• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
7 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

  • POLITIKË

    Korçë, inaugurohet godina e re e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë

    Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

    Bushati takon Sekretarin amerikan: Rubio pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

    Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Palestinës në Shqipëri z. Sami Mhanna

    Rama urdhër pushtetit vendor: Nuk ka ‘tokë e xanun’, hiqini trarët e parkimeve dhe çadrat…

    Presidenti Begaj uron 4 korrikun: Mirënjohje për miqësinë e qëndrueshme me SHBA-të

    Rama në Vlorë, kërkon shkarkime masive në bashki! 

    Rama: Ina Majko, e para përfaqësuese e komunitetit rom në qeveri, do mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë

    Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

  • SOCIALE / KULTURË

    ”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Sveçla: Numri nga i cili erdhi kërcënimi me bombë në Kuvend lidhet me Ratko Mlladiçin

    RMV/ Mickoski: Mendojmë për vendosjen e taksave shtesë për personat e pamartuar

    Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

    Presidentja Osmani nis konsultimet me Liderët Politikë për zgjidhjen e krizës institucionale

    Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

    Kos: BE në një mendje për zgjerim të mëtejshëm

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Moto e diplomacisë: mbrojtja e interesave thelbësore të Kinës, krijimi i një lloji të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare

12 Mars, 2023
in Bota
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Genc Mlloja

Si gjithnjë ngjarje të mëdha sikurse janë punimet e Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP) dhe të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK) kanë qenë tema e ditës për popullin kinez, por edhe për mbarë opinionin publik ndërkombëtar sepse krahas paraqitjes së udhëheqjes së re të institucioneve shtetërore janë shqyrtuar arritjet e mëparshme dhe janë parashtruar objektivat e reja të zhvillimit në të gjitha aspektet të Republikës Popullore të Kinës ku vend të veçantë, krahas ekonomisë, ka zënë politika e jashtme e një prej fuqive më të mëdha në botë. Hapat e reja që do të marrë diplomacia kineze në këtë fazë të re rritje të zhvillimit të vendit përkundrejt një situate ndërkombëtare më të turbullt se kurrë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe ndryshimeve thelbësore të papara që prej një shekulli, janë të një rëndësie madhore për shumë arsye por për më kryesoren: shmangien e acarimit të mëtejshëm të saj që mbart të gjitha rreziqet potenciale për të marrë dimensione panbotërore.

Ministri i Jashtëm kinez Qin Gang në konferencë shtypi(Foto:VCG)

Ministri i Jashtëm kinez Qin Gang në konferencë shtypi(Foto:VCG)

Dhe një konferencë shtypi e Ministrit të Jashtëm Qin Gang e mbajtur më 7 mars në Qendrën e Shtypit të Sesionit të Parë të legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare hodhi dritë mbi shumë çështje të politikës së jashtme dhe të marrëdhënieve me jashtë të Kinës me një pjesëmarrje të gjërë të medias kineze dhe asaj të huaj e cila, për faktin që zgjati rreth dy orë, dëshmon se interesi kalonte çdo parashikim.

Që në krye të herës shefi i diplomacisë kineze u deklaroi gazetarëve dhe analistëve e nëpërmjet tyre botës mbarë se ndërsa njerëzimi po kalon ndryshime të mëdha të papara në një shekull, Kina do të vazhdojë të ndjekë politikën e jashtme të pavarur të paqes dhe do të vazhdojë të zbatojë strategjinë reciproke të dobishme të hapjes. Ai rikonfirmoi se Kina do të jetë gjithmonë një ndërtuese e paqes botërore, një kontribuuese në zhvillimin global dhe një mbrojtëse e rendit ndërkombëtar.

Një risi për këtë vit u shpall që në fillim të bashkëbisedimit me median se puna kryesore diplomatike më 2023 do të drejtohet nga diplomacia e kryetarit të shtetit, veçanërisht në Samitin e Krerëve të Shtetit “Kinë+5 vendet e Azisë Qendrore” dhe Forumin e 3-të të Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Nismën “Një brez, një rrugë”.

