• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

    Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

    Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave/ Reagon Kryeministri Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Asambleja Parlamentare e SEECP/ Ministri Hasani: “Shqipëria e sheh SEECP-në si një mekanizëm rajonal gjithëpërfshirës ndaj integrimit evropian”

    Sy m’Sy/ Kryeministri Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s

    Vizitë zyrtare e Kryetares së Kuvendit Bullgar në Shqipëri, Spiropali: Vlerësojmë mbështetjen e Bullgarisë për integrimin europian të Shqipërisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Retrospektive Diplomatike

50 Vjet nga Shtatori i Zi Olimpik i Munihut!

6 Shtator, 2022
in Retrospektive Diplomatike
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ekskluzivisht nga ARGUMENTUM

Olimpiada Verore e Munihut ( 26 Gusht – 11 Shtator 1972) ishte konceptuar dhe menduar si një festë e madhe e miqësisë dhe bashkëpunimit në paqe. Pas Olimpiadës së Berlinit më 1936,  organizatorët donin të jepnin një imazh dhe perceptim të ri, krejt të ndryshëm të Gjermanisë, si vend i hapur dhe demokratik. Ndaj dhe policia dhe forcat e  sigurisë ishin përgatitur për një event të madh sportiv paqeje, pa dhunë, ndërsa terrori as që mendohej.

Gjithçka shkoi mirë deri mëngjesin e datës 5 Shtator,  kur pjestarët e një komandoje palestineze u futën në fshatin olimpik, të maskuar si pjesëmarrës në ato lojra dhe hynë në banesat e ekipit  izraelit. Pas rezistencës, u vranë dy dhe u rrëmbyen 9 sportistë të tjerë izraelitë; komandoja e lartpërmendur kërkoi, në këmbim lirimin e 232 të burgosurve palestinezë dhe të  dy drejtuesve kryesorë të RAF – fraksionit të majtë të kuq terrorist gjerman, Andreas Baader dhe Ulrike Meinhof, çka u refuzua nga pala gjermane. Përpjekjet për të shpëtuar 9 pengjet përfunduan me vrasjen e tyre makabër, si dhe të një punonjësi policie gjermane dhe 5 nga 8 rrëmbyesit palestinezë.

Ky atentat tragjik errësoi mjaft jehonën, suksesin dhe rezultatet spektakulare të Lojrave Olimpike të Munihut; ku krahas  notarit legjendar amerikan Mark Spitz me 7 medalje ari e të tjerë, shkëlqeu dhe peshëngritësi ynë i ndjerë, Kampioni olimpik  Ymer Pampuri. Për pasojë, në vend të një Gjermanie të hapur dhe krejt ndryshe nga ajo e  Berlinit më 1936 me pasojat e saj, në atë Olimpiadë gjithë bota pa ” shtatorin e zi olimpik të Munihut” ku viktimat tragjike ishin sërish hebrej.

Me këtë rast, më 5 Shtator, në Fϋrstenfeldbruck u zhvillua ceremonia  përkujtimore dhe inaugurimi i memorialit kushtuar  viktimave të atentatit terrorist. Aty ishin të pranishëm Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeir, homologu i tij izraelit Isaac Herzog, Kryeministri i Shtetit të Bavarisë, Markus Sőder, Presidenti i Komitetit Olimpik Botëror Bach  dhe personalitete të tjera të larta gjermane. Ishin të pranishëm me mesazhet e tyre shumë prekëse dhe familjarët e 11 sportistëve të vrarë hebrej.

Më në fund, në atë ceremoni ndodhi ajo që duhej të ishte bërë shumë kohë më parë: Presidenti Walter Steinmeier dhe Kryeministri bavarez Markus  Sőder pranuan publikisht përgjegjësinë e trefishtë të shtetit gjerman dhe të Landit të Bavarisë për atë tragjedi; mospërgatitjen paraprake, mungesën e konceptit të sigurisë për atentatin terrorist më 5 – 6 Shtator, heshtjen, zvarritjen dhe mossqarimin e ngjarjes. Për rrjedhojë, ata kërkuan ndjesë publike.

Një akt ky i shumëpritur kudo dhe sidomos nga familjet e  viktimave, të cilat kanë kaluar një kalvar shumë të gjatë  derisa ia mbërritën kësaj dite. Në fakt, gjatë 5 dekadave të fundit, është bërë shumë pak, për të zbardhur të vërtetën e 5-6 Shtatorit.

Për shkak të kësaj zvarritjeje që do thënë se bën një përjashtim nga tradita dhe shembulli brilant që Gjermania ka dhënë në të gjitha aspektet dhe rastet ndaj Shtetit të Izraelit, Holokaustit, etj,  ishte vënë në rrezik dhe vetë zhvillimi i ceremonisë së lartpërmendur; çka do të ishte një skandal i madh në marrëdhëniet gjermano-izraelite dhe njollë turpi për politikën e jashtme gjermane; kur ajo po pretendon  t’i kthejë sytë dhe vëmendjen nga parimet dhe jo pragmatizmi.

Ky rrezik vazhdoi deri një javë më parë,  në prag të ceremonisë përkujtimore të 5 Shtatorit. Kjo mbasi, në pritje të një reagimi pozitiv lidhur me disa kërkesa të tyre legjitime,  familjeve të viktimave u ra si bombë letra e 11 Gushtit e Ministrisë së Brendshme gjermane, ku pak a shumë shkruhej  se atentati terrorist i 5 – 6 Shtatorit 1972 je do ”t’i nënshtrohej një analize tërësore të fakteve nga e para, që t’u jepet përgjigje disa çështjeve të hapura dhe të mbyllleshin të çarat e  mundshme, për të krijuar kështu një piknisje për një kulturë të re të rijetësuar të kujtesës.”

Në këto kushte, Ankie Spitzer, bashkëshortja e trajnerit të ndjerë,  Andre Spitzer, e cila është dhe zëdhënëse e familjeve i shkruajti 2 javë më parë Kryeministrit bavarez Sőder se ” 50 vjet abuzim, ofendime, poshtërim, refuzim, turpe dhe gënjeshtra janë më shumë se mjaft”  ose më shqip ” e keni mbushur kupën sa nuk mban më”  

Për pasojë, ajo njoftoi autoritetet gjermane  se familjarët e 11 viktimave nuk do të merrnin pjesë në ceremoninë e datës 5 Shtator; madje, në shenjë solidariteti me to, atje do të mungonte dhe Presidenti izraelit, Isaac Herzog.!

Ky reagim, edhe pse  tejet i ashpër nuk ishte diçka e papritur. Në fakt, familjet e lartpërmendura kanë hedhur me të drejtë akuza të ashpra ndaj qeverisë gjermane e sidomos asaj bavareze, se nuk kanë bërë asgjë gjatë 5 dekadave të fundit.

Së pari, pala gjermane është kritikuar rëndë se deri tani asnjë  politikan i saj dhe i Bavarisë nuk ka marrë përgjegjësinë për atë ngjarje tragjike. Duke filluar qysh 50 vite më parë, nga ish Ministri i Brendshëm i asaj kohe, Hans Dietrich Genscher e të tjerë. Veç kësaj, familjet nuk  janë informuar dhe nuk iu është dhënë akses në dokumentat e ndryshme mbi dinamikat e atij atentati.

Ka dyshime të besueshme se kjo është bërë për të mbajtur fshehur disa të vërteta të hidhura lidhur me fajin dhe përgjegjësine e forcave policore dhe të sigurimit gjerman. Deficitet njerëzore dhe materiale, mungesa e përgatitjes së duhur, mangësitë e shuma në trajnim dhe municion, etj janë bërë me kohë të njohura në opinionin publik dhe në media. Çështë më e keqja, nga burime policore bavareze të asaj kohe, është aluduar dhe për veprime terroriste të sportistëve izraelitë në territorin gjerman çka e ka shtuar dhe më tej indinjatën e familjeve të viktimave!

Shqetësimi i dytë i madh  ishte refuzimi gjerman për të pranuar ofertën e Tel Avivit për dërgimin e ekipeve të forcave speciale në operacionin policor të 5-6 Shtatorit 1972, çka e shton dhe më shumë fajin dhe përgjegjësinë e tyre.

Së treti, familjet e  viktimave janë zhgënjyer dhe me refuzimin e palës gjermane për ngritjen e një komisioni të përbashkët me historianë.

E fundit dhe që ” i vuri kapakun” problemit ishte se pala gjermane  u premtonte  familjeve të viktimave një kompensim fare modest në shumën prej  10 Milion Euro;  nga e cila, 4,6 milionë u ishin dhënë shumë kohë më parë nga Kryqi i Kuq. Mirëpo, përfituesit ishin kategorikisht kundër kësaj shume, kur gjysma e saj është shpenzuar për gjyqe dhe mbledhje dokumentacioni. Ata theksojnë se shpërblimi financiar, paraja nuk është më e rëndësishme, por këtu kemi të bëjmë me dinjitetin dhe drejtësinë për ta.  Ndaj, ata nuk i kanë pranuar argumentat gjermane se aq ka qenë dëmshpërblimi dhe në rastet e mëparshme, si në atë të  atentatit terrorist në Hanau, atë të Tregut të Krishtlindjeve në Berlin, etj. Ata kanë  kërkuar që në këtë rast të zbatohen standardet ndërkombëtare dhe jo gjermane, siç është vepruar me familjet e viktimave të   ”Lockerby” më 1988 dhe në diskotekën ”La Belle”në Berlin  më 1986; ku secila familje e viktimave u dëmshpërblye me të paktën  3  miliona Euro për kokë. Ndaj, ata e refuzuan ofertën më të fundit gjermane, duke e konsideruar  ”të turpshme, poshtëruese dhe ” pare xhepi”

Në këto rrethana të rënduara, famijet e viktimave shfrytëzuan organizimin e kësaj ceremonie të vonuar si ” gurin e fundit” për të bërë trysni dhe për të siguruar të drejtat e  tyre. Më në fund, ia arritën qëllimit, falë një marrëveshje të ditëve të fundit me qeverinë gjermane. Këtu luajti rol të madh avokati i tyre gjerman, 90 vjeçari Gerhart Baum, ish deputet i Bundestagut dhe Ministër i Brendshëm Federal më 1978 – 1982; ai ka drejtuar me sukses disa operacione policore kundër forcave terroriste, rrëmbyesve, etj. Ka 30 vjet përvojë  si avokat, duke përfaqësuar denjësisht familjet  e puntoëve rusë që bënin punë të detyruar nën sundimin nazist,  të aksidentit të avionave luftarakë në Ramstain më 1988, aksidentit të avionit ” Concord” në vitin 2000, të familjeve të  viktimave të ” Love Parade” në Duisburg më 2010 dhe në raste të tjera. 

Vlen të theksohet se Baum u vu në lëvizje nga familjarët e viktimave izraelite vetëm tri javët e fundit, kur kishte humbur pothuajse çdo shpresë për një marrëveshje midis palëve. Ai e trajtoi politikisht poblemin, duke venë në lëvizje të gjithë hierarkinë shtetërore dhe qeveritare gjermane në pranimin e të pesë komponentëve të lartpërmendur. Por, dhe nga ana e familjarëve të viktimave u tregua si përherë tolerancë, madje ata ranë dakord që në shumën e dëmshpërblimit të përfshiheshin dhe shpenzimet jo tyë vogla gjyqësore.

Për rrjedhojë, më 1 Shtator, krahas pranimit të përgjegjësinë nga pala gjermane  dhe të ndjesës publike, ngritjes së Komisionit të Përbashkët  me historianë u ra dakord që pala pala gjermane  të akordojë 28 Milionë Euro për familjet e  viktimave.

Kjo shumë nuk u quajt dëmshshpërblim, por një kontribut financiar, si shenjë e njohjes dhe vlerësimit të pasojave të rënda të terrorit  ato ditë.

Kështu mori fund saga e vërtetë e shtyrjeve dhe zvarritjeve për këtë tragjedi olimpike që zgjati plot 50 vite rresht.

Padyshim që sidomos pala gjermane po nxjerr mësimet përkatëse që episode të tilla të mbeten përjashtime që nuk e prishin rregullin dhe traditën pozitive gjermane. Këto mesazhe u dhanë dhe në ceremoninë përkujtimore dhe gjatë vizitës së Presidentit izraelit në Berlin më 4 – 6 Shtator. Bashkë me dëshirën legjitime që t’i jepet dhe njëherë mundësia Munihut si mikpritës i Lojrave Olimpike, për të vendosur në vend nderin e nëpërkëmbur  në atë ”shtator të zi” plot 50 vite më parë.

/Argumentum.al

© 2022 Argumentum

Related- Posts

Retrospektive Diplomatike

Dita e Rusisë: kujtojmë të kaluarën, shohim drejt së ardhmes

10 Qershor, 2025
Retrospektive Diplomatike

“Anija e Filozofëve të Leninit”

18 Maj, 2025
Kryesore

75 Vjetori i Deklaratës së Schumanit: Lindja e Bashkimit Evropian

9 Maj, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

16 Qershor, 2025

Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

16 Qershor, 2025

Presidenti Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me homologun rus Putin

16 Qershor, 2025

Muzeu i Murit të Madh Kinez hapet në Kinën veriore

16 Qershor, 2025

Rreziqet bërthamore po rriten ndërsa një garë e re armësh po afrohet, paralajmëron SIPRI

16 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.