Gjatë një konference shtypi të zhvilluar nga Këshilli i Shtetit i Kinës me temë “Realizimi me cilësi të lartë i Planit të 14-të Pesëvjeçar”, një përgjegjës i Ministrisë së Tregtisë u shpreh se që prej fillimit të Planit të 14-të Pesëvjeçar, tregtia kineze është përballur me presione por ka treguar elasticitet. Tregtia e mallrave renditet në vendin e parë në botë. Eksportet dhe importet zënë mbi 14% dhe 10% të tregut ndërkombëtar. Përmasat e tregtisë së shërbimeve janë në vendin e dytë në botë. Krahas këtyre, edhe cilësia e investimeve të huaja është në rritje. Që prej fillimit të Planit të 14-të Pesëvjeçar, janë tërhequr përgjithësisht mbi 700 miliardë dollarë nga jashtë vendit.
“Invest in China” është bërë një markë e artë. Struktura për tërheqjen e investimeve është në përmirësim të vazhdueshëm. Bashkëpunimi ndërkombëtar në zinxhirët globalë të prodhimit dhe furnizimit, është në përparim të rregullt. Rritja mesatare e investimeve në tregun ndërkombëtar është mbi 5% në vit, duke u renditur në tre vendet e para në botë.
Krahas këtyre, edhe projektet në tregjet e jashtme janë në rritje të qëndrueshme. Kina dhe vendet e bashkëndërtimit të nismës “Një brez, një rrugë” kanë nënshkruar memorandume të shumta mbi bashkëpunimin në zinxhirët e prodhimit dhe furnizimit./cgtn