• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
9 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home INTERVISTË

Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

19 Korrik, 2024
in INTERVISTË, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Intervistë ekskluzive për ARGUMENTUM me diplomatin Dr. Jorgji KOTE, mbi librin e tij të ri “NEGOCIATAT, sfida e fundit e integrimit”. Në 2 Vjetorin e vendimit të Këshillit të BE-së më 19 Korrik 2022 për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë

Intervistoi: Marjana DODA

1.Një libër dedikuar Negociatave, pyetja e parë është se çfarë ju shtyu të shkruanit këtë libër, kush e pse duhet ta lexojë atë?

Së pari, ju falenderoj për këtë mundësi për të bashkëbiseduar  me ju, lexuesit dhe ndjekësit e shumtë dhe të nderuar të ARGUMENTUM, ky medium serioz me besueshmëri  të lartë të vendasit dhe të huajt, me të cilën kam nderin të bashkëpunoj për mbi 5 vjet tashmë. Faleminderit ju, Marjana që si gazetare me përvojë dhe Kryeredaktore e ARGUMENTUM keni krijuar për të gjithë dhe veçanërisht për mua goxha hapësirë mendimi dhe veprimi. Ju falenderoj nga zemra dhe për jehonën që keni përcjellë për botimet e mëparshme dhe në promovimin e librit tim të ri. Faleminderit lexuesve dhe ndjekësve të shumtë për kohën, vëmendjen dhe vlerësimet e vyera.  

Për të ardhur te pyetja juaj, vërtet nuk e kisha menduar se 2 – 3 shkrime të nisura në vitin 2017 mbi temën e negociatave, kur sapo kisha përfunduar për shkak moshe shërbimin publik dhe diplomatik në Bruksel do të shumoheshin dhe merrnin trajtën e këtij libri, tashmë nga pozitat e një oponenti dashamirës, tashmë i lirë vërtet nga çdo “ konflikt interesi”.  

Mirëpo, kur  pashë se “ odiseja “ e  mundimshme e negociatave do të zgjaste në kohë, nisur nga pasioni i moçëm për këtë temë madhore, vendosa ta gjurmoja atë hap pas hapi, me komente, reflektime dhe kontaktet e rastit me miq, kolegë dhe diplomatë të huaj.

Si e keni konceptuar këtë botim të ri, çfarë risi, sfida dhe përmban ai?

Këtë libër, i pari i këtij lloji kushtuar procesit të negociatave tona të anëtarësimit në BE e kam konceptuar si një kronikë dhe si skanim të proceseve, nismave, hapave, demarsheve, përpjekjeve, arritjeve, vonesave, mungesave, pengesave, pendesave, dritë hijeve, supozimeve dhe parashikimeve nga më të ndryshmet në Tiranë, Bruksel dhe në të gjitha metropolet e tjera të BE-së.  

Ai rrok një tematikë të larmishme te brendshme e të jashtme, i shoqëruar me referenca të shumta historike dhe institucionale, me sugjerime, rekomandime dhe përfundime konkrete  për diplomacinë tonë dhe institucionet e tjera qeveritare dhe jo shtetërore të përfshira në përballimin e kësaj sfide vërtet historike.

Veç tiparit kronikal, librin e mendova si një kujtesë dhe thirje për të gjithë, e sidomos për qeverinë, si përgjegjësja kryesore, por dhe palët e tjera të përfshira në këtë proces, që puna të vazhdojë me besim dhe këmbëngulje, që negociatat të mos shtyhen në kalendat greke.

Si i tillë, mendoj modestisht se ai mund të shërbejë  dhe si pikë reference për kërkimet, studimet dhe veprimtaritë e ardhëshme në këtë fushë madhore.

Kësisoj, libri paraqet interes për studentët dhe ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare në përgjithësi dhe europiane në veçanti, për diplomatët, poltikbërësit dhe ligjvënësit dhe për këdo të interesuar për të ardhmen tone europiane.

