• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
14 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË
    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Më 16 shtator hapim 4 kapituj të tjerë negociatash me BE,

    Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

    Sot Seanca e Parë e Legjislaturës XI të Kuvendit

    Rama: 11 komisione të përhershme parlamentare, 4 do të drejtohen nga opozita

    Kryeministri Rama zyrtarizon emrat e kabinetit të ri qeveritar

    Sulmet e 11 shtatorit, Begaj: Solidaritet i plotë me popullin dhe institucionet e SHBA

    Presidenti Begaj dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia

    Rama: Transferimi i njohurive dhe teknologjia, dy aleatët në procesin e integrimit në BE

    Kryeministri Edi Rama njofton paketën e re ligjore për Reformën Territoriale

  • SOCIALE / KULTURË

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

    Diaspora, ura jonë me botën. Myzafere Alija nderohet me çmimin “Ambasadore e Paqes”

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

    KFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

    Qeveria e Kosovës reagon pas pezullimit të dialogut strategjik: “Kosova, partner serioz i SHBA-së për paqe dhe stabilitet në rajon”

    SHBA pezullon dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, shkak deklaratat e Kryeministrit Kurti

    Maqedonia e Veriut shënon 34-vjetorin e Pavarësisë

    Albin Kurti propozohet për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Odë për rininë dhe të ardhmen

28 Dhjetor, 2024
in JO VETEM LAJM, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Boshko Jakishiç–[i]

Duan, patriotikisht, të qëndrojnë në vendin e tyre në të cilin drejtësia do të rrënjoset në të vërtetën, e vaditur me këmbënguljen dhe të lulëzojë në urtësi. Duan një shtet të denjë për të qëndruar e jetuar.

Të gjithë u befasuan. Të përshkruar si apolitikë, të painteresuar për shoqërinë dhe të mbushur me pragmatizëm, të rinjtë e lëkundën tektonikisht Serbinë duke treguar se dëshirojnë një shoqëri të shëndoshë, të drejtë dhe të ndjeshme, e cila me forcën e dialogut të thellë të rikthejnë besimin e humbur në shoqërinë e tjetërsuar dhe të ndarë.

Treguan se janë krejt ndryshe nga sa kemi pas menduar. E njihkan më mirë kohën në të cilën jetojnë dhe hynë me kurajo në botën e të rriturve. Ndjehen të rëndësishëm, meqënëse shohin se zëri i tyre vlen. Duan, patriotikisht, të qëndrojnë në vendin e tyre në të cilin drejtësia do të rrënjoset në të vërtetën, e vaditur me këmbënguljen dhe lulëzojë në urtësi. Duan një shtet të denjë për të qëndruar e jetuar.

Nisi me një mainfestim fisnik solidariteti dhe empatije, ritualin spiritual të larjes kolektive të mëkatëve “15 minuta heshtje” për 15 viktima në Novi Sad. Në një tekst prej katër pikash kërkojnë të vërtetën, drejtësinë, ndërgjegjen, ndershmërinë, njerzillëkun, por edhe ndëshkimin e përgjegjësve për rënien e tarracës dhe të atyre që u dërguan t’i rrahin. Të rinjtë e më shumë se 60 fakulteteve dhe nxënës të shkollave të mesme të dhjetra gjimnazeve dhe shkollave të mesme vendosën të bojkotojnë mësimimet gjë që, për nga masiviteti, nuk është parë që në vitin 1968 apo në vitin 1996.

Studentët janë si puna e atyre xhudistëve të mirë. Fuqinë e kundërshtarit e shndërrojnë në forcën e tyre. Ofrojnë të zgjidhen ato gjëra që ne nuk arritëm ne t’i zgjidhim. Nuk duan të rriten si të përunjur dhe të dëgjueshëm. Kërkojnë që ligji të vlejë për të gjithë. Shtrojnë rrugën dhe i japim kuptim jetëve të gjeneratave që nuk arritën ta krijonin një shoqëri të tillë. Prandaj edhe na zgjuan.

Një pjesë e mirë e të vjetërve, të zhytur në apati, frikë dhe mosveprim, ndjehen të turpëruar, por krenarë për gjeneratën Z e cila po i trashëgon.

Gjenerata që u rrit me lodra ka një mënyrë tjetër të menduari. Detekton më lehtë sfidat dhe përcakton strategjitë. Vendimet studentët i shpallin nëpërmjet një debati demokratik. Ekziston vendosmëri, por ka edhe zemërim nga ai i gjeneratave të vjetra. Janë të arësyeshëm dhe të mirëorganizuar.

Më duhet t’a pranoj se kam mbetur i mrekulluar duke dëgjuar sesi studentët e vitit të parë, madje edhe nxënësit e shkollave të mesme, shpallin qartë çfarë mendojnë dhe çfarë kërkojnë. Duket se shumica e tyre kanë mbaruar shkollën për retorikë. Gjë që ndoshta ka shpjegimin e saj: kur besoni thellësisht në diçka, kur nuk mendoni nëse fjalët tuaja mund t’i shkaktojnë dëm dikujt atje lartë sipër jush, atëherë mendimi është më i kthjellët, i arësyeshëm dhe komunikativ.

