Matija Sheriç[i]
Çdo vëzhgues mesatar i politikës amerikane e di shumë mirë se presidentët janë të kufizuar në dy mandate dhe nuk mund të qëndrojnë për një kohë të pakufizuar në Shtëpinë e Bardhë. Pikërisht ky kufizim në dy mandate është një prej themeleve të demokracisë amerikane i cili bazohet në sistemin e kontrollit dhe ekuilibrit (angl. cheks and balans). Ky është parim i cili siguron që asnjëra prej degëve të pushtetit (ekzekutivi, ligjvënësi apo i drejtësisë) të mos bëhet tejet i fuqishëm. Sistemi amerikan është i ndryshëm nga një sërë antarësh të Bashkimit Europian në të cilët, individi më i fuqishëm politikisht, mund të ketë një numur të pakufizuar mandatesh.
Megjithëse në shkim të parë mund të mendohet se Donald Trampi do t’i përmbahet kushtetutës dhe nuk do të përpiqet në mënyrë legale ose jolegale të marrë një mandat të tretë, ky skenar nuk është i pamundur. Trumpi është politikan jokonvencional i cili po shkatërron shumë zakone të vendosura më parë. Në muajin gusht të vitit 2020, në një tubim parazgjedhor, tha: “Do të marrim edhe katër vite. Pastaj edhe katër vite të tjerë”. Në muajin maj të vitit 2024 nënvizoi se ka mundësi të kërkojë edhe mandatin e tretë duke përmendur Franklin Ruzveltin i cili fitoi katër mandate. Në muajin nëntor u tha antarëve republikanë Dhomës së përfaqësuesve në Kongres: “Mendoj se nuk do të kandidoj përsëri, veçse nëse ju thoni: ‘Është kaq i mirë sa duhet të gjejmë ndonjë zgjidhje’ ”. Në muajin janar të këtij viti deklaroi: “Do të jetë nder më i madh për mua që të shërbej jo një, por, dy- ose tri apo katër herë”, para se të shtonte shpejt e shpejt: “Jo, do ta kem për nder të shërbej dy herë”.
Shumë analistë janë të mendimit se Trumpi mund të përpiqet të qëndrojë në pushtet edhe pas janarit të vitit 2029, natyrisht, nëse do të ketë dëshirë. Atëbotë do të jetë 82 vjeç. Trumpi mund të përpiqet të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë për shkak të problemeve që nuk janë të vogla. Duke gjykuar nga të gjitha gjasat ditët si pensionist në pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida vështirë se mund të realizohen. Disa nga proceset gjyqësore janë hequr nga rendi i ditës sepse ai është përsëri president, por kur të mos jetë më i tillë ato mund të rihapen, sidomos nëse në pushtet vjen ndonjë president nga Partia demokrate. Sepse nuk bëhet fjalë për shkelje të vogla por të mëdha dhe serioze. Traumpi përballet me dy akuza federale, të ngritura nga prokurori Xhek Smith, të cilin e ka emëruar Ministria e drejtësisë e ShBA-ve. Akuza e parë është për organizimin e komplotit në mënyrë që të përmbyste rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, ndërsa akuza e dytë ka të bëjë me mbajtjen në mënyrë të paligjshme të dokumentave sekrete. Krahas kësaj, është në pikëyetje çfarë tjetër mund të bëjë tjetër Trumpi gjatë mandatit aktual. Ka mundësi që të tërheqë drejt vetes probleme të tjera më ligjin. Të gjithë e kanë më se të qartë se është më mirë të mbrohesh duke qënë pozitat e pushtetit ekzekutiv.
Rëndësia e amendamentit nr. 22
Amendamenti nr. 22 i Kushtetutës amerikane është miratuar në vitin 1951 dhe pengon që një person të zgjidhet si president tri herë nëpërmjet zgjedhjeve. Amendamenti është pak a shumë i qartë: “Asnjë person nuk duhet të zgjidhet në detyrën e presidentit më shumë se dy herë, as cilido person që ka kryer detyrën e presidentit, ose ka vepruar si president më shumë se dy vite në mandatin në të cilin një person tjetër që është zgjedhur si president nuk mund të zgjidhet në detyrën e presidentit më shumnë se një herë”. Mesazhi është i qartë. Ai që ka marrër dy herë mandatin e presidentit nëopërmjet zgjedhjeve nuk mund t’a bëjë një gjë të tillë për herë të tretë. Në këtë rast nuk ka rënësi nëse bëhet fjalë për mandate të njëpasnjëshme apo të ndara. Sipas kësaj, Trumpi nuk mund të zgjidhet tri herë si president.
Pjesa e dytë e frazës së amendamentit nr. 22 drejtohet për nga personi i cili, duke qënë president, promovohet në pozicionin e presidentet në rast të vdekjes, impiçment-it ose dorëheqjes së eprorit të tij. Një person i tillë, nëse ka kryer detyrën e presidentit në një kohë prej dy vitesh, mund të kandidojë dy herë për postin e presidentit. Nga ana tjetër, nëse ka qënë në funksionin e presidentit më shumë se dy vite, atëherë mund të kandidojë vetëm një herë. Me një fjalë, askush nuk mund të qëndrojë si president më shumë se dhjetë vite.
