Faza e re e konflikteve në Lindjen e Afërt është zhvendosur nga fusha e betejës në sallat e Ministrisë së financave të ShBA-ve. Uashingtoni kërcënon me goditje në arteriet financiare të Tereranit, por përballja më partnerët kryesorë tregtarë të Iranit, si Kina, India dhe Turqia, kërcënon me efektin bumerang dhe hap një front të ri gjeopolitik.
“Do të nisim një hekatombë ekonomike kundër lidhjeve financiare iraniane në mbarë botën. Qëllimi jonë është të këputim çdo fije kashte shpëtimi e cila mbështet këtë regjim tiranik, derisa Irani të mbetet plotësisht i vetëm”. Me këto fjalë, të thëna në një konferencë për shtypin në fillim të kësaj jave, sekretari amerikan i financave Scott Bessent shpalli valën më të re të sanksioneve kudër Republikës Islamike të Iranit. Pas pothuajse gjashtë muajsh konflikti të hapur dhe shkatrrimtar në Lindjen e Afërt, Uashingtoni vendosi të ndryshojë qendrën e gravitetit të sulmeve: nga fuqia ushtarke kaloi në asfiksinë gjithëpërfshirëse ekonomike me qëllim që t’a shpjerë më në fund të kollaps të plotë regjimin iranian.
Faza e re e kësaj ofensive, në qarqet diplomatike dhe ekonomike quhet “Operacioni i Leçitur ekonomikisht” (Operation Economic Pariah), ka shkaktuar stepje dhe frikë shumë të madhe në tregjet globale financiare. Në lidhje me këtë, Shtëpia e Bardhë, paralajmëroi se nuk do të përmbahet më nga vendosja e sanksioneve sekondare për të gjithë ata të cilët bëjnë biznes me Teheranin. Tani për tani këto kërcënime janë formuluar si “goditje paralajmëruese”, pa dhënien e listës përfundimtare ose afateve të qarta dhe të prera. Por, mesazhi nga Uashingtoni kurrë nuk ka qënë më i qartë, kushdo që i zgjat dorën Teheranit, rrezikon përballjen me ekonominë më të fuqishme të botës.
Pyetja që shtrohet në këtë rast është e thjeshtë: a është i gatshëm këtë herë Uashingtoni t’i shkojë deri në fund dhe të hyjë në duel ekonomik me fuqi si Kina dhe India, apo është thjesht një bllof gjeopolitik me shuma të mëdha në lojën e bixhozit?
Shënjestra më e madhe e kërcënimeve amerikane padyshim është Kina. Gjigandi aziatik prej disa vitesh është partneri kryesor ekonomik i Iranit dhe konsumatori më i madh i naftës së tij bruto. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore tëe Tregtisë (OBT-WTO), Kina ka qënë destinacioni i më shumë se një të katërtës se eksportit të Republikës Islamike. Krahas kësaj më shumë se një e treta kishte të bënte direkt me naftën bruto dhe hidrokarbure të tjera.
Megjithëse Drejtoria kineze e Doganave eviton të tregojë zyrtarisht sa është importi i naftës iraniane që nga viti 2022, të dhënat mbi lëvizjen e tankerëve dhe vlerësimet e firmave të pavarura analitike tregojnë të kundërtën. Sipas analizës së Qendërs për politikën globale energjetike në Universitetin Columbia, Kina në vitin 2025 importoi 1,4 milionë barela nafte iraniane në ditë. Duke patur parasysh se prodhimi i përgjithshëm ditor i Iranit ishte afro 3,26 milionë barela (sipas të dhënave të OPEC-ut), është e qartë se Pekini përbën mushkërinë financiare të regjimit në Teheran, duke blerë madje deri në 90 përqind të naftës bruto të eksportuar.
“Kina e ndihmon Iranin për të anashkaluar sankisonet amerikane dhe financon aktivtetet e tij destabilizuese në Lindjën e Afërt”, thuhej në raportin e qeverisë amerikane të bërë publik në muajin mars. Shtëpia e Bardhë haptazi nënvizon se Pekini këtë e arrin nëpërmjet një rrjeti të degëzuar bankash kineze, kompanish fiktive dhe ndërmjetësish në mbarë botën, duke i quajtur dy shtetet pjesë e “boshtit të autokracive”.
