• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Spiropali: Drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Më 16 shtator hapim 4 kapituj të tjerë negociatash me BE,

    Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

    Sot Seanca e Parë e Legjislaturës XI të Kuvendit

    Rama: 11 komisione të përhershme parlamentare, 4 do të drejtohen nga opozita

    Kryeministri Rama zyrtarizon emrat e kabinetit të ri qeveritar

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

    KFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

    Qeveria e Kosovës reagon pas pezullimit të dialogut strategjik: “Kosova, partner serioz i SHBA-së për paqe dhe stabilitet në rajon”

    SHBA pezullon dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, shkak deklaratat e Kryeministrit Kurti

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Editorial

Kështu nuk hyjmë, por dalim nga BE-ja!

10 Gusht, 2022
in Editorial, Highlights
A A
Share on FacebookShare on Twitter

EDITORIAL I ARGUMENTUM

Këtë rrezik potencial e dëshmojnë shumë ndodhi, afera, skandale dhe këto ditët e fundit, kur sapo  çelëm negociatat e antarësimit në BE. Atë e nxorri më shumë në pah tragjedia në Himarë kur Jonada e ndjerë, vogëlushja 7 vjeçare u masakrua në breg të detit nga një Komisar Policie me karrierë të dyshimtë. Ishte akti më i freskët makabër që tregon se çndodh kur nuk ka shtet, ose kur ai është vetëm  sa për t’u dukur, për show dhe spektakël!

Ky rast i rëndë paraqet një kompleks difektesh serioze dhe mungesë totale qeverisjeje për një vend kandidat i BE-së, që deri dje bërtiste me të madhe  se demek i kishte kryer detyrat e shtëpisë! Por që tani duket më shumë sikur po del se sa po hyn në BE!

Problemi i parë dhe i njohur madhor që u shfaq dhe pas kësaj tragjedie është sjellja dhe komunikimi publik tronditës i qeverisë dhe Shefit të saj.

Për këdo që ka jetuar jashtë në vende demokratike, nuk besoj të ketë parë e dëgjuar një kryeministër dhe qeveritarë të tjerë që vetëm sa i “mbajnë iso“ Shefit me një indiferencë, ftohtësi, arrogancë dhe megalomani të shpifur! Madje, duke e transferuar fajin dhe përgjegjësinë te “vampirët mediatikë dhe politikë“, a thua se e shkaktuan ata dhe këtë tragjedi, siç do të keqe tjetër në këtë vend!

Në një vend demokratik, dhe në ndonjë rast të sadopak të ngjashëm me tonin, se nuk ka një të tillë të dytë,  Kryeministri do të dilte me qetësi dhe me dhimbje, do të shprehte ngushëllimet për familjen; me angazhimin  qeveritar për të analizuar shkaqet dhe arsyet, personat përgjegjës dhe mospërsëritjen e rasteve të tilla në të ardhmen. Më tej, ai do të falenderonte median, shoqërinë civile dhe opozitën për kontributin në sqarimin e çështjes. Me një fjalor dhe gjuhë të zgjedhur me kujdes, me pak fjalë, pa vullgaritet, me higjienë maksimale komunikimi, në respekt e në homazh të viktimës dhe familjarëve! Fatkeqësisht Kryeministri e ka bërë mënyrë pune dhe jetese megalomaninë dhe komunikimin inatçor, me fjalor rruge, duke dhënë një shembull negativ në komunikimin publik në përgjithësi. Sepse njerëzit thonë që kur flet kështu lideri, përse të mos e imitojmë dhe ne?