Gang theksoi se diplomacia kineze ka si qëllim për të mbrojtur interesat thelbësore të vendit dhe për të kundërshtuar me vendosmëri hegjemonizmin e çdo forme, mendësinë e Luftës së Ftohtë, kundërvënien në kampe dhe frenimin e shtypjen. E nga ana tjetër, Kina do të zhvillojë marrëdhëniet e partneritetit dhe do të nxitë bashkërendimin e shkëmbimet, duke zhvilluar bashkëpunim miqësor me vendet e ndryshme.

Sikurse do të diskutojmë edhe më poshtë, politika e jashtme dhe diplomacia do të jenë në veprim në harmoni jo vetëm kundrejt zhvillimeve ndërkombëtare por çfarë është më kryesorja do të veprojnë në një hap sinkron me fazën e re të zhvillimit në përputhje me objektivin e hopit të ri të modernizimit kinez, kur sikurse u theksua në raportin e qeverisë paraqitur nga kryeministrit Li Keqiang, synohet një rritje ekonomike minimalisht 5 deri në 5.5%. Të gjitha përpjekjet do të fokusohen në këtë objektiv ndërsa parashikimet e zhvillimit ekonomik në shumë vende të zhvilluara janë të zymta. Udhëheqja kineze tregoi largpamësinë e saj në veprime të guximshme të peshuara mirë për t’iu përshtatur vështirësive të mëdha në shkallë botërore gjatë dy viteve të fundit si pasojë e pandemisë dhe më pas luftës në Ukrainë, duke e drejtuar ekonominë në ujëra të qeta pa konvulsione, që kanë mbërthyen shumë ekonomi të zhvilluara perëndimore.

Foto:VCG

Foto:VCG

Duke folur konkretisht për misionin e diplomacisë kryediplomati kinez parashtroi disa nga piketat themelore të veprimtarisë diplomatike, që janë parime udhëheqëse të përcaktuara nga Kongresi i 20-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës, ndër të cilat spikasin mbrojtja e interesave themelore të Kinës, kundërshtimi me vendosmëri i çdo forme të hegjemonizmit dhe politikës së forcës, mentalitetit të Luftës së Ftohtë, konfrontimit të bazuar në kampe dhe veprimet për të frenuar zhvillimin e vendeve të tjera. E mbi të gjitha qëndron mbrojtja me vendosmëri e sovranitetit, sigurisë dhe interesave të zhvillimit të Kinës. Nga ana tjetër, në stadin e tanishëm do të ndërtohen partneritetet të gjera të Kinës duke ndjekur koordinimin dhe ndërveprimet e shëndosha midis vendeve të mëdha. Pekini do të kërkojë miqësi dhe bashkëpunim me vende të tjera dhe do të promovojë një lloj të ri marrëdhëniesh ndërkombëtare dhe tërheq vëmendjen synimi për të bërë gjithnjë e më shumë miq të rinj por duke forcuar lidhjet me të vjetrit.

Si kampione e paqes dhe stabilitetit në botë dhe kontribuuese në zhvillimin global dhe një mbrojtëse e palëkundur e rendit ndërkombëtar, Kina nuk i ka kursyer përpjekjet e sinqerta për të ndërmjetësuar në zgjidhjen paqësore të konflikteve midis vendeve të ndryshme. Një provë e fundit e suksesit të diplomacisë kineze në këtë drejtim është marrëveshja midis Arabisë Saudite dhe Iranit e ndërmjetësuar nga Kina për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike të prera prej tyre që në fillim të vitit 2016.

Kina, Irani dhe Arabia Saudite publikuan një deklaratë të përbashkët më 10 mars, sipas të cilës Irani dhe Arabia Saudite kishin rënë dakord të rivendosnin marrëdhëniet diplomatike dhe të rihapnin ambasadat brenda dy muajve pas negociatave në Pekin.

