Më i paprekur nga situata e Covid është sektori i ushqimeve. Eksportet e këtij grupi u rritën me rreth 19% në muajin maj, teksa aktiviteti në sera dhe bujqësi vijoi normalisht. Që me fillimin e krizës, ky grup ka kaluar si eksportuesi i dytë më i madh në vend, duke ia kaluar mineraleve e metaleve.
Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere
Sipas INSTAT, Në muajin Maj 2020, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Maj 2019 janë: Gjermania (11,9 %), Serbia (39,9 %), dhe Franca (157,1 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (-29,8 %), Kosova (-39,2 %) dhe Greqia (-31,0 %).
Gjatë këtij pesëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Gjermania (16,6 %), Serbia (11,8 %), dhe Franca (26,9 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (-26,6 %), Kosova (-34,3 %) dhe Spanja (-6,5 %).
Në muajin Maj 2020, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Maj 2019 janë: Rusia (+87,0 %), Ukraina (+666,0 %), dhe Hollanda (+29,3 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (-21,8 %), Greqia (-18,8 %) dhe Kina (-29,5 %).
Gjatë këtij pesëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Rusia (50,8 %), Hollanda (0,2 %) dhe Ukraina (82,0 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (-23,1 %), Greqia (-11,8 %) dhe Turqia (-13,8 %