• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
12 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

  • POLITIKË

    Ministri Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

    Bullgari/ Spiropali takon Radev: Ndajmë të njëjtin vizion mbi sfidat e sigurisë në rajon

    Konferenca për Ukrainën në Romë/ Rama: Shqipëria, krah partnerëve europianë sa herë që Ukraina ka nevojë

    Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Vlerësim i progresit në rrugën drejt BE-së

    Lirohet nga burgu ish-deputeti Ervin Salianji: Do të vijoj betejën në Strasburg

    Korçë, inaugurohet godina e re e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë

    Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

    Bushati takon Sekretarin amerikan: Rubio pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

    Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Palestinës në Shqipëri z. Sami Mhanna

  • SOCIALE / KULTURË

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Daim Iljazi në “lundrimin” e tij të tetë poetik!

    ”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED
    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    NJË POPULL I VOGËL, POR ME BËMA TË MËDHA

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Maqedoni e Veriut/ Thellohen përplasjet me Bullgarinë, rritet skepticizmi

    Ndihmëssekretari i Shtetit do të vizitojë Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën

    Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë/ Ministri Hasani: “Shërbime më pranë qytetarëve dhe një hap përpara në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut”

    Sveçla: Numri nga i cili erdhi kërcënimi me bombë në Kuvend lidhet me Ratko Mlladiçin

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Bashkëpunimi dhe Marrëdhëniet midis Kinës e Ballkanit Perëndimor sfidat dhe mundësitë shpalosen në një forum rajonal të AIGS në Tiranë

22 Nëntor, 2022
in FOKUS, Kryesore, MAQEDONI, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Më 21 nëntor u mbajt në Tiranë, Forumi “Kina dhe Ballkani Perëndimor në 2022: sfida, mundësitë dhe potenciale bashkëpunimi” i organizuar nga Instituti Shqiptar për Studimet e Globalizimit” (AIGS) me Drejtoreshë Ekzekutive znj. Marsela Musabelliu.

Forumin e përshëndeti Përfaqësuesja e Posaçme e Ministrit të Jashtëm kinez Wang Yi dhe Përfaqësuese e Posaçme për mekanizmin Kine- Europë Qendrore e Lindore, Ambasadorja Jang Ji si dhe ambasadorët e Kinës në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut, respektivisht z. Zhou Ding e z. Zhang Zuo.

Konferenca u nda në katër panele ku morën pjesë 15 ekspertë të qarqeve akademike, mediatike, të instituteve studimore, të biznesit etj, nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të cilët trajtuan tema të ndryshme të marrëdhënieve midis Kinës e Ballkanit Perëndimor, kontributet e tyre, si dhe aspekte specifike të marrëdhënieve midis Kinës e këtyre dy vendeve ballkanike.

Ambasadorja znj. Jiang Yu

Nga Pekini Ambasadorja Jiang Yu, përshëndeti seminarin përmes një mesazhi video dhe theksoi se në dekadën e fundit shkëmbimet midis Kinës dhe Ballkanit Perëndimor janë rritur. “Jetojmë në një kohë të turbullt ndaj duhet të punojmë së bashku”- tha ajo, duke shtuar se Kina do të hapë më shumë derën e saj për të kontribuar në ekonominë globale.

Po ashtu nje pershendetje per konferencen erdhi dhe nga Maqedonia e Veriut ku Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Maqedoninë e Veriut, Zhang Zuo, deklaroi se ndarjet ideologjike, politika e grupeve dhe kundërvënia në kampe do ta përçajnë botën, duke kërcënuar zhvillimin e vendeve të mesme dhe të vogla.

Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Maqedoninë e Veriut, Zhang Zuo

Ai bëri thirrje për konsolidim të besimit politik dhe forcim të koordinimit, për të përballuar së bashku sfidat globale, si ndryshimi klimatik, siguria energjetike e ushqimore etj.

