• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
26 Gusht, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj dhe Kryetarja Spiropali urojnë zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës

    Zelensky falënderon Begajn: Shqipëria, partner i besueshëm i Ukrainës në skenën ndërkombëtare

    Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali: Shqipëria do të jetë gjithmonë në krahun e lirisë

    Spiropali pret Gonzaton: Në vjeshtë hapet zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë

    Trump letër Presdientit Begaj: Pres me padurim të vazhdojmë punën tonë të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të sigurtë, më të fortë dhe me të sukseshme.

    Gonzato: BE solidaritet me Shqipërinë

    Presidenti Begaj dekreton për një mandat të dytë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Arben Kingji

    Shembet me shpërthim të kontrolluar objekti 3-katësh në Vlorë, Rama: Kapitulli i fundit i betejës me ndërtimet pa leje

    Rama thirrje qytetarëve: Denonconi shkeljet te “Hapësira ime publike”, autorët para drejtësisë

  • SOCIALE / KULTURË

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

    Diaspora, ura jonë me botën. Myzafere Alija nderohet me çmimin “Ambasadore e Paqes”

    Kryepeshkopi Joan pret në takim një delegacion nga Kisha Ortodokse e Rusisë

    “Le Figaro”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira kulturore për të udhëtuar

    Ndre Mjeda, poeti i “Vajit të Bylbylit” dhe figura poliedrike e Rilindjes Kombëtare

    Libër me vlera për  Arbëreshët e Zarës

    Shën Klementi i Ohrit dhe zëri që në kohë i një prejardhjeje të mundshme shqiptare nga Kelmendi

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidenti Begaj dhe Kryetarja Spiropali urojnë zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës

    Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

    Presidentja Osmani: Partitë t’i lënë anash dallimet dhe të konstituojnë Kuvendin

    Kosova dështon sërish në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Hekuran Murati nuk merr votat e nevojshme

    Eksperti i sigurisë Agim Musliu: Moscertifikimi i Listës Serbe është pasojë e veprimeve të saj antikushtetuese

    Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, udhëheqësit duhet ta prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

BALZAKU, OSE “GJENIU QË I NGJAN ÇDOKUJT, DHE ATIJ ASKUSH”

25 Shtator, 2021
in FOKUS, SOCIALE / KULTURË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Shpendi TOPOLLAJ

Janë fjalët e vetë atij, për të cilin po marr guximin të shkruaj.

Nuk besoj se ka shqiptar që ka shkuar ndonjëherë në Paris dhe të mos ketë pritur të takojë në ndonjë qosh rruge, park e kafene, një burrë të bëshëm, me tipare të theksuara ezmere, flokë pak të gjatë, krehur me vizë anash, mustaqe e shikim të butë babaxhani, që quhet Honore Balzak (Honore de Balzac). Po ashtu, askujt nuk i besohet se ai është larguar qysh në 18 gusht të vitit 1950 nga ai vend që me penën e tij i dha famë dhe e bëri të njohur anë e kënd rruzullit, duke lënë pas hijen e ndritur të një gjeniu me 92 vepra të jashtëzakonshme dhe mermerin e busteve të tij. Koha kur ai jetoi (lindi në 20 maj të 1799 në Tur (Tours), ishte e ngarkuar me ngjarje që përgjithësisht synonin shndërrimin e shoqërisë franceze të asaj kohe e rënduar disi edhe nga zvetënimi moral, korrupsioni dhe etja për fitime. Revolucioni i vitit 1789 që kishte nisur me pushtimin e Bastijës, shpalljen e Republikës së Parë dhe çuarjen në gijotinë të mbretit, që u pasua me diktaturën jakobine, u zëvendësuan nga pushteti i Napoleon Bonapartit, i cili e hodhi shpejt shikimin përtej Francës.

Burbonët e rikthyer pas turpërimit të Bonapartit në 18 qershor të 1815 në betejën e Vaterlos, qëndruan plot pesëmbëdhjetë vjet dhe në 1830, Revolucioni i Korrikut solli mbretërimin konstitucional të Lui Filipit. Balzaku e pati jetën e shkurtër dhe e jetoi Republikën e Dytë vetëm nja dy vjet. Pra ishte një periudhë e ngjeshur me ngjarje dhe me njerëz të lodhur e të zhgënjyer nga pritshmëria e revolucioneve. Për pasojë, kutohet se edhe karakteret e tyre ishin në një krizë të thellë. Gjallërimi dhe përhapja e ideve të majta, dha ndërkohë një farë shprese, gjë që u pasqyrua edhe në art e letërsi me atë që u quajt realizëm dhe që ishte parë te Rilindja me Bokaçion, Rablen, Servantesin, Lope de Vegan e Shekspirin me shokë. Balzaku, pa frikë duhet rreshtuar në krye të atyre shkrimtarëve që ndoqën parimet e realizmit kritik, që duke u marrë me demaskimin e fenomeneve negative, nxitën te lexuesit frymën e protestës kundër të keqes. Në themel të tij, ky realizëm kritik, pati përhapjen e idealeve pozitive si atdhedashuria, nevoja e lirisë dhe çelja e perspektivës për jetë më të mirë. Por trashëgimia letrare e atij vendi ishte mësuar me shije të tjera letrare, si dramat e poezitë, ndaj dalja në skenë e Balzakut si romancier, ishte diçka e re. Megjithatë, për atë popull qe fat, dalja e një talenti të tillë, i cili me veprën e tij madhore edhe e orientoi lexuesin nga ky zhanër, për të mos thënë se romanet e tij priteshin me padurim, sidomos për të vërtetat që mbartnin brenda tyre.

Ja pse edhe shkrimtari tjetër francez i atyre viteve, Sharl Bodëler (Charles Boudelaire), e quante vizionar të mrekullueshëm dhe shumë të tjerë, baba të romanit. Babai i tij quhej Fransua Balssa (që më pas ju mbush mendja ta bënte Balzak), dhe kishte shërbyer në ushtri me detyrën e intendentit, kurse e ëma, plot tridhjetë vjet më e re se ai ishte një bishtpërdredhur që i dha Balzakut një vëlla të jashtëligjshëm që quhej Anri. Kishte dhe dy motra, Laurën dhe Lorencën, shumë pak më të vogla se ai. Gjendjen ekonomike se familje e kishin të mirë, pasi i ati që ishte me origjinë nga fshati, bëri prokopi gjatë rrëmujave të revolucionit. Nga mosha tetë vjeçare, djaloshi shkoi për gjashtë vjet në shkollë në Vandome, dhe më pas në kolegj në Tur. Kur më 1814, familjarisht shkuan në Paris, ai kreu studimet e larta në Universitet në degën e Jurisprudencës. Si u diplomua, punoi për ca kohë në një zyrë avokatie, por mendjen e kishte te krijimtaria letrare. U vendos siç ishte zakoni në një dhomë të lagjes Bastija dhe gjeti një botues të quajtur August Le Poitevin. Shkroi një dramë me titullin “Kromuell”, por ajo kaloi pa u vënë re.

Në bashkëpunim me mikun botues, nisi krijimet e para si “Trashëgimtari i Birag”, “Famullitari te Ardenët”, “Argou pirati” etj. të cilat i botoi me pseudonime. Nuk ishin kushedi çfarë, megjithatë ai nuk ngurronte të shprehej se do ta pushtonte botën me penë, si Napoleoni me shpatë. Dhe e bëri! Është koha kur njihet dhe tërheq vëmendjen e një gruaje më të madhe në moshë, të quajtur L`or de Bernit e cila nuk ja kurseu asnjëherë përkrahjen. Dhe si për t`ia shpërblyer miqësinë, ndihmën dhe mundet edhe dashurinë, Balzaku një vit para vdekjes së saj botoi librin që ja kushtoi, “Zambaku në luginë” (1835). Gjithmonë në sjelljen dhe stilin e të veshurit, kishte një farë snobizmi, madje thuhet se pasi vdiq, megjithë borxhet që pati, i gjetën në garderobë treqind jelekë. Kjo qe dhe arsyeja përse i shtoi mbiemrit të tij atë dë – në. Po ashtu, nisi të frekuentonte edhe sallonet mondane të kryeqytetit, ku ra në dashuri me markezen de Castri, dhe duke ditur se kjo lloj jete kërkonte para, ju fut, por pa sukses biznesit. Kështu, tentoi aty nga viti 1825 të bëhej vetë tipograf, por nuk ia doli, të vinte në shfrytëzim një minierë argjendi në Sardenjë, por kot, dhe u mor me tregtinë e drurit në Poloni, ku gjithashtu dështoi. Ndofta, ky qe fat i madh për letërsinë, pasi i la kohë që të shkruante nëntëdhjetëedy libra. Kishte dhe një fiksim pas mobilieve antike, ku shpenzonte shuma të mëdha. Kurse për të shkruar, punonte kryesisht natën, deri edhe 10 orë, duke qëndruar në këmbë dhe duke rufitur pa fund filxhanët e kafesë. Kishte parimin “Për të qenë zotëria i dijes, duhet të jesh skllavi i punës”.