Sipas një deklarate të publikuar në faqen elektronike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, delegacioni i Arabisë Saudite, i kryesuar nga Dr. Musaad bin Mohammed Al-Aiban, Ministër Shteti, anëtar i Këshillit të Ministrave dhe Këshilltar i Sigurisë Kombëtare dhe delegacioni i Iranit, i kryesuar nga Admirali Ali Shamkhani, sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Republikës Islamike të Iranit, zhvilluan bisedime në Pekin nga 6 deri më 10 mars. Anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe drejtori i Zyrës së Komisionit Qendror për Punët e Jashtme të PKK-së, Wang Yi zhvilloi bisedime përkatësisht me të dy delegacionet dhe kryesoi ceremonitë e hapjes dhe mbylljes të bisedimeve, thuhet në deklaratë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Me përpjekjet e përbashkëta të të gjitha palëve, bisedimet mes Arabisë Saudite dhe Iranit në Pekin dhanë rezultate të rëndësishme, theksohet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Kinës. Ajo gjithashtu vuri në dukje se Kina nuk synon asnjë interes egoist në Lindjen e Mesme. “Ne respektojmë statusin e vendeve të Lindjes së Mesme si zotër të këtij rajoni dhe kundërshtojmë konkurrencën gjeopolitike në këtë rajon”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se Kina nuk ka ndërmend dhe nuk do të kërkojë të mbushë një të ashtuquajtur hapësirë boshe ose të krijojë qarqe të vogla ekskluzive atje.

“Kjo është një fitore për dialogun, një fitore për paqen”, tha Wang Yi, duke shtuar se ky është një “lajm i rëndësishëm i mirë” për botën e sotme të trazuar dhe dërgon një sinjal të qartë.

Në këtë kontekst është garanci rikonfirmimi se Kina do të ndjek multilateralizmin si rrugë përpara dhe do të promovojë ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin. Po kështu diplomacia kineze do të promovojë një demokraci më të madhe në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe do ta bëjë qeverisjen globale më të drejtë dhe më të barabartë. Ngjall interes zotimi që Kina do të ofrojë më shumë njohuri dhe zgjidhje kineze më të mira për të ndihmuar vendet e tjera në përballimin e sfidave të përbashkëta të njerëzimit. E nuk janë të pakta fushat e ndarjes së përvojës si për shembull mësimet nga fitoret më jetike më të fundit, konkretisht çrrënjosja e varfërisë në një vend më popullsi prej 1.4 miliard njerëzish, që është edhe realizmi i njërit prej objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) të OKB-së deri më 2030, si dhe ngadhënjimi mbi murtajën kovidiane në një kohë rekord.

Në këtë botë, e cila po bëhet gjithnjë e më e ndërvarur qasja e fuqisë së dytë më të madhe ekonomike në botë, veçanërisht në kushtet aktuale, ndaj hapjes dhe zhvillimit me cilësi dhe standard të lartë është një objektiv tjetër i Kinës e cila, sikurse deklaroi ministria, do të kundërshtojë vendosjen e sanksioneve të njëanshme dhe do të mbështesë një ekonomi botërore të hapur dhe gjithëpërfshirëse, duke gjeneruar mundësi të reja për botën me zhvillimin e ri kinez. Një qëndrim i tillë e bën Kinën akoma më shumë një kontribuuese të sinqertë dhe të besueshme në luftën e sotme për mbijetesë të njerëzimit, duke ngushtuar hendekun midis vendeve të pasura dhe atyre të varfra. Sot kur gati një e katërta e popullsisë së botës (23 për qind) vuan nga uria veprime të tilla janë mëse të mirëpritura.

Foto:VCG

Foto:VCG

Duke folur lidhur me rolin e Kinës për forcimin e përmirësimin e qeverisjes globale në kuadër të Iniciativës së Zhvillimit Global dhe Iniciativës së Sigurisë Globale të paraqitura nga Presidenti Xi Jinping, të cilave u shtohen disa të tjera ndër të cilat nisma “Një brez, një rrugë”, Ministri i Jashtëm Qin Gang tha se mesazhi thelbësor i këtyre nismave është se vendet janë të ndërvarura, njerëzimi ka një të ardhme të përbashkët dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkohet për bashkëpunim. “Me solidaritet dhe bashkëpunim, ne mund të mposhtim COVID-in, të adresojmë ndryshimet klimatike, të trajtojmë deficitin në paqe, siguri, zhvillim dhe qeverisje dhe të ndërtojmë një botë të hapur, gjithëpërfshirëse, të pastër dhe të bukur me paqe të qëndrueshme, siguri universale dhe prosperitet të përbashkët” ai tha.