Ndërsa Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri SH.T .Z Zhou Ding duke përshëndetur mbajtjen e kësaj konference theksoi se Akademia, media dhe qarqet e biznesit luajnë të gjitha role të domosdoshme në nxitjen e marrëdhënieve tona, edhe pse nga këndvështrime të ndryshme ndaj gjetjet, vëzhgimet dhe sugjerimet tuaja  gjatë kesaj konference do të jenë shumë të dobishme për ne për të përqafuar mundësitë, për të adresuar sfidat dhe për të promovuar bashkëpunimin pragmatik në të ardhmen tha Ambasadori.

Duke u bazuar dhe te Kongresi i 20-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës (CPC)qe  u mbajt muajin e kaluar, Ambasadori foli per  kursin dhe  planin për zhvillimin e Kinës tani dhe në vitet në vijim, Kina është e gatshme të ndjekë bashkëjetesën paqësore dhe zhvillimin e përbashkët me të gjitha vendet mbi bazën e respektit reciprok, barazisë dhe përfitimit reciprok, duke theksuar se Kina nuk ka axhendë gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor dhe vazhdon të përkushtohet për të promovuar stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë të rajonit.

Ambasadori i Republikes Popullore te Kines ne Shqiperi SH.T .Z Zhou Ding

“Ne do të çojmë përpara një axhendë më të gjerë të hapjes dhe ndjekjes së rrugës kineze drejt modernizimit, që është modernizimi i një popullsie të madhe, e prosperitetit të përbashkët për të gjithë, e harmonisë midis njerëzimit dhe natyrës dhe e zhvillimit paqësor. Jam i sigurt se zhvillimi i Kinës do të krijojë më shumë mundësi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Ballkanin Perëndimor në tërësi. Si një mik i nderuar dhe partner i besueshëm, Kina nuk ka axhendë gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor dhe vazhdon të përkushtohet për të promovuar stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë të rajonit”, tha Ambasadori

Konkretisht sa i përket marrëdhënieve  Kinë-Shqipëri Ambasadori nënvizoi se deri më tani, Kina dhe Shqipëria kanë nënshkruar më shumë se 30 dokumente bashkëpunimi, duke bërë që të vijojë të jetë partneri kryesor tregtar të Shqipërisë. Megjithatë ka ende punë për të bërë. ”Investitorët kinezë janë në pritje të politikave më të favorshme dhe dëshirojnë të luajnë një rol edhe më të madh në ekonominë e Shqipërisë dhe në zhvillimin e rajonit”, vijoi Ambasadori.  Ndërsa ky vit shënon 10 vjetorin e bashkëpunimit Kinë-EQL. Ambasadori bëri një bilanc të arritjeve në kuadrin e Iniciativës Brez-Rrugë dhe Bashkëpunimit Kine-EQL. Pavarësisht pandemisë COVID-19, Kina ka mbajtur shkëmbime të nivelit të lartë me Shqipërinë dhe vendet e rajonit, duke promovuar bashkëpunim reciprokisht të dobishëm në fusha të ndryshme. Vizita e suksesshme në Shqipëri e Këshilltarit të Shtetit dhe Ministrit të Jashtëm kinez H.E. Wang Yi vitin e kaluar ka injektuar vitalitet të ri në marrëdhënien tonë, e cila tani po merr përsëri shpejtësi.

“Ky vit shënon edhe 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Një kapitull i ri për zhvillimin dhe prosperitetin e Shqipërisë pritet të shkruhet ndërsa Kina ka nisur një rrugëtim të ri për të ndërtuar një vend socialist modern në të gjitha aspektet. Kina qëndron e përkushtuar për të promovuar gjithnjë e më shumë bashkëpunim të favorshëm me Shqipërinë, si dhe me Ballkanin Perëndimor. Kina gjithashtu do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e nevojshme për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë dhe rajonit”, theksoi Ambasadori në fund të fjalës së tij përshëndetëse.

Drejtorja ekzekutive e AIGS-it, dr. Marsela Musabelliu, në referatin e saj titulluar “Kina pas Kongresit të 20-të Kombëtar të PKK-së dhe oportunitetet për Ballkanin”, u shpreh se pengesat kryesore për zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Ballkani Perëndimor janë mendësia e Luftës së Ftohtë.

