• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
11 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home FOKUS

Serbi/ Shaip Kamberi: Protestat në vetvete nuk janë të mjaftueshme

24 Janar, 2026
in FOKUS
A A
Screenshot

Screenshot

Share on FacebookShare on Twitter

novimagazin.rs[i]

Nëpërmjet pasivizimit të adresave qytetarët praktikisht pushojnë së ekzistuari për shtetin, gjë e cila të rinjtë shqiptarë në Serbi i detyron të braktisin vatrat e tyre në kërkim të një perspektive. Pasivizimi është formë e heshtur e dhunës administrative, dhe, pa respektim të të drejtave të shqiptarëve, nuk ka Serbi europiane demokratike, thotë për Novi Magazin Shaip Kamberi, deputet dhe kryetar i partisë për veprim demokratik (PVD).

Shaip Kamberi është deputet në parlamentin e Serbisë, pjesë e grupit të deputetëve PSG-SAD të Sanxhakut-PDD dhe kryetar i Partisë për veprim demokratik (PVD). Por para se të jetë politikan, Kamberi është i njohur gjërësisht edhe si luftëtar për të drejtat e njeriut, jo vetëm të pakicës kombëtare të cilave i përket, por edhe banorëve të Serbisë nga e cila vjen, por edhe të gjithë njerëzve që u mohohet e drejta.

Arësye për bisedë me Kamberin ka përherë, por si fillim të kësaj bisede dhe javës së vrullshme politike të liderit të PVD, e pyesim si e vlerëson ai situatën politike në Serbi në fillim të vitit 2026 dhe a sheh hapësirë për ndryshime thelbësore apo zgjatje të krizës politike?

“Fillimi i vitit 2026 – Serbia e pret dhe Serbinë e presin – kriza të thella politike dhe institucionale. Insitucionet në një masë të madhe janë sfumuar, besimi i qytetarëve te procesi zgjedhor është shkatërruar seriozisht, ndërsa fuqia politike është përqëndruar në duart e një rrethi të ngushte njerëzish, ose më mirë të themi të një njeriu të vetëm. Hapësira për ndryshime ekziston, por ajo nuk vjen nga sturkturat sunduese, por nga shoqëria”- thotë Shaip Kamberi dhe shton: “Nëse nuk bëhet presion serioz dhe artikulime të qarta politike të kësaj pakënaqësise, kam frikë se Serbia do të vazhdojë të jetojë në gjendje të zgjatur krize, me pasoja gjitnjë e më të mëdha për demokracinë dhe të drejtat e njeriut si dhe për perspektivën europiane të shtetit”.

A janë protestat studentore dhe qytetare si dhe kërkesat për zgjedhje të parakohëshme shans për një përmbysje demokratike apo vetëm një shprehje e pakënaqësisë shoqërore pa ecuri të qartë politike?

Protestat studentore dhe qytetare janë  jashtëzakonisht të rëndësishme sepse përbëjnë shprehje autentike dhe spontane të pakënaqësisë me gjendjen në shoqëri. Ato kanë treguar se ekziston masa kritike e njerëzve që nuk e pranojnë më modelin  autoritar të drejtimit të shtetit dhe sistemin e vlerave që ky model ka imponuar.

Megjithatë, protestat në vetvete nuk janë të mjaftueshme. Përmbysja demokratike kërkon domosdoshmërisht që kjo energji të derdhet në kërkesa të qarta politike, strategji dhe organizim, platformë të qartë politike, proeuropiane. Nevojitet një alternativë e qartë demokratike ndaj këtij sistemi të imponuar vlerash. Nevojitet diskontinuiteti me të kaluarën, por edhe me regjimin e tanishëm. Në të kundërt, ekziston rreziku real që pushteti “t’i mbijetojë”  këtij shpërthimi protetash dhe gjithçka të përfundojë pa ndryshime thelbësore, gjë që do të sjellë autoritarizëm akoma më të fortë.

