Zoran Meter[i]
- Shumë veta këtyre ditëve të fundit mund të pyesin përse vendet e fuqishme arabe dhe Turqia nuk reagojnë më ashpër në lidhje me ndërhyrjen brutale izraelite në Gaza? Përse arabët thjesht nuk shpallin ndalimin e eksportit të naftës së tyre nëpër botë për një kohë të caktuar derisa Izraeli të qetësohet, sepse një gjë e tillë do t’a detyronte edhe Uashingtonin t’i bënte presion qeverisë izraelite ta bënte një gjë të tillë.
- Me sulmin në Iran, ShBA-të morën në dorë përsëri iniciativën globale strategjike dhe janë ata që e detyrojnë Kinën dhe Rusinë t’u adoptohen lëvizjeve të tyre, domethënë të gjejnë një përgjigje për to. Ky është gjithmonë një pozicion më i përshtatshëm sepse mundëson zhvillimin e pozitave tuaja strategjike dhe bllokimin e atyre të të tjerëve. Por nuk është gjithçka kaq e thjeshtë.
Me siguri Egjypti, ndër vendet arabe, është një prej partnerëve më të mëdhenj të amerikanëve në rajonin e Lindjes së Afërt (e para pa dyshim është Jordania). Megjithatë, pas ardhjes në pushtet të presidentit Abdollah Fattah al-Sisi, pas puçit ushtarak me të cilin u përmbys presidenti afatshkurtër dhe kreu i lëvizjes së atëhershme islamike radikale “Vëllazëria Muslimane” (e cila më vonë u ndalua me ligj në Egjypt) Mohamed Morsi i cili erdhi në pushtet nëpërmjet zgjedhjeve të vitit 2012, të cilave u parapriu revolucioni i njohur “Pranvera arabe”, nëpërmjet të cilt u përmbys presidenti afatgjatë Hosni Mubarak – raportet mes Kajros dhe Uashingtonit janë bërë shumë më të matura.
Al-Sisi inicoi një diversifikim të ri të politikës së jashtme egjyptiane, vendosi përsëri marrëdhënie të mira politike, tregtare dhe raporte investuese me Rusinë (Rusia po u ndërton atyre centralin e parë bërthamor në afërsi të qytetit mesdhetar të Aleksanderisë), përfshirë edhe bashkëpunimin tekniko-ushtarak, megjithëse ShBA-të vazhdojnë të jenë financuesi më i madh i egjyptianëve si dhe furnizuesi me armë. Pa para natyrisht nuk mund të bëhet një gjë e tillë, sidomos në kushtet e gjendjes tejet të ndërlikuar ekonomike në Egjypt në dhjetëvjeçarin e kaluar.
Egjypti dhe Turqia pothuajse luftuan mes tyre
Gjithashtu Egjypti i përmirësoi marrëdhëniet e tij me Iranin të cilat deri atëherë ishin shumë të këqija dhe rënduese për raportet në rajon, ndërsa njëkohësisht, pothuajse i ndëpreu marrëdhëniet diplomatike me Turqinë duke patur parasysh se presidenti i atjeshëm Rexhep Tayyip Erdogani kishte patur raporte shumë miqësore më presidentin e përmbysur (e më vonë të dënuar me burgim ku edhe vdiq pak kohë më pas) dhe e urrente Sisin për atë që kishte bërë.
Erdogani nuk i’a fali kurrë një gjë të tillë Al Sisit dhe as e pranoi pushtetin e tij. Sepse, përveç faktit që Turqia, dhe Erdogani personalisht, (sëbashku me Katarin) është shteti që mbështet më shumë në thelbin e saj lëvizjen panislamike (jo panarabe) radikale. Vëllazëria Muslimane, nëpërmjet së cilës Erdogani u përpoq të rikthente lavdinë e vjetër të Perandorisë së fuqishme të dikurshme Otomane në shumë territore arabe (përshirë edhe Egjyptin, Sirinë dhe Irakun), Morsi u rrëzua me puç ushtarak të organizuar në drejtimin e Al Sisit i cili atëbotë ishte marshall i ushtrisë egjyptiane.
Pas puçit u shpallën zgjedhjet presidenciale në të cilat ish marshalli fitoi bindshëm, ndërsa marrëdhëniet mes Kajros dhe Ankarasë i reduktuan pothuajse në zero. Pa patur frikë se mos gabojmë, mund të themi lirisht se ndoshta të dy shtetet edhe do të kishin luftuar mes tyre, por mbizotëroi fakti se që të dy vendet kishin ushtri të mëdha dhe të fuqishme. (Ajo egjyptiane është definitivisht më e fuqishmja ndër të gjithë vendet arabe, ndërsa Turqia, meqënse është vend antar i NATO-s, kjo e fundit kurrë nuk do t’ia jepte “amen-in” e saj sikur edhe të deshte, e kësisoj në këtë aventurë do të kishte mbetur pa mbështetjen e NATO-a gjë që ishte rrugë e garantuar për ferr reciprok mes dy vendeve).