Janë të mundur dy shembuj të ndryshëm Harry Truman dhe Lyndon Johnson. Harri Trumani kreu funksionin e presidentit pas vdekjes së Ruzvletit në muajin prill të vitit 1945 deri në janar të vitit 1949 dhe më tej akoma edhe katër vite si president i zgjedhur. Sipas amendamentit nr. 22 nuk duhej të kishte të drejtë të kandidonte edhe një herë në zgjedhje. Për këtë Trumani i’u përmbajt amendametit nr. 22 të miratuar në vitin 1951 që nuk kishte të bënte me te. Nga ana tjetër, Lyndon Johnsoni pas vdekjes së Xhon Kenedit në vitin 1963 kreu për një vit funksionin e presdientit të përkohëshëm dhe kishte të drejtë të kandidonte për president në vitin 1964 dhe në vitin 1968. Herën e dytë, në vitin 1968, nuk e bëri një gjë të tillë për shkak të rejtingut të dobët që ishte pasojë e luftës së Vjetnamit.
Karta e zëvendëspresidentit
Megjithëse Trumpi në këto kondita nuk mund të kandidojë për president për herë të tretë, ndoshta mund të bëhet president nëpërmjet funksionit të zëvendëspresidentit. Në fund të fundit, amendamenti i sipërcituar nr. 22 thotë se një preson nuk mund të zgjidhet tri herë si president, por askund nuk pengon mënyrat e aredhjes në këtë funksion. Megjithatë, ekzistojnë pështjellime juridike. Në përputhje me amendamentin nr. 22 Trumpi mund të bëhej president nëse është duke kryer funskionin e zëvendëspresidentit dhe eprori i tij heq dorë. Nëse p.sh. J.D.Vance ose ndonjë bashkëpuntor tjetër i Trumpit kandidon në zgjedhjet e vitit 2028, mund t’a emërojë Trumpin si zëvendëspresident dhe pas dy vitesh, në muajin janar të vitit 2031 t’i dorëzojë Trumpit postin e presidentit. Sipas amendamentit nr. 22, Trumpi në këtë rast do të mund t’a kryente funksionin e presidentit për dy vite, pra deri në janar të vitit 2033. Dhe kaq do të ishte. Nëse J.D.Vance ose ndonjë pulen tjetër i Trumpit do të fitonte zgjedhjet në vitin 2032 dhe do të përpiqej t’ia lëshonte Trumpit postin e presdientit në 2033 ose në vitin 2035 kjo nuk do të kishte lidhje me amendamentin 22. Përkëmbimi president – zëvendëspresident tashmë është konstatuar në Rusi kur Dimitrij Medvedevi i’a ruajti mandatin Vladimir Putinit, sepse nuk lejoheshin tre mandate të njëpasnjëshëm.
Problemi amendamentit nr. 12
Megjithatë ekziston edhe amnedamenti nr. 12 i Kushtetutës së vitit 1804 i cili rrëzon skenarin e mësipërm. Në këtë amendament nënvizohet se: “Asnjë person i papërshtatshëm sipas kushtetutës për funksionin e presidentti, nuk i përmbush kushtet për postin e zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara”. Sipas kësaj, meqënëse Trumpi nuk është i përshtatshëm sipas kushtetutës për të qënë president nuk mund të jetë as zëvendëspresident. Është interesante të vëmë në dukje se kushtetuta amerikane nuk ka vënë kufizime për numurin e mandateve të zevëndëspresidentit. Është e qartë se ekzistojë paqartësi rreth amendamenteve 22 dhe 12 gjë të cilën mund t’a zgjidhë Gjykata e Lartë e ShBA-ve. Duke patur parasysh se Trumpi në atë post ka emëruar gjyqtarë konservatorë dhe është e mundur të emërojë të tjerë deri në fund të mandatit, nuk do të ishte befasuese që të jepeshin vendime në favor të tij. Gjykata e Lartë e ka bërë këtë në vitin 2024, kur e lejoi Trumpin të kandidojë në zgjedhje megjithëse ishte i akuzuar për kryengritje (sulmi në Capitol Hill me 6 janar 2021), ndërsa amendamenti 14 në një frazë të tij thekson se askush që është i akuzuar për kryengritje nuk mund të kryejë funksione federale.