Dhe ku mund ta gjeje lexuesi librin tuaj…?

Të interesuarit mund ta gjejnë te  Libraria prestigjioze “ ADRION” te “ Libri Universitar” dhe natyrisht te Biblioteka e Universitetit Mesdhetar.

Diçka mbi strukturën, idetë dhe specifikat kryesore të këtij botimi?

Libri me 266 faqe ka 10 kapituj plus hyrjen e autorit dhe Parathënien e Prof. Dr. Krisafit. Ashtu si dhe  3 botimet më të fundit, edhe kopertinën e këtij libri ka punuar një mjeshtër i vërtetë i kësaj fushe por jo vetëm, miku im i kahhershëm Ergys Beleri të cilin gjej rastin ta falenderoj përzemërsisht. 

Të 41 shkrimet në formë analize janë renditur në mënyrë kronologjike, ashtu si janë hartuar atëhere, pa ndërhyrje të mëvonshme korrigjuese, me përjashtim të heqjes së disa paragrafëve përsëritës; kësisoj, lexuesi mund të ndjekë “ nga burimi dhe në origjinal” dinamikën e këtij procesi të koklavitur, duke qenë i lirë për komentet dhe sugjerimet e rastit.

Ndryshe nga botime të tjera të mirënjohura “Negociatat, sfida e fundit e integrimit” është kronologji besnike e forumeve, samiteve, takimeve, vendimeve dypalëshe, rajonale, europiane dhe ndërkombëtare në 10 vitet e fundit mbi këtë temë madhore dhe posaçërisht të negociatave të anëtarësimit. Shkrimet janë të përmbledhura, pa analiza filozofike, por duke iu referuar një ngjarjeje konkrete, bëhen analiza praktike nga këndvështrimi i një diplomati; këtu kam avantazhin e madh sepse i kam ndjekur “ këmba këmbës” si diplomat aktiv të gjitha proceset kryesore të integrimit nga viti 1990 e këtej, në Tiranë, Berlin, mbi 10 vjet në Bruksel dhe gjetkë dhe në vazhdimësi, si analist i pavarur me shumë kontakte me qarqet europiane në Bruksel ku dhe banoj këto 12 vitet e fundit.

Idetë janë të shumta, ashtu si pikpyetjet, dyshimet, hamendësimet, zhgënjimet, kritikat, gëzimet; ndër me kryesoret është  se anëtarësimi në BE është mision dhe detyrë e të gjithëve, por shumica parlamentare dhe qeveria kanë përgjegjësinë kryesore të mbarëvajtjes, sepse ato kanë në dorë “ gurin dhe arrën”. Ideja tjetër është se pavarësisht nga problemet dhe vonesat, anëtarësimi në BE mbetet alternativa më e mirë dhe se duhet të jetë  në krye të axhendës sonë politike, veçse me vepra dhe jo në letra. Ideja tjetër është se pavarësisht nga rëndësia që ka marrë gjeopolitika, vendimtare në këtë drejtim mbetet faktori i brendshëm, aty ku kemi dhe të keqen më të madhe.

Në ceremoninë e zhvilluar në sallën qendrore të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë( UMSH) kishte prani të madhe dhe nga shumë personalitete të njohura; po ashtu, Parathënien e ka shkruar një personalitet i shquar akademik si Prof. Dr. Ksenofon Krisafi, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Humane në UMSH; ai shprehet me nota tejet pozitive për librin dhe autorin. A mund të na tregoni diçka më tepër?   

Keni të drejtë. Interesi dhe vlerësimi për këtë botim të ri u shfaq qysh në ceremoninë dinjitoze me rastin e promovimit të librit që organizoi në Tiranë UMSH-ja, e moderuar nga vetë Presidenti i tij, Akademik Anastas Angjeli, Rektori, Akademik Adrian Civici dhe profesorë të tjerë të nderuar.  Në 15 vjetorin e themelimit të UMSH-së, organizimi i eventeve të kësaj natyre, për tema të tilla me peshë dhe nga autorë që punojnë pa bujë dhe zhurmë është bërë një traditë e mirëpritur e këtij Universiteti prestigjioz.

Po ashtu, më nderuan me praninë e tyre Deputetet Jorida Tabaku dhe Etilda Gjonaj, përkatësisht Kryetare dhe Nënkryetare e Komitetit Parlamentar të Integrimit, të cilat dhe përshëndetën takimin, duke evidentuar vlerat e librit.  Së bashku me to dhe ish ministrat e Jashtëm, Prof. Dr. Paskal Milo dhe Besnik Mustafaj, ish Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, Profesorët Arben Cici dhe Fatos Tarifa, Ambasadori i karrierës Dashnor Dervishi, ish ambasadorët e nderuar Maxhun Peka,  Ylljet Aliçkaj, Islam Lauka, Visho Ajazi, Kujtim Morina, drejtorë në Kuvend dhe zyrtarë të lartë të MEPJ-së, të Kryenegociatores, gazetarë, etj. Ish Ministri i Jashtëm, Prof.Dr. Paskal Milo dhe ish Ministrja e shquar e Integrimit, zonja Klajda Gjosha më nderuan me komentet e tyre vlerësuese për librin dhe ndihmesën time në diplomacinë tonë.

Për këdo por sidomos për mua është privilegj i veçantë që Parathënien  e ka «  qëndisur » një personalitet elitar i diplomacisë, botës akademike dhe të drejtës ndërkombëtare, Prof. Dr. Ksenofon Krisafi. Përvoja dhe performanca e tij e jashtëzakonshme me tregues të bollshëm cilësorë flet më shumë se gjithçka. Veç të tjerash, ekspert dhe diplomat, drejtor në MPJ, ambasador pranë OKB-së në Gjenevë, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave; në 20 vitet e fundit profesor në Universitetet e Tiranës, Luarasi, UET dhe vitet e fundit Dekan i Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Humane në Universitetin Mesdhetar, publicist dhe autor i shumë botimeve mbi aspekte «  djegëse » të brendshme dhe të  jashtme të së drejtës ndërkombëtare, etj.

Kjo simetri vlerash dhe virtytesh shtrihet kudo, kurdoherë e me këdo dhe në aspektin njerëzor e dashamirës. Profesor Krisafi gëzohet me arritjet dhe botimet e të tjerëve, madje i nxit dhe motivon miqtë e kolegët që të shkruajnë dhe nuk përton t’u dedikojë dhe Parathënie, megjithë ngarkesën e madhe që ato të sjellin. 

Ka shumë diskutime lidhur me fajet dhe përgjegjësitë e vonesave në procesin e negociatave tona me BE-në. Cili është mendimi juaj për këtë çështje?

Gjatë gjithë librit, duke filluar me historikun e BE-së, nga krijimi në vitin 1957 deri në vitin 1990 kur rregjimi monist në Tiranë ishte tërësisht në drejtimin e kundërt me BE-në, duke e cilësuar atë armikun më të madh të socializmit bashkë me SHBA-të dhe pastaj me të 10 proceset kryesore të integrimit tonë europian  del qartë me fakte, të dhëna dhe argumenta bindëse se fajtori kryesor për këto vonesa dhe dështime janë shumicat parlamentare në vendin tonë, qeveritë dhe lideret politikë. Pa përjashtuar disa difekte dhe mangësi të BE-së, sidomos vitet e fundit,  përgjegjësia e qeverisë është më e madhe në këto 10 vitet  fundit, kur fituam statusin “ kandidat” sepse ajo ka patur kohë me bollëk për të bërë përpara dhe pa asnjë pengesë nga opozita; mirëpo ato e kanë spostuar “ prapa liste” integrimin europian, pavarësisht nga deklarimet me fjalë. Shto këtu projekt – ligje dhe veprime që bien hapur ndesh me frymën dhe gërmat europiane.

