生态—[shēng tài]—Ekologji
Në vitin 2021, Kina shpalli “fitoren e plotë” në zhdukjen e varfërisë absolute.
Zbutja e varfërisë në mënyrë ekologjike integron mbrojtjen ekologjike me pakësimin e varfërisë, dhe promovon zhvillimin e koordinuar të zonave të varfra, duke arritur një “fitore të përbashkët” në uljen e varfërisë dhe në ndërtimin e qytetërimit ekologjik.
Koncepti “Ujërat e kthjellëta dhe malet e gjelbra janë pasuri të paçmueshme”, ose koncepti i “Dy maleve”, i paraqitur para 20 vjetëve nga Xi Jinping-u, atëherë sekretari i Komitetit të Partisë të provincës Zhejiang, ka udhëhequr dhjetëra mijë fshatra kineze në sigurimin e përfitimeve ekonomike nëpërmjet ndërtimit ekologjik.
Shimen në provincën Hunan të Kinës Qendrore dikur ishte një konte shumë e varfër, me shkretëtirëzim të rëndë prej shkëmbinjve malorë dhe mungesë të furnizimit me ushqime.
Që nga ndërtimi i një baze demonstrimi në vitin 2014, konteja Shimen ka promovuar aktivisht mbjelljen e drurit të lisit të sapunit, që është rezistent ndaj thatësirës e tokës së varfër dhe ka vlerë të lartë ekonomike.
Deri tani, 906 familje të varfra të regjistruara në konte janë shkëputur nga varfëria.
Sipërfaqja e mbjellë me këtë dru është zgjeruar në rreth 8 000 hektarë dhe vëllimi i prodhimit i ka kaluar 100 milionë juanët (rreth 14 milionë dollarë), duke formuar një zinxhir të plotë industrial që mbulon mbarështimin e fidanëve, mbjelljen, përpunimin dhe shitjen.
Në qytetin Lincang të provincës Yunnan në Kinën Jugperëndimore, sektori i arrave makadamia është zhvilluar për mbi 30 vjet. Sipërfaqja e mbjellë me këtë bimë këtu arrin në rreth 175 mijë hektarë, ndërsa prodhimi vjetor në 109 mijë tonë. Lincang-u është shndërruar tashmë në bazën më të madhe të prodhimit të arrave makadamia në botë.
Deri në vitin 2024, 2 164 mijë familje rurale në kontenë Lanxian të provincës Shanxi ishin të përfshira në sektorin e kultivimit të murrizit të detit, me të ardhura për frymë prej 4 432 juanësh dhe një vëllim të përgjithshëm prodhimi që i tejkalon 10 miliardë juanët.
Lanxian-i dikur ishte një nga zonat më të prekura nga humbja e ujit dhe tokës në provincën Shanxi. Pas krijimit të kooperativës së murrizit të detit në vitin 2017, më shumë se 5 000 familje të varfra këtu janë shkëputur nga varfëria.
Nëpërmjet kthimit të tokës bujqësore në pyll, mijëra hektarë me murriz deti janë kultivuar në Lanxian, ndërsa të ardhurat për frymë i tejkalojnë 10 000 juanët.
Zhvillimi i sektorëve ekologjikë ka përmirësuar mjedisin ekologjik në zonat e varfra, duke shtuar të ardhurat e fermerëve.
Zbutja e varfërisë në mënyrë ekologjike integron ngushtë zhvillimin e gjelbër me pakësimin e varfërisë, duke ofruar një model të përsëritshëm për rigjallërimin rural./cgtn