Partia Komuniste e Kinës (PKK) kishte më shumë se 100.27 milionë anëtarë në fund të vitit 2024, me një rritje prej gati 1.09 milionësh nga viti 2023, sipas një raporti të publikuar të hënën në prag të 104-vjetorit të themelimit të Partisë.
Anëtarësia e PKK-së është zgjeruar vazhdimisht, struktura e saj vazhdon të përmirësohet dhe organizatat e Partisë në nivel bazë po forcohen, thuhet në raportin nga Departamenti i Organizimit i Komitetit Qendror të PKK-së.
PKK-ja kishte 5.25 milionë organizata-bazë në fund të vitit 2024, me një rritje prej 74 000 krahasuar me vitin pararendës.
Foto nga VCG
PKK-ja vazhdon të ushtrojë vetëmbikëqyrjen e vetëqeverisjen duke ruajtur frymën e reformës dhe duke zbatuar standarde të rrepta. Ajo është përqendruar në forcimin e organizatave-bazë dhe në edukimin e një ekipi anëtarësh të Partisë që u përmbahen standardeve më të larta, duke ofruar mbështetje organizative për shndërrimin e Kinës në një vend të fortë dhe duke realizuar rigjallërimin kombëtar nëpërmjet modernizimit kinez.
Të dhënat e raportit tregojnë se mbi 2.13 milionë anëtarë iu shtuan PKK-së vjet. Prej tyre, 52.6 për qind ishin nga radhët e para të punës e prodhimit, 54.4 për qind kishin diploma të ciklit të ulët të kolegjit ose më lart, dhe 83.7 për qind ishin të moshës 35 vjeç ose më të rinj. Përbërja e anëtarësisë së partisë vazhdoi të kishte ndryshime pozitive. Raporti vëren se rreth 57.79 milionë anëtarë të Partisë, ose 57.6 për qind e anëtarësisë së përgjithshme, kishin diploma të ciklit të ulët të kolegjit ose më lart në fund të vitit 2024 – 1.4 pikë përqindjeje më shumë se në vitin pararendës.
Foto nga VCG
Deri në fund të vitit të kaluar, PKK-ja kishte gati 31 milionë anëtare femra, që përbënin 30.9 për qind të anëtarësisë së përgjithshme, 0.5 pikë përqindjeje më shumë se në vitin 2023. Përqindja e anëtarëve nga pakicat kombëtare mbeti në 7.7 për qind. Punëtorët dhe fermerët përbënin rreth 33 për qind të të gjithë anëtarëve të PKK-së./cgtn