Megjithatë që Mentaliteti i Luftës së Ftohtë të mos shkojë në  “Paranojë” të Luftës së Ftohtë duhet që aktorët e shoqërisë civile, media, bota akademike dhe biznesit të mblidhen së bashku për të parë më qartë realtietin përtej slloganeve polarizuese , theksoi Dr. Musabelliu

Dr. Marsela Musabelliu

Duke nenvizuar punimet e Kongresit te 20-të i PKK-së ne Kine, Dr. Musabelliu tha se ky kongres ka hedhur themelet e një epoke të re në Kinë. Pas kongresit të 20-të, Kina po tregon se është e përkushtuar ndaj politikës së saj themelore kombëtare të hapjes ndaj botës së jashtme, dhe kontribuon në ndërtimin e një ekonomie të hapur globale, ku padiskutim përfitues do të jete dhe rajoni ynë.

Përveçse dy nismave ekonomike të njohura tashmënga Kina, Dr. Musabelliu foli dhe për dy nisma të tjera nga Kina me impakt global që prek drejtpërdrejtë interesimin e mbarë njerëzimit.

“Iniciativa për Zhvillim Global (GDI) ku reduktimi i varfërisë”, dhe “Nisma e Sigurisë Globale”.

“Tashmë bëhen 10 vjet nga krijimi i mekanizmit Kinë-EQL, 9 vjet nga krijimi i nismës “Një brez, një Rrugë” dhe Shqipëria e MV janë pjesë integrale e këtyre nismave. Por nuk ndalemi vetëm këtu, mendoj se duhet ti japim rëndësi edhe dy nismave të tjera të shpallura  nga Kina. Iniciativa për Zhvillim Global (GDI) ku reduktimi i varfërisë është një nga fushat kyçe të Iniciativës. Për këtë qëllim, Kina ka punuar me palë të ndryshme në mbarë botën për të ndërtuar rrjete bashkëpunimi në bujqësi, arsim, luftën kundër pandemisë së COVID-19, ndryshimet klimatike. Dhe tjetra përmbledh angazhimin e Kinës për një arkitekturë sigurie globale e të balancuar me anë të “Nismës së Sigurisë Globale”, e cila është një përkushtim ndaj vizionit të sigurisë së përbashkët, gjithëpërfshirës dhe bashkëpunues”, tha Dr. Musabelliu

“Dora e bashkëpunimit është zgjatur nga Kina drejt Ballkanit, me anë të nismave specifike, rajonale dhe globale. Tashmë është në dorë të vendeve tona për të mos humbur mundësitë e përfitimit me bazë të ndërsjellë, për të krijuar kushte të shëndosha për komunikim dhe për të intensifikuar bashkëpunimin pragmatik në të gjitha fushat”, theksoi në përfundim të fjalës së saj znj. Musabelliu.

Gjatë konferencës folësit në panelet përkatëse trajtuan problematikat, dhe dhanë sugjerimet e tyre në lidhje me marrëdhëniet ekonomike, mediatike kulturore dhe politike e gjeopolitike ndërmjet Kinës dhe Ballkanit Perëndimor.

Argumentum.al sjell disa nga këto mendime dhënë nga ekspertët nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në këtë konferencë:

Sipas dr. Enriko Ceko, senator i Forumit Botëror të Ëngjëjve të Biznesit, Ballkani Perëndimor, i etur për zhvillim, mund të mësojë nga rruga e Kinës drejt prosperitetit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe transnacionalizmit. Ai vuri në dukje që, nëse realizohen financime prej 40 miliardë dollarësh amerikanë, rritja ekonomike e Ballkanit mund të shkojë deri në 6 %, duke krijuar rreth 1.5 milionë vende pune. Ndërsa në periudhën 2009 – 2021 Kina ka investuar rreth 32 miliardë euro në rajon. Nisma “Një rrugë, një brez” mund të shërbejë për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh, tha ai.

