• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Retrospektive Diplomatike

Daum:”Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime”

12 Korrik, 2025
in Retrospektive Diplomatike
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Werner Daum një diplomat gjerman, jurist dhe autor botimesh mbi historinë e kulturës, ndërroi jetë gjatë një vizite në Shqipëri, ku 35 vjet më parë ka shërbyer si përfaqësuesi diplomatik i RFGJ-së në Tiranë.

Lajmi i shuarjes më 12 korrik 2025 i diplomatit gjerman Werner Daum u komunikua në mediat shqiptare, pasi ai ndodhej këto ditë në Shqipëri, vendi ku përpara 35 vjetësh ishte i pari diplomat gjermano-perëndimor që hapi Ambasadën e RFGJ-së në Shqipërinë komuniste më 1987. Ai asokohe gjatë qëndrimit tre vjeçar në Shqipëri ka pasur një aktivitet intensiv përtej kufijve të diplomacisë duke u angazhuar për hapjen dhe afrimin e Shqipërisë me botën perëndimore. Ai vet në një intervistë historike për DW (2010) është shprehur, se “kam qenë më shumë një ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime, se sa anasjelltas”. Daum brenda një kohë të shkurtër falë edhe njohjes së gjuhës shqipe arriti t’i njohë shqiptarët dhe të hyjë në komunikim direkt me njerëzit, sikurse është shprehur ai vet: “Unë e kam dashur Shqipërinë që në fillim, i kam dashur shumë shqiptarët, atë natyrë të mrekullueshme me male dhe det, pyjet. Jam ndierë shumë mirë atje.”

Ironi e fatit, që Daum ndërroi jetë pikërisht në Shqipëri, vendi ku punoi me pasion për hapjen dhe afrimin midis dy vendeve, njeriu që hapi portat e Ambasadës së RFGJ-së fund qershorin dhe fillim korrikun 1990 për pranimin e mijëra shqiptarëve, që në shenjë proteste ndaj sistemit vërshuan drejt selive diplomatike perëndimore për t’i dhënë goditjen e fundit regjimit komunist në Shqipëri, ngjarje që ka hyrë në histori si 2 Korriku.

Mbi 3000 shqiptarë të strehuar në korrik 1990 në mjediset e Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë duke brohoritur pas marrjes së lajmit për largimin nga Shqipëria dhe udhëtimin drejt Gjermanisë.
Mbi 3000 shqiptarë të strehuar në korrik 1990 në Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë duke brohoritur pas marrjes së lajmit për largimin nga Shqipëria dhe udhëtimin drejt Gjermanisë.Fotografi: Werner Daum

“Shumë i kënaqur që hapa portat e ambasadës për shqiptarët”

Rreth kësaj ngjarjeje Daum në për DW më 2010 ka shpjeguar atë se çfarë ndodhi ato ditë. Ambasada gjermane pranoi rreth 3200 shqiptarë që kërkonin të largoheshin nga Shqipëria: “Unë dua të them se nuk ishin 3200 por 3199, por nuk ishte se shqiptarët erdhën në ambasadën gjermane. Shqiptarët e parë shkuan në ambasadën greke, unë kisha shumë miqësi me ambasadorin grek, ai quhej Kakabasis, fliste perfekt gjermanisht, kishte ndjekur një shkollë gjermane, ai ishte miku im më i mirë ndër diplomatët. Ai nuk ishte vetëm një mik që fliste gjermanisht si unë, por ne ishim edhe komshinj, pasi ambasada greke ndodhej direkt pranë ambasadës gjermane. Natyrisht që shqiptarët erdhën fillimisht në ambasadën greke, sepse ata ishin shqiptarë që vinin nga jugu i Shqipërisë dhe që flisnin greqisht, dhe mendonin se ndoshta ambasada greke mund t´i ndihmonte ata. Të parët ishin rreth 15 deri 25 veta, të tjerë shkuan tek ambasada egjiptiane, italiane, disa shkuan tek ambasada franceze. Dhe unë u dëshpërova që deri në ato momente asnjë nuk kishte ardhur në ambasadën gjermane. Mua më vinte turp dhe mendova se nuk është e mundur që njerëzit të kërkojnë strehim tek egjiptianët, grekët apo italianët, por jo tek ne. Dhe me ndërgjegje të plotë i thashë punonjësit të sigurimit të kufirit federal se që sot e tutje ambasada do të jetë e ndriçuar në mbrëmje, që të gjitha dritat do të ndizen, dhe se porta e madhe që sheh nga rruga do të lihet e hapur që të bjerë në sy, kanati i derës nuk do të jetë i hapur fare, por i pakyçur dhe kjo duhej të ishte e dukshme. Unë nuk mund ta duroja që njerëzit të mos kërkonin strehim në ambasadën gjermane. Kjo mori dhenë dhe njerëzit e parë erdhën, pastaj erdhën të tjerë, pastaj një kamion që prishi murin rrethues të godinës. Unë këto veprime i përshëndeta, por tani dua të them që kjo nuk u përshëndet nga qeveria ime dhe kjo mu tha në telefon. Unë komunikoja me qeverinë në Bon vetëm nëpërmjët linjës telefonike satelitore, pasi nuk mund të dërgonim fakse apo të shkruanim letra. Duhet thënë se qeveritë flasin për demokraci nëpër tryeza të dielave, por në aktivitetin e tyre ato e kanë për detyrë të ruajnë stabilitetin dhe jo të bëjnë një ndërhyrje aktive. Asnjë qeveri nuk do që amabsada e vendit të tij të mbushet me azilkërkues. Dhe kështu ndodhi, por unë sot jam shumë i kënaqur që e kam bërë këtë, madje edhe pse në kundërshtim me porositë e qeverisë sime.”