E tërhiqnin gratë, dhe ato e vlerësonin për mendjen e tij të pazakontë dhe sidomos mendimet e tij rreth tyre dhe martesës, të shprehura te libri i tij “Fiziologjia e martesës”, kryesisht me shkrime të vogla për zbavitje. Por, akoma më shumë tërhoqi vëmendjen e tyre romani “Lëkura e shagrenit”, që e shkroi kur ishte gazetar te “Letra mbi Parisin”, ku ato në filozofinë e tij gjetën nevojën e trajtimit njerëzor të tyre. Për të shprehur konsideratat e tyre, nga të gjitha anët, shkrimtarit i vinin letra mirënjohjeje dhe ky qe rasti kur simpatinë e saj e shprehu në 1832 dhe kontesha polake Eva Hanskaja që nënshkruante “E huaja”. Ajo ishte një grua e martuar që jetonte në Ukrainë dhe që e vazhdoi korrespondencën me Balzakun për tetëmbëdhjetë vjet me radhë, gjersa u bashkuan. Në një dhjetë vjetësh (1830 – 40), krijoi ndër të tjera figurat e tre B – ve të mëdha; Gobsekun, Grandenë dhe Gorionë, respektivisht te romanet e tij “Fajdexhiu Gobsek” (31), “Evgjeni Grande” (33), dhe “Xha Gorio” (34). Punon me vullnet titanik, dhe të çudit fakti se ai lidhte kontrata me botuesit dhe ua dërgonte romanet me fashikuj për gazetat. Duhet të ishe Balzak që ta bëje një gjë të tillë, pasi dihet se proçesi i botimit të një romani, kërkon që ta shohësh e rishohësh, ta shoshitësh e ndreqësh, ta korrigjosh e plotësosh atë. Veç këtyre që përmendëm, romane të rëndësishme të këtij autori fenomenal, janë edhe “Mjeku i fshatit” (33), “Koloneli Shaber” (33), “Iluzione të humbura” (37 – 43), “Shkëlqimi dhe mjerimi i kurtizanave” (39 – 43), “Kushërira Beti’ (46), “Iluzionet e humbura” (37 – 43), “Kushëriri Pons” (47), “Fajdexhiu”, “Fshatarët” etj. Për gjithë këtë veprimtari letrare, pra për botimin e paparë të dy deri tre romaneve në vit, në vitin 1839, Honore Balzaku zgjidhet Kryetar i Shoqërisë së Shkrimtarëve.

Tematika realiste e zgjedhur prej tij të trondit si me tematikën që trajton, ashtu edhe me forcën përshkruese të karaktereve që të mbesin të pashlyera në mendje. Kështu, mund të përmendim romanin “Xha Gorio” që mbahet nga kritike si kulmi i talentit të tij që përshkruan si rrallëkush psikologjinë e babait të ngujuar në hotelin “Voker” (Vauquer Maison), dashurinë që ai ka për bijat e tij Delfina e Anastasia, të martuara, njëra me kontin De Resto dhe tjetra me baronin De Nysingen, dhe indiferecën e pabesueshme të tyre, që e kanë për turp të pranojnë në shtëpi babanë jo aristokrat. Vajzat që i rrëmbejnë gjithçka, e lënë të atin të vdesë në mjerim dhe për ta varrosur nuk denjojnë të shkojnë vetë, por çojnë karrocat e tyre. Çfarë ironie e karaktereve njerëzore, çfarë mosmirënjohjeje, çfarë shembulli për të treguar se deri ku të çon lakmia dhe ambicia për emër, lavdi e pasuri. Po sa bukur na e jep ky mjeshtër studentin Rastinjak i cili ka virtyte, por duar – duar edhe ai i afrohet të keqes, se fundja në të tillë kohë jeton, dhe e ka të vështirë të dalë jashtë saj. Dhe si për të mos e flakur tej të mirën, Balzaku ne jep portretin e shokut të tij Bajshonit i cili i ruan deri në fund vlerat njerëzore. Në krijimtarinë e këtij autori madhështor gjejmë qindra e qindra personazhe, mbi dymijëepesëqind të tillë, tipa e karaktere nga më të çuditshmet dhe secili me profilin dhe veçoritë e veta. Ka aty oborrtarë, nëpunës të lartë, pasanikë, varfanjakë, kryeneçë, servilë, dinjitozë, të pakrupullt, të papunë të të gjitha regjimeve nga kaloi Franca e asaj kohe.