Pra, “i shtërnguar në qoshe të ringut”, Erdogani vitet e fundit inicoi i pari normalizimin e marrëdhënieve me Egjyptin (ishte e pari që i shkatërroi e kësisoj i takonte atij t’a bënte hapin e parë, kështu personalisht shkoi për vizitë zyrtare në Kajro – dhe anasjelltas, më vonë Sisi shkoi në Ankara). Nuk është se kjo ndodhi për shkak se shpërtheu miqësia personale mes këtyre udhëheqësve të vendeve të mëdha dhe popujve të mëdhenj, por ekskluzivisht për shkak të situatës gjithnjë e më të ndërlikuar rajonale dhe globale gjeopolitike – sepse, sikurse edhe ndodh zakonisht, mes cilado shteteve në botë kurrë nuk ka miqësi afatgjatë dhe të garantuar, ekzisotjnë vetëm interesat kombëtare.
Ky përshkrim i zgjeruar i pamjes së Egjyptit bashkëkohor ishte i nevojshëm për të kuptuar më mirë lajmin tashmë të njohur nga të gjithë dhe i cili ka të bëjë me temën më të rëndësishme aktuale, atë të Lindjes së Afërt, tema e sulmit amerikan mbi Iranin.
Dënim i kujdesshëm i sulmit amerikan nga Kajro
Të dielën Egjypti shprehu “shqetësimin e thellë” për shkak të ngjarjeve më të fundit në Iran pas sulmeve amerikane ne objektet bërhamore në atë vend – lajmëroi media arabe Asharq Al-Awsat. Dënoi përshkallëzimin në rritje, duke paralajmëruar pasojat e tij serioze për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe rajonale. Megjithëse kjo deklaratë e punëve të jashtme nuk i referohej ShBA-ve, një burim diplomatik egjyptian tha për median saudite: “Nuk nevojitet të shpjegojmë atë që dihet mirë. Deklarata e Ministrisë së punëve të jashtme dënoi përshkallëzimin pas bombardimit. Të gjithë e dinë se Egjypti kishte parasysh veprimet e Uashingtonit dhe jo të të tjerëve”.
Në deklaratën e cila erdhi pasiqë ShBA-të herët në mëngjez të dielën sulmuan tre impiante bërthamore iraniane ne Fordow, Natanza dhe Isfahan, Egjypti pohoi hedhjen poshtë të çfarëdo shkelje të Kartës së OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare, duke theksuar nevojën e respektitmit të sovranitetit të shteteve. Gjithashtu paralajmëroi përsëri për rreziqet nëse situarta rrëshqet më tej në kaos dhe tensione.
Dr. Amr Shobaki, ekspert në Qendrës Al-Ahram për studime politike dhe strategjike, tha se Egjypit ka një aleancë të fortë me ShBA-të. Megjithatë, kohët e fundit janë shfaqur tensione pasiqë presidenti amerikan Donald Trump këmbënguli që Egjypti duhet të pranojë palestinezët e zhvendosir nga Rripi i Gazës. Të shtunën në darkë, presidenti egjyptian Abdel Fattah al-Sisi në një bisedë telefonike me kolegun e tij iranian Masoud Pazeshekian, informoi presidencën egjyptiane, Sisi shprehu hedhjen poshtë nga ana e Egjypiti të përshkallëzimit Izraelit me Iranin.
Dënimi i Izraelit
Në ndryshim nga ShBA-të, së cilës vendet arabe i’a kanë frikën (natyrisht me arësye), për herë të parë u vërejt se ka ndryshuar raporti i tyre ndaj Izraelit, pas operacionit të përgjakshëm në Gaza i cili zgjat që prej nëj viti e gjysëm.
