• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
19 Gusht, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

  • POLITIKË

    Trump letër Presdientit Begaj: Pres me padurim të vazhdojmë punën tonë të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të sigurtë, më të fortë dhe me të sukseshme.

    Gonzato: BE solidaritet me Shqipërinë

    Presidenti Begaj dekreton për një mandat të dytë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Arben Kingji

    Shembet me shpërthim të kontrolluar objekti 3-katësh në Vlorë, Rama: Kapitulli i fundit i betejës me ndërtimet pa leje

    Rama thirrje qytetarëve: Denonconi shkeljet te “Hapësira ime publike”, autorët para drejtësisë

    Kryeministri Rama reagon pas protestës për lirimin e ish-krerëve të UÇK: Pse Kuvendi i Kosovës nuk ngre zërin me një rezolutë, pa dallime partish?

    Protesta në Prishtinë, Spiropali: Rikonfirmoi indinjatën e thellë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë

    Zelensky bisedë telefonike me Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund kësaj lufte

    “Politico” artikull për kryeministrin Rama: Ambicia për Shqipërinë pa para në dorë deri në 2030-ën

  • SOCIALE / KULTURË

    Kryepeshkopi Joan pret në takim një delegacion nga Kisha Ortodokse e Rusisë

    “Le Figaro”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira kulturore për të udhëtuar

    Ndre Mjeda, poeti i “Vajit të Bylbylit” dhe figura poliedrike e Rilindjes Kombëtare

    Libër me vlera për  Arbëreshët e Zarës

    Shën Klementi i Ohrit dhe zëri që në kohë i një prejardhjeje të mundshme shqiptare nga Kelmendi

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Daim Iljazi në “lundrimin” e tij të tetë poetik!

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ngrihet akt-akuza e parë për dëbimin e 800 mijë shqiptarëve nga Kosova gjatë periudhës së luftës, 21 të pandehur

    Kushtetutesja në Kosovë: Votim i hapur për kryeparlamentarin

    Mijëra qytetarë protestojnë në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale: Drejtësi!

    Kosovë/ Ambasada britanike: Të respektohen pavarësia dhe vendimet e Kushtetueses

    Kryeministri Kurti priti në takim emisarin e BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen

    Përplasja mes presidentit Milatoviq dhe zëvendëskryeministrit Gjeloshaj përfundon në Prokurori

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Retrospektive Diplomatike

“Anija e Filozofëve të Leninit”

18 Maj, 2025
in Retrospektive Diplomatike
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Eljanos Kasaj*

“Ne i dëbuam këta njerëz sepse nuk kishte asnjë arsye për t’i pushkatuar dhe ishte e pamundur t’i toleronim.”-L.D.Trockij

“Gjermania nuk është Siberia, por sa tmerrësisht e vështirë ishte të shkëputeshe nga rrënjët, nga një thelb i vërtetë, i cili përmblidhet në një fjalë të shkurtër: Rusia”.-Nikolaj Loskij, filozof rus

 “ Anija e Filozofëve”, ky emër nuk lidhet me ndonjë ngjarje nga antikiteti grek ose ndonjë histori moralistike prej kohëve napoleoniane-fjalë për fjalë, ajo lidhet me dy anijet gjermane, “Oberbürqermeister Haken”  dhe “Preussen “, të cilat gjatë vjeshtës së vitit 1922 transportuan nga Petrogradi në qytetin prusian të Stettin-it(sot qyeti i Szczecin) mbi 160 njerëz nga inteligjenca shkencore dhe krijuese ruse e kohës, të cilët qenë dëbuar zyrtarisht prej Bashkimit Sovjetik me urdhër të drejtpërdrejt të Vladimir Iliç Leninit. Ndërsa vetëm një muaj më vonë, në dhjetor të po atij viti, nga porti i Odesës, anija “Zhanna” sillte drejt Stambollit, personalitetet më të njohura të inteligjencës ukrainase, të cilët ashtu si kolegët e tyre ruse, shikoheshin si të panevojshëm prej autoriteteve të qeverisë sovjetike.

Shumë shpejt ata u ndoqën qindra bashkëkoleg të tyre, të cilët gjithashtu u dërguan jashtë vendit me tren: nga Moska në Letoni dhe Gjermani, si dhe përmes Polonisë, Finlandës dhe kufirit afgan – në vende të tjera.  Në ato vagonë bartej një ngarkesë unike – ajka e inteligjencës ruse, lavdia e Perandorisë Rusise: profesorë dhe filozofë me famë botërore, veprat e të cilëve në Evropë dhe në mbarë botën konsideroheshin kulmi i mendimit filozofik dhe shkencor; mësues, mjekë dhe përfaqësues të tjerë të inteligjencës së kohës së Perandorisë.