Karta e linjës së trashëgimisë
Përveç funksionit të zëvendësresidentit, Trumpi mund të ngrihet në postin e presidentit edhe nëpërmjet linjës së trashëgimisë së përcaktuar sipas ligjit presidencial mbi suksesionin në vitin 1947. Sipas këtij ligji, nëse presidenti dhe zëvendëspresidenti japin njëkohësisht dorëheqjen, presidencën e merr personi pasardhës në linjën e suksesionit. Personi i parë është kryesuesi i Dhomës në përfaqësuesve në Kongres, pastaj vjen kryesuesi i përkohëshëm i Senatit, sekretari i shtetit etj. Ka mundësi që Trumpi pas largimit nga pushteti në vitin 2029 të bëhet kryesues i Dhomës së përfaqësuesve në mënyrë që më vonë t’a detyronte presidentin dhe zëvendëspresdientin në një moment të japin dorëheqjen në mënyrë që ai të bëhet përsëri drejtues. Megjithatë, problemi me amendamentin nr. 22 mbetet.
Shfuqizimi i amnedamentit nr. 22
Një prej obsioneve të cilit mund t’i drejtohet Trumpi në mënyrë që gjithçka të jetë në kuadër të ligjit është rrëzimi i amendamentit nr. 22. Kjo nuk do të ishte hera e parë që një amendament kushtetutes tërhiqet. Për hir të së vërtetës kjo ka ndodhur vetëm një herë në vitin 1933, kur u miratua amendamenti nr. 21 nëpërmjet të cilit tërhiqej amendamenti nr. 18, i cili ndalonte prodhimin dhe shpërndarjen e alkoolit. Nuk është e lehtë të tërhiqet një amendament i kushtetuetës. Kjo është ideuar me qëllim që të mbrohet demokracia. Procedura është e ndërlikuar. Duhet të miratohet amendamenti i 28 që të hiqet ai nr. 22.
Mënyra e parë është ajo sipas së cilës dy të tretat e përfaqësuesve në të dy dhomat e Kongresit të mbështesin amendamentin e propozuar. Mënyra e dytë është ajo sipas së cilës dy të tretat e shteteve federale (34 nga 50) të thërrasin Konventën kushtetuese në mënyrë që të propozohet amendamenti. Si në njërin skenar ashtue dhe në tjetrin në fund të fundit dy të tretat e shteteve federative (38 nga 50) duhet të ratifikojnë amendamentin e propozuar. Për shkak të procedurës së ndërlikuar që nga viti 1992 nuk është miratuar asnjë amendament i ri. Ky skenar është pak i mundshëm sepse republikanët nuk kanë shumicën prej dy të tretash në asnjërën prej dhomave të Kongresit as kanë kontroll mbi dy të tretat e shteteve federale. Momentalisht republikanët kanë kontroll ligjvënës në 28 nga 50 shtete, ndërkohë që u nevojiten më së paku 38.
Mënyra jodemokratike
Mënyrat e përshkruara më sipër janë mënyra legale, megjithëse të diskutueshme, për të arritur deri te një mandat i tretë në Shtëpinë e Bardhë. Trumpi mund të përpiqet të arrijë te ky mandat i diskutueshëm edhe nëpërmjet mënyrash jolegale, dhe skenarë të tillë ka mjaftueshëm. Më e thjeshta do të ishte të kandidonte në mënyrën më normale në fushatën zgjedhore partiake në vitin 2028. Nëse Partia republikane qëndron me të gjitha forcat pas tij shtrohet pyetja se çfarë do të vendosnin në këtë rast gjykatësit e Gjykatës së lartë. A do t’i përmbahen ligjit, apo do të bënin lëshime para vullnetit të popullit? Ka mundësi që juristët e Trumpit të përpiqen të diskutojnë thelbin e amendamentit nr. 22 ose nr. 12 me intepretimin se kufizimi ka të bëjë me dy mandate të njëpasnjëshëm, gjë të cilën tashmë e ka intepretuar Steve Bannon, dhe që është thjesht gënjeshtër. Por ka mundësi që juristët të përpiqen të gjejnë ndonjë mënyrë tjetër në lidhje me amendamentet e diskutueshëm duke luajtur me kartën e gabimit procedurial ose me të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur cilin dëshirojnë. Një gjë të tillë kanë bërë dhe bëjnë akoma diktatorët në mbarë botën që nga Amerika latine deri në Azi.
Donald Trumpi do të mund të përpiqet të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë edhe pas mbarimit të mandatit në vitin 2029 edhe nëpërmjet vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme e cila mund të ishte pasojë e luftës, katastrofe nbatyrore apo pandemije. Gjendja e jashtëzakonshme do të sillte shtyrjen e zgjedhjeve. Duke marrë parasysh të gjitha, nuk ka dyshim se Trumpi, madje edhe nëse e lëshon pushtetin me qetësi në vitin 2029, do të përpiqet të sigurojë vazhdimin e ndikimit të tij nëpërmjet bashkëpuntorëve brenda lëvizjës MAGA, por edhe nëpërmjet dinastisë Trump. Heret apo vonë në të ardhmen ndonjë antar i familjes Trump do të përpiqet të hyjë në Shtëpinë e Bardhë.
[i] https://www.geopolitika.news/analize/treci-trumpov-mandat-scenarij-koji-nije-nemoguc/
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA