj. Pikërisht kjo opozitë me emra tingëllues mungon në Bjellorusi, për shkak të rregjimit 26 vjeçar. Vetëm në Gusht u krijua Këshilli opozitar  i Shoqërisë Civile me 7 vetë, kryesisht me gra karizmatike por të paangazhuara më parë në politikë. Shumica e tyre janë ndaluar dhe burgosur. Kësisoj, fryma opozitare në Minsk është pa drejtim, pa program, pa parti dhe pa garanci për të ardhmen.

Ukraine four years after the Maidan
Sheshi Maidan, Kiev

Së treti,  Maidani pati mbështetjen politike dhe ekonomike të BE-së dhe SHBA-ve. Ndërsa në Bjellorusi, BE-ja vendosi të mos ndërhyjë, që të mos e kthejë atë në çështje gjeopolitike dmth  “ o me ne o me Rusinë” Në fakt, ky ishte çmimi që BE/SHBA po paguajnë për nxitimin dhe gabimin e tyre në gjeopolitizimin e Ukrainës, me  perspektivën Euro-Atlantike aty dhe në zona të tjera ku Rusia  “ nuk të fal”

Së katërti, fryma europiane e ka humbur forcën joshëse dhe nuk po ecën në Bjellorusi dhe në hapësirat ish-sovjetike. Kjo kryesisht për shkak të dështimeve dhe zhvillimeve negative  dhe vetë brenda BE-së. Bjellorusët e shohin se pritshmëritë e 3 dekadave më parë për paqe, shtet të së drejtës dhe begati ekonomike po devijojnë në disa shtete ish-lindore; ata ndihen sidomos të pezmatuar dhe me Ukrainën fqinje, që po rezulton shtet pothuajse i dështuar.

Së pesti,  ndryshe nga Maidan, në Bjellorusi, megjithë “ ftesën” me lule nga protestuesit, ushtria dhe policia nuk lëvizin nga istikami, duke e mbrojtur rregjimin me zjarr dhe me hekur e duke u treguar të pamëshirshëm me protestuesit.

Arrestime masive në protestat në Bjellorusi - Telegrafi
Minsk, Bjellorusi

Së gjashti, rritja e dukshme e rolit dhe ndikimit rus që mungoi në Maidan. Madje, kur vitet e fundit, Rusia  ka filluar të “ bëjë ligjin” dhe në Siri dhe Libi; pas aneksimit trë Krimesë,  ka treguar se  nuk “lëshon më pe” për ish-republikat sovjetike.  Ndërkohë BE-ja, veç sanksioneve dhe mosnjohjes së zgjedhjeve nuk ka “muskuj” për demonstrim force.

/argumentum.al

© Argumentum

Tags: bjellorusi.marreveshja e detitEdi Ramagreqi-shqiperiJorgji KoteKosovamaidanmarreveshjaminskmitsotakisrealpolitikSerbiaTurqiaUashingtonUkraine

Related- Posts

Kryesore

Kancelari Merz e “kaloi provimin“! 

16 Qershor, 2025
Kryesore

Telefonata zhgënjyese! Exit nga Brexit! Gjermania në ballë ! Jepini fund këtij turpi politik!

1 Qershor, 2025
Kryesore

Kështu po! Kuarteti i shpresës! Turp për Prishtinën! Samiti i Komunitetit pa identitet!

17 Maj, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Izraeli bombardon televizionin shtetëror të Iranit në valën e fundit të sulmeve ndaj Teheranit

16 Qershor, 2025

Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh

16 Qershor, 2025

Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

16 Qershor, 2025

Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

16 Qershor, 2025

Presidenti Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me homologun rus Putin

16 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.