Në një komunikim live në facebook Kryeministri Edi Rama ndalon grumbullimet politike si dhe paralajmëron masa të forta ndëshkuese për bizneset që nuk respektojnë distancimin social dhe rregullat për të siguruar shëndetin e qytetarëve.
Rama shpreh shqetësimin për rritjen e numrave të infektuarve me koronavirus në Shqipëri dhe e sheh si opsion jo përjashtues rimbylljen
“Nuk bëmë gabim për hapjen. Por nëse do të vazhdojmë kështu fatkeqësisht do të na duhet të rimbyllemi dhe do të duhet të përballojmë me shumfish sëkëlldinë dhe pasojat e plagëve që morëm nga mbyllja e parë. Por as në mënd nuk dua ta çoj që kjo do të ndodhë pasi jemi ende në kohë. Një mbyllje tjetër do të ishte dërrmuese për cdo familje, Shqipërinë dhe ekonominë”
Rama njofton dhe masat e rrepta
1- “Nuk do të lejojmë më asnjë lloj grumbullimi qoftë dhe politik. U them të gjithëve vazhdoni punën, liria e lëvizjes është e garantuar, por grumbullime më shumë se numri I personave të lejuar nga protokollet e sigurisë nuk do të lejohen më. Policia e shtetit do të bëjë detyrën, pa bërë asnjë dallim.Kush merr pjesë në grumbullime apo në grupime më të mëdha se sa numrat e lejuar nga protokollet e sigurisë, do penalizohet drejtpërdrejt individualisht.
2- E dyta, bizneset që nuk respektojnë protokollet e sigurisë, nuk do tolerohen më.
Duhet t’ua kujtoj të gjithëve atyre që kanë një biznes. Më vjen keq po duhet t’ua u kujtoj sepse përveç gjobave, rrezikojnë edhe heqjen e lirisë, në rast se kapen në shkelje të protokolleve, duke rrezikuar drejtpërdrejt shëndetin e njerëzve të cilëve u shërbejnë.
3- E treta, qytetarët do vijojnë të qarkullojnë lirisht, pa kufizime, pa larg qoftë autorizime të asnjë lloji, por ama edhe ata do penalizohen, nëse kapen në shkelje të rregullave por të thjeshta por shumë të bezdisshme të distancimit social në hapësirat e përbashkëta publike.