Dy pikat e dobëta të Shqipërisë që do të ndikojnë në përballimin e krizës së shkaktuar nga përhapja e Covid-19, janë numri i paktë i mjekëve për 100 mijë banorë dhe varësia nga turizmi.
Këtë e thotë raporti më i fundit i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim i publikuar sot (të mërkurën) i cili jep vlerësime mbi rezistencën e ekonomive në zhvillim ndaj krizës së shkaktuar prej koronavirusit.
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) ka kryer një monitorim për të vlerësuar aftësinë, ose ndryshe sesi ekonomitë në zhvillim në rajonet e tij përballojnë ndikimin e pandemisë Covid 19.
Pandemia po i vendos sistemet shëndetësore të shumë vendeve në një vështirësi të papaparë më parë, teksa masat e marra, si izolimi peshojnë në të dyja, oferten dhe kërkesë.
Goditjet e jashtme, përfshirë rënien e çmimit të mallrave, prishja e zinxhirit të furnizimit, si dhe rënia e turizmit dhe të ardhurat nga emigrimi, janë duke komplikuar ndikimin e këtyre masave të brendshme.
Raporti i BERZH në analizën e tij mat katër tregues: rezistencën e sistemit shëndetësor, rezistencën ndaj ndërprerjeve të brendshme, rezistencën ndaj goditjeve të jashtme dhe hapësirat për politika monetare dhe fiskale.
Në rezistencën e sistemit shëndetësor, Shqipëria renditet në nivel të moderuar në lidhje me shpenzimet e sektorit shëndetësor, së bashku me Kosovën dhe Malin e Zi.
/h.e