E për të folur konkretisht nisma “Një brez, një rrugë” e lançuar dhjetë vjet më pare e ka rritur shkallën e investimeve në gati një trilion dollarë dhe ka formuar më shumë se 3.000 projekte bashkëpunimi. Në vendet përgjatë “Një brez, një rrugë” janë krijuar 420. 000 vende pune, janë nxjerrë pothuajse 40 milionë vetë nga varfëria dhe është hapur rruga për zhvillimin e përbashkët. Gang bëri të ditur se Kina do të zhvillojë forumin e tretë të nivelit të lartë të bashkëpunimit ndërkombëtar për “Një brez, një rrugë” këtë vit.

Duke prekur aspektin e qeverisjes globale Gang tha se kjo iniciativë duhet të promovohet në përputhje me ligjin dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare të parashikuara në Kartën e OKB-së; barazia dhe drejtësia duhet të ruhen ndërsa hegjemonizmi dhe interesat egoiste duhet të refuzohen; solidariteti duhet mbrojtur ndërsa ndarja dhe konfrontimi duhet të braktisen. Shefi kinez i diplomacisë vuri në dukje se vendet në zhvillim përbëjnë më shumë se 80 për qind të popullsisë globale dhe më shumë se 70 për qind të rritjes ekonomike globale dhe njerëzit në vendet në zhvillim kanë të drejtë për një jetë më të mirë, për përfaqësim më të madh dhe një zë më të lartë në çështjet ndërkombëtare.

Duke folur konkretisht për marrëdhëniet e Kinës me disa fuqi të mëdha në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve të ndryshëm tërheq vëmendjen se moto e diplomacisë kineze është forcimi i miqësisë së hapur dhe të sinqertë, duke përjashtuar krijimin e blloqeve ekskluzive dhe duke u udhëhequr nga multipolariteti, demokraci më e madhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, që sipas Kinës garantojnë balancën dhe stabilitetin strategjik dhe shmangin rrëshqitjen e botës më tej drejt destabilizimit.

Kështu lidhur me marrëdhëniet kino-ruse Gang tha se të dy vendet kanë gjetur një rrugë të marrëdhënieve me vendet kryesore, duke shfaqur besim strategjik dhe fqinjësi të mirë, duke vendosur një shembull të mirë për një lloj të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare. “Marrëdhëniet Kinë-Rusi janë të bazuara mbi jo aleanca dhe jo ballafaqim dhe ata nuk drejtohen ndaj një pale të tretë”, ai tha.

Foto:VCG

Foto:VCG

Lidhur me marrëdhëniet me SHBA kryediplomati kinez tha se Kina do të vazhdojë të ndjekë parimet e parashtruara nga Presidenti Xi Jinping, përkatësisht respektin e ndërsjellë, bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin fitues për të ndjekur një marrëdhënie të shëndoshë dhe të qëndrueshme kino-amerikane. “Shpresojmë që qeveria amerikane të dëgjojë thirrjet e dy popujve, të çlirojë ankthin e saj strategjik të “kërcënimit të inflacionit”, të braktisë mentalitetin e Luftës së Ftohtë me shumën zero dhe të refuzojë të rrëmbehet nga “korrektësia politike”. Shpresojmë që Shtetet e Bashkuara të respektojnë angazhimet e tyre dhe të punojnë me Kinën për të eksploruar mënyrën e duhur për t’u marrë vesh me njëri-tjetrin në dobi të të dy vendeve dhe të gjithë botës”, tha ai.

“Separatizmi për pavarësinë e Tajvanit është po aq i papajtueshëm me paqen dhe stabilitetin e ngushticës së Tajvanit sa zjarri me ujin. Për paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit, kërcënimi i tij i vërtetë janë forcat separatiste për pavarësinë e Tajvanit, spiranca e tij e fortë është parimi i një Kine dhe kornizat e tij të vërteta janë tre komunikatat e përbashkëta Kinë-SHBA. Trajtimi i gabuar i çështjes së Tajvanit do të lëkundë vetë themelin e marrëdhënieve Kinë-SHBA. Nëse Shtetet e Bashkuara me të vërtetë presin një ngushticë paqësore të Tajvanit, duhet të ndalojnë frenimin e Kinës duke shfrytëzuar çështjen e Tajvanit, të kthehen në parimin themelor të një Kine, të respektojnë angazhimin e saj politik ndaj Kinës dhe të kundërshtojnë dhe të parandalojnë pa mëdyshje pavarësinë e Tajvanit”, theksoi Ministri i Jashtëm.