Ndërkohë, krahas disa aspekteve pozitive që qeverisë, në libër nënvizohet puna dhe përkushtimi i ekipeve negociatore, ekspertëve të dikastereve të linjës, të Kuvendit për përafrimin e ligjeve tona me ato të BE-së, etj. Më erdhi mirë se ju në një shkrim tuajin kushtuar librit numrin e kaluar, i jeni referuar pohimit të Prof.Dr. Krisafi se “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit” i kushtohet dhe idealizmit, punës dhe përkushtimit të një numri të madh ekspertësh, të cilët prej shumë vitesh punojnë pa kursyer me dijet, mençurinë, vendosmërinë dhe energjitë e tyre për të realizuar një endërr, e cila vjen nga shekuj historie. 

Kohët e fundit janë shtuar kërkesat dhe thirjet për heqjen e vetos nga vendet anëtare të BE-së. Por, “siç duken bathët” kjo do të jetë e pamundur , të paktën në një të ardhme të parashikueshme. Në këto kushte, çfarë duhet bërë nga ana jonë që kjo veto të mos bëhet më pengesë për ecurinë e mëtejshme të negociatave tona?

Ajo që ne kemi në dorë pa u futur thellë në ujrat e traktateve është lehtësimi dhe thjeshtimi i këtij procesi. Konkretisht, në strategjinë e re të zgjerimit që mund të hartohet deri nga pranvera e vitit të ardhshëm, ajo çka mund të bëhet dhe me sugjerimet tona është shkurtimi dhe thjeshtimi i procedurave, duke hequr mundësinë e vetos për çdo kapitull dhe duke e lënë vetëm në fillim dhe në fund të procesit. Natyrisht që kjo nuk e përjashton mundësinë e vetos në fjalë; por gjithsesi, deri në fund të një procesi, të dyja palët kanë kohë të mjaftueshme për  trajtimin dhe zgjidhjen e një problemi të caktuar, pa trysni dhe pa shkuar puna te vetoja, që veç blokimit, ndikon keq dhe në marrëdhëniet dypalëshe në përgjithësi.

Gjithsesi, rolin vendimtar për ecurinë e negociatave tona dhe më tej nuk e ka as heqja e vetos, dhe as gjeopolitika. Ato mund të ndihmojnë, të lehtësojnë dhe të përshpejtojnë deri diku procesin, por  vendimtar mbetet faktori i brendshëm dhe kryerja me sukses e reformave tona madhore. Veçse jo në kundërshtim me frymën dhe gërmat e BE-së; me projekt – ligje  që bien ndesh me Brukselin  mund “ta hedhësh lumin për momentin” por do ngecemi dhe provim më vonë, sepse Brukseli i ka parashikuar të gjitha blloqet dhe pengesat për të thënë «  Ndal » kur del jashtë ”binarëve” europianë.

Janë shprehur ide dhe mendime dhe nga liderë të BE-së të cilët e kanë caktuar vitin 2030 si afatin e përfundimit të negociatave dhe anëtarësimin e vendeve të rajonit tonë në BE. Cili është mendimi juaj si ekspert në këtë fushë, ca më tepër kur plot 2 vjet mbas çeljes së tyre zyrtare kemi ngecur në vend?

Është e vërtetë, madje i pari e “ hapi këtë lojë”  Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel. Por pa gjetur mbështetje te të tjerët. Pa u zgjatur në këtë temë me lejoni të përsëris atë që kam përmendur përherë për këtë çështje se anëtarësimi në BE është “çështje hapash, pastaj datash”. E mira do të ishte të caktohej një datë, por siç duken bathët kjo është e pamundur dhe e parealizueshme. Përvoja e kaluar e ka përgënjeshtruar atë për shkak kryesisht të problemeve tona të brendshme, bllokimeve dhe pastaj dhe të BE-së. Afati kohor, viti 2030 është vetëm dëshirë e mirë kur sheh gjendjen se ku ndodhet secili prej vendeve të rajonit. 2030 mund të ishte i realizueshëm për Serbinë dhe Malin e Zi, të cilët janë shumë më përpara; mirëpo, Serbia duhet të zgjidhë normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen e Kosovës, pa të cilën as që mund të mendohet anëtarësimi i saj në BE. Për pasojë dhe Mali i Zi, sepse veç problemeve të saj, ato janë çift. Sa i takon Maqedonisë dhe vendit tonë, as që duhet folur për këtë afat kohor, sepse ne ende nuk kemi çelur negociatat; ca më keq akoma, as nuk dihet nëse do t’i çelin dhe të paktën këtë vit.