Dëbimi në të ashtuquajturën “Anija e Filozofëve” në fillim të viteve 1920′ u zvarrit për disa muaj për arsye të ndryshme, kryesisht logjistike. Gjatë kësaj kohe kishte një kërkim të vazhdueshëm për shkencëtarë, ekonomistë, mjekë, shkrimtarë dhe filozofë të shquar. Fakti është se shumë prej tyre e kishin ndërruar vendbanimin për shkak të masakrave të shkaktuara prej Luftës Civile(1917-1922) në qytetet e mëdha, urisë dhe të ftohtit në banesa dhe të fshehur në fshatra me të afërmit e tyre, e bënte të veshtirë gjetjen e tyre,por jo të pamundur për strukturat e Çeka-së së Xherxhinskit. Ata duhej të gjendeshin dhe të përgatiteshin për internim(!)-ky ishte një tjetër vendim drastik i periudhës së “dekadencës leniniste”, por që të paktën tregonte se udhëheqja sovjetike nuk kishte filluar ende terrorin e saj mbi inteligjencën dhe se metodat cariste të ndëshkimit(si internimi) vijonin që të shikoheshin me interes dhe të praktikoheshin.

Një episod pak i njohur dhe që pasqyron më së miri vizionin e udhëheqjes sovjetike të kësaj kohe qe kur në vitin 1922, gjashtë profesorë në Universitetin e Moskës, përfshirë dekanin e Departamentit të Fizikës dhe Matematikës Vsevolod Stratonov, i dërguan një letër të hapur Leninit dhe Trockit. Në të ata deklaruan se nën bolshevikët shkenca ruse krijoi një ekzistencë të mjerueshme. Nuk kishte asgjë për të trajtuar dhe punuar. Mësuesit nuk paguheshin për muaj të tërë. Gjashtëdhjetë e tre shkencëtarë të shquar rusë dhe dhjetë nga dyzet akademikë rusë kishin vdekur nga uria dhe disa të dëshpëruar kishin kryer vetëvrasje.

Pasi lexoi letrën, Lenini urdhëroi sekretarin e tij: “Përfshi Dekanin Stratonov në listën e dëbimit”!

Por, përveç arsyeve në dukje absurde më shumë sesa ideologjike,kishte edhe një arsye për dëbimin e intelektualëve. Sipas kujtimeve të shokëve të tij, Lenini thoshte gjithmonë se nuk kishte dashuri për inteligjencën. Ai ëndërronte të lindte një inteligjencë të re dhe të nënshtruar,e cila do të krijohej vetëm prej proletariatit dhe e edukuar me mësimet e marksizëm-leninizmit.

“Dhe kjo është e nevojshme vetëm që ata të mund të lexojnë drejt dekretet tona, apelet e kështu me radhë. Qëllimi është krejtësisht praktik,” përmblodhte Lenini. Ajo që duhej para së gjithash ishte një inteligjencë “xhepi” dhe jo një liridashëse e mendimtare.

Këto nuk qenë thjesht fjalë memuaresh ose bisedash të zhvilluara pas dyerve të mbyllura.Që nga viti 1918, universitetet, institutet dhe akademite ruse ishin të detyruara të pranonin para së gjithash anëtarë të Partisë Bolshevike, punonjës të institucioneve sovjetike dhe njerëz me “origjinë proletare”, edhe nëse nuk kishin asnjë dokument për arsimin e mesëm…

 Por dhe studentët nuk patën prej qeverisë së sovjetëve një trajtim më të mirë se ai i profesorëve të tyre.