Kina publikoi rreth dy javë më pare qëndrimin e saj për zgjidhjen politike të krizës në Ukrainë, që ofronte 12 propozime, duke përfshirë respektimin e sovranitetit të të gjitha vendeve, braktisjen e mentalitetit të Luftës së Ftohtë, ndërprerjen e armiqësive dhe rifillimin e bisedimeve të paqes, dhe qëndrimi kryesor është nxitja e bisedimeve për paqe.

Megjithatë, sikurse vuri në dukje Gang, për fat të keq, përpjekjet për bisedimet e paqes janë minuar vazhdimisht. “Duket se ekziston “një dorë e padukshme” që vepron për zvarritjen dhe përshkallëzimin e konfliktit, duke e përdorur krizën e Ukrainës për t’i shërbyer agjendave të caktuara gjeopolitike”.

Duke ndjekur qëndrimin e saj konsekuent Kina rikonfirmoi se e shikon Bashkimin Europian si një partner të gjithanshëm strategjik dhe shpreson se Europa, duke patur krizën e dhimbshme të Ukrainës në mëndje, do të realizojë me të vërtetë autonominë strategjike dhe paqen dhe stabilitetin afatgjatë.

“Ne do të punojmë me Evropën për të mbështetur multilateralizmin e vërtetë dhe ti përmbahemi respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit fitues. Ne dëshirojmë të punojmë me Europën për të kapërcyer përçarjet dhe sfidat, të vazhdojmë të thellojmë partneritetin gjithëpërfshirës strategjik Kinë-BE dhe të sjellim më shumë stabilitet, siguri dhe energji pozitive në një botë ndryshimi dhe çrregullimi”, tha Gang

Foto:VCG

Foto:VCG

.

Dëshiroj ta mbyll me një citim të Ministrit të Jashtëm Qin Gang, që përçon, sipas mendimit tim, optimizmin, vitalitetin e pashtershëm dhe vendosmërinë titanike të të gjithë kombit kinez, duke përfshirë brezin e ri, për të ecur përpara drejt qendrës së skenës botërore, ku roli dhe puna e palodhur e diplomacisë janë promotorë, që zëri i Kinës të dëgjohet lart e më lart në botë. “Për të realizuar përtëritjen e madhe të kombit kinez dhe për të ndërtuar një komunitet me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin, të rinjtë duhet të ecin përpara me guxim dhe këmbëngulje. Ndërsa modernizimi perëndimor është preludi i modernizimit të njerëzimit, zhvillimi dhe përparimi i vendeve në zhvillim, përfshirë Kinën, është një simfoni. Kinezët e rinj mund të kompozojnë pjesën më emocionuese dhe më të bukur të kësaj simfonie duke rendur pa u lodhur për realizimin e ëndrrave”./CRI

Related- Posts

Bota

Lufta e Izraelit në Gaza mund të shkaktojë pasoja globale, paralajmëron ministri turk në samitin e BRICS

7 Korrik, 2025
Bota

Ministri rus i Transportit gjendet i vdekur disa orë pasi u shkarkua nga Putini

7 Korrik, 2025
Bota

A po heqë dorë SHBA nga Ukraina?

7 Korrik, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Lufta e Izraelit në Gaza mund të shkaktojë pasoja globale, paralajmëron ministri turk në samitin e BRICS

7 Korrik, 2025

Ministri rus i Transportit gjendet i vdekur disa orë pasi u shkarkua nga Putini

7 Korrik, 2025

Miku nga Serbia

7 Korrik, 2025

“Mbi kultin e individit të Stalinit”

7 Korrik, 2025

Presidenti Xi Jinping i përgjigjet letrës së delegacionit të shkëmbimeve kulturore rinore të ShBA-së që vizitoi Kinën

7 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.