Reaksioni i administratës së Xi Jinping-ut ishte i shpejtë dhe i ashpër. Zëdhënësi i Ministrisë kineze të tregtisë theksoi se raportet mes Kinës dhe Iranit zhvillohen në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare, duke hedhur poshtë çdo përpjekje për përzierje ose ndërprerje të këtyre lidhjeve. Pekini i shpalli sanksionet amerikane “ilegale” dhe deklaroi se do të ndërmarrë “të gjitha masat e nevojshme” për mbrojtjen e interesave të tij kombëtare.
Zëdhënësi i Ministrisë së punëve të jashtme kineze Lin Jian ishte akoma më direkt: “Bllokada ekonomike dhe politika e presionit maksimal nuk janë zgjidhje. Prirotet tani duhet të jetë depërshkallëzimi dhe rikthimi në rrugën e dialogut dhe negociatave”.
Megjithatë, çështja që i mundon më shumë analistët është tajming-u. A është vërtetë e gatshme administrata e Donald Trumpi të hyjë në konfrontim të plotë tregtar me Pekinin një muaj para samitit të planifikuar me Xi Jinping-un? Lëvizjet radikale kundër kompanive kineze mund të shkatërrojnë plotësisht negociatat e brishta ekonomike dhe t’i sjellin dëme të mëdha vetë ekonomisë amerikane.
Përveç naftës dhe Kinës, rrjeti tregtar i Iranit është i lidhur fuqishëm edhe me fqinjët e tij direktë. Prodhimet nga Kina përbëjnë afro 26 përqind të importit iranian, por i vetmi vend në të cilin Teherani eksporti më shumë mall janë Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) me pjesën madje 30,6 përqind. Ironia qëndron në faktin e EBA-të janë njëkohësisht edhe një prej aleatëve kyç ushtarakë dhe politikë të Shteteve të Bashkuara në Gjirin Persik.
EBA-të, dhe në mënyrë të veçantë qendra financiare në Dubaj, për dekada të tëra kanë shërbyer si ventil i domosdoshëm dhe rieksportues për ndërmarrjet nga Irani. Vlerësohet se rreth 80 përqind e valutave të cilat i nevojtien Iranit për pagesën e importeve merren nëpërmjet tregut të monedhave dirham në Dubaj. Importuesi iranian, në pamundësi për të paguar nëpërmjet sistemit SWIFT për shkak të sanksioneve, shfrytëzon chang-et në Dubaj për të këmbyer rijalët e tij në dirhamë, dhe më pas në dollarë ose euro. Deri në 40 përqind e këtyre mjeteve financiare përfundojnë për blerjen e mallrave direkt brenda EBA-ve, krahas provizioneve të larta për ndërmjetësit.
Edhe përkundër tensioneve politike, rrjeti bankar ka mbetur i paprekur, banka iraniane nën sanksione Bank Melli, përshembull, vazhdon të udhëheqë nëpërmjet shtatë filialeve të hapura në EBA.
Megjithatë, nën presionin e pamëshirshëm të Shtëpisë së Bardhë edhe pasi Irani para pak kohësh ka hedhur dy raketa në territorin e Emirateve në luadër të luftës së gjërë rajonale, Abu Dabi ka bërë lëvizje paprecedentë. Pusheteti paralajmëroi pezullimin e marrëdhënieve financiare dhe tregtare me Iranin. Kjo lëvizje i dha një goditje serioze ekonomisë iraniane, por shumë ekspertë mbeten skeptikë: ndërprerja e kanaleve historikisht të zhvilluara dhe joformale në praktikë do të realizohet shumë më ngadalë se në letër, ndërsa kontrabanda dhe transanksionet nëntokësore financiare ndoshta do të vazhdojnë të funksionojnë nën radarë.