Besimi për “Liri, Barazi, Vëllazëri”, mesa duket kishte qenë vetëm një dëshirë, një ëndërr, një utopi. Por iluzionet humbën. Humbën, por lanë pas një galeri të pafund personazhesh, të cilët mjeshtri Balzak i përmblodhi te vepra madhore “Komedia njerëzore”, të cilën mund ta quante edhe “Tragjedia njerëzore” apo “Tragjikomedia njerëzore” (La comedie humaine), dhe që ndahet në jetë private, jetë në provincë dhe jetë parisiane. Sidoqoftë, pavarësisht larmisë së temave apo gjendjeve e qëndrimeve të heronjve të saj, në këtë kryevepër, aq sa ndeshim neverinë për vesin e të keqen, aq dhe konstatojmë vlerësimin për virtytin e të mirën. Se fundja, sipas autorit, gjithçka është pasojë e rregullimit jo të drejtë të shoqërisë, ku i fuqishmi, i pasuruari në rrugë të pandershme, i pushtetshmi, shpesh triumfon dhe e nëpërkëmb të varfrin, të dobtin, të ndershmin edhe pse ky i fundit mund të jetë i mençuar a i ditur. Ja pse e gjithë vepra e këtij autori nga më të mëdhenjtë që njerëzimi ka nxjerrë, merr vlera të veçanta edhe në ditët tona, dhe sidomos për ne shqiptarët, për situatat sociale, politike dhe ekonomike që po kalojmë. Ndofta, prandaj dhe ne kur ndodh të shkojmë në Paris, e kërkojmë atë që kishte punuar aq shumë, sa edhe vetë e kishte kuptuar, kur thosh se “Puna e shumtë e ha të zotin”. I raskapitur nga kjo punë titanike, ai vdiq sapo kishte kapërcyer të pesëdhjetat, atë vit kur lindi një tjetër mjeshtër i madh i penës franceze, Gi de Mopasani (Guy de Maupassant), kur nuk kishte shumë që ishte kthyer nga ceremonia e martesës me konteshën polake, që çuditërisht e deshi akoma më shumë se gratë e Francës.*

*Letër këmbimi i tij me konteshën Evelina Hanska me titullin “Lettre a madame Hanska” u botua në vitin 1968.

/argumentum.al

Tags: Argumentumbalzakudurresshpendi topollaj

Related- Posts

FOKUS

Fitoret taktike në bisedimet e paqes në Ukrainë do të çojnë vetëm në humbje strategjike

25 Gusht, 2025
FOKUS

Lufta në Gaza nxori lakuriq hipokrizinë e shumë vendeve

23 Gusht, 2025
SOCIALE / KULTURË

“Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

22 Gusht, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Biseda telefonike/ Vuçiç dhe Lavrov diskutojnë për Kosovën, Republikën Srpska dhe bashkëpunimin ekonomik

26 Gusht, 2025

Pakti i parë sekret Zogu-Musolini, 100 vjet si sot

26 Gusht, 2025

Presidenti Begaj dhe Kryetarja Spiropali urojnë zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës

26 Gusht, 2025

Këshilltarët politikë kinezë diskutojnë hartimin e Planit të 15-të Pesëvjeçar të vendit

26 Gusht, 2025

Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

26 Gusht, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.