Presidenti kinez Xi Jinping theksoi të martën përpjekjet për të çuar përpara krijimin e një tregu kombëtar të unifikuar dhe për të nxitur zhvillimin me cilësi të lartë të ekonomisë detare.
Xi, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, i tha këto në një mbledhje të Komisionit Qendror për Çështjet Financiare dhe Ekonomike, që ai kryeson.
Në fjalimin e tij në mbledhje, Xi Jinping-u u shpreh se krijimi i një tregu kombëtar të unifikuar është thelbësor për formimin e një modeli të ri zhvillimi dhe nxitjen e zhvillimit me cilësi të lartë, duke kërkuar forcimin e bashkërendimit dhe të bashkëpunimit për të krijuar sinergji në punën përkatëse.
Ai vuri në dukje gjithashtu se përparimi i modernizimit kinez kërkon nxitjen e zhvillimit me cilësi të lartë të ekonomisë detare dhe krijimin e një rrugë kineze për përdorimin e burimeve detare për të arritur fuqizimin./cgtn