Ndërsa z. Peco Trajkoski, themelues dhe president i Qendrës për Kërkime dhe Analiza Strategjike (CSIA) të Maqedonisë së Veriut, numëroi fushat në të cilat vendet e Ballkanit Perëndimor mund të zhvillojnë bashkëpunim me Kinën në transformimin digjital, si shfrytëzimi i teknologjisë 5G, krijimi i sinergjisë midis ekonomisë digjitale dhe asaj të gjelbër etj.

Prof. Biljana Vankovska. Politologe nga Instituti për Siguri, Mbrojtje dhe Paqe, Ss. Universiteti Kiril dhe Metodi, Shkup solli në vëmendje se përkundrejt interesimit të Kinës për bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut ka një hezitim dhe ngërç në këtë proces por si mund të kapërcehet ai?

 “Maqedonia është në pozitë vasale në raport me fuqitë perëndimore, që do të thotë se shteti është i nënshtruar në politikën e jashtme, tregtinë dhe investimet, madje edhe në disa aspekte të politikës së brendshme. Politika e jashtme është e ndarë nga logjika bazë e kujdesit në radhë të parë për interesat kombëtare dhe mirëqenien e populates” tha Prof. Vankovksa

Prof. Biljana Vankovska

Marrëveshjet me kompanitë kineze dhe perëndimore janë përshtatur ndryshe nga kompleksi politik dhe mediatik. Ajo që dikur etiketohej si kriminale dhe e papranueshme kur pushteti i mëparshëm ishte në pushtet, tani po mbështetet në përputhje të përkryer me normat demokratike dhe ligjore. Është një politikë e standardeve të dyfishta.

Beteja gjeoekonomike në rajon aktualisht fitohet nga fuqitë perëndimore tha Prof. Vankovska. Jemi duke u përballur me një pengesë të fuqishme përballë MIMAC (kompleksit ushtarak-industrial-media-akademik). Për shembull, rektori i Universitetit tim (më i vjetri dhe më i madhi në vend) nuk guxoi të nënshkruante një memorandum bashkëpunimi nga një universitet në Wuhan që ishte shumë i dobishëm si në aspektin akademik ashtu edhe në atë financiar. Megjithatë arrita të krijoj një Qendër për ndryshime globale në derën e pasme.

“Kina është një nga fuqitë e pakta globale që është në gjendje të ndihmojë në rindërtimin jo vetëm të kontinentit/rajonit, por edhe të rendit global. Ndërkohë, ne duhet të punojmë për promovimin e njohjes më të mirë të Kinës tek të rinjtë, shoqëria, përmes ngjarjeve si kjo, apo formave të tjera të rritjes së ndërgjegjësimit publik për faktin se Kina nuk është ajo që propaganda e medias perëndimore argumenton se është. Për Maqedoninë është me rëndësi të madhe që fokusi i shoqërisë dhe qeverisjes të zhvendoset nga politika identitare e ndarjeve dhe konfrontimeve në bashkëpunim ekonomik, infrastrukturor, shkencor dhe kulturor, pra gjithçka që është paraparë në BRI”, theksoi Prof. Biljana Vankovksa në fjalën e saj referuar marrëdhënieve Kinë-Maqedoni e Veriut.

Sa i përket rëndësisë së shkëmbimeve njerëzore në marrëdheniet Kinë-Shqipëri, znj. Silva Doci studiuese e pavarur shqiptare solli nje panorame te saj dhe disa udhezime per zhvillimin dhe ruajtjen e mëtejshme të këtyre marrëdhënieve.

znj. Silva Doci studiuese

“Ndërveprimi joqeveritar është një pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve ndërkombëtare midis Kinës dhe Shqipërisë. Sot kam për qëllim të theksoj rëndësinë e krijimit të lidhjeve mes njerëzve si një mjet për të mbajtur një marrëdhënie të shëndetshme, të dobishme sepse sfida qëndron në identifikimin dhe njohjen e rolit jetësor që luajnë aktorë të ndryshëm për të kontribuar në fuqinë dhe vitalitetin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për t’i mbështetur ata në aktivitetet e tyre”, tha Silva Doci, studiuese.