Në të njëjtën kohë me gjuetinë e akademikëve,artistëve dhe shkencëtarëve një episod edhe më absurd dhe që tregon mjaft qartë rrugën që Republika e Sovjetëve po merte,shpaloset në rradhët e triologjisë “Arkipelagu Gulag” të shkrimtarit nobelist rus, Aleksandër Sollzhenjicin:” Përveç se me arrestime nuk mund të përfundonte ndryshe grave e guximshme e studentëve të USHTM-s(Universitetit Shtetëror Teknik të Moskës), e pranverës së vitit 1921.Që nga vitet e reaksionit të fortë stolipinian, në këtë universitet ishte krijuar tradita, që rektori të zgjidhej nga rradhët e profesorëve. I tillë ishte dhe rasti i profesorit Kalinikov( atë do ta ndeshim përsëri në stolin e të pandehurve); pushteti revolucionar emëroi në vend të tij një farë inxhinieri fytyrëvrenjtur. Kjo ndodhi në kulmin e sezonit të provimeve.Studentët refuzuan të japin provimet; ata u mblodhën në një takim të zhurmshëm në oborr;refuzuan rektorin e dërguar dhe kërkuan me ngulm të ruhej statusi i vetëqeverisjes së universitetit. Më pas gjithë grupi i tyre në këmbë kaloi në për rrugën “Mahavaja” për një takim miqësor me studentët e tjerë të universiteit. Këtu qëndronte dhe mëdyshja:çfarë duhet të bënin autoritetet? Por enigma nuk ishte për komunistët. Në kohë e carit do të kishte ushtuar i tëre shtypi dashamirës,i tërë mjedisi i kulturuar me parrullat: “Poshtë qeveria, poshtë Cari!” Por tani…u mbajtën shënim oratorët, grupi u urdhërua të shpërndahej dhe sezoni i provimeve u anullua.Gjatë pushimeve verore, njëri pas tjetrit i arrestuan të tërë ata që kërkoheshin, kurse të tjerët nuk e morën dot diplomën e inxhinierit…”

 Por kush ndodhej në këto “arka të Noes” të shekullit XX?

Vetëm renditja e emrave të njerëzve të famshëm që përbënin lavdinë e artit, muzikës dhe letërsisë ruse jep një ide se çfarë humbi populli rus dhe çfarë fituan vendet e huaja: kompozitorë – Sergej Vasiljeviç Rahmaninov, Igor Fjodoroviç Stravinskij, Sergej Sergejeviç Prokofiev, Aleksandër Konstantinoviç Glazunov; dirigjent – ​​Sergej Aleksandroviç Kusevickij; këngëtarë – Fjodor Ivanoviç Shaljapin, Nadjezhda Vasilievna Plevickaja, Aleksandër Nikolajeviç Vertinskij dhe shumë të tjerë; balerinët – A. Pavllovna  Pavllova, Matilda Feliksovna Kshesinskaja, Vaclav Fomiç Nizhinskij, Tamara Platonovna Karsavina, koreografi i shkëlqyer Mihail Mihailoviç Fokin, i cili krijoi Teatrin Amerikan të Baletit, Sergej Pavlloviç Djagiliev me “Stinët Ruse” të tij; pianisti i shquar Vladimir Samoiloviç Horowic, violinisti i shkëlqyer Josif Ruvimoviç Heifec dhe interpretues të tjerë muzikorë dhe ansambli artistik i “Bleteve Ruse”.

Jo më pak mbresëlënës janë emrat e artistëve të shquar që nuk mundën të qëndronin në Rusinë Bolvshevike dhe që me veprat e tyre pasuruan artin botëror: Mark Zaharoviç Shagall, Vasili Vasiljeviç Kandinskij, Aleksandër  Nikolajeviç Benois, L. S. Bakst, Jurij Pavllobiç Annenkov, Nina Sergejevna Gonçarova dhe shumë e shumë të tjerë. Shkrimtarë, poetë, figura letrare, lista e të cilëve është e gjatë dhe mbresëlënëse: Aleksandër Ivanoviç Kuprin, Ivan Aleksejeviç Bunin (Nobelisti i parë rus në letërsi), kont Aleksej Nikolajeviç Tolstoj, Evgenij Ivanoviç Zamjatin, Kostantin Dmitrijeviç Balmont, Dmitrij Sergejeviç Merezhkovskij dhe Zinaida Nikolajevna Gippius, Vladimir Vladimiroviç Nabokov, David Davidoviç Burliuk, Arakadij Timofejeviç Averchenko, Nadjezhda Aleksandrovna Teffi…

Duke u gjetur në mërgim kundër vullnetit të tyre, shumë prej ketyre shkencëtarëve, politikanëve dhe shkrimtarëve u zhytën menjëherë në jetën e ethshme krijuese të diasporës ruse. Ata u përfshinë në mënyrë aktive në punët publike, botuan gazetat dhe revistat e tyre, në faqet e të cilave botuan artikuj, kujtime, shënime dhe letra, ligjëruan në institucionet e arsimit të lartë, duke e njohur kështu Perëndimin me kulturën shumëngjyrëshe ruse, e cila u bë pjesë në procesin e zhvillimit të shumë vendeve, gjurmët e së cilës sot mund të gjenden në trashëgiminë që këta mendimtarë kanë lënë në qytete si Beogradi, Sofja, Harbini, Praga, Parisi, por dhe në mbi 13,000 punimet kërkimore që shkencëtarët e dëbuar nga Rusia, kanë botuar në të gjitha degët e dijes, duke avancuar vrullshëm dhe seriozisht zhvillimet shkencore dhe akademike në vendet e tyre mikëpritëse-si në SHBA, Çekosllovaki, Jugosllavi, Kinë, etj.

Pasojat e këtij vendimi qenë katastrofale per Bashkimin Sovjetik, vendi mbeti me intelektualë kryesisht indiferentë – “miratues” të çdo vendimi ose udhëzimi që vinte prej organeve të Partisë dhe mbi të gjitha,të besnik të mësimeve të Iliçit.Edhe ata pak personalitete që guxuan të qëndronin ose që besonin në kauzën e bolshevikëve dhe Leninit, përfunduan burgjeve,Gulagëve ose morën plumbin, pa përmendur vetëvrasjet misterioze të cilat qenë normale midis elitave intelektuale gjatë viteve 1920′ në Bashkimin Sovjetik(si në rastin e shkrimtarëve fort të njohur Sergej Jesenin dhe Vladimir Majakovskij).

Sigurisht që, përveç dijes dhe kulturës, ekonomia në Bashkimin Sovjetik nuk pati jo vetëm një kolaps, por një shkatërrim të plotë, pa kapërcyer ende dëmet e pallogaritshme të Luftës Civile. Si rezultat i këtyre dëbimeve dhe represioneve, në fushën e arsimit në vitet 1920′ sovhetikët shkuam në rrugën e tyre, në dukje të ndryshme nga të tjerët, por që rezultoi se ishte një rrugë pa krye – filluan të krijoheshin intelektualë të rinj proletarë, u shkurtuan afatet e studimit në universitete, përjashtuam një sërë lëndësh “të panevojshme” (për shembull, matematika e avancuar,etj) dhe e diplomanuan me mijëra inxhinierë, teknikë, mësues të pafatë për rindërtimin dhe zhvillimin e vendit. Por inteligjenca e sapokrijuar lexoi me entuziazëm marrëzitë në formën e veprave të Leninit dhe Stalinit. Ata morën atë që donin në mendjen e tyre, por arritën në një dështim të mëtejshëm në ekonominë kombëtare sovjetike, e cila arriti të rimëkëmbej pak gjatë viteve të NEP-Planit të Ri Ekonomik(1921-1927), të cilat me karakterin e tyre kapitalist gjithashtu qenë një prapa-kthehu në kuadër të implementimit të ekonomisë marksite-leniniste, pasi ekonomia u kthye sërishmi në kontrollin e “borgjezisë” dhe e varur tek kapitali i huaj.

Në fund të fundit, leximi i marrëzive propagandistike komuniste nuk ndihmoi në krijimin e teknologjisë efektive dhe industrisë së zhvilluar, veçanërisht ushtarake – ato thelluan në fakt varësinë e vendit nga ndihmat e huaja, veçanërisht nga Gjermania e Vajmarit  të cilat u paguan me shitjen e veprave të paçmueshme të artit(një tjetër krim ky i përbinshëm) nga koleksionet shekullore të carëve dhe muzeve të Rusisë. Ndërkohë që bota po shkonte me shpejtësi drejt një lufte të re. Shikoni çfarë propozuan të krijonin Ushtrinë e Kuqe shkencëtarët e rinj proletarë, të pa ngarkuar me njohuri,: rrezet e vdekjes (ndoshta prej tyre lindi romani fantastiko-shkencor i Aleksej Tolstojit “Hiperboloidi i Inxhinierit Garin”), tanke nëntokësore (të cilët edhe sot i përkasin fantashkencës më shumë se sa realitetit), aeroplanë me sharra për të prerë armikun në ajër dhe të tjerra marrëzi të këtij lloji. Qindra miliona rubla u shpenzuan kriminalisht për këto fantazi në fund të viteve 20, duke humbur para dhe kohë fort të çmuar. Veçanërisht qesharake është ideja e çmendur e ndërtimit të një flotiljeje të tërë silurësh pa marinarë, varka të kontrolluara nga radio, të cilat do të goditnin gjithçka në rrugën e tyre dhe veten e tyre, por jo anijet e armikut…

