Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi dhe ai belg i Punëve të Jashtme Hadja Lahbib inauguruan së bashku të enjten ambasadën e re belge në Pekin. Ceremonia u ndoq nga kryeministri belg, Alexander De Croo.
Wang, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, përcolli urimet e tij në emër të qeverisë kineze për hapjen e ambasadës së re.
Ai tha se në kulturën kineze, një rezidencë e re sjell një atmosferë të re, e cila është edhe ajo që Kina pret nga marrëdhëniet Kinë-Belgjikë dhe Kinë-Evropë.
Shpresohet që ambasada belge në Kinë të vazhdojë të luajë rolin e saj si një urë lidhëse dhe të japë kontribute të reja për rritjen e mirëkuptimit të ndërsjellë, zgjerimin e shkëmbimeve dhe thellimin e bashkëpunimit midis Kinës dhe Belgjikës, si dhe midis Kinës dhe BE-së.
Në fjalimet e De Croo dhe Lahbib, ata thanë se hapja e ambasadës së re belge pasqyron vullnetin e sinqertë të Belgjikës për të thelluar marrëdhëniet me Kinën. Belgjika është e gatshme të marrë presidencën e rradhës të BE-së si një mundësi për të forcuar dialogun dhe bashkëpunimin me Kinën në fusha të ndryshme, vunë në dukje ata.