Shqetësimi i dytë i madh është se tragjedia ndodhi jo se mungojnë, por se nuk zbatohen, madje shkelen “me të dyja këmbët“ ligjet e miratuara. Nuk zbatohen, sepse nuk janë hartuar dhe miratuar aktet nënligjore përkatëse, një sëmundje e lashtë e administratës sonë. Kjo e fundit kënaqet me kopjimin mekanik të një ligji nga BE-ja, por aq; zbatimi i tij lihet në mëshirë të fatit. Dallimi i parë i madh me praktikat e BE-së, ku asnjë ligj nuk miratohet pa patur bashkëlidhur aktet përkatëse nënligjore, dhe në vijim kontrollin e vazhdueshëm dhe funksionimin e administratës në të gjitha hallkat e saj nga poshtë lart!

Në fakt, këto 20 vitet e fundit, ligjet në përgjithësi  janë hartuar sipas standardeve ndërkombëtare dhe të BE-së; mirëpo, “sharra te ne has në gozhdë“ te zbatimi, për shkak dhe të mungesës së kapaciteteve të nevojshme qeverisëse dhe administrative.  Ja dhe tani, Policia e Shtetit ka ndaluar për verifikim qindra mjete lundruese, duke shkaktuar telashe të tjera në pikun e sezonit turistik. Lind pyetja: Përse nuk u bë ky kontroll në fillim të sezonit turistik, por u desh të ndodhte kjo mënxyrë?  

Mirëpo, e keqja nuk mbaron te kopimi mekanik i ligjeve dhe moszbatimi i tyre. Kohët e fundit disa ligje jetike për fatet e vendit, të promovimit të biznesit, luftës kundër informalizimit të ekonomisë, etj po hartohen dhe kërkohet të miratohen me ngut dhe  pa konsulta me BE-në, se me aktorët përkatës vendas as që bëhet fjalë! Janë ligje që formulohen mbi bazë urdhërash partiakë, pa asnjë analizë të kosto – përfitimeve dhe efekteve të dëmshme, pa dëgjuar mendimet dhe oponencën e grupeve të interesit, opozitës, etj. I tillë është projekt ligji mbi amnistinë fiskale dhe ai i legjitimizimti të kanabisit. Megjithë rezervat dhe kundërshtimet e hapura të Komisionit Europian, të dhomave të tregtisë amerikane, gjermane, turke, reagimi qeveritar ishte me arrogancë dhe thirje për të mos na diktuar vendimet tona, se demek ” kemi dhe mendimin e masës” ! Ndonëse shqetësimet kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit pandemik, krimin e organizuar, pastrimin e parave, besueshmërinë te biznesi i huaj, etj. Puna shkon deri aty sa Kryeministri t’i thotë përfaqësuesit të BE-së se ajo duhet vetëm të na ndihmojë dhe të bashkëpunojë, por jo të na tregojë se  çduhet të bëjmë! Po, zotëri, ajo ta tregon që çke me të, nëse e ke ndarë vërtet mendjen të hysh në BE! Këto, por jo vetëm, janë projekt ligje që do të kalojnë “në vrimë të gjilpërës“ europiane, me shpresë se do të tërhiqen shpejt nga qeveria, që të mos ndikojnë në vonesa të mëtejshme në procesin e negociatave.

Projekt ligji pezull mbi median është ”molla tjetër e sherrit” dhe ku qeveria duhet të vendosë përfundimisht  nëse do të ecë në korsinë e BE-së apo të forcimit të dhunës ndaj medias; siç e pamë Kryeministri arriti sa të ” dërgojë një gazetar për riedukim  për tre muaj, vetëm pse i ”prishi humorin” me një pyetje me doza ironie!

Padyshim që funksionaliteti i administratës publike do të jetë një nga aspektet e tjera më të vështira në negociatat me BE-në. Një administratë ku meritokracia dhe profesionalizmi janë “viktimat“ dhe të munguarit e mëdhenj, e tejmbushur me militantë, patronazhistë dhe grumbullues votash, ku pak kush ndihet i sigurt për promovimin dhe qëndrimin në detyrë. Për pasojë, përkohshmëria sjell papërgjegjshmëri me të këqiat e tjera rrjedhëse. Se si është katandisur administrata e tejfryrë publike, kjo nuk ka nevojë për analiza dhe statistika; mjafton të ndjekësh emisionet e përditshme investigative televizive me “male“ dosjesh dhe problemesh që askush në shtet dhe në komunë nuk u del për zot; por që fatmirësisht zgjidhen nga stafet e këtyre emisioneve!.

Nga ana tjetër, drejtësia, ndonëse trumpetohet me të madhe si e reformuar, ka shumë probleme besueshmërie ende pa filluar mirë zbatimi i saj. Ja, edhe komisari kriminel një vit më parë u shpall i pafajshëm dhe u rikthye në rradhët e policisë me rekomandime partiake. Për fat të keq, ”forca e ligjit“ e trumpetuar, praktikisht po zëvendësohet  nga “ligji i forcës“

Lista e paudhësive qeveritare vazhdon të shtohet dita ditës. Rasti kryetipik këtu është skandali i inceneratorëve që i ngjan shumë firmave piramidale. Sjellja mospërfillëse, indinjuese dhe neglizhuese e mazhorancës qeverisëse është e patolerueshme përballë qindra fakteve konkrete me emra dhe shifra. Korrupsioni domethënës është eufemizëm, se aktualisht ai është bërë ulëritës dhe nuk ka “non – grata“ që e ndalon! Asnjë prononcim nga qeveria, a thua se nuk ekziston ky skandal. Ndoshta nga frika se “mos i hapen petët lakrorit“, duke e venë dhe drejtësinë përpara një “prove zjarri“

Më tej, në një rast më konkret, ka kohë që në median e përditshme jepen të dhëna faktike mbi dyshime për korrupsion, fshehje pasurie, nepotizëm, etj të drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Ceno Klosi. Jashtë vendit do të ishte bërë nami në një rast të tillë, por jo te ne; me përjashtim të Kryeministrit i cili herën e parë doli në mbrojtje të drejtorit të tij, duke sulmuar median, edhe pse më vonë bëri një tërheqje të lehtë taktike. Ca më keq akoma, drejtori, në vend të reflektimit dhe të shpjegimeve mbi të vërtetën, siç veprohet në çdo vend të lirë europian, “hidhet në sulm“, duke i justifikuar sulmet mediatike me një gjobë që i paska vënë pronarit mediatik! Nuk na intereson në rastin konkret kjo gjobë, por nëse qëndrojnë faktet mbi drejtorin apo jo.

E njëjta gjë vlen dhe për vlerësimin e kritikave të opozitës. Por ja që atë kemi, nuk na e dhuron dot askush, tjetër! Ideja është që pavarësisht nga niveli i besueshëmrisë së një lideri të saj, për shkak të shpalljes non – grata, nëse kritikat dhe sinjalizimet e tyre qëndrojnë,  ato duhen dëgjuar dhe të merren masat për t’u korrigjuar. Dhe diçka tjetër. Pavarësisht nga shpallja e një personi  non – grata, qëndron gjithmonë parimi i shenjtë i prezumimit të pafajësisë derisa nuk është shprehur ende gjykata, madje me vendim të formës së prerë dhe të certifikuar nga Gjykata Europiane e të Drejtëve të Njeriut. Ca më tepër, kur një person është zgjedhur në mënyrë demokratike të njohur nga komuniteti ndërkombëtar.  

Me një fjalë, gjendja e opozitës shqiptare sot dhe gabimet e saj në të kaluarën, nuk ka pse të shërbejnë si alibi politike për të zhvleftësuar çdo ide dhe mendim të saj, apo ca më keq akoma mazhoranca e sotme të veprojë sipas thënies  “gjej shesh, bëj për shesh“.

Aspekti i fundit ka të bëjë me përcaktimin e gabuar dhe të rrezikshëm të Kryeministrit Rama mbi përgjegjësinë e cila, na qënkërka vetëm “ personale“! Gjëpura! Nuk e dimë se ku e ka gjetur një referencë të tillë, mbasi ajo nuk ekziston askund në Europë, as në teori dhe as në praktikë. Në çdo rast, personale është vetëm përgjegjësia penale, dmth kur del përpara drejtësisë, ku secili gjykohet sipas fajit. Përndryshe, përgjegjësia është padyshim politike dhe kolektive për gjithë lidershipin e një force  politike, në pushtet ose në opozitë. Partitë politike nuk janë OJF e as shoqata jo qeveritare që nuk vendosin firmë gjëkundi. Ato njihen me Kushtetutë për rolin e tyre dhe falë veprimtarisë së përditshme, brenda dhe jashtë vendit dhe lidhjeve të shumta, simpatisë dhe antarësimit në to i njohin ose duhet t’i njohin “me dhëmbë dhe dhëmballë“ kandidatët që propozojnë në të gjitha instancat partiake, qeveritare, bashkiake dhe parlamentare.

Pastaj, kur ke plot militantë brenda vendit, përse koopton dhe katapulton nga jashtë pa asnjë garanci?

Sido që të jetë, nëse puna shkon keq me një apo disa kanditatura, përgjegjësia është kolektive në aspektin politik dhe moral si dhe penale në aspektin personal. Kjo nuk ka të bëjë fare me praktikat moniste, por me faktin se  zgjedhësit do të thonë me të drejtë, zoti Kryetar/Kryeministër, ti na e propozove këtë kandidaturë, na e ngrite në qiell, ne të besuam dhe e votuam, ndërsa tani na vjen e na thua jo po kështu jo ashtu!!! Nëse përgjegjësia politike dhe morale do të mbetej vetëm personale, atëhere një force politike do të humbiste besueshmërinë dhe përgjegjshmërinë, dmth ADN-në e demokracisë!  

Së fundi, një përmbledhje domethënëse të  dukurive negative në fushën jetike të  ekonomisë dhe me pasoja në të gjitha drejtimet e tjera  e jep Raporti  i  Departamentit Amerikan të Shtetit mbi klimën e biznesit për vitin 2022. Një kambanë alarmi që e dëgjojnë me siguri dhe në Bruksel e gjetkë. Ai ve gishtin në një seri plagësh dhe të këqiash, ku shquhet korrupsioni galopant në të gjitha aspektet, sidomos në koncensione, tendera dhe PPP-të famëkeqe, ku konkurrenca e ndershme është bërë viktima më e madhe e këtyre plagëve që kanë kapur për zverku ekonominë dhe biznesin tonë, pikërisht tani kur vendi ka nevojë për mbështetje dhe lehtësim të barrës.  Mirëpo, me këtë gjendje të ekonomisë nuk dihet se si mund të tentosh të hysh në negociata për t’u bërë pjesë sa më shpejt pjesë e një gjigandi ekonomik si BE-ja. Gjithsesi, le të shpresojmë se me fillimin e negociatave në shtator, për Krishtlindje, nëse jo “kulaç“, të paktën të “mos hamë ndonjë kërbaç“!

/Argumentum.al

© 2022 Argumentum

Related- Posts

KOSOVA

KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

15 Shtator, 2025
KOSOVA

Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

14 Shtator, 2025
Editorial

Rotacioni, jo përrallë por domosdoshmëri demokratike!

13 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

15 Shtator, 2025

Strategjia “kokëposhtë” e Kissingerit. Iluzioni i Trumpit i cili është i destinuar me dështim

15 Shtator, 2025
The European Parliament building in Strasbourg, France with flags waving calmly celebrating peace of the Europe. July 12, 2020.

Delegacioni i BE-së viziton Shqipërinë dhe Malin e Zi për të vlerësuar përdorimin e fondeve europiane

15 Shtator, 2025

Revista “Qiushi” publikon artikullin e Xi Jinping-ut mbi nxitjen e ndërtimit të një tregu të njësuar kombëtar

15 Shtator, 2025

Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

15 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.