Kjo gjendje dëshpëruar u rëndua edhe më shumë pas nënshkrimit të Traktatit të Rapalos më 1922 dhe Traktait të Berlinit më 1926, të cilët e kthyen Bashkimin Sovjetik në një fushë loje për shkencëtarët dhe industralistët e armëve gjerman,për të eksperimentuar armatimet e reja dhe prototipet e atyre armëve që do të digjnin dhe mernin jetët e miliona njerëzve të pafajshëm gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Një nga prodhuesit më të mëdhenj të artilerive gjerman, Krupp u bë shumë shpejt aktiv në jug të Bashkimit Sovjetik, afër Rostov-mbi-Don. Në vitin 1925, një shkollë fluturimi u krijua pranë Lipeck (Shkolla e Pilotëve Luftarakë në Lipeck) për të trajnuar pilotët e parë gjerman dhe sovjetik për Luftwaffe-n e ardhshëm. Që nga viti 1926, Reichswehr kishte mundur të përdorte një shkollë tankesh në Kazan (shkolla e tankeve Kama) dhe një pajisje për testimin e armëve kimike në vend testimin e gazit në Saratov. Nga ana tjetër, Ushtria e Kuqe fitoi akses në këto objekte stërvitore, si dhe teknologji dhe teori ushtarake nga Gjermania e Vajmarit, ndërsa shumë ekspert të inteligjencës së re,por dhe ukshtarak u shkolluan në institucionet dhe akademitë gjermane,pasi sovjetikët i kishin dëbuar akademikët dhe i kishin shkatërruar institucionet e tyre akademike.

Të gjitha këto u bënë në një mënyrë totalisht të çorganizuar dhe me urgjence, duke e kthyer vendin në një kamp përqendrimi, duke u hequr drithin fshatarëve, duke torturuar deri në dhjetë milionë njerëz në Ukrainë dhe Kuban nga uria, ndersa në kampet Gulagut në Siberi,Kazahstan ose Arktik numri i të vdekurve arrinte në dhjetëra milionë. Pa harruar te shtojmë këtu se më shumë se 27 milionë njerëz vdiqën në reprezalijet dhe kampet e nazistëve në Luftën e Dytë Botërore(1939-1945).

Siç shkroi dhe historian dhe publicisti i njohur rus Jurij Olegoviç Çashin në artikullin e tij tronditës dhe fshikullues, “Anija e Filozofëve të Leninit dhe Humbjet tona”: “Këtu është çmimi i vendimeve të një gjysëm të arsimuari nga Simbirsk, vëllai i terroristit-regicid, i cili mori një rrugë tjetër, rrugën e shfarosjes jo vetëm të carit, por të gjithë popullit. Në fund të fundit, askush nuk do të kishte guxuar të sulmonte një shtet 200 milionësh të armatosur mirë në shekullin e 20-të, dhe padyshim, nëse nuk do të kishin humbur shkencëtarët, e bashkë me ta edhe dija dhe arsimi i vërtetë, Rusia do të ishte e tillë. Do të kishte qenë i njëjti rast nëse dikush do të kishte guxuar të sulmonte Kinën moderne tani. Në fund të fundit, në politikë nuk ka vetëvrasje. Por shkencëtarët rusë, të mërguar nga Lenini, duhej të punonin për të mirën e popujve të vendeve të tjera, shumica e tyre ia dolën dhe lanë pas shkollat ​​shkencore në Evropë dhe Amerikë”.

*Fakulteti i Shkencave Politike dhe Politikave Botërore,Universiteti i Wrocłw(Poloni)

/Argumentum.al

Related- Posts

Retrospektive Diplomatike

Hiroshima shënon 80 vjetorin e bombardimit atomik

6 Gusht, 2025
Retrospektive Diplomatike

80 vjet nga Konferenca e Potsdamit, çfarë ka ndryshuar dhe çfarë ka mbetur e njëjtë në rendin botëror?!

3 Gusht, 2025
Retrospektive Diplomatike

Daum:”Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime”

12 Korrik, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Trump zhvillon takim me Zelenskyn në Zyrën Ovale

18 Gusht, 2025

Rusia nuk mund ta pushtojë të gjithë rajonin e Donetskut nëse Ukraina nuk tërhiqet prej tij

18 Gusht, 2025
18 August 2025, Japan, Tokyo: German Foreign Minister Johann Wadephul (L) and Japan's Prime Minister Shigeru Ishiba (R) greet each other before their talks. Photo: Soeren Stache/dpa

Gjermania synon të forcojë lidhjet me Japoninë mes shqetësimeve në rritje të Kinës

18 Gusht, 2025
Palestinians look at the site of an Israeli strike on a house, amid the ongoing conflict between Israel and Hamas, in Rafah, in the southern Gaza Strip May 5, 2024. REUTERS/Hatem Khaled

Hamasi u thotë ndërmjetësve se pranon propozimin e fundit për armëpushim në Gaza

18 Gusht, 2025

Udhëheqësit evropianë kanë mbërritur në Shtëpinë e Bardhë përpara bisedimeve të paqes në Ukrainë

18 Gusht, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.