• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
19 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    “Shqipëria 2030 në BE”: Fjalimi i Kryeministrit Rama në hapjen e legjislaturës së re

    Miratohet programi dhe qeveria e re, opozita bllokon foltoren dhe bojkoton votimin

    Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

    Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

    Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

    Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin mbresëlënëse, të përfshihet edhe parlamenti e shoqëria civile

    Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë në vizitën e parë në Tiranë, takim me Vengun

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite çel dyert në Tiranë: Ministri Gonxhja dhe Ambasadori Hifzi nënvizojnë kulturën si urë lidhëse dhe themel të dialogut ndërkulturor

    200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

    KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

    Ruben, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në Hagë: Trajtim i pazakontë për një burrë shteti si Thaçi që u dorëzua vullnetarisht 

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Kortezi dhe sharm diplomatik! Behar në Athinë dhe Ankara! Në Ballkan apo në Bruksel? Kotori riçeli teatrin politik veror ballkanik!

16 Maj, 2024
in Kryesore, Realpolitik
A A
Share on FacebookShare on Twitter

REALPOLITIK FLASH NR. 89

 1 – 16 MAJ 2024

Me komente ndryshe mbi  5 ngjarjet kryesore diplomatike, shkurt dhe shqip, me vetëm 1.000 fjalë nga analisti i njohur,   

 DR. JORGJI KOTE

1.Kortezi dhe sharm diplomatik: Kjo u pa më 5 – 10 Maj kur Presidenti kinez Xi Jinping kreu vizitën shtetërore në Francë, Beograd dhe Budapest. Vizitë e mirëpritur me jehonë e pasqyruar dhe nga ARGUMENTUM me analiza nga ekspertë të njohur të  kësaj fushe. Ndaj këtu po theksojmë vetëm se kjo vizitë  mishëroi ” diplomacinë e sharmit dhe kortezisë“. Çka do të thotë se ishte  e qetë, miqësore, me mesazhe mirëkuptimi dhe bashkëpunimi nga të tri liderët Europianë dhe Presidenti kinez. Po, kishte dhe kritika e paralajmërime, sidomos në Paris,  por  me gjuhë të moderuar dhe të kujdesshme. Pavarësisht nga dallimet dhe diferencat jo të pakta midis BE-së, SHBA-ve  dhe Kinës, dhe më të mëdha janë interesat e tyre të përbashkëta gjeopolitike të njohura. Le ta themi troç  se pa Kinën dhe bashkëpunimin me të nuk mund të mendohet dhe të realizohen sfidat madhore të epokës. Natyrisht në këtë mes, Kina ka gjynahet  dhe problemet e veta, ashtu sikurse nuk u ka borxh vendeve perendimore për varësinë e tyre të jashtëzakonshme ekonomike dhe tregtare. Këto të fundit po ndërgjegjësohen më shumë për këtë fakt, duke korrigjuar politikat e mëparshme, veçse jo duke fajësuar me vend dhe pa vend Kinën për të kusuret dhe mëkatet e tyre.

Kjo domosdoshmëri u pasqyrua në vizitën e Presidentit kinez me ceremonialet më të larta. Mesazhet që u dhanë, dhjetra marrëveshje të nënshkruara dhe mungesa e ndonjë incidenti diplomatik bënë që të mbizotëronin kortezia, buzëqeshja dhe diplomacia kineze e sharmit. Shenjë  premtuese që natyrisht kërkon punë dhe perpjekje të vazhdueshme në të gjitha rrafshet, mundësisht me sa më pak ultimatume dhe sanksione.

2.Behar në Athinë dhe Ankara! Kjo mund të thuhet mbas vizitës dhe takimeve tejet miqësore në Ankara më 13 maj midis Presidentit Erdogan dhe Kryeministrit grek Mitsotakis. Vizita vinte mbas shumë debatesh dhe kacyfytjesh diplomatike deri në kërcënime ushtarake midis këtyre dy vendeve anëtare të NATO-s. Por dhe mbas tërmetit shkatërrimtar në Turqi, ku Greqia tregoi solidaritetin e saj dhe nëpëermjet “diplomacisë së tërmetit“ duket se i lanë pas konfliktet dhe filluan një erë e re bashkëpunimi ndërmjet tyre. Fitorja bindëse e të dy liderëve në zgjedhjet e vitit të kaluar i “vuri vulën“ frymës së re të mirëkuptimit, edhe pse problemet janë atje. Kjo dhe për shkak të sfidave të mëdha të përbashkëta me të cilat përballen të dy vendet që përfaqësojnë  krahun jugor të NATO-s në Mesdhe.

Kjo u pasqyrua qartë dhe në temat/bisedimet e zhvilluara, ku nuk pati incidente si në vitet e kaluara, por gjuhë dhe mjedis të ngrohtë dhe miqësor. Kësisoj, bashkë me beharin klimatik, midis Athinës dhe Ankarasë po lulëzon një behar politik dhe diplomatik. Shenjë e mirëpritur për Aleancën perendimore, këto  dy vende, rajonin dhe më tej.

3.Në Ballkan apo në Bruksel! Kjo është dilema më e re mbas katastrofës zgjedhore  të Lidhjes Social -Demokrate më 8 maj në Maqedoninë e Veriut. Mbas 7 vitesh në opozitë në qeveri po vijnë nacionalistët e VMRO-DPMNE-së me koalicionin shqiptar “VLEN“. Presidentja e re e zgjedhur me votë plebishitare, Gordana Svilanovska Dankova  e filloi ters ditën e betimit më 12 Maj  kur përmendi termin “Maqedonia“ pa “Veriut“ duke shkaktuar  tufan diplomatik në Athinë, Sofje dhe  Bruksel. Edhe deklarata e saj ”Në Ballkan, pastaj në Bruksel“ la shteg për dyshime, hamendësime dhe rezerva. Kjo parti ka qenë kundër marrëveshjes së Prespës dhe asaj për ndryshimet kushtetuese për pakicat bullgare. Mirëpo tani ajo ndeshet drejtpërsëdrejti me dilemën gjeopolitike, pro apo kundër, dmth a do të mbyllet Shkupi në Ballkan apo do të eci përpara drejt Brukselit, ku ka mbi 20 vjet që troket? Blokada e gjatë nga Greqia dhe dy vite nga Sofja dëshmuan se rruga europiane është e vetmja alternativë që të shpie diku. Tjetra të jep vota por të  humbet perspektivën europiane e t’i merr prapë ato vota. Le të presim dhe shpresojmë për  më të mirën.

4.Kotori  riçeli teatrin politik veror Ballkanik! Si zakonisht, dhe këtë vit më 15/16 Maj u hap sipari i atij që  e kemi quajtur ” teatri veror ballkanik” i samiteve rajonale. Këtë radhë skena u hap në Kotor, nën moderimin e qeverisë së re të Malit të Zi. Se vetëm ky vend nuk kishte bërë shfaqje të tilla. Vitet e kaluara i kemi parë këto shfaqje teatralo-politike në Shkup, Ohër, Bled, Brno, Zagreb, ndërsa tani gjeografia e tyre shtrihet më tej.

I quajmë teatro politike verore, sepse siç ka vërtetuar koha, asgjë nuk kanë sjellë në praktikë të tilla forume dhe samite të filluara këtu e 20 vite më parë. Atëhere me qëllimin e mirë që nëpërmjet kontakteve dhe niveleve më të larta të krijohej atmosfera, terreni dhe klima e  duhur rajonale  për të bërë përpara. Mirëpo, vitet e fundit, liderët e rajonit tonë siç i thonë fjalës ” java shtatë dhe dita tetë” takohen në çdo cep të rajonit dhe të botës deri në OKB. Aq sa samitet janë bërë si simitet, falë dhe garës miqësore për të mikpritur  të tilla forume. Tre vitet e fundit ato janë organizuar dhe nga BE-ja dhe Procesi i Berlinit. Kështu, Samiti më i fundit ishte në Tiranë në shkurt, si dhe pesë të tjerët kushtuar ” Paktit të Rritjes të BE-së”.

Ironia është se sa më shumë samite bëhen në rajon, Bruksel dhe gjetkë, aq më pak rezultate arrihen dhe aq më keq shkon gjendja.  Ja shihni si është katandisur dialogu Serbi – Kosovë, apo marrëdhëniet Shkup – Sofje, Tiranë – Prishtinë, problemet në Malin e Zi, ngecjen në vend të negociatave të anëtarësimit në BE dhe bindesh lehtë për këtë realitet të zymtë; për fat të keq, as prania dhe ndihmesa e emisarëve të lartë amerikanë deri te ndihmës sekretari amerikan i Shtetit O‘Brian tani në Kotor nuk kanë sjellë gjë të re, veç premtimeve, përgjërimeve dhe lutjeve  politik të tipit liturgjik.

Dhe nuk ka se si të ndodhë ndryshe kur pas kaq shumë vitesh, në rajonin tonë nuk janë hedhur ende bazat dhe themelet për krijimin e një  klime dhe atmosfere besimi dhe bashkëpunimi rajonal me vështrim nga Brukseli.

Ndaj, të gjitha shfaqjet e tjera në rajon që do të vijojnë  gjatë gjithë verës vështirë se do të sjellin diçka të re, veç turizmit politik, pijeve dhe kulinarive të shijshme rajonale. Natyrisht për liderët tanë pak relaks dhe fresk rajonal, larg telasheve dhe të nxehtit politik në vendet e tyre. 

/Argumentum.al

© 2024 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Nga Kaliningradi në Beograd: kordoni i kërcënimit euro-atlantik

18 Shtator, 2025
Kryesore

Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

17 Shtator, 2025
Kryesore

Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin mbresëlënëse, të përfshihet edhe parlamenti e shoqëria civile

16 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ministri i Jashtëm i Sirisë në Uashington, në vizitën e parë të një zyrtari të Damaskut në 25 vjet

18 Shtator, 2025

“Zapad 2025-a po farkëtohet një aleancë e re midis rusëve, amerikanëve dhe bjellorusëve?”

18 Shtator, 2025

Kosova në Zemër të Politikës Britanike: Londra Pret Debatin mbi Sigurinë e Ballkanit

18 Shtator, 2025

“Shqipëria 2030 në BE”: Fjalimi i Kryeministrit Rama në hapjen e legjislaturës së re

18 Shtator, 2025

Filmi rreth Repartit 731 të ushtrisë japoneze në Luftën e Dytë Botërore shënon rekord për të ardhurat nga biletat në ditën e parë të shfaqjes

18 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.