Zëvendëskryeministri dhe ministri i Bujqësisë, Pyjeve dhe Menaxhimit të Ujërave të Serbisë, Branislav Nedimović, vlerësoi sot korridorin e gjelbër për transportin e prodhimeve ushqimore, në kuadër të “Ballkanit të Hapur” që sipas tij ka shtuar qarkullimin me 17% mes tre vendeve.
Ai foli në konferencën e përbashkët rajonale “Sfidat kryesore dhe zgjidhjet lehtësuese për rajonin”, në kuadër të “Ballkanit të Hapur” zhvilluar sot në Tiranë.
Nedimović, deklaroi se janë përmbushur të gjitha detyrimet në sektorin e ushqimit.
“Përshëndes të katër grupet punuese që me nismën e presidenti Aleksandër Vuçiç, kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit Dimitar Kovaçevski, janë marrë vesh në kuadër të implementimit të Ballkanit të Hapur. Të gjitha detyrat që janë dhënë para disa muajsh në Nish, në sektorin e ushqimit janë realizuar dhe nëse Beograd nënshkruam marrëdhënien e përbashkët lidhur me heqjen e kompensimeve të taksave apo si quhen në gjuhën e sistemit juridik të secilit vend, për sa i përket ushqimit ne i kemi përfunduar çdo gjë”, tha ai.
Në vijim, Nedimović tha se “në sektorin e ushqimit kemi linjën e veçantë të Open Balkan, të ashtuquajturin ‘korridorin e gjelbër’ në vendkalime dhe ushqimi kalon pa kurrfarë problemi nga pika në pikë sikur të bëhet fjalë për ushqimin vendor pa ndalesë, pa probleme që i kemi teknike në Maqedoninë e Veriut, por gjithçka është shumë më mirë seç ka qenë para 7-8 muajsh. Treguesit e fundit bëjnë me dije se qarkullimi është shtuar me 17% në mes këtyre tre vendeve të Ballkanit të Hapur”.
“Ky është një hap i madh përpara që është bërë dhe unë nuk dyshoj që Beogradi në shtator do të jetë nikoqir dhe do të realizohen të gjitha marrëveshjet që ka të bëjë me lëvizjen e njerëzve. Para së gjithash mendoj në aspektin e punësimit të tyre dhe po ashtu lidhur me kartën e identifikimit dhe kjo do të realizohet pas këtyre 5 modeleve dhe për 8-9 muaj kemi kaluar një pjesë të madhe të rrugës”, tha ai.
Në fund, Nedimović tha se Ballkani i Hapur është një plus për të tre popujt dhe se shpreson se dhe popujt e tjerë kanë interes të jenë pjesë e Ballkanit të Hapur.
“Dhe në javën e parë të shtatorit ju ftoj të jeni mysafir në Beograd në panairin e ushqimit me 260 ekspozuare ku janë odat ekonomike që kanë mbartur një pjesë të madhe të peshës dhe ftoj të gjitha dhomat në të tre vendet”, tha Nedimović./ata