Ish-diplomati Werner Daum duke folur para mikrofonit të DW-së
Werner Daum duke dhënë intervistë për DW në vitin 2010, në 20 vjetorin e 2 korrikut, dita kur mijëra shqiptarë vërshuan në ambasadat perendimore në Tiranë.Fotografi: DW

Se si e përjetoi Daum Shqipërinë pas ngjarjeve të korrikut?

“Qeveria ime vendosi që ne nuk duhej ta përsërsinim një gjë të ngjashme dhe kjo ishte e drejtë. Për mua personalisht ishte e qartë që ky ishte fundi i rregjimit, se mund të zgjaste ndoshta edhe gjashtë muaj apo një vit, por isha i sigurtë se situata nuk mund të stabilizohej më. Unë isha i bindur se procesi ishte vënë në lëvizje dhe se çdo gjë tjetër do të ndodhte vetvetiu në mënyrë të natyrshme. Qeveria e Bonit tha se gjendja është qetësuar, se njerëzit janë dërguar në shtëpitë e tyre, se unë do të hiqja flamurin gjerman nga ambasada dhe dera do të qëndojë e hapur, kurse unë do të luaja zyrtarisht rolin e kujdestarit të shtëpisë. Kështu unë vazhdoja të merrja rrogën por nëse dikush vinte aty kjo nuk ishte më ambasadë por një shtëpi. Kështu qëndrova rreth një muaj derisa mora një telefonatë nga Boni, prej nga mu njoftua që duhet ta lë Shqipërinë menjëherë, kjo ishte edhe dëshira e palës shqiptare, paçka se unë isha tani vetëm kujdestar i shtëpisë. U largova me makinën time, me fotografitë e prindërve të mi dhe me bizhuteritë e mamasë sime e disa gjëra të mia private. Teksa udhëtoja një grua e moshuar iu afrua makinës dhe theu xhamin e saj me një gur. Kështu udhëtova pa xham deri në Beograd pas 16 orë udhëtimi dhe arrita në ambasadën gjermane atje. Dy ditë më vonë më thanë se unë isha bërë jeshil në fytyrë dhe se nuk kishin parë ndonjëherë një fytyrë të tillë. Gruaja ime, e cila ndodhej në Beograd fillimisht nuk më njohu. Dua të theksoj se unë isha krenar për rolin tim aktiv në një pikë kthese në historinë evropiane, jo vetëm kundër atij rregjimi kriminal në Shqipëri, por edhe kundër qëndrimit kundërshtues të qeverisë sime, që në fakt ishte i kuptueshëm.”

Karriera profesionale

Werner Daum lindi më 14 korrik 1943 në Nyrnberg, studioi në Piza, Beirut dhe në Universitetin Amerikan në Kajro duke u diplomuar në jurispundencë në Frankfurt mbi Main. Si pjesëtar i shërbimit diplomatik të Ministrisë së Jashtme të RFGJ-së stacionet e tij si diplomat kanë qenë, Jemeni, Sudani, Shqipëria, drejtor i përfaqësisë gjermane në seksionin e të Drejtave të Njeriut në Gjenevë. Daum krahas aktivitetit diplomatik ka lënë pas disa botime mbi historinë e kulturës për Shqipërinë “Shqipëria mes kryqit dhe gjysmëhënës” si dhe botime për Jemenin e Sudanin./DW

Related- Posts

Retrospektive Diplomatike

Në 80 Vjetorin e Konferencës së Paqes në Paris !

21 Gusht, 2026
Kryesore

65 Vite pas ndërtimit të Murit të Berlinit

13 Gusht, 2026
Retrospektive Diplomatike

Pse Enver Hoxha ishte kundër Republikës së Kosovës në kuadër të Federatës Jugosllave?

22 Korrik, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Putin: “Takimi me Xi-n në APEC do t’i japë shtysë marrëdhënieve Kinë–Rusi”

1 Tetor, 2026

Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

1 Tetor, 2026

NATO nderohet me Çmimin e Paqes së Vestfalisë 2026

1 Tetor, 2026

Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026

Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

1 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.