• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
12 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

A janë në disfavor të Kosovës emrat e rinj drejtues në BE?

4 Korrik, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Emërimi i spanjollit Josep Borrell si i i ngarkuar për Politikën e Jashtme të BE shihet me skepticizëm në Prishtinë, ndërsa për Beogradin ai është një lajm i mirë. A do të ndryshojë diçka me ardhjen e tij?

Kosova i mirëpret emrat e rinj që do të drejtojnë Bashkimin Evropian. Megjithatë që tani në Prishtinë shihet një lloj skepticizmi, sidomos për rolin që mund të ketë në dialogun Kosovë-Serbi, shefi i ri i diplomacisë evropiane, ministri i Jashtëm Spanjoll Josep Borrell, që pritet të konfirmohet nga Parlamenti  Evropian. Josep Borrell, 72 vjeç, pritet të rikthehet në krye të politikës së jashtme të BE-së, pasi ka shërbyer si president i Parlamentit Evropian nga viti 2004 deri më 2007.

Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa, vetë zoti Borrell që pason italianen, Federica Mogherini, do duhet të lehtësojë dialogun Kosovë-Serbi në kuadër të një procesi ndërmjetësues nga Bashkimi Evropian. Ministri i Punëve të jashtme i Kosovës, Behxhet Pacolli, thotë se qeveria e Kosovës nuk beson që politika e jashtme e BE-së të varet nga origjina kombëtare e një vendi të BE.  

Shpresa se politika e BE ndaj Kosovës nuk ndryshon

“Ne besojmë se nuk varet nga origjina kombëtare roli që dikush do të luajë në Bashkimin Evropian dhe politika e jashtme e Bashkimit Evropian varet nga shtetet anëtare, nga të cilat shumica e kanë njohur Kosovën. Presim që ne të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet me BE edhe pse BE po kalon momente të vështira. Çelësi i marrëdhënieve tona mbetet liberalizimi i vizave, ku presim që BE të marrë vendimin, të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe procesi i zgjerimit të mos ndalet”, tha Pacolli.

Kreu i diplomacisë kosovare megjithatë në reagimin e tij përmend Spanjën, vendin nga vjen Josep Borrell, e që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe madje në disa raste. Shembull është Samiti i Sofjes për Ballkanin Perëndimor, ku vetë Borell nuk ka pranuar të ulet në një tavolinë, ku ishte i ftuar edhe Presidenti i Kosovës.  

“Kosova është një vend që synon të ketë marrëdhënie të mira me të gjitha vendet, përfshirë Spanjën. Ne i kemi kërkuar qeverisë spanjolle të njohë Kosovën dhe të mbështesë rrugën e Kosovës drejt konsolidimit ndërkombëtar dhe integrimit evropian. Fatkeqësisht, për shkak të arsyeve që nuk kanë të bëjnë me Kosovën, pozicioni spanjoll ka qenë një vijë e ashpër ndaj Kosovës. Ne presim dhe po punojmë me të gjithë aktorët dhe vendet për të forcuar marrëdhëniet e Kosovës me ta”, thotë Behxhet Pacolli.

Bedzet Pacoli (Imago/Zumapress)

Serbia e përshëndet ardhjen e Borrell

Në Serbi është pritur si lajm i mirë propozimi që ministri i Jashtëm i Spanjes Josep Borrell, të drejtojë diplomacinë evropiane e që rrjedhimisht do ta ndërmjetësojë edhe dialogun Kosovë-Serbi. Për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq “emërimi i spanjollit, Josep Borrell si përfaqësues i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë është një lajm i mirë për ne, por situata mbetet e vështirë. Nuk zgjidhet çështja e Kosovës me atë që keni një ose dy njerëz në anën tuaj”, deklaroi Vuçiq në  Beograd.

