Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim reagoi sërish lidhur e ecurinë e deritanishme sa i përket reformës zgjedhore pas dështimit të tryezës së djeshme të Këshillit Politik, që nuk arriti të dilte me një marrëveshje brenda afatit të vendosur më 31 maj.
Përmes një postimi në Twitter, diplomatja amerikane kërkoi nga politikanët shqiptarë të hiqnin dorë nga kushtet e reja dhe të mbanin premtimin e dhënë para shqiptarëve për ta çuar deri në fund reformën zgjedhore.
“Të gjitha palët kanë treguar lëvizje dhe ato janë jashtëzakonisht të afërta. Ju vendosët një qëllim, ju vendosët një afat, 31 majin.
Tani është koha që të ndaloni të këmbëngulni në gjëra jo të zbatueshme dhe/ose vendosjen e kushteve të reja. Koha për ta mbajtur fjalën para shqiptarëve, koha për rezultate”, shkruan ambasadorja në Twitter.
Ambassador Yuri Kim
@USAmbAlbania
All sides have shown movement and they are extremely close. You set a goal, you set a deadline of May 31. It is time now to stop insisting on non-viable positions and/or setting new conditions. Time to keep your word to the 🇦🇱 people. Time to deliver. https://twitter.com/usambalbania/status/1266406187869843457 …
Ambassador Yuri Kim
@USAmbAlbania
More progress today, 2-3 issues remain. Parties should work through the weekend to reach agreement by MAY 31, as they promised (must make up for time lost to COVID). No one will get everything they want – definition of negotiaton. You are close – don’t rest, don’t disappoint 🇦🇱! https://twitter.com/usambalbania/status/1266087237730676739 …
Pas mbledhjes së tretë radhazi, Këshilli Politik nuk gjeti dakordësi për reformën zgjedhore as më 31 maj, datë e vendosur si afati i fundit për hartimin e një drafti që do t’i kalonte më pas për miratim parlamentit.
Deri të dielën, mendohej se palët kishin gjetur njëfarë konsensusi, por palët i theksuan ndasitë mes tyre në momentin kur nisi të diskutohej metodologjia që do të përdorej në administrimin e zgjedhjeve në rastet kur në terren do të dështonte aplikimi i teknologjisë në identifikimin e votuesve.