Prej kohësh, disa politikanë filipinas antikinezë kanë bërë një sërë komentesh e veprimesh negative në çështjet lidhur me Kinën, për interesat e tyre vetjake, duke dëmtuar interesat e Kinës dhe duke dëmtuar marrëdhëniet kino-filipinase. Qeveria kineze ka vendosmëri të fortë për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe interesat e zhvillimit të vendit. Pala kineze ka marrë vendimin për të vënë sanksione ndaj ish-senatorit filipinas Francis Tolentino, për qëndrimin e tij shumë negativ mbi çështjet lidhur me Kinën, duke e ndaluar atë që të hyjë në territorin e pjesës kontinentale të Kinës, të Hong-Kongut dhe të Makaos./cgtn