Edicion Special (Kinë-Europë)

Në sfondin e një situatë të trazuar ndërkombëtare, me një ekonomi botërore të  pasigurtë dhe sfidat globale në rritje, vjen turneu evropian i Presidentit të Kinës Xi Jinping.

Konkretisht trajektorja Francë-Serbi-Hungari e turneut të presidentit kinez Xi Jinping, shihet si një hap tjetër drejt rindërtimit të besimit me kontinentin, me fokus bashkëpunimin pragmatik.

Lidhjet midis Kinës dhe Bashkimit Evropian janë të ndryshme dhe kanë ndikim të madh në politikën globale, tregtinë, dhe shumë aspekte të tjera të marrëdhënieve ndërkombëtare, ndaj dhe ky tur është një mundësi për të dyja palët për të thelluar mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për të zgjeruar bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh.

Pikërisht me fokus zhvillimin e marrëdhënieve aktuale në aspektin gjeopolitik, ekonomik Kinë-Europë, ARGUMENTUM.al vjen me një Edicion Special.

Një vështrim analitik brenda turneut evropian të Xi Jinping nga pesë analistë shqiptarë, të cilët sjellin këndvështrimin e tyre mbi rëndësinë  e marrëdhënieve Kinë-Europë në përgjithësi dhe për turneun europian të  Presidentit kinez Xi Jinping në veçanti.

Një perspektivë globale mbi marrëdhëniet dypalëshe, shumëpalëshe, potencialet e bashkëpunimit dhe sfidat globale.

Në këtë kohë mundësish dhe sfidash partneriteti Kinë- Europë, tregon domosdoshmërinë për të punuar së bashku, për ta bërë botën tonë një vend më të sigurt për të jetuar.

© 2024 Argumentum. All rights reserved. The magazine “Argumentum” may not be reproduced in any form without written permission from the publisher or author.

Na Ndiqni

Edicion Special | Maj 2024

Të fundit

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist