Raportohet se Mao Chenyue, një drejtueseje të lartë në Bankën Wells Fargo, i është ndaluar largimi nga Kina javët e fundit. Në përgjigje të kësaj, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Guo Jiakun, theksoi në një konferencë të rregullt për shtyp të hënën se është mësuar që znj. Mao Chenyue ishte e përfshirë në një çështje penale që po trajtohej nga pala kineze dhe se agjencitë kineze të zbatimit të ligjit kanë marrë kufizime daljeje në përputhje me ligjin.
Guo Jiakun tha se sipas ligjit kinez, çështja është nën hetim. Për momentin znj. Mao nuk mund të largohet nga Kina dhe është e detyruar të bashkëpunojë me hetimet.
“Kushdo qoftë, kinez apo i huaj, të gjithë duhet t’u përmbahen ligjeve të vendit. Gjatë hetimeve, Kina do të mbrojë të drejtat dhe interesat e tyre legjitime në përputhje me ligjin. Dua të theksoj se kjo është një çështje gjyqësore. Kina, si gjithmonë, mirëpret njerëzit nga të gjitha vendet për të udhëtuar dhe për të bërë biznes, si edhe do të mbrojë të drejtat dhe interesat e tyre në përputhje me ligjin.”/cgtn