Në nivelin e retorikës vendet arabe për herë të parë pothuajse njëzëri dhe me ashpërsi dënuan veprimet e Izraelit. Për më shumë, iniciuan propozime të ndryshme për rezoluta antiizraelite në OKB (si ajo për njohjen e shtetit palestinez e cila në fund edhe u miratua duke shkaktuar kësisoj tërbimin e Izraelit, por jo në vendin kryesor – në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për shkak të vetos amerikane) dhe pezulluan me një afat të papërcatkuar zbatimin e të ashtuquajturave Marrëveshje të Abrahamit. Nëpërmjet tyre Izraeli që nga periudha e fundit e administratës së parë të Donald Trumpit dhe me ndërmjetësin e tij nisi procesin e vendosjes së marrëdhënieve me vendet kyçe arabe. Megjithatë, në këtë proces mbeti prapa vendi krysor arab – Arabia Saudite, gjë që është kyçe dhe të cilin Izraeli e dëshiron më shumë se gjithçka (kujtoj se Egjypti, i ka vendosur raportet me Izarelin që në vitin e kahershëm 1978 nëpërmjet Marërveshjes Camp Davidit me ndërmjetësinë e presidentit amerikan të atëhershëm Jimmy Carter). Operacioni izraelit në Gaza solli atë që Riadi stopoi çfarëdo përpjekje të mëtejshme në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes për njohje të ndërsejlltë, për më shumë – kushtëzoi njohjen Irzaelit edhe vendosjen e shtetit Palestinez.
Pas Iranit e kanë radhën shtetet e fuqishme arabe
Kohët e fundit, por edhe më përpara që nga ndërhryrja izraelite në Gaza, shumë veta shtrojnë pyetjen përse vendet e fuqishme arabe dhe Turqia nuk reagojnë më ashpër kundër Izarelit? Madhësia e tyre në numur, domethënë mbifuqia demografike në raport me Izraelin, madje te disa të tjerë edhe fuqia e madhe ushtarake (Turqia, Egjypit), sipas mendimit të tyre mund t’a mundësonte një gjë të tillë. Përse arabët thjesht nuk shpallin ndalimin e eksportit të naftës së tyre për njëfarë kohe derisa Izareli të qetësohet, sepse kjo gjoja do t’a detyronte Uashingtonin të bënte presion ndaj qeverisë izraelite që të ndalonte atë që po bën etj. Për më shumë, madje edhe Turqia, presidenti i së cilës paraqitet tejet i ashpër kundër Izraelit dhe Kryeministrit të tij Benjamin Netanjahu ende mundëson furnizimin e Izraelit me naftën azerbejxhanase nëpërmjet naftasjellësit nëpër Turqi drejt Izraelit. Thelbi i pyetjeve të këtilla reduktohet kryesisht në atë që ata që i bëjnë (dhe rregullisht nuk harrojnë të japin menjëherë përgjigjet e tyre) i thjeshtëzojnë ato shumë, me një hipokrizi të tejskajshme – para së gjithash me dëshirën e verbër për para.
Nëse abstragojmë faktin se Izraeli zotëron armën bërthamore (megjithëse vërtetime reale dhe pohim nga ana e Izraelit për një gjë të tillë nuk ka, por supozohet, me arësye, mes tjerash që ai është edhe një prej katër vendeve të cilët, në ndryshim nga Irani nuk janë nënshkruese të Marrëveshjes për mospërhapjen e armëve bërthamore), gjë që është gjithsesi një faktor me rëndësi, përgjigja që mund të jap unë në këtë rast nuk reduktohet vetëm në verbërinë për para, megjithëse edhe ky element është i pranishëm! Por kurrsesi jo aq dominues ose vendimtar për qëndrimin oportunist të shteteve të Lindjes së Afërt të cilat kanë njëfarë fuqie në nivel rajoni, e madje, për hir të së vërtetës, disa të tjera edhe më shumë.
Puna është si më poshtë. Të gjitha monarkitë e pasura arabe (me përjashtim të Egjypiti i cili është republikë dhe ka një histori të lashtë tejet të pasur – megjithëse Egjypti i lashtë nuk ka lidhje me arabët si etnos- e cila është themeli për një ndjenjë kombëtare dhe unitet të fuqishëm) në thelbin e tyre janë shtete shumë të brishta si krijesa shtetërore të lindura pas shpërbërjes së Perandorisë Otomane në fundin e Luftës së parë Botërore nëpërmjet heqjes së vijave si të thuash me rrigë në hartat e vendeve të fuqishme perëndimore. Asnjë prej këtyre shteteve nuk ka identitet të fuqishëm kombëtar të trupëzuar në të, shumë prej tyre edhe sot e kësaj dite janë të “zbukuruara” me fise nomadësh (Beduinët nuk jaën arabë, por një popull i veçantë i lashtë) dhe në thelbin e tyre shtetet reduktohen në dinastitë përkatëse udhëheqëse!
Këtu qëndron kyçi i problemit që ata e dinë mirë. Izraeli pothuajse me një goditje ajrore të vetme në oborret mbretërore dhe likujdimin e monarkavëe të atejshëm dhe elitave të monarkive të pasura arabe është në gjendje de facto, në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale, që në një moment të vetëm t’i rrafshojë këto vende si kulla pre letre.
Natyrisht, me Iranin është plotësisht e kundërta. Qyetetërimi i lashtë persian, sikurse ka qënë dhe po ashtu ka mbetur dominues (persian ose tani iranian, gjë që ka të bëjë vetëm me ndryshim emri dhe jo etnosi), me një traditë shtetformuese dhe krenari kombëtare. Prandaj në ndryhsim nga shtetet arabe me të cilët nuk ka shqetësime të mëdha, Irani është për Izraelin arrë tejet e fortë që të mund t’a thyejë pa ndihmën e ShBA-ve- gjë që u pa qartë kohët e fundit. Natyrisht, edhe ajo që ndodhi kurrsesi nuk do të thotë thyerje e Iranit, por akoma më shumë kaos të përgjitshëm i cili mund të përfshijë tërë rajonin dhe më gjërë.
E njëjta gjë si me Iranin, është, natyrisht, edhe me Turqinë pasardhësen e Perandorisë Otomane.
Vërehen shpërbërje të shteteve arabe deri vonë të fortë
Qëndrimi më i ashpër për të cilin folëm më lart nga ana e vendeve arabe kundër Izraelit është në të vërtetë vetëm pasojë e dijes së tyre të saktë se ata janë menjëherë pas Iranit në radhë në “listën e pushkatimit”, nëse nuk janë të bindur ndaj politikës së jashtme të Izraelit – mbi të gjitha kjo ka të bëjë me fqinjët e tij direktë. Ata nuk ka mundësi të mos e kenë vërejtur rrjedhimin logjik të gjërave, ose të qëndrimit ushtarako-politik të Izraelit për sendërtimin e interesave të tij kombëtare. Shpërbërja e Irakut, Libisë dhe Sirisë ishte para së gjithash rezultat i politikës amerikane (ndërhyrja në Irak në viotin 2003 për shkak të gjoja armëve kimike që më vonë doli se nuk ekzistonin) e më pas vitin e kaluar në Liban nëpërmjet eleminimit nga ana e izraelitëve të rrezikut që i vinte nga Hezbollahët shiìtë – dhe më në fund sulmi izraelit mbi Iran para dhjetë ditëve (mbi bazën e gjoja ekzistencës së armës bërthamore iraniane ose më mirë të themi të programit të tij bërthamor, gjë që kurrë nuk është vërtetuar nga agjensia ndërkombëtare për energjinë bërthamore, por as nga shërbimet amerikane të zbulimit, gjë që deklaroi në një seancë dëgjimore përa Kongresit drejtoresha e organizatës çati të shërbimeve amerikane të zbulimit Tusli Gabbard – flet qartë për faktin se Izraeli ndoshta nuk do ta lërë me kaq.
Sepse Izraeli nuk përmbahet nga asgjë i vetëdijshëm për mbështetjen e palëkundur amerikane por edhe për faktin se bën “punë e ndyrë” për interesat amerikane në tërë Lindjen e Afërt. Këtë de facto javën e kaluar e vërtetoi edhe kancelari gjerman Friedrich Merz, duke mbështetur Izraelin ku fjalë për fjalë tha: “Izraeli për neve (Perëndimin) bën “punët e ndyra”!
Një gjykim
Për këtë arësye vendet arabe kësaj here ishin të detyruara të ngrinin zërin (megjithëse ende i mbytur) ku tregojnë se nuk janë dakord me këtë që bën Irzaeli. Këtë e bëjnë në atë mënyrë sa munden maksimalisht – me retorikë. Nëse inicojnë ndonjëfarë lëvijesh radikale që synojnë t’a detyrojnë Izraelin “të frenojë” si puna e ndalimit të eksportit të naftës ose bllokimit të Ngushticës së Hormuzit (të cilin Omani arab kontrollon anën tjetër të saj, sikurse kontrollon Irani tjetrën), nuk mund të jenë të sigurtë se nuk do t’u ndodhë “skenari iranian” – në këtë moment ata nuk do t’ia kalonin mirë.
Ajo që monarkitë e pasura, si edhe Truqia dhe Egjypti, po bëjnë për këtë këto vitet e fundit është diversifikimi aktiv i politikës së tyre të jashtme dhe tregtare, por gjtihsesi duke ruajtur raporte të gjithanëshme me ShBA-të (vizita e paradokohëshme e Donald Trumpit në Riad dhe në oborrin mbretëror Saudit), me shpresë se në këtë mënyrë do të sigurojnë mbijetesën e tyre dhe nuk do të ekspozohen aq shumë me doganat, sanksionet amerikane dhe vendime të ngjashme Trumpit (dhe pasuesve të tij) shumë shpejt do t’i bjerë kokës. Trumpit tashmë gjithsesi i ra por shumë shpejt, sëpaku përkohësisht, hoqi dorë (nga doganat e larta tërë botës) për shkak të pasojave të rrezikshme edhe për ekonominë amerikane.
Pikërisht në tërë këtë lojë të rrezikshme tani kryesorja dhe vendimtarja është ajo se në çfarë mënyre ndaj Izraelit dhe ShBA-ve do të sillet Irani, shefi i diplomacisë i të cilit bisedoi me Vladimir Putinin në Moskë – ose edhe Rusia e Kina si vende bërthamore që kanë interesat e tyre në Lindjen e Afërt, e në mënyrë të veçantë pikërisht me Iranin.
Vetëm një ditë para sulmit të Trumpit mbi Iranin, në Minsk papritmas arriti ndërmjetësuesi i tij për luftën ukrainase Keith Kellogg dhe bisedoi me udhëheqësin bjellorus Aleksandër Llukashenko as më pak as më shumë por gjashtë orë plot. Çfarë mesazhi, nëpërmjet Kellogut, Trumpi i dërgoi jo Llukashenkos, por Putinit, dhe çfarë Putini nëpërmjet Llukashenkos i dërgoi, jo Kellogut por Trumpit, askush nuk e di. Dihet vetëm se të nesërmen heret në mëgnjez filloi sulmi amerikan. Detajet se çfarë i ka thënë Putini ministrit iranian vështirë se do t’i dimë ndonjëherë më shumë se është thënë në deklaratën zyrtare.
Ndërkohë mediat dhe analistët rusë vazhdojnë me gjykime tejet të ashpra për Izraelin dhe ShBA-të pas sulmit mbi Iranin. Për më shumë, vazhdimi i sulmeve izraelite mbi objektet përthamore iraniane interpretohet si vërtetim i faktit se bombat amerikane nuk arritën qëllimet që i kishin vënë vetes. Por kjo është histori tjetër, në të cilën është e rëndësishme të theksohet se gjithsesi shumica e madhe e faktorëve rajonalë dhe ndërkombëtarë (përfshirë edhe Kinën edhe Rusinë) tani për tani janë kundër përshkallëzimit të rrezikshëm. Por kjo do të jetë tejet e vështirë të realizohet për disa veprime të caktuara të cilët do të duhet t’a sigurojnë Iranin (qëndrimi në pushtet i regjimit të tanishëm, të drejtën për programet civile bërthamore dhe ndalimin e sulmeve izraelite).
Sadoqoftë, ShBA-të me sulmin mbi Iranin morën mbi vete iniciativën globale strategjike dhe tani për tani janë ata që po e detyrojnë Kinën dhe Rusinë që t’i adoptohen lëvizjeve të tyre, domethënë të gjejnë përgjigje për to. Ky është pozicioni gjithmonë më i mirë sepse mundëson zhvillimin e pozitave tuaja dhe bllokimin e të tjerëve. Megjithatë, kur edhe iniciativa të tilla tejkalojnë të gjitha vijat e kuqe të kundërshtarëve që janë gjithashtu fuqi bërthamore e me këtë bëhen tejet të rrezikshme dhe të paparashikueshme – hyjmë në fazën e një bote plotësisht të luajtur mendsh në të cilën pikërisht tani gjendemi.
Njëkohësisht, sulmet ajore ruse mbi Ukrainë po forcohen dita ditës. Në qendër të goditjeve është Kievi, ndërsa forcat ruse ngadalë por me këmbëngulje po lëvizin në drejtim të Perëndimit. Pra, kontinenti europian, parë nga ky pozicion, nuk është aspak më i sigurtë se Lindja e Afërt. Në lindjen europiane nuk është më Irani, por një fuqi bërthamore e vërtetë e cila nuk dëshiron të heqë dorë nga kërkesat e saj kryesore që e nxitën për nisjen e agresionit në Ukrainë.
Sikur të ekzistonte ndonjë mënyrë tjetër që të ndalohej Rusia (mbi të gjithë kjo mënyra në Iran e demonstruar këtë të dielë), ShBA-të dhe Perëndimi do t’a kishin bërë me kohë.
[i] https://www.geopolitika.news/analize/zoran-meter-zasto-bogati-arapi-i-turska-ne-reagiraju-ostrije-protiv-izraela-nije-razlog-ono-sto-mislite/
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA