• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
30 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Retrospektive Diplomatike

Pakti i parë sekret Zogu-Musolini, 100 vjet si sot

26 Gusht, 2025
in Retrospektive Diplomatike
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Prof.Dr.Arben Cici*

Ahmed Zogu dhe Benito Mussolini, pas shkëmbime intensive letrash dhe tratativa diplomatike, në datat 23-26 gusht, arritën, më 26 gusht 1925, të parin pakt ushtarak sekret mes tyre. Ky pakt, që nuk u bë publik në atë kohë, pati pasoja të rëndësishme si në politikën e jashtme të Shqipërisë ashtu edhe në përpjekjet e Italisë fashiste për arritjen e qëllimeve dhe interesave të saj në Shqipëri dhe në Ballkan, në vitet që do të vinin.

Ky akt i rëndësishëm politik i hapi udhën një martese interesash mes tyre, me ulje-ngritjet, baticat-zbaticat disa vjeçare që përfundoi me pushtimin fashist të Shqipërisë, më 7 prill 1939. Kjo marrëveshje e papritur dhe vendim befasues i Zogut tregoi se politika e jashtme e Shqipërisë dhe jo vetëm, do të ishte e lidhur shumëanshmërisht me interesat e Romës, pavarësisht se ai ishte rikthyer në pushtet falë ndihmës së hapur të Jugosllavisë.

Rrëzimi i Qeverisë së Nolit, disa muaj përpara, u interpretua me të drejtë si sukses i diplomacisë jugosllave e dështim i asaj italiane dhe fitore e interesave jugosllave ndaj atyre italiane në Adriatik, duke rindezur konflikti italo-jugosllav. Italia dhe Jugosllavia kishin marrë kështu në Ballkan rolin e Austro-Hungarisë dhe të Rusisë cariste.

Pamundësia e Jugosllavisë për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesave të Zogut për ndihmë të rëndësishme, sidomos financiare, pas rrëzimit të qeverisë së Nolit dhe shpalljes së Republikës Shqiptare (21 janar 1925), bënë që ky i fundit, të ndërmerrte hapa direkte drejt Romës dhe forcimit të marrëdhënieve me Italinë.

Kështu, arritja e marrëveshjes sekrete të 26 gushtit 1925 përmbysi sërish konfigurimin italo-jugosllav në favor të Romës brenda një kohe të shkurtër dhe rikthimin e Musolinit në rolin e fitimtarit në fushën e zjarrtë ballkanike.

Megjithë dëshirën e qeverisë shqiptare për të konsideruar si partnerin e saj kryesor, politik dhe ekonomik, Lidhjen e Kombeve dhe garantimin e sovranitetit të saj në kontekstin e rrezikut permanent të fqinjëve ballkanike, dukej se orientimi i politikës së jashtme drejt forcimit të marrëdhënieve italio-shqiptare në të gjitha fushat, ishte zgjedhja më e mirë, më koherente dhe pragmatike.

Shumë shpejt, nënshkrimi i dy Pakteve të Tiranës në vitin 1926 dhe 1927, vërtetoi orientimin e palëkundur të politikës shqiptare drejt Romës dhe varësinë e plotë politike dhe ekonomike ndaj saj.

Angazhimi aktiv i Italisë në Shqipëri, në ato vite, kishte qëllim forcimin e pozitave të saj, zbehjen e influencës së Anglisë dhe legjitimimin e politikës së saj, si fuqi e madhe dhe e vetme në gjithë rajonin e Ballkanit.

Pakti sekret Zogu-Musolini u arrit në një kontekst të komplikuar dhe shumë dinamik gjeopolitik, veçanërisht rajonal.

Ai ndikoi menjëherë në marrëdhëniet italo-jugosllave pasi zhvlerësoi Paktin e Miqësisë italo-jugosllav, nënshkruar në janar të vitit 1924, ku kërkohej angazhimi i të dy palëve që të mos ndërmerrnin asnjë hap ndaj Shqipërisë, pa rënë dakord me parë së bashku. Kjo ishte marrëveshja e parë sekrete dhe direkte mes Romës dhe Beogradit mbi Shqipërinë, e cila u siguronte privilegje reciprokisht të dy vendeve. Në të njëjtën kohë, nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, Italia sigurohej të neutralizonte çdo lloj nisme të rrezikshme që mund të ndërmerte Jugosllavia ndaj Shqipërisë kurse Jugosllavia mori nga Italia garancinë se irredentizmi shqiptar në Kosovë nuk do të gjente përkrahjen e saj. Koha provoi se nënshkrimi i këtij pakti dhe angazhimi dypalësh, nuk e zhduku mosbesimin mes Italisë dhe Jugosllavisë për të respektuar interesat reciproke në rajonin e Ballkanit, veçanërisht në Shqipëri.

Musolini kërkonte me forcë që Italia të ruante një pozitë mbizotëruese të drejtash në Shqipëri dhe të siguronte mundësinë të ndërhynte në mënyrë efikase në favor të saj, ndaj nuk mund të pranonte që ajo të ishte në të njëjtën pozitë sikurse dhe fuqitë e tjera ballkanike ose evropiane.

Ai priste që  Zogu gjithashtu të vepronte në  mënyrë të tillë që të largonte përshtypjen e krijuar nga opinioni politik dhe publik italian si politikan projugosllav dhe njëkohësisht të jepte prova konkrete se ai mund dhe dëshironte të mbante një pavarësi të tillë të qeverisë shqiptare, që garantonte sinqerisht pozitën që i takonte Italisë dhe interesave të saj në Shqipëri, pozitë e njohur ndër të tjera dhe nga aktet ndërkombëtare. Mbi këtë pikë qeveria italiane nuk mund të hynte në asnjë pazarllëk.

Musolini, i pavendosur, në fillim përkrahu tezën e Contarinit, por më vonë hoqi dorë dhe në korrik 1925 vendosi të hapë një negociatë politike me Tiranën. Përveç presioneve në rritje të partisë fashiste kundër Contarinit, në origjinë të këtij vendimi ishte edhe zemërimi i Musolinit ndaj Beogradit, i cili në atë kohë kishte rifituar opozitën kroate të Radiqit dhe kishte forcuar kështu unitetin jugosllav.

Salvadore Contarini, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, pasi kishte formuar bindjen se ishin krijuar kushtet që qeveria italiane të vepronte në Shqipëri, më 20 janar 1925, i paraqet Musolinit planin e këtij veprimi. Duke marrë në konsideratë rrethanat e bisedimeve me Zogun, Contarini e informonte Kryetarin e Qeverisë së vet se ishin marrë të gjitha masat për të ushtruar një veprimtari efikase mbi Zogun. Ato do të arrinin një zgjidhje të favorshme për një varg çështjesh shumë të rëndësishme, të cilat qëndronin pezull prej disa kohësh, dhe që, sipas tij, do të shërbenin për t’i çelur rrugën depërtimit me epërsi të kapitalit italian në Shqipëri.

Plani i Contarinit, i cili si akt ishte një rifillim i marrëdhënieve të gushtit 1924, kishte disa ndryshime nga plani i propozuar Musolinit nga biznesmenët dhe krerët fashistë, vëllezërit Carlo e Gildo Pugni dhe nga Lessona, personalitet fashist me autoritet në atë kohë. Ky i fundit kishte si qëllim që të përfundonte me Zogun dy traktate, një ekonomik dhe një politiko-ushtarak, ndërsa Contarini synonte realizimin vetëm të një traktati ekonomik pa prekur afrimin politik. Preokupimi i vërtetë i Contarinit ishte që të arrihej objektivi ekonomik me Shqipërinë, por që edhe marrëdhëniet me Beogradin të mos keqësoheshin. Ai synonte dobësimin e epërsisë politike që Jugosllavia kishte fituar në Shqipëri nëpërmjet forcimit të epërsisë ekonomike të Italisë, për të rifilluar kështu, nga pozita të forta, bisedimet me Beogradin për një sistemim politik të çështjes shqiptare, nëpërmjet një marrëveshje dypalëshe.

Në mënyrë që Shqipëria të mos kthehej në një shkak acarimi midis Romës dhe Beogradit, Sekretari i Përgjithshëm preferoi tezën që depërtimi italian në Shqipëri s’duhet të prekte për momentin pavarësinë politike të vendit të vogël. Për Contarinin pavarësia shqiptare vlente vetëm në funksion të marrëveshjes që  do të bëhej me Beogradin, marrëveshje, e cila më vonë mund të çonte në një ndarje të mundshme të Shqipërisë. Në të njëjtën kohë duket se Contarinin e preokupon shumë qëndrimi i diktuar nga presioni i partisë së vet i cili, sipas tij, do të shkaktonte pa asnjë dyshim prishjen e marrëdhënieve italo-jugosllave në mënyrë të pandreqshme. Në këtë rast, pavarësia e Shqipërisë, një pavarësi e mbrojtur politikisht nga Italia, do të shndërrohej në një burim rreziqesh si rrjedhojë e intrigave jugosllave dhe nuk mund të përjashtohej mundësia, sipas pallatit Chigi, se një aventurier ambicioz si Zogu do ta implikonte Italinë edhe ushtarakisht ndaj Jugosllavisë.

Por në prill të vitit 1925, një muaj pas përfundimit të marrëveshjes ekonomike italo-shqiptare, u shtrua problemi për të kaluar apo jo në paktin politik, akt i cili, pa dyshim paraprakisht, shtronte pyetjen delikate ishte apo nuk ishte e nevojshme rritja e tensionit në marrëdhëniet me Beogradin. Lojacona dhe Lessona ishin të vendosur për të bërë një hap të tillë, ndërsa pozicioni i Contarinit ishte i kundërt. Musolini, i pavendosur, në fillim përkrahu tezën e Contarinit, por më vonë hoqi dorë dhe në korrik 1925 vendosi të hapë një negociatë politike me Tiranën. Përveç presioneve në rritje të partisë fashiste kundër Contarinit, në origjinë të këtij vendimi ishte edhe zemërimi i Musolinit ndaj Beogradit, i cili në atë kohë kishte rifituar opozitën kroate të Radiqit dhe kishte forcuar kështu unitetin jugosllav.

Musolini, me 7 korrik, shkruante se marrëdhëniet italo-shqiptare do të rregulloheshin sipas modelit të marrëdhënieve anglo-portugeze e ndërsa në gusht, Zogu filloi të ankohej se ishte i rrezikuar nga fqinjët ballkanike dhe zotohej se do të lidhte paktin politik me Italinë.

Bisedimet italo-shqiptare u mbyllën kështu me paktin sekret të 26 gushtit 1925. Në thelb të marrëveshjes (e dëshiruar nga Musolini, e aprovuar me zjarr nga Lessona dhe e miratuar me rezerva nga Lojacona) ishte mbrojtja e pavarësisë shqiptare në konteksin e marrëdhënieve të këqia italo-jugosllave, nën regjimin e Zogut, të cilit i ishte njohur e drejta e irredentizmit ndaj Sërbisë meridionale. Bazuar nga ky akt i fundit (mund të supozohet se shqetësoi me arsye Contarinin) Lessona dha menjëherë sinjalin për të realizuar planin e tij politik sipas të cilit, duke vendosur në Shqipëri një protektorat të vërtetë do t’i hiqte Zogut mundësinë të vepronte në mënyrë autonome.

Në mënyrë simultane gjallëroi akivitetin e saj SVEA e cila ishte e destinuar të ndihmonte Shqipërinë për të përballuar nevojat urgjente të popullsisë në fushën e punëve publike dhe në zhvillimin bujqësor e industrial. Huaja e saj prej 50 milionë fr. ari ishte krejtësisht italiane dhe në të njëjtën kohë shtetërore dhe ishte huaja e parë e një rendësie të veçantë për shtetin e ri shqiptar. Fakti që Italia vinte me huan SVEA për të krijuar në Shqipëri situatën e një subvensionuese ashtu sikurse kishte bërë Franca dhe Anglia në shtetet e tjera ballkanike, ndonëse u prit fillimisht me kritika në ambientet politike angleze e amerikane dha efekt të menjëhershëm në njohjen e hegjemonisë italiane në Shqipëri.

Politika e depërtimit italian në Shqipëri me përparësi ndaj atij jugosllav u mbështet në heshtje edhe nga Anglia, e cila dëshironte të qëndronte larg rivalitetit italo-jugosllav në Shqipëri dhe në të njëjtën kohë të mos e nxiste atë duke shprehur një angazhim publik për njërën apo tjetrën palë.

Në këtë kontekst politik ballkanik dhe evropian, më 26 gusht 1925, u nënshkrua në fshehtësi Pakti sekret Zogu–Musolini, i cili përbëhej nga shtatë nene thelbësore. Ky pakt, megjithëse nuk u bë publik, kishte rëndësi të madhe politike dhe strategjike. Në thelb, ai parashikonte mbrojtjen e Shqipërisë nga çdo ndërhyrje e jashtme, veçanërisht nga Jugosllavia, dhe garantonte ruajtjen e pavarësisë shqiptare nën një lloj ombrelle mbrojtëse italiane. Italia merrte përsipër mbrojtjen territoriale të Shqipërisë, ndërkohë që Zogu i jepte Romës një garanci të heshtur për ndikim të fortë ekonomik dhe institucional në vend.

Ky pakt shënoi një pikë kthese thelbësore: në dukje, ai përforconte sovranitetin e Shqipërisë, por në realitet, ai e lidhte gjithnjë e më ngushtë fatin e saj me interesat e Italisë fashiste. Nëpërmjet këtij kompromisi të kujdesshëm mes pavarësisë formale dhe varësisë reale, Shqipëria hyri në një epokë ku mbijetesa e saj politike nuk do të varej më nga Lidhja e Kombeve, e as nga balancat mes fuqive të mëdha, por nga raportet e saj të drejtpërdrejta strategjike me Italinë dhe gjithnjë e më shumë nga ombrella dhe orbita politike dhe ekonomike e Italisë fashiste nën të cilën vendi i vogël duket se gjeti strehën e vet të përkohshme.

*Telegraf.al

Related- Posts

Retrospektive Diplomatike

Në 80 Vjetorin e Konferencës së Paqes në Paris !

21 Gusht, 2026
Kryesore

65 Vite pas ndërtimit të Murit të Berlinit

13 Gusht, 2026
Retrospektive Diplomatike

Pse Enver Hoxha ishte kundër Republikës së Kosovës në kuadër të Federatës Jugosllave?

22 Korrik, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Rusia zgjeron mobilizimin ushtarak, Zelenskyy: 10 mijë trupa koreano-veriore pritet të dislokohen

29 Shtator, 2026

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

29 Shtator, 2026
Pre-summit press conference by NATO Secretary General Mark Rutte ahead of the 2026 NATO Summit in Ankara

Rutte: Sulmet hibride të Rusisë nuk do të dobësojnë mbështetjen e NATO-s për Ukrainën

29 Shtator, 2026

Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

29 Shtator, 2026

EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

29 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.