Ministri i Jashtëm Wang Yi zhvilloi bisedime të hënën në Pekin me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë Gordan Grlic Radman.
Më ftesë të Wang Li, Radman do të zhvillojë një vizitë në Kinë në datat 20 – 22 korrik.
Ky vit shënon 20 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve të partneritetit gjithëpërfshirës bashkëpunues midis dy vendeve.
Gjatë bisedimeve, Wang tha se Kina shpreson që të dy palët do të vazhdojnë të ruajnë frymën e hapjes dhe përfitimit të ndërsjellë, si edhe do të punojnë së bashku për të arritur një progres të ri në marrëdhëniet dypalëshe./cgtn