Me ardhjen e stinës së udhëtimeve verore në Kinë, pritet një treg edhe më i fuqishëm turistik, i nxitur nga parashikimet optimiste për rritjen e vazhdueshme të udhëtimeve familjare.
Sipas një raporti mbi prirjen e udhëtimeve verore 2025 të publikuar nga agjencia e udhëtimeve në internet “LY.com” në qershor, udhëtimet familjare mbeten shtytësi kryesor i transportit veror këtë vit.
foto nga Xinhua
Në raport parashikohet se pasagjerët që udhëtojnë me të mitur do të zënë 34.7 për qind të udhëtarëve me aviacion civil në linjat brenda Kinës dhe afërsisht 23 për qind në linjat ndërkombëtare gjatë stinës së udhëtimeve verore të këtij viti, nga korriku në gusht. Të dy shifra janë më të larta se ato të së njëjtës periudhë të vjetshme.
foto nga Xinhua
Në raport vlerësohet gjithashtu se rreth 6 milionë veta pritet të fluturojnë për herë të parë gjatë sezonit të udhëtimeve verore këtë vit.
Burime të industrisë së turizmit shprehin besimin që, ndërsa më shumë të lindur në vitet ’80 dhe ’90 të shekullit të kaluar bëhen prindër, ata kërkojnë gjithnjë e më shumë përvojë përtej turizmit tradicional dhe janë më të gatshëm të shpenzojnë për udhëtime të pasura në emocione./cgtn