Të hënën pasdite, Byroja Politike e Komitetit Qendror të PKK-së zhvilloi një sesion të studimit kolektiv për zbatimin e vendimit prej tetë pikash të udhëheqjes qendrore. Në emër të Komitetit Qendror të PKK-së, sekretari i përgjithshëm Xi Jinping u shprehu të gjithë anëtarëve të Partisë në mbarë vendin urime për ditën e 1 korrikut, ditën e themelimit të PKK-së.
Në fjalimin e mbajtur në sesion, Xi Jinping-u theksoi se qeverisja e rreptë e Partisë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe përmirësimi i sjelljes në punë janë një përvojë e rëndësishme për vetërevolucionin e Partisë në epokën e re. Ai kërkoi mbikëqyrjen e rreptë të zbatimit të disiplinës dhe forcimin e përgjegjësisë në qeverisjen e Partisë. /cgtn