Mijëra persona kanë vërshuar në rrugët e qytetit perëndimor të Iranit në Ahvaz për ti dhënë lamtumirën gjeneralit të vrarë nga ushtria amerikane.
Trupat e pajetë të Qasem Soleimani dhe Abu Mahdi al-Muhandis mbërritën më herët në qytet.
Një shërbim funerali për Soleimanin do të bëhet më vonë të dielën në Mashhad, në vendin e shenjtë të Faltores së Imam Reza.
Irani ka shpallur tre ditë zi kombëtare në respekt të Soleimanit, i cili konsiderohet si hero kombëtar dhe është cilësuar si dëshmor nga udhëheqja iraniane.
Komandanti ushtarak iranian Qasem Soleimani u vra të premten pas një sulmi ajror amerikan.
Irani ka premtuar se do të hakmerret lidhur me vrasjen e gjeneralit, çfarë ka nxitur thirrjet për vetëpërmbajtje nga udhëheqësit botërorë, të cilët i druhen shpërthimit të luftës në rajon.
Presidenti Trump tha se ai e urdhëroi sulmin që të ndalonte një luftë dhe jo për të niste një të tillë, siç u shpreh ai.
Uashingtoni ka mbyllur ambasadën në Bagdad dhe ka urdhëruar qytetarët amerikanë të largohen nga vendi.


“We have … targeted 52 Iranian sites (representing the 52 American hostages taken by Iran many years ago), some at a very high level & important to Iran & the Iranian culture” and “if Iran strikes any Americans, or American assets… Iran itself, WILL BE HIT VERY FAST AND VERY HARD,”