• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
4 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Palestinës në Shqipëri z. Sami Mhanna

    Rama urdhër pushtetit vendor: Nuk ka ‘tokë e xanun’, hiqini trarët e parkimeve dhe çadrat…

    Presidenti Begaj uron 4 korrikun: Mirënjohje për miqësinë e qëndrueshme me SHBA-të

    Rama në Vlorë, kërkon shkarkime masive në bashki! 

    Rama: Ina Majko, e para përfaqësuese e komunitetit rom në qeveri, do mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë

    Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

    Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

    Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

    Rama reagon sërish ndaj Farage: Shqiptarët në MB nuk janë një statistikë për t’u shtrembëruar në emër të një teatri post-Brexit

  • SOCIALE / KULTURË

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    RMV/ Mickoski: Mendojmë për vendosjen e taksave shtesë për personat e pamartuar

    Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

    Presidentja Osmani nis konsultimet me Liderët Politikë për zgjidhjen e krizës institucionale

    Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

    Kos: BE në një mendje për zgjerim të mëtejshëm

    Plani për Rritje/ Shkupi Mikpret BE-në dhe Liderët e Ballkanit Perëndimor

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Femrat shqiptare përballë meshkujve, pagat, biznesi dhe përfaqësimi në politikë

8 Mars, 2019
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Sot është 8 marsi, që në shumë shtete festohet si dita ndërkombëtare e grave. Kjo është dita kur gratë njihen për arritjet e tyre pa marrë parasysh ndarjet, qoftë kombëtare, etnike, gjuhësore, kulturore, ekonomike apo politike. Kjo datë e ka fillesën nga aktivitetet e lëvizjeve të punës në fillim të shekullit të njëzetë në Amerikën e Veriut dhe në të gjithë Evropën, ku gratë protestuan për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Në Shqipëri, shumë gjëra kanë ndryshuar për mirë, por megjithatë, gratë vijojnë të paguhen më pak sesa burrat, janë më pak të përfaqësuara në biznes dhe në nivele drejtuese, ndërsa kanë ecur më mirë në politikë. Një lajm i mirë është se gratë në nivelet drejtuese paguhen më shumë sesa burrat.

Gratë paguhen 10.5% më pak sesa burrat, por kryesojnë në drejtim

Edhe pse mund të punojnë njësoj, gratë në Shqipëri përgjithësisht paguhen më pak sesa burrat.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, që i referohen vitit 2017, hendeku gjinor në paga është 10,5 %, çka nënkupton se në total, femrat në Shqipëri paguhen 10.5% më pak sesa burrat. Në raport me vitin e mëparshëm, kur ishte 11.4%, hendeku gjinor është reduktuar lehtë. Paga mesattare e femrave në vend është 46 mijë lekë dhe e meshkujve 51.3 mijë lekë.

Sipas INSTAT, femrat paguhen 15-30% më pak sesa meshkujt në këto profesione: Specialistë të shkencave të fizikës, matematikës dhe inxhinierisë; Punonjës në industri; Specialistë të shëndetësisë; Punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes; Specialistë ligjor, shoqëror, kulturor, të rendit dhe të tjera të ngjashme; Asistentë të specializuar të shëndetësisë etj.

Tre profesionet ku gratë paguhen 10-30% më shumë sesa burrat janë: Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë, Asistentë në administrim dhe biznes, Drejtues administrativë dhe komercialë.

Në vlerë absolute, grup profesioni ku femrat paguhen më shumë është “funksion drejtues administrativë dhe komercialë”, të cilat në vitin kishin një pagë mujore prej 156,054 lekësh, më e larta nga të gjitha profesionet e tjera, krahasuar edhe me burrat, duke i bërë gratë që i përkasin kësaj kategorie më të paguarat në vend. Kjo pagë është shumë më e lartë edhe se e meshkujve, të cilët paguhen mesatarisht 121,053 lekë  për të njëjtin profesion, apo rreth 35 mijë lekë (30% më pak) sesa femrat.

Në grup profesionin “Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara” (I dyti në listë), femrat kanë një pagë mesatare mujore prej rreth 89 mijë lekë, por që paguhen 13% më pak se meshkujt e të njëjtës kategori.

Profesioni i tretë, më i paguar për femrat është si drejtuese në shtet. Në kategorinë “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, paga mesatare e femrave është rreth 85 mijë lekë, por që mbetet 4% më e ulët sesa e meshkujve.