Meqenëse 2024 është  vit zgjedhor vendimtar në të 27 vendet e  BE-së, shanset dhe për këtë vit janë minimale, për të mos thënë të pamundura. Kjo sepse mbas  zgjedhjeve europiane të 6 – 9 Qershorit  duhen disa muaj për rinovimin e instancave të larta  drejtuese të BE-së.

Për pasojë, do të jemi më shumë në pozita pritëse. Kësisoj, vendimi i Këshillit Europian për çeljen e grup kapitujve të parë ka më shumë të ngjarë të mirret nga fundi i vitit ose në tremujorin e parë të vitit 2025. Veçse dhe atëhere, nëse do të jetë zgjidhur përfundimisht çështja Beleri, sidomos tani  mbas zgjedhjes së tij si Eurodeputet dhe Shkupi do të ketë realizuar ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga Bullgaria.  Dhe nëse nuk do të kenë dalë probleme të reja brenda vendeve tona dhe në marrëdhëniet e tyre me fqinjët; sidomos me Greqinë në rastin tonë, mbasi krahas Belerit, ku uerojmë të ketë mesazhe dhe lëvizje të tjera pozitive është dhe dosja tejet problematike e Detit, ligji i luftës e të tjera.

Ndaj, në vend të merremi me data jashtë çdo realiteti, është momenti të punojmë seriozisht për kryerjen e reformave madhore. Megjithatë, nuk ka asnjë arsye të ngadalësojmë ritmet e punës për ta shkurtuar e jo për ta zgjatur më tej këtë rrugëtim.

–Dr. Kote, ju faleminderit për intervistën!   

/Argumentum.al

© 2024 Argumentum

Related- Posts

US Secretary of State Marco Rubio speaks at the Pnyx hill, where ancient Athenians held democratic assemblies, with the ancient Parthenon temple atop the Acropolis in the background, in Athens, Greece October 7, 2026.   Mark Schiefelbein/Pool via REUTERS
Kryesore

Rubio në Athinë: Kur historia bëhet doktrinë politike

8 Tetor, 2026
Bota

Marco Rubio në Greqi: SHBA e quan Athinën shtyllë të pranisë së saj në rajon

7 Tetor, 2026
FOKUS

Komisioni Evropian përgatit BE-në për zgjerimin: Rregulla të reja për anëtarët e ardhshëm

6 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Emmanuel Macron, President of France, and his wife, Brigitte Macron, welcome German President Frank-Walter Steinmeier and his wife, Elke Buedenbender at the Elysee Palace. Photo: Bernd von Jutrczenka/dpa

Gjermania do të mbetet e përkushtuar ndaj Evropës, Steinmeier i premton Macronit

8 Tetor, 2026

Trumpi mendon se Amerika nuk mund të ekzistojë pa të

8 Tetor, 2026

Jemeni si front i rivalitetit saudito-iranian

8 Tetor, 2026
US Secretary of State Marco Rubio speaks at the Pnyx hill, where ancient Athenians held democratic assemblies, with the ancient Parthenon temple atop the Acropolis in the background, in Athens, Greece October 7, 2026.   Mark Schiefelbein/Pool via REUTERS

Rubio në Athinë: Kur historia bëhet doktrinë politike

8 Tetor, 2026

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

8 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.