Të mërkurën paradite u hapën në Pekin sesioni plenar i Komitetit të 14-të të Federatës Mbarëkineze të Rinisë dhe i Kongresit të 28-të të Federatës Mbarëkineze të Studentëve. Presidenti kinez Xi Jinping dërgoi një letër urimi për t’u shprehur përshëndetje të rinjve të kombësive të ndryshme kineze, studentëve dhe të rinjve kinezë jashtë vendit.
Xi u shpreh në këtë letër se në kauzën e madhe të modernizimit kinez për nxitjen e rilindjes kombëtare, rinia luan një rol të rëndësishëm.
Ai theksoi se institucionet e ndryshme duhet të përkrahin punën e Federatës Mbarëkineze të Rinisë dhe të Federatës Mbarëkineze të Studentëve, duke krijuar kushte të mira për rritjen e shëndetshme dhe arritjet e të rinjve dhe studentëve.
Në sesionin plenar do të përgjithësohet puna e të dy federatave në pesë vjetët e fundit, do të përcaktohen detyrat e punës për pesë vjetët e ardhshëm, do të rishikohen “Statuti i Federatës Mbarëkineze të Rinisë” dhe “Statuti i Federatës Mbarëkineze të Studentëve” dhe do të zgjidhen organet e reja drejtuese të të dy federatave./cgtn