Mund të jenë idealistë, dhe them se duhet të jenë, por kërkesa e tyre, thënë me zë të lartë për drejtësi dhe të vërtetën është e pathyeshme. Ndërsa kritikojnë pushtetin dhe korrupsionin e gjithanshëm që është inkorporuar edhe në atë tarracën e Novi Sadit, nuk sillen si partiakë sepse e dinë mirë se ku të shpie kjo. Nuk lejuan t’u bashkohen opozitarët të vetëdijshëm se pastaj në drejtim të tyre do të vinin të shara dhe akuza nga ato që konfeksionon pushteti për rivalët politikë. Autenticiteti i protestave në këtë rast do të diskretitohej dhe ata vetë do të diskretitoheshin me lehtësi.

E anashkalojnë Aleksandër Vuçiçin dhe thonë se me atë nuk kanë çfarë të bisedojnë me të. Kërkesat e tyre janë jashtë kompetencave kushtetuese të presidentit. U drejtohen institucioneve të cilëve u bëjnë thirrje dhe i ftojnë t’a bëjë punën e tyre ndershmërisht dhe në mënyrë të paanshme. Kërkojnë që sistemi të funksionojë – ose të zhvishet plotësisht në tokën e potemtkinëve, dhe jo institucione të pavarura që janë shndërruar në kazerma të rregjimit.

Tingëllon politike? Edhe po, por të rinjtë nuk janë shkatërrues, por arkitektë të një shoqërie më të drejtë dhe më të mirë. Duan t’a bëjnë të tyren politikën e tëhuajsuar. Pikërisht për këtë fituan edhe kaq shumë mbështetje. Prandaj edhe njerëzit vrapojnë t’ua lehtësojën jetën në bllokadë. Ngashnjimi i rebelimit të tyre dinjitoz ka një sinqeritet të pastër, në thënien se vendi që po zhytet thellë moralisht edhe përkundër rritjes së PBB-së, duhet ndrequr nga ana sistematike. 

Pushteti ka shtangur. U gjend në disharmoni me gjeneratën e re. E ndjen se po e humb forcën tërheqëse të rinisë. Për herë të parë përballet me kërkesa për drejtësi dhe të vërtetën të cilat asnjë menaxhment krisë nuk mund t’i kundërshtojë.

Të rinjtë ofrojnë shanset që të kthehet besimi te politika, por pushteti, në vend që të hapë dialog në mënyrë që të gjendet një përgjigje se si dhe përse lindi ky rebelim, mbështetet në arsenalin konvencional dhe endet nëpër sirtarët e vjetër. Përpiqet për gjithçka në mënyrë që të evitojë përgjegjësinë.

Nuk pati represion, ose ishte minimal, por pati “represion përfaqësuesish” – kapuçonë të paguar – aktivistë dhe “kalimtarë të rastit të veshur civilë” nervozë të cilët u turrën me automjete në drejtim të grumbullimeve të përditëshme përkujtimore për 15, dhe pas tragjedisë në shkollën zagrebase, për 16 viktima. Skema plasi kur në opinionin publik u zbuluan udhëzimet zyrtare të zyrtarëve të Partisë përparimtare sesi të provokoheshin demonstrantët.

Nuk patën sukses as truket e konsumuara të KGB-së sovjetike dhe UDBA-s jugosllave mbi “komplotin nga jashtë”. Shumë veta nga pushteti me siguri po ziejnë nga zemërimi të pafuqishëm që studentët nuk po mund të futen në kuadrin mbi “luftën hibride:, apo armikun e jashtëm. I përbuzin duke u thënë se u kanë marrë mendtë shërbimet informative nga Kroacia dhe nga Kosova të cilët, thjesht për zili, duan të shkatërrojnë “shtetin më të begatë të Ballkanit Perëndimor”. Korrupsioni sistematik nuk është shpikje nga jashtë as e “revolucioneve me ngjyrë”, por pushteti pezullon nga puna të punësuarit që marrin pjesë në komemoracione.

Presidenti, i mësuar ta blejë besnikërinë, po përpiqet t’i pacifikojë studentët me premtime mbi kreditë e lira për banesa. Të rinjtë i përgjigjen shkurt: drejtësia dhe dinjiteti nuk shiten me subvencione. Nuk duan dhurata nga danajtë. Punonjësve të arsimit që janë në grevë Vuçiçi u ofron paga më të mëdha të cilat as që ekzistonin. Nuk i ecën që nuk i ecën. Atëherë në përpjekjen manipulative për blerjen e heshtjes i dërgon nxënësit e shkollave të mesme në pushimet e parakohëshme dimërore. Fëmijët i përgjigjen: do të shkojmë nëpër shkolla.

Janë përmbushur të gjithë kërkesat, pohon pushteti. Nuk janë përmbushur, përgjigjen studentët të cilët e dinë mirë se çfarë kanë kërkuar dhe çfarë kanë marrë.