Përveç Emirateve, në rrethin e dhjetë partnerëve më të mëdhenj tregtarë të Teheranit është edhe Iraku (i cili blen nga Irani energji elektrike me vlerë 11,7 miliardë në v it), Turqia (i lidh gazsjellësi me rëndësi Tabriz-Ankara), dhe Afganistani e Pakistani. Në këtë grup bën pjesë edhe India, e cila është gjendur edhe më parë nën lupën e Uashingtonit për shkak të blerjes së energjentëve nga vendet e sanksionuara. Ekportusit indianë të orizit, çajit dhe prodhimeve farmaceutike tashmë kanë zvogluar dërgesat për Iranin nga frika e ndëshkimeve amerikane.
Nuk është për t’u anashkaluar edhe Bashkimi Europian. Edhe përkundër sanksioneve të vëna për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe programit bërhamor, BE-ja vitin e kaluar eksportoi në Iran mallra me vlerë reth tre miliardë euro (kryesisht pajisje mjeksore, ilaçe dhe makineri bujqësore), ndërsa ka importuar mallra me vlerë rreth 800 milionë euro.
Ndërsa Scott Bessenti paralajmëron se çdo institucion i cili pastron para për Iranin “do të përjashtohet nga sistemi i dollarit” shumë ekspertë të ekonomisë dhe diplomatë shtrojnë pyetjen e largpamësisë reale të kësaj strategjie. Uashingtoni tashmë ka eleminuar udhëheqësin iranian, ka bombarduar sistemet bërthamore, kazermat dhe magazinat e municioneve dhe ka vendosur bllokadën detare. Por, ideja që Irani të shndërrohet brenda natës në i leçitur i plotë ekonomik përballet me pengesën e “ekonomisë së rezistencës”.
Pas më shumë se dyzet vite nën sanksionet perëndimore, Teherani ka krijuar një sistem evitimi bllokade mjaft të adoptueshëm dhe të decentralizuar. Kjo përfshin edhe flotën e anijeve dhe tankerëve në hije të cilët i fikin aparatet që tregojën vendndodhjen, ndryshojnë dokumentacionin mbi prejardhjen e naftës bruto dhe bëjnë rishkarkime nga anija në anije në ujërat ndërkombëtare. Gjithashtu, është krijuar edhe një sistem bankar nëntokësor. Rrjeti amerikan për luftën kundër kriminalitetit financiar (FINCEN) raporton se vetëm gjatë vitit 2024 janë shënuar më shumë se nëntë miliardë dollarë transaksionesh ilegjitime iraniane të cilët kanë kaluar nëpërmjet llogarish korespondente brenda vetë ShBA-ve.
“OFAC (Zyra për kontrollin e pronave të hauaj në ShBA) prej dhjetëvjeçarësh tërë përndjek kompanitë të cilat bëjnë biznes me Teheranin. Por të gjitha administratat e deritanishme, përfshirë edhe atë të mandatit të parë të Trumpit, kanë refuzuar të përjashtojnë plotësisht Kinën ose Indinë nga sistemi financiar amerikan sepse kjo ishte çmenduri e madhe e cila sillte bumerang të përgjithshëm ekonomik” nënvizon Justin Logan, drejtor për politikën e jashtme në Institutin Cato.
Megjithatë, është e gabuar të pohohet se masat amerikane nuk lënë plagë të thella te Irani. Efektet “Operacionit ekonomik Leçtija”, kanë nisur të ndjehen edhe para hyrjes zyrtare të tij në fuqi.
Valuta iraniane rijal ka rënë në nivelin më të ulët historik prej 2,02 milionë rijale për një dollar amerikan. Inflacioni ka shpërthyer me të madhe, çmimi i orizit është rritur me 60 përqind qysh nga nisja e konlikteve luftarake në fundin e muajit shkurt të këtij viti, ndërsa çmimi i mishit ka kërcyer më shumë se 150 përiqind.
Guvernatori i Bankës Qendore të Iranit, Abdolnaser Hemmati, e pranoi publikisht dramaticitetin e situatës: “Është fakt se ne në këtë moment praktikisht nuk eksportojmë naftë. Amerikanët kanë ngrirë rezervat tona devizore dhe na kanë bërë të pamundur aksesin”.
Presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian i’u drejtua kombit me një pohim të pazakontë direkt: “Gjendemi në mesin e luftës ekonomike ushtarake dhe të sigurisë me përmasa të plota. Si qeveri, përpiqemi me të gjitha forcat të ndalim inflacionin dhe të sigurojmë ekzistencën e populit, por situatra është jashtëzakonisht e vështirë”.
Presioni i brendshëm e ka shpënë Iranin në hendek gjithnjë e më të thellë mes kreut politik dhe ushtarak të vendit. Nga njëra anë gjendet presidenti Pezeshkian dhe rryma e matur e cila bën haptazi thirrje për ndëprerjen e armiqësive dhe rikthimin në negocita me Perëndimin.
“Lufta në një moment të caktuar duhet të ndalë. Është më mirë që sot të shfaqim fuqinë dhe dinjitetin tonë dhe t’i dërgojmë mesazh botës se i kemi realizuar synimet tona dhe të përmbyllim konfliktin”, deklaroi Poezeshkiani. Mesazh të njëjtë kë dërguar edhe kryetari i parlamentit Mohammad Bagher Ghalibafi, duke nënvizuar se pa stabilitet ekonomik nuk ka as siguri reale: “Sado fuqi ushtarake të kemi, nëse populli jonë vuan dhe nuk ka rritje ekonomike, nuk kemi për të përparuar. Si njeri i cili i ka mbijetuar luftës e di mirë se cila është vlera e paqes”.
Megjithatë, fuqia e vendimmarrjes në Iran po zhvendoset me shpejtësi për nga pasuesit e vijës së ashpër. Kreu i lartë, Ajatollah Mojtaba Hamnei, emëron në pozicione kyçe veteranët e Gardës Revolucionare (IRCG). Mohsen Rezaei, komandanti i dikurshëm i IRCG-së që nga koha e luftës Iran-Irak në vitet tetëdhjetë, është emëruar shef i sigurisë kombëtare.
Për këta skifterë politikë dhe ushtarakë, lufta nuk përfundohet me dorëzimin ndaj shantazheve ekonomike. Mohammad Hassan Sangtarash, analist ushtarak i afërt me regjimin, i ka përmbedhur mendimet e tij për The Wall Street Journal-in me fjalët: “Në Iran mbizotëron besimi i përgjithshëm se lufta e vërtetë ende nuk ka nisur. Ajo që kemi parë deri tani konsiderohet si taktikë e cfilitjes graduale të rivalit para ndeshjes së madhe përfundimtare”.
Përpjekja e Uashingtonit për të zbatuar përsëri doktrinën e “presionit maksimal” e vendos rendin global në udhëkryq. Nëse Donald Trumpi këmbëngul në bllokadën e plotë ekonomike të të gjithë partnerëve të Teheranit, ShBA-të rrezikojnë krijimin e sistemeve financiare alternative jashtë dollarit, gjë e cilë kërkohet prej vitesh nga grupimi BRICS.
Nga ana tjetër, nëse sanksionet del se janë deklarata kërcënuese të radhës të cilat në praktikë tolerohen heshturazi për hir të ruajtjes së raporteve me Kinën dhe Indinë, “Operacioni Leçitja ekonomike” do të përjetojë fatin e përpjekjeve më të hershme ushtarake dhe ekonomike për mposhtjen e Iranit.
Ndërsa në qarqet e fuqisë në Uashington, Pekin dhe Teheran bëhen lëvizjet e radhës çmimi i këtyre lojërave ekonomike dhe luftarake do të vazhdojë të paguhet direkt nga qytetarët e zakonshëm, si banorët e Iranit të cilët përballen me rafte të boshatisura dhe theqafjen e valutës së tyre, ashtu edhe ekonomia globale e cila frikësohet nga vale e re e destablitetit energjetik dhe inflator.
[i] https://bosna.hr/operacija-ekonomska-parija-moze-li-trump-sankcijama-slomiti-iran/
Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA




















