Profesioni ku femrat marrin shumë më pak sesa meshkujt është “Specialistë të shkencave të fizikës, matematikës dhe inxhinierisë”, ku paguhen mesatarisht rreth 60 mijë lekë në muaj, ose rreth 36 mijë lekë, ose 37% më pak sesa meshkujt (për pagat sipas profesioneve dhe diferenca femra-meshkuj shiko tabelën në fund).

Sipërmarrëset më të mëdha në vend

Monitor publikon çdo vit renditjen e sipërmarrëseve më të mëdha në vend sipas qarkullimit vjetor dhe sipas fitimeve.

Për vitin 2017, femra më e madhe sipërmarrëse në vend ishte Vilma Nushi, e cila i zuri vendin Anisa Skëndaj, e cila prej tre vitesh qëndronte në krye të listës së sipërmarrëseve femra më të mëdha, sipas qarkullimit vjetor, ka shitur aksionet që zotëronte në Info Telekom (60%), DIGICom (40%) dhe Professional Marketing Albania (30%) tek ortaku i saj, Marin Gjonaj.

Znj. Nushi, një nga sipërmarrëset e para në vend, qarkulloi në 2017-n, përmes bizneseve të saj Marketing & Distribution (M&D)  dhe 3P Life Logistic 70 milionë euro dhe fitimet arritën në rreth 3.2 milionë euro.

Në vend të dytë janë femrat e familjes Hoxha, të cilat kanë 100% të aksioneve në Top Channel, televizionit më të madh në vend sipas të ardhurave, 51% të Digitalb, dhe 49% të aksioneve të shoqërisë së përpunimit të kafesë Valtelina si dhe kanë aksione në dy biznese të tjera, Top Albania Radio dhe VGA. Në total, të ardhurat e 5 kompanive ishin 7.2 miliardë lekë (57 milionë euro), nga të cilat 73% nga Digitalb dhe 19% nga Top Channel. Sipas përqindjes përkatëse të aksioneve, fitimet e familjes Hoxha ishin 127 milionë lekë, ose rreth 1 milion euro.

Në vend të tretë është Ina Topalli, e cila zotëron 49% të Global Resource Trading, me të ardhura në 6.5 miliardë lekë.

Melika Leka, me kompaninë e përpunimit të sallamit, EHW, në 2017-n renditet e katërta ndër sipërmarrëset më të mëdha (sipërmarrësi Luan Leka, në prill 2016, kaloi një kuotë të aksioneve prej 33% te bashkëshortja, sipas deklarimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit). Që prej vitit 2016, EHW deklaron bilanc të konsoliduar, së bashku me Qafë Shtama dhe Conad Albania. Në 2017-n, xhiro e kompanisë ishte rreth 5 miliardë lekë dhe fitimet arritën në 451 milionë lekë.

Merita Sheqi është sot sipërmarrëse e kompanisë më të madhe të tregtimit të produkteve farmaceutike në vend, Rejsi Farma dhe e pesta nga kompanitë e drejtuara nga femra, e cila e ndan pronësinë me bashkëshortin. Kompania ka njohur rritje të qëndrueshme që nga 1999-a kur ka nisur aktivitetin, duke u kthyer në një model në tregun e farmaceutikës. Në vitin 2017, shoqëria kishte një qarkullim vjetor prej 3.6 miliardë lekësh, ndërsa fitimet u rritën në rreth 200 milionë lekë (rreth 1.6 milionë euro).

Sipas fitimeve, bazuar në deklarimet zyrtare në bilanc në 2017-n dhe përqindjen përkatëse të aksioneve, sipërmarrësja me fitime më të larta në vitin 2017 ishte Vilma Nushi, me rreth 3 milionë euro (para taksave).

Në vend të dytë është Arta Gurabardhi, e cila zotëron 40% të aksioneve të Abkons, me aktivitete në shërbime këshillimi, që është dhe nënkontraktor i gazsjellësit TAP. Fitimet, sipas pjesëmarrjes me aksione, ishin rreth 2.1 milionë euro, para taksave. Abkons ishte një prej kompanive më fitimprurëse në vend në 2017-n, me një normë kthimi (fitim para taksave/ardhura) prej 41%.

Gratë pronare mbizotërojnë në bizneset e vogla

Në vitin 2016, përqindja e pronareve/administratoreve gra është 26,8%, sipas INSTAT (të dhënat më të fundit të disponueshme). Përqindja e grave pronare apo administratore në ndërmarrjet e vogla (1-4 të punësuar) është më e lartë se në kategoritë e tjera.

Nga viti 2006 deri në vitin 2016, përqindja e pronareve/administratoreve gra është rritur në të gjitha kategoritë, me rritjen më të madhe në ndërmarrjet me 1-4 të punësuar.

Ndërkohë që në kategorinë e bizneseve me 5 deri në 9 punëtorë, kemi një rritje me gati dyfish të numrit të grave administratore, ose pronare në pesë vitet e fundit. Numri i pronareve gra ose administratore në bizneset me aktivitet ekonomik prodhues ka pasur rënie prej 3% në pesë vitet e fundit, ndërsa te sektori i shërbimeve është rritur me 4%.

Në 2016, sipas shpërndarjes së ndërmarrjeve me pronare apo drejtuese gra me qarqe, vëmë re se në Qarkun e Tiranës, kemi përqendrimin më të madh të ndërmarrjeve. Ndërmarrjet që zotërohen apo drejtohen nga burrat në 2016, të përqendruara më shumë në Qarkun e Tiranës sërish kanë pasur rënie nga 39,3% në 27,93%, gjithashtu ka pasur dhe një rënie rreth 3% për gratë në Qarkun e Tiranës, krahasuar me vitin 2011.

Ndërmarrjet e reja në vitin 2016 janë të përqendruara kryesisht në Tiranë. Kjo vlen si për ndërmarrjet e zotëruara apo drejtuara nga gratë, ashtu edhe nga burrat. Kukësi mbetet qarku më i ulët me ndërmarrje të reja me pronare/administratore gra për vitin 2016.

Në rritje, interesi për huatë

Sipas INSTAT, për periudhën 6-vjeçare (2011-2016) të dhënat e regjistrit të kredive të Bankës së Shqipërisë pasqyrojnë një trend rritës për kredimarrjen për të dyja gjinitë, duke ruajtur dhe diferencat pothuajse të njëjta midis tyre. Numri i grave kredimarrëse është pothuajse sa gjysma e burrave, sikurse dhe shuma mesatare e kredisë së marrë nga një grua është sa gjysma e shumës mesatare të marrë nga një burrë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë mbi numrin e kredimarrësve, kreditë e marra dhe vlera totale e tyre, sipas gjinisë, na tregojnë se gjatë vitit 2016, numri i grave kredimarrëse ka shënuar rritje, ndërsa kreditë që ato marrin duket të jenë me vlera relativisht të vogla. Burrat kredimarrës kanë pësuar një rënie gjatë 2016, por sërish ata vazhdojnë të dominojnë në numrin e kredive të marra dhe me vlera më të larta sesa gratë.

Në një tjetër raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar, gratë janë përgjithësisht më korrekte në kthimin e huave në Shqipëri, në raport me burrat.

Gratë mbizotërojnë në politikë

Nëse ka një fushë ku gratë e kanë rritur përfaqësimin e tyre, është në politikë. Në qeverinë aktuale, si asnjëherë tjetër, nga 14 ministri, tetë prej tyre drejtohen nga gratë: Olta Xhaçka (Ministër i Mbrojtjes); Belinda Balluku (Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë); Besa Shahini (Ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë); Etilda Gjonaj (Ministër i Drejtësisë); Anila Denaj (Ministër i Financave dhe Ekonomisë); Ogerta Manastirliu (Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale); Elva Margariti (Ministër i Kulturës); Elisa Spiropali (Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin). / Monitor

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Vuçiç i bën thirrje protestuesve: Mos bllokoni qytetet më 4 korrik

4 Korrik, 2025
Libya flag on map of Libya
JO VETEM LAJM

“Hija e profecisë së kobshme të Gadafit përndjek sot Evropën…”

3 Korrik, 2025
JO VETEM LAJM

Ballkani: Xhamitë si instrumente të politikës turke

3 Korrik, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Cilat do të jenë efektet e “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?

4 Korrik, 2025

Bisedë telefonike Zelensky-Trump: Diskutojnë mbrojtjen ajrore dhe prodhimin e përbashkët të dronëve në përballje me sulmet ruse

4 Korrik, 2025

RMV/ Mickoski: Mendojmë për vendosjen e taksave shtesë për personat e pamartuar

4 Korrik, 2025

Miqtë e rinj të Moskës: Talebanët dhe Koreja e Veriut brenda, Azerbajxhani dhe Armenia jashtë

4 Korrik, 2025

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Palestinës në Shqipëri z. Sami Mhanna

4 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.