Këshilli Rus për Çështjet Ndërkombëtare, (RIAC) pret që Rusia, Turqia dhe Irani të arrijnë një konsensus për të hequr kreun e regjimit sirian, Bashar Al-Asad dhe për të vendosur një armëpushim në këmbim të formimit të një qeverie kalimtare që përfshin opozitën, anëtarët të regjimit dhe Forcave Demokratike Siriane (SDF).
Fondacioni për Mbrojtjen e Vlerave Kombëtare që njihet si një entitet pranë shërbimeve sekrete ruse ka organizuar një sondazh në Siri për të vlerësuar opinionin. Që nga fillimi i ndërhyrjes së vet në Siri, Moska ka qenë e angazhuar që të shmangë perceptimin se është një mbrojtëse e Assad, duke theksuar se “do të jetë populli sirian që do të vendosë nëse Assad do të qëndrojë apo jo në pushtet”.
Kjo do të dërgonte një mesazh shumë të qartë politik, duke përcjellë se populli sirian nuk dëshiron që Al-Asad të mbetet president.
Raporti thoshte se, që nga fillimi i ndërhyrjes së saj ushtarake në Siri, Moska ka dëshirë të shmangë paraqitjen si mbrojtës të Al-Asadit, duke shtuar se në negociata është theksuar se “populli sirian do të vendosë nëse Al- Asad do të mbetet në pushtet ”.
Rusia është bërë më serioze në lidhje me bërjen e ndryshimeve në Siri, shpjegoi RIAC, sepse mbrojtja e Al-Asad është bërë një barrë.
Agjensia e lajmeve TASS shpjegoi: “Rusia dyshon se Al-Asad jo vetëm që nuk është në gjendje të udhëheqë vendin më, por gjithashtu se kreu i regjimit sirian po tërheq Moskën drejt skenarit afgan, i cili është një mundësi shumë zhgënjyese për Rusinë. ”
Ndërkohë, agjensia e lajmeve shtoi se Irani, i cili po vuan nga ngërçet e sanksioneve amerikane, nuk ka interes për të arritur stabilitet në të gjithë rajonin, sepse e konsideron atë një fushë beteje me Uashingtonin.
Agjensia e lajmeve konsideroi se ndërsa Moska është e gatshme të përdorë Al-Asad për të negociuar një marrëveshje që garanton interesat e saj; po sakrifikon Sirjanët për të siguruar që Al-Asad të mbetet në pushtet.
Sipas TASS, Al-Asad nuk mund të refuzojë kërkesat e Rusëve, kështu që ai i bën ata të dëgjojnë ato që duan të dëgjojnë, por në fund të fundit, ai zbaton kërkesat e Teheranit.
Agjensia e lajmeve ruse theksoi se Moska po punon për një kombinim skenarësh, përfshirë atë që sheh forcat e pranishme në Siri të pranojnë fushën e ndikimit të njëri-tjetrit. Si rezultat, Siria do të mbetet e ndarë në një rajon të mbrojtur nga Teherani dhe Moska, rajoni i opozitës i mbështetur nga Turqia, dhe Eufrati Lindor të mbështetur nga Uashingtoni dhe SDF, shpjegoi TASS.
Ai tregoi se opsioni i dytë kërkon një tërheqje të plotë të të gjitha forcave të huaja dhe bashkimin e vendit pas arritjes së një transformimi politik në përputhje me Rezolutën Nr. 2254 të Këshillit të Sigurimit të KB.
Agjensia e lajmeve konsideroi se kjo mundësi është më pak e kushtueshme për të gjitha palët.
Turqia ka kërkuar prej kohësh heqjen e Al-Asadit si një parakusht për përfundimin e operacionit të saj në Siri.
Burimi: /www.middleeastmonitor.com/
Përshtati në shqip: Argumentum.al
© Argumentum.