Në fillim të këtij viti, Josep Borrell ka qëndruar për një vizitë në Beograd, ku pati thënë se Spanja ka qenë kundër “shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës” dhe se ajo “nuk do ta ndryshojë politikën ndaj Serbisë, kur bëhet fjalë për Kosovën”. Megjithatë, Borrell, tha, se u ka përsëritur udhëheqësve në Beograd që “vetëm përmes dialogut mund të arrihet tek zgjidhja e përhershme e kompromisit për çështjen e Kosovës”. Po një vit më parë Borrell është shprehur kundër shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vija etnike.

Ndryshim i boshtit në BE

Analistët politik në Prishtinë për emrat e rinj drejtues të Bashkimit  Evropian japin vlerësime të ndryshme. Armend Muja, analist i tha DW-së, se “nominimet e reja për pozicionet kyçe të institucioneve të BE-së, reflektojnë ndryshim të boshtit të influencës në BE. “Spanja ka zënë vendin e Italisë krahas Francës dhe Gjermanisë”.

“Këto vende kanë qëllime të ndryshme në raport me Ballkanin, politikën e zgjerimit dhe çështjen e Kosovës. Qëndrimi francez kundër zgjerimit dhe qëndrimi spanjoll kundër pavarësisë së Kosovës e zbehin skajshmërisht influencën e BE-së në përgjithësi dhe në dialogun Prishtinë-Beograd në veçanti”, thotë Armend Muja. Sipas tij, për Serbinë është një gjë pozitive sepse, Josep Borrell, ka autoritet dhe është i mirëpritur në Serbi.

Eurofighterabsturz Ursula von der Leyen (picture-alliance/dpa/J. Büttner)

“Z.Borrel ka autoritet në Serbi që mund të jetë pozitive. Megjithatë, një përfaqësues nga një vend që nuk njeh dhe ashpërsisht është kundër pavarësisë së Kosovës, vetëm do ta zbehë edhe më tutje dyshimet e politikës kosovare ndaj BE-së. Influenca e BE-së është pothuajse jorelevante për të imponuar një zgjidhje Kosovë-Serbi. Kësaj i ka kontribuar luhatja e fjalëve në lidhje me liberalizimin e vizave. Në këtë situatë, zërat kosovarë në favor të SHBA-së do të rriten e dyshimet në raport me BE-në do të thellohen”, thotë Armend Muja.

Shpresat tek Ursula von der Leyen

Me shpresa shihet ardhja e mundshme në krye të Komisionit Evropian, e një gjermaneje, Ursula von Der Leyen. Muja shprehet se ajo është një figurë shumë adekuate në këtë kohë. “Von Der Leyen është një nga figurat me adekuate në këtë kohë. Ajo e njeh mirë Kosovën dhe rëndësinë e aleancës Perëndimore. Roli i saj mund të jetë vendimtar për të siguruar një urë lidhëse në çarjen evidente transatlantike, e cila manifestohet edhe në Kosovë”, shprehet analisti Muja.

Bisedimet Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e BE-së kanë nisur qysh në vitin 2011. Janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh por, shumica nga to kanë mbetur pa zbatim, vetëm në letër. Së fundi BE-ja dhe SHBA-së po kërkojnë një marrëveshje gjithpërfshirëse Kosovë-Serbi ligjërisht të obligueshme në mënyrë që të dyja vendet të normalizojnë raportet. Por taksa e vendosur  nga qeveria e Kosovës për produktet serbe, si kundërmasë e Prishtinës ndaj politikës agresive të Serbisë në raport me Kosovën ka bërë që dialogu të ndërpritet tash e më shumë se një vit. -DW

Related- Posts

OP/ED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026
Kryesore

Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

10 Tetor, 2026
OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Iluzioni i paqes: Armëpushimi në Gaza, përmendore e hipokrizisë së botës

12 Tetor, 2026

Shtatë sfidat që e presin Kosovën pas ngërçit që e mbajti shtetin pezull!

12 Tetor, 2026

Bota në një pikë kthese: Zgjedhjet, paqëndrueshmëria politike dhe rreziku në rritje bërthamor

12 Tetor, 2026

“12345”: Një numër “magjik” në Kinë?

12 Tetor, 2026

Si e dëgjon një qytet atë që nuk funksionon?

12 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.