Qytetarët të cilët mbështesin  studentët presin  ndryshime. Çfarë prisni, sa kanë arritur protestat që të nxisin edhe tema si puna e respektimit të të drejtave të pakicave në Serbi, në mënyrë të veçantë ato të shqiptarëve?

Për fat të keq, çështja e të drejtave të pakicave kombëtare, dhe në mënyrë të veçantë të drejtat e shqiptarëve, ende nuk njihen në një masë të mjaftueshme si pjesë përbërëse e luftës për demokraci. Agjenda anti korrupsion e protestave studnetore është e qartë dhe ajo duhet mbështetur, por akoma nuk ka një platformë të qartë për të drejtat e njeriut dhe ato të pakicave, raportit ndaj fqinjëve, raportit ndaj së kaluarës së dhunshme. Megjithatë, protestat kanë hapur hapësirë për bisedime mbi zbatimin selektiv të ligjit, diskriminimit dhe pabarazisë para institucioneve, dhe këto janë pikërisht problemet me të cilët përballet prej vitesh bashkësia shqiptare. Detyra ime, por edhe e të gjithë aktorëve të demokracisë, është të thonë qartazi se Serbia nuk mund të jetë shtet demokratik përderisa shkelen në mënyrë sistematike të drejtat e një pakice të tërë. Kështu siç është ajo nuk mundet të hyjë në Bashkimin Europian, ndërsa në unione të tjera, lindore, nuk do t’i japin vend.

Dialog pa vullnet politik

Si e vlerësoni dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, a është ngrirë procesi apo bëhet pa një vullnet real politik, dhe sa ndikojnë në të rrethanat ndërkombëtare si puna e luftës në Ukrainë?

Dialogu faktikisht është ngrirë dhe është reduktuar në mbajtje teknike të procesit pa vullnet real politik. Rrethanat politike, përfshirë edhe luftën në Ukrainë,  kanë shtyrë akoma më shumë këtë çështje më poshtë në rang listën e prioriteteve, por kjo nuk mund të jetë justifikim i përhershëm. Siguria e Ballkanit Perëndimor varet nga kjo çështje, si dhe çështja e përzierjes së aktorëve joeuropianë. Kjo çështje ngadalson rrugën  europiane të Serbisë dhe të Kosovës. Të përballesh me realitetin dhe mbi bazën e ambicjeve të kthjellëta t’i futesh dialogut, kjo është zgjidhja e vetme për Serbinë. Në të kundërt agonia do të vazhdojë por pa mundësi reale për të bërë çfarëdolloj gjëje në lidhje me këtë çështje.

A mendoni se dialogu është reduktuar në çështje teknike, ndërsa evitohen çështjet thelbësore politike?

Çështjet thelbësore politike evitohen, por pa ato nuk ka stabilitet afatgjatë dhe as normalizim të marrëdhënieve. Por, duhet të vëmë në dukje se ekzistojnë edhe çështje teknike të cilat duhet të lehtësojnë jetën e përditëshme të njerëzve. Nga ana jonë, perspektiva e shqiptarëve  të Luginës së Preshevës, unë do të përmend vetëm çështjen e zgjerimit të pikëkalimit në Konçul dhe në Bujanoc. Ose më saktë në Muçibabë dhe në Preshevë. Punimet duhet të nisnin që në vitin 2018 që këto pikëkalime të zgjeroheshin në mënyrë që të lehtësohej lëvizja e njerëzve. Sikurse thuhet në Raportin e Komisionit Europian mbi përparimin e Serbisë, këtë gjë Serbia e ka refuzuar. Kjo gjë, edhe sot e kësaj dite, rëndon lëvizjen dhe krijon radhë të tëra me kilometra njerëzish dhe makinash që presin.

Sa është reale të pritet që në kuadër të dialogut të hapet çështja e pozitës së shqiptarëve në Serbi, sipas parimit të reciprocitetit, gjë për të cilën ju keni këmbëngulur shumë herë, pra që pozita e shqiptarëve në Jug të Serbisë dhe e serbëve në Kosovë të trajtohen  si pjesë e paketës për normalizimin?

Kjo është e domosdoshme. Pozita e shqiptarëve në Serbi dhe ajo e serbëve në Kosovë duhet të jenë pjesë e së njëjtës paketë të normalizimit. Pa të drejta dhe standarte të njëjta, nuk ka zgjidhje afatgjatë. Duhet të krijohet simetria në trajtimin e pakicave kombëtare. Të drejtat e pakicave, në raport me vendet antare të Këshillit të Europës janë universale, dhe ato nuk duhet t’i përkasin pakicave të caktuara “të privilegjuara” në një kohë që pakicat e  tjera të përjashtohen nga kjo. Kjo krijon konfrontime politike dhe pasiguri në tërë Ballkanin Perëndimor.

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në komunat me shumicë të banorëve shqiptarë ka disa vite që zgjat. A është kjo praktikë administrative apo diskriminim sistemaitk politik me synim që të ndryshohet struktura etnike e Jugut të Serbisë?

Në lidhje me këtë pyetje nuk ka dilema; është fjala për diskriminim  sistematik politik. Pasivizimi i adresave nuk bëhet pa dallim, dhe as në mënyrë të barabartë ndaj të gjithë qytetarëve të Serbisë, por në mënyre selektive dhe pothuajse tërësisht ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Synimi i kësaj praktike është i qartë: të zvoglohet numuri i shqiptarëve në listën zgjedhore, të dobësohet ndikimi i tyre politik dhe, në periudhë afatgjatë, të ndryshohet struktura etnike në këtë territor. Kjo nuk është politikë administrative, kjo është politikë antiqytetëruese. Kushtetuta e Serbisë ndalon  marrjen e masave që mund të shkaktojnë ndryshim artificial të përbërjes etnike të popullsisë në territoret ku jetojnë pakicat kombëtare. Pushteti e kryen pasivizimin në kundërshtim me atë që kërkon kushtetita.  

Si ndikon konkretisht pasivizimi në të drejtat politike, shoqërore dhe ekonomike të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë?

Një ndër format më të rënda të shkeljes së të drejtave të shqiptarëve është edhe pasivizimi administrativ i vendbanimit, sidomos në Medvegjë, por edhe në Preshevë dhe në Bujanc. Kjo praktikë realizohet pa lajmërim efektiv dhe pa procedurë transparente ligjiore. Ajo është në kundërshtim me nenet 8 dhe 14 të Konventës Europiane të të drejtave të njeriut, Konventën Kuadër për mbrojtjen e pakicave kombëtare. Njerëzit humbasin  kësisoj të drejtën  e pjesëmarrjes në zgjedhje, të drejtën për përkujdesje shëndetsore, ndihmën sociale, mundësinë e punësimit, madje dhe të drejtën për të patur dokumente personale.

Me pasivizimin e adresës qytetarët praktikisht pushojnë së ekzistuari për shtetin, Sëbashku me problemin e mosnjohjes së diplomave, gjë e cila bën që të rinjtë shqiptarë të braktisin vatrat e tyre dhe të largohen në kërkim të një perspektive, pasivizimi është formë e heshtur e dhunës adminitrative që shkatërron familjet dhe i detyron njerëzit të emigrojnë. Pasivizimi ka efekt të stërmadh diskriminues me bazë etnike dhe përbën një formë të spastrimit etnik. Ky nuk është vetëm konstatimi jonë. Për këtë flasin edhe raportet e organizatave joqeveritare të cilat merren me këtë temë.

Në lidhje me këtë problem ju i jeni drejtuar Kongresit amerikan dhe Bashkimit Europian. Sa keni marrë në institucionet e Serbisë ose në komunikim me aktorët ndërkombëtarë garanci se kjo praktikë do të ndërpritet?

Kemi marrë deklarata shqetësimi dhe mesazhe gojore se ky problem “do të shqyrtohet”, kemi Rezoluatën e Parlamentit Europian që flet për këtë çështje, si edhe Raportin e Komisionit Europian mbi përparimin e Serbisë në vitin 2025 i cili e përmend këtyë temë. Pikërisht për këtë i jam drejtuar Kongresit amerikan, institucioneve të Bashkimit Europian dhe organizatave ndërkombëtare. Kur shteti nuk dëshiron ta zgjidhë problemin të cilin ai vetë e prodhon, presioni ndërkombëtar bëhet i domosdoshëm dhe e vetmja armë që na ka mbetur. Pikërisht për këtë jemi të detyruar të përdorim të gjitha levat te aktorët ndërkombëtarë.  

Flitet shpesh se është e domosdoshme të realizohet Plani politik prej shtatë pikash që ka miratuar qeveria e Serbisë mbi integrimin e shqiptarëve në organet shtetërore. Çfarë po bëhet me këtë?

Po, për fat të keq, edhe pas 13 vitesh qëkur qeveria e atëhershme e Republikës së Serbisë pranoi në formë raportin e Trupit Koordinues, ky plan ekziston vetëm formalisht. Arësyeja është mungesa e plotë e vullnetit politik në Beograd për të realizaur atë që është pranuar më heret. “Plani prej shtatë pikash”, atëbotë u bë një dokument ndër të shumtit që Serbia pati miratuar, por nuk është e gatshme t’a pranojë në praktikë. Kujtoj këtu “Planin dhe programin e qeverisë federative të vitit 2001” për zgjidhjen e krizës në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe Marrëveshjen e vitit 2009 dokumente këta që përjetuan të njëjtin fat.

Që cinizmi të jetë më i madh, në vitin 2022, Ministria për të drejtat e njeriut dhe të pakicave e Republikës së Serbisë, në bashkëpunim me OSBE-në, Delegacionin e Komisionit Europian dhe NSANM (Nacionalni Savet za Nacionalne Manjine- Këshilli Kombëtar për Pakicëb Shqiptare), miratoi Planin  Aksional për implementimin e Planit prej shtatë pikash nëpërmjet të cilit shteti merrte detyrimin që në periudhën  2023-2026 të sigurojë integrimin e bashkësisë etnike shqiptare në institucionet shtetërore. Kemi hyrë në vitin 2026, dhe zbatimi i kërij plani ende nuk ka nisur. Për fat të keq, asnjë pikë thelbësore nuk është implementuar. Shqiptarët vazhdojnë të jenë plotësisht të përjashtuar nga sistemi i drejtësisë, administrata shtetërore dhe strukturat e sigurisë. Në polici çdo vit e më shumë zvoglohet numuri i shqiptarëve, gjë që shkakton frikën se mos kthehemi në gjendjen e para vitit 2002.

Të gjitha këto tregojnë qartë për faktin se qeveria e Serbisë nuk ka qëllim të sinqertë për të integruar bashkësinë shqiptare, por këtë çështje e mban “të ngrirë” për të ardhmen. Ndëerkohë, nëpërmjet pasivizimit politik të vendbanimeve, këmbëngulet që numuri i shqiptarëve në këto komuna të zvoglohet sa më shumë

Edhe Ju si pjesë e opozitës proeuropiane dhe pjesë e shoqërisë luftoni për demokratizimin e Serbisë. A i njohin mjaftueshëm forcat opozitare në Serbi problemet e bashkësisë shqiptare apo këto probleme vazhdojnë edhe më tej të jenë të margjinalizuara?

Ekzitojnë individë dhe grupime politike që e kuptojnë seriozitetin e problemit por, parë në tërësi, pamjaftueshëm. Ose mendojnë se kjo çështje nuk është prioritet dhe kanë frikë se tema e të drejtave të shqiptarëve është jopopullore te zgjedhësit e tyre. Po u’a ilustroj me një shembull. Unë, kohët e fundit, sëbashku me deputetet e SDA (SDA- Sanđačka demokratska Akicija- Aksioni Demokratik i Sanxhakut- parti e boshnjakëve të Sanxhakut), kemi paraqitur propozimin e Ligjit për kompetencat në territoret e gjykatave dhe prokurorive. Vetëm 11 deputetë e mbështetën këtë propozim. Problemet e shqiptarëve shpesh margjinalizohen ose shtyhen për më vonë “për ndonjë kohë më të mirë”, por pa përballje me këto probleme nuk ka luftë të sinqertë për demokraci.

Sa besoni se mund të zhvilloni një raport tjetër të shtetit ndaj shqiptarëve në Jug të Serbisë apo keni frikë nga kontinuiteti i politikës?

Pa ndryshime të thella politike kam frikë se do të vijë puna te kontinuiteti. Ndryshimi i pushtetit dhe demokratizimi serioz i sistemit janë kusht për një raport tjetër ndaj shqiptarëve dhe gjithë pakicave të tjera etnike. Parakusht është shkëputja e plotë me trashëgiminë e dhunshme politike të viteve nëntëdhjetë.

Nëse vitit 2026 është viti i përmbysjes, cili do të jetë sipas jush shenja konkrete se Serbia po ecën drejt demokratizimit të sinqertë?

Zgjedhje të lira dhe të ndershme, gjykata të pavarura, liri e plotë e mediave dhe ndëprerja e diskriminimit të tanishëm, përfshirë edhe pasivizimin e adresave.

Cili është mesazhi Juaj për shqiptarët në Jug të Serbisë në kontekstin e pasigurisë politike, por edhe të luftës së gjërë për të drejtat demokratike?

Të jenë këmbëngulës, politikisht aktivë dhe solidarë me të gjithë forcat demokratike në vend. Njerëzit janë të lodhur dhe të frustruar sepse ka 25 vjet që po zgjat procesi politik i integrimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore. Por ai ende nuk ka nisur. Megjithatë, lufta jonë për të drejtat e shqiptarëve nuk është e ndarë nga lufta për Serbinë demokratike dhe europiane, ato janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme, sikurse e ardhmja e Serbisë është e lidhur me trajtimin më të mirë të pakicave kombëtare.


[i] https://novimagazin.rs/iz-nedeljnika-nm/365073-intervju-saip-kamberi-protesti-sami-po-sebi-nisu-dovoljni

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

FOKUS

Cilët janë “miqtë” (armiqtë) që Edi Rama i solli Shqipërisë?!

11 Tetor, 2026
NATO headquarters in Brussels with 32 flags
Bota

NATO zhvillon manovrat bërthamore “Steadfast Noon”, 17 vende aleate marrin pjesë në stërvitjen në Itali

9 Tetor, 2026
FOKUS

Jemeni si front i rivalitetit saudito-iranian

8 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Trump njofton armëpushim energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky thotë se nuk ishte në dijeni

11 Tetor, 2026

Cilët janë “miqtë” (armiqtë) që Edi Rama i solli Shqipërisë?!

11 Tetor, 2026
This handout photograph posted on @news_kremlin, the Telegram channel of the Russian presidential press office, on October 8, 2026, shows Russia's President Vladimir Putin and former German chancellor Gerhard Schroeder shaking hands during the celebration of the Russian leader's 74th birthday at an undisclosed location. (Photo by Handout / RUSSIAN PRESIDENTIAL PRESS OFFICE / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO / Russian presidential press office" - HANDOUT - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS

SPD kërkon përjashtimin e Gerhard Schröderit për lidhjet me Putinin

11 Tetor, 2026

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026

Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

11 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.