Pushteti, i mësuar që t’i kundërvihet lehtë opozitës memece, të shantazhojë gjeneratën e prindërve, para studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme është i çarmatosur. Rebelimi i panjollë studentor është ngjitës. I’u bashkoheën punonjësit e arsimit, shkrimtarët dhe aktorët, pensionistët. Madje edhe “delinjtë”- tifozët e Crvena Zvezdës, më të dashurit e presidentit- paralajmërojnë të mos preken studentët.

Gjithnjë e më i fosilizuar në fodullëk, pushteti nëpërmjet propagandistëve urdhëron të heshtet për solidaritetin që është përhapur në tërë rajonin që nga Rijeka, Zagrebi, Ljubljana, Shkupi, Podgorica, Cetinja dhe Mitrovica e Kosovës. Ose për këngëtaren Severina e cila këndoi një këngë në mbështetje të stuentëve në Serbi.

Presidenti vazhdon të rekrutojë kundërshtarë: shan me të madhe rektorët, prokurorët dhe gjykatësit. Nuk i vlen më as televizioni shtetëror RTS. Nuk e hyjnë në sy më të gjithë ata që e dëgjojnë verbërisht. Nëse vazhdon kështu, për shkak të dëshirës maksimale për kontroll totalitar, do të mbetet edhe pa popullin. E për atë zot edhe pa gardën pretoriane të cilët kanë për t’a braktisur si minjtë anijen e tij.

“Le të na mbajnë predikime, mua kjo nuk më intereson” e përcaktoi presidenti qëndrimin e tij në një rast në marsin e këtij viti, por politika e futjes së kokës në rërë nuk ka zgjidhur kurrë asgjë. Nëse pushteti mendon të bllokojë bllokadën, gabohet rëndë. Nëse beson se do t’i vinë në ndihmë servilët e tabliodëve të cilët i përshkruajnë studentët se talebanë dhe i emërtojnë “të dhunshëm, pedofilë dhe gangsterë” dhe “halabakë shkatrrimtarë” të lidhur me opozitën, gabohet akoma më rëndë. Fakti që Patriarku nuk i dha bekimin rinisë serbe, vërtetoi afërsinë e Kishës me rregjimin.

Formati që përdor pushteti është vjetëruar tashmë. Ka shumë simptoma që të detyrojnë të mendosh se çfarë duhet bërë. Do të ishte më e mençur të pyeste veten përse është shënjestër e kritikës, përse prodhon zemërim dhe të mos akuzojë të ardhmen e këtij vendi.

Presidenti ofron bisedime. Për studentët nuk kanë rëndësi bisedimet, por gatishmëria për ndryshime. Të rinjtë ndoshta ndokujt mund t’i duken naivë, por ata tërë jetën e tyre të deritanishme e kanë kaluar në një sistem të këtillë. E dekodojnë shumë lehtë. Hipokrizija nuk ecën te ata.

Serbia zbuloi freskinë e mendjes së shëndetshme rinore. Ata sot po mbajnë leksione. E pranoj se u’a kam lakmi. Në kohën time ishte diçka tejet e rrallë të ndodhte diçka e tillë për herë të parë. Por ja ku ndodhi të dielën në sheshin “Sllavija” të Beogradit. Kurrë nuk kam qënë në grumbullim me kaq shumë njerëz dhe me kaq shumë heshtje. Kjo energji fisnike dhe joagresive pothuajse brenda natës më ktheu optizmnin. Nderimet e mia!

Thonë se ekzistojnë vende të zhvilluara, vende në zhvillim e sipër dhe vende me prapambetje në zhvillim. Le të krijojmë mundësinë që ata nesër të largojnë pengesat për zhvillim. Tani e dimë çfarë fëmijësh kemi. Ky është vetëm fillimi. Do ta mbajmë mend kush heshti, porositin studentët që na dërguan kartolinën më të bukur për Vitin e Ri 2025.

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

[i] https://www.oslobodjenje.ba/dosjei/kolumne/oda-mladosti-i-buducnosti-1008296/

Related- Posts

Warszawa, 30.08.2019. Flagi Polski i NATO w siedzibie Ministerstwa Obrony Narodowej, 30 bm. w Warszawie. (al/doro) PAP/Andrzej Lange
JO VETEM LAJM

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon sulmin rus me dronë në territorin polak

13 Shtator, 2025
JO VETEM LAJM

KFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

12 Shtator, 2025
JO VETEM LAJM

SHBA pezullon dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, shkak deklaratat e Kryeministrit Kurti

12 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump talks to the press on the South Lawn of the White House, in Washington, U.S., September 7, 2025. REUTERS/Annabelle Gordon/File Photo

Trump: Vendet e NATO-s të ndalojnë blerjen e naftës ruse

13 Shtator, 2025

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës i përgjigjet gazetarëve mbi bisedimet Kinë-SHBA në Spanjë

13 Shtator, 2025

Pasioni për investimet në Kinë

13 Shtator, 2025

Rotacioni, jo përrallë por domosdoshmëri demokratike!

13 Shtator, 2025

Çfarë nënkupton sulmi izraelit në Katar për Iranin dhe rajonin?

13 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.