Një zëdhënës i Rojës Bregdetare të Kinës (CCG) deklaroi tha të hënën se një anije japoneze e peshkimit është dëbuar pasi hyri në mënyrë të paligjshme në ujërat territoriale të ishullit kinez Diaoyu.
Sipas zëdhënësit Gan Yu, Roja Bregdetare e Kinës ndërmori masa të nevojshme kontrolli sipas ligjit, lëshoi paralajmërime dhe dëboi anijen japoneze, e cila kishte hyrë në këto ujëra nga 1 deri më 4 gusht.
Gan theksoi se ishulli Diaoyu dhe ishujt përreth janë pjesë e pandashme e territorit kinez, duke i bërë thirrje palës japoneze të ndalojë menjëherë të gjitha aktivitetet e paligjshme në këtë zonë detare.
Ai shtoi se Roja Bregdetare e Kinës do të vazhdojë të kryejë operacione të zbatimit të ligjit në ujërat territoriale të ishullit Diaoyu, për të mbrojtur sovranitetin territorial dhe të drejtat e saj detare./cgtn