Një diplomat filipinez pretendoi së fundmi gjatë Samitit të 46-të të ASEAN, se vendi i tij po përpiqej të arrinte një marrëveshje me Kinën për ruajtjen e paqes në Detin e Kinës Jugore. Por megjithatë jashtë samitit, Filipinet vazhduan të bënin lëvizje provokuese. Nga kryerja e “operacionit të gjashtë të përbashkët detar shumëpalësh” me ushtrinë amerikane në ujërat e Ishujve Nansha, tek dërgimi i anijeve zyrtare pranë Koraleve Subi dhe Tiexian në Ishujt Nansha të Kinës, dhe deri tek dërgimi i personelit për të hipur në Koralet Tiexian, ajo që Filipinet bënë është në kundërshtim me “paqen”.
Për njëfarë kohe, strategjia e Filipineve rreth Detit të Kinës Jugore ka përfshirë krijimin e tensioneve detare përmes veprimeve të njëanshme, thurjen e narrativave negative rreth Kinës për të diskredituar vendin dhe gjithashtu miratimin e legjislacionit të brendshëm në një përpjekje për të forcuar vendimin e paligjshëm të çështjes së arbitrazhit në Detin e Kinës Jugore.
Që nga miratimi vitin e kaluar të të ashtuquajturit “Akti i Zonave Detare”, “tre planet” e qeverisë Marcos në Detin e Kinës Jugore janë demaskuar të gjitha. Si rezultat, Filipinet jo vetëm kanë dështuar në përpjekjet e tyre për të rifituar kontrollin e Ishullit Huangyan në Ishujt Zhongsha, por edhe plani i tyre i qëllimshëm i pushtimit të paligjshëm të ishujve dhe shkëmbinjve nënujorë të pabanuar si Xianbin, Tiexian dhe Ren’ai në Ishujt Nansha gjithashtu dështoi.
Aktualisht, qeveria e Marcosit të Filipineve është në gjysmë të mandatit. Sipas rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit që sapo përfunduan në Fillipine, “Aleanca e Re Filipinase ” e mbështetur nga Marcos, fitoi vetëm 6 vende nga 12 senatorët e rizgjedhur, që është shumë e ulët me objektivin e pritshëm. Analistët theksuan se rezultatet e zgjedhjeve treguan që votuesit filipinas i kushtuan më shumë vëmendje jetesës së popullit dhe zhvillimit ekonomik, sesa çështjeve ndërkombëtare. Votuesit shpresonin që qeveria do të ruante stabilitetin në Detin e Kinës Jugore, për të siguruar stabilitetin afatgjatë të marrëdhënieve Kinë-Filipine, në vend që të pretendonte të ishte e fortë në det. Megjithatë, sapo dolën rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit, qeveria filipinase shkaktoi përsëri probleme në Detin e Kinës Jugore, duke treguar se nuk po reflektonte mbi veten bazuar në interesat kombëtare të Filipineve, por përkundrazi u përpoq ta mbulonte rënien e performancës politike të brendshme me provokime të jashtme.
Foto nga VCG
Për të arritur këtë qëllim, qeveria filipinase ka propozuar gjithashtu një strategji për modernizimin e mbrojtjes kombëtare. Vitin e kaluar, Filipinet zyrtarisht lançuan planin “Horizon 3”, duke zhvendosur fokusin e tyre strategjik nga toka në det dhe duke miratuar “konceptin gjithëpërfshirës të mbrojtjes së arkipelagut”, për të cilin do të investojnë 2 trilionë peso filipinase (rreth 256.6 miliardë juanë) në buxhetin e mbrojtjes. Që nga viti 2025, Filipinet kanë blerë 20 avionë luftarakë F-16 nga Shtetet e Bashkuara me një çmim jashtëzakonisht të lartë për njësi. Gjithashtu ata planifikojnë të blejnë nëndetëse me motor konvencional të serisë U212 nga Gjermania dhe të fusin raketa me rreze të shkurtër veprimi “Akash” nga India. Nga këto veprime, mund të shihet se qeveria filipinase po përpiqet të zgjerojë armatimet e saj për të rritur besimin e veprimeve të njëanshme në det.
Megjithatë, qeveria filipinase e gjykon gabim situatën dhe shkon kundër dëshirës së popullit. Në prill të këtij viti, Kina dhe vendet e ASEAN-it mbajtën Takimin e 47-të të Grupit të Përbashkët të Punës mbi Zbatimin e Deklaratës mbi Sjelljen e Palëve në Detin e Kinës Jugore në Filipine. Të gjitha palët ranë dakord të vazhdojnë të forcojnë dialogun dhe bashkëpunimin, të zbatojnë plotësisht dhe në mënyrë efektive Deklaratën dhe të përpiqen të arrijnë një “Kod Sjelljeje në Detin e Kinës Jugore” sa më shpejt të jetë e mundur. Më 25 të këtij muaji, Kryeministri i Kinës Li Qiang zhvilloi bisedime me Presidentin e Indonezisë Prabowo në vend. Indonezia shprehu gatishmërinë e saj për të zbatuar konsensusin mbi zhvillimin e përbashkët në det me Kinën, për të nxitur përshpejtimin e konsultimeve mbi “Kodin e Sjelljes në Detin e Kinës Jugore” dhe për të ruajtur së bashku paqen dhe stabilitetin në Detin e Kinës Jugore.
Vetëm një javë më parë, Kina dhe ASEAN përfunduan versionin 3.0 të negociatave për zonën e tregtisë së lirë, duke sjellë mundësi të reja për zhvillimin rajonal. Në këtë pikë kritike, Filipineve vazhdojnë të bëjnë lëvizje provokuese, të cilat jo vetëm nuk përputhen me pritshmëritë e popullit filipinas, por nuk përkrahen as nga vendet e tjera dhe janë gjithashtu të papajtueshme me tendencën e paqes dhe zhvillimit rajonal./CGTN