Kur njerëzit nga kultura dhe prejardhje të ndryshme njohin dhe kuptojnë njëri-tjetrin – dhe fitojnë aftësitë që u nevojiten për të kontribuar si qytetarë dhe udhëheqës – ata formojnë partneritetet globale që mbështesin sigurinë, stabilitetin ekonomik dhe tolerancën tha znj. Doci.

Ndërveprimi kulturor ndërton besim, mirëkuptim dhe marrëdhënie reciproke të dobishme midis kombeve duke angazhuar njerëzit përmes aseteve kulturore më tërheqëse të çdo vendi, qoftë në art, arsim, gjuhë, trashëgimi, sport, shkencë apo kuzhinë. Të gjitha këto, fusha më pak të ndjeshme se politika.

Programet kulturore dhe arsimore mund t’i ndihmojnë vendet që të mbajnë kanalet e komunikimit të hapura me njëri-tjetrin edhe kur marrëdhëniet politike janë më të vështira.

Në peizazhin e sotëm ndërkombëtar në ndryshim, tensionet kanë më shumë gjasa të ndodhin, kështu që marrëdhëniet kulturore janë edhe më të vlefshme, si një kanal dialogu që shpesh mbetet i hapur edhe në rastet kur kanalet politike janë të vështira ose të mbyllura. “Është gjithmonë më e lehtë të ndikosh te njerëzit nëse e kupton dhe e flet gjuhën dhe kulturën e tyre”, theksoi Znj. Silva Doci.

Lidhur me Median dhe portretizimin e Kinës në Ballkanin Perëndimor, Zoran Bogatinov, redaktor politik, gazetar i televzionit  maqedonas MRT, foli për pasqyrimin mediatik të projekteve kineze në Maqedoninë e Veriut duke theksuar se ka një mungesë realiteti ndërmjet investimeve reale kineze në Maqedoninë e Veriut dhe pasqyrimit mediatik të tyre.

Zoran Bogatinov

Ndonëse janë mbi 17 miliardë dollarë të investuar në rajonin e Ballkanit, askush nuk është i informuar konkretisht për këto investime.

Në vitin 2021 vëllimi i përgjithshëm tregtar ndërmjet këtij vendi dhe Kinës ishte 944 milionë dollarë amerikanë, 23.6 % më shumë në krahasim me vitin 2020. Kina është partnerja më e madh tregtare e Maqedonisë së Veriut jashtë Europës por pak flitet në media dhe kjo pengesë vjen nga Politika thotë z. Bogatinov.

Po ashtu lidhur me pasqyrimin medaitik të Kinës në Shqipëri, kryeredaktorja e medias online “Argumentum.al”,  Znj. Marjana Doda tha se pasqyrimi i politikave kineze me pasoja në gjeopolitikën botërore në median shqiptare dhe më gjerë është mision i vështirë. Kjo për shkak të klimës, mjedisit dhe stereotipeve negative ndaj modelit politik kinez, me retorika të përdorura rëndom në media si “rreziku kinez“; pa përmendur mosnjohjen e Kosovës si pengesë shtesë.

Gjithashtu Znj. Doda nënvizoi faktin  se në mediat shqiptare mungon një qasje për lajmet nga Bota. Përgjithësisht mediat tona fokusohen vetëm të stacionet tradicionale perëndimore, si REL dhe VOA duke bërë që padashur të pasyqyrojnë vetëm linjen editoriale që kanë këto media ndaj Kinës.

”Frika nga ”influenca kineze” nga diplomacia e saj e borxheve dhe perceptime të tjera negative mbi gjeo-ekonominë kineze krijojnë stepje dhe në fushën e biznesit. Madje, politizimi i tepëruar i tyre, ve në dyshim dhe marrëdhëniet normale ekonomike, tregtare, ndihmat, kreditë, etj. Megjithate shumë më i lehtë është pasqyrimi i artit, kulturës, letërsisë, historisë dhe traditave kineze. Java e Kulturës kineze dhe eventeve të tjera janë dëshmi bindëse në këtë drejtim”. theksoi Znj. Doda

Ndërsa sa i përket gjeopolitikës, Prof. Enver Bytyçi foli për raportet gjeopolitike të Kinës me Ballkanin Perëndimor e konkretisht me Shqipërinë duke sjellë disa episode nga marrëdhënia politike para viteve 90-të të Shqipërisë me Kinën.

“Qëndrimi i qeverisë kineze është racional. I vetmi interes i Kinës është të lidhet me Europën. Nuk ka politikë imponuese ndaj nesh, ndonëse eshte nje vend shume i madh ndaj duhet te hapemi drejt Kinës. Të  zhbejme çdo kompleks ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Kinës”, tha Prof. Bytyçi.

Z. Genc Mlloja

Z. Genc Mlloja, ish diplomat dhe Zëvendës Përfaqësues i Përhershëm i Misionit të Përhershëm të Shqipërisë në KB në New York, redaktor i larte diplomatik ne “Albania Daily News”, vuri në dukje Kontributin e Kinës në Misionet Paqëruajtëse të OKB-së.

“Kina pas hapjes së madhe drejt botës së jashtme më 1978, edhe diplomacia ushtarake ka pësuar zhvillime, duke iu përshtatur statusit që ky vend ka aktualisht  si fuqia e dytë më e madhe ekonomike me perspektivë të qartë për tu kthyer në fuqinë më të madhe në botë”, tha z.Mlloja.

“Kina ka kontribuar me një personel prej mëse 50,000 paqëruajtësisht në 30 operacione të komanduara nga OKB-ja si dhe në misione të posaçme politike në Afrikë, Lindje të Mesme, Europë Jugore, Azi Juglindore dhe Amerikë Latine. Harta dhe natyra e objektivit të angazhimeve po shumoheshin nga viti në vit duke gjetur mirëkuptimin e udhëheqjes së Pekinit për të cilën ruatja e paqës dhe sigurisë nën flamurin e OKB-së përbën një ndër parimet themelore të politikës së jashtme të Kinës”.

Zhvillimi i shpejtë ekonomik me një volum shkëmbimesh tregtare të madh dhe investime gjithnjë në rritje në mbarë botën, si dhe forcimi i mëtejshëm i autoritetit ndërkombëtar çka ia përforcoi pozitat me vendin e saj në tryezën e më të ‘mëdhejve’ të botës kur po zbehej motoja e mëparshme “Primus inter Pares” e supërfuqive, u shoqëruan me domosdoshmërinë e një angazhimi më të madh dhe më të larmishëm në ruajtjen e paqës në botën e trazuar.

Paqëruajtësit kinezë kanë lënë gjurmët e tyre në më shumë se 20 vende dhe rajone. Prandaj jo më kot misionarët kinezë janë quajtur ‘paqëruajtës’ dhe ‘paqëndërtues’!

Kjo konferencë që përfshin fushat kreysore të bashkëpunimit ndërmjet Kinës dhe Ballkanit Perendimor nxori në pah disa nga problemet, sfidat por  dhe mundësitë që janë përpara nesh për një zhvillim të frytshëm dhe afatgjatë reciprok.

/Argumentum.al

Tags: bahskepunimiballaknikinamarsela musabelliumediatperednimore

Related- Posts

FOKUS

Kosova si Srebrenica?!

11 Korrik, 2025
INTERVISTË

EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

11 Korrik, 2025
JO VETEM LAJM

Përse për Vuçiçin ka rëndësi të mohojë genocidin?

10 Korrik, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kosova si Srebrenica?!

11 Korrik, 2025

NJË POPULL I VOGËL, POR ME BËMA TË MËDHA

11 Korrik, 2025

Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

11 Korrik, 2025
Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

11 Korrik, 2025

Ministri Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

11 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.