• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
5 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

  • POLITIKË

    Bushati takon Sekretarin amerikan: Rubio pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

    Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Palestinës në Shqipëri z. Sami Mhanna

    Rama urdhër pushtetit vendor: Nuk ka ‘tokë e xanun’, hiqini trarët e parkimeve dhe çadrat…

    Presidenti Begaj uron 4 korrikun: Mirënjohje për miqësinë e qëndrueshme me SHBA-të

    Rama në Vlorë, kërkon shkarkime masive në bashki! 

    Rama: Ina Majko, e para përfaqësuese e komunitetit rom në qeveri, do mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë

    Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

    Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

    Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

  • SOCIALE / KULTURË

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    RMV/ Mickoski: Mendojmë për vendosjen e taksave shtesë për personat e pamartuar

    Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

    Presidentja Osmani nis konsultimet me Liderët Politikë për zgjidhjen e krizës institucionale

    Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

    Kos: BE në një mendje për zgjerim të mëtejshëm

    Plani për Rritje/ Shkupi Mikpret BE-në dhe Liderët e Ballkanit Perëndimor

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Biden-Trump/Deklaratat e pavërteta të të dy kandidatëve në debatin e parë presidencial

28 Qershor, 2024
in Bota, JO VETEM LAJM
A A
LOS ANGELES, CALIFORNIA - JUNE 27: People watch the CNN presidential debate between U.S. President Joe Biden and Republican presidential candidate former President Donald Trump at a debate watch party at The Continental Club on June 27, 2024 in Los Angeles, California. Biden and Trump are facing off in the first presidential debate of the 2024 presidential cycle.   Mario Tama/Getty Images/AFP (Photo by MARIO TAMA / GETTY IMAGES NORTH AMERICA / AFP)

Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Joe Biden dhe ish Presidenti Donald Trump thumbuan njëri-tjetrin dhe shkëmbyen një mori pretendimesh të rreme gjatë debatit të parë presidencial për zgjedhjet e vitit 2024.

Zoti Trump i shtrembëroi faktet e sulmit të 6 janarit ndaj Kapitolit duke thënë se aty morën pjesë një numër relativisht i vogël njerëzish, që u drejtuan atje nga policia dhe bëri një deklaratë të pasaktë rreth qëndrueshmërisë së ekonomisë gjatë kohës së qeverisjes së tij.

Zoti Biden, i cili ka prirje të ekzagjerojë dhe të zbukurojë, më shumë se të gënjejë, bëri deklaratë të pasaktë për çmimin e insulinës dhe zmadhoi deklaratat e zotit Trump rreth përdorimit të preparateve dezinfektuese për COVID-in.

Më poshtë një vështrim rreth pretendimeve të rreme dhe informacionit të pasaktë që bën dy kandidatët gjatë debatit presidencial.

___

6 Janari

TRUMP: “Flitet për një numër relativisht të vogël njerëzish që shkuan në Kapitol dhe që në shumë raste u drejtuan për atje nga policia.”

FAKTET: E pavërtetë. Sulmi në Kapitol ishte sulmi më i përgjakshëm ndaj institucionit amerikan në 200 vitet e fundit. Siç është dokumentuar nga video-regjistrimet, fotografitë dhe dëshmitarët e pranishëm, mijëra njerëz shkuan tek Kapitoli, duke e shndërruar atë në një skenë përleshjesh me policinë.

Sipas një dokumenti të brendshëm që mban datën e 7 marsit, 2023, shefi i policisë në Kapitol J. Thomas Manger deklaroi se pretendimet që “oficerët tanë kanë ndihmuar protestuesit duke vepruar si ‘ciceronë’ janë “fyese dhe të rreme.” Një zëdhënës i policisë së Kapitolit konfirmoi vërtetësinë e dokumentit për agjencinë e lajmeve Associated Press. Mbi 850 njerëz kanë pranuar fajësinë për krimet dhe 200 të tjerë janë gjykuar dhe dënuar.

___

TRUMP, për Kryetaren e atëhershme të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi më 6 janar: “Unë i ofrova asaj 10,000 ushtarë të Gardës Kombëtare dhe ajo i refuzoi.”

FAKTET: Zonja Pelosi nuk i dha urdhër Gardës Kombëtare. Për më shumë, ndërkohë që po sulmohej Kapitoli, ajo dhe udhëheqësi i atëhershëm i shumicës në Senat, Mitch McConnell kërkuan ndihmë ushtarake, përfshirë nga Garda Kombëtare.

Bordi i policisë së Kapitolit është autoriteti që vendos nëse duhen thirrur trupat e Gardës Kombëtare në Kapitol. Ai përbëhet nga Rreshteri i Dhomës së Përfaqësuesve, Rreshteri i Senatit dhe Arkitekti i Kapitolit. Bordi mori vendim të mos e thërriste Gardën para sulmit ndaj Kapitolit, por kërkoi ndihmë pas kishin filluar trazirat dhe trupat erdhën disa orë më vonë.

Rreshteri i Dhomës së Përfaqësuesve i raporton zonjës Pelosi dhe Rreshteri i Senatit i raporton zotit McConnell. Nuk ka prova që zonja Pelosi apo zoti McConnell t’u kenë thënë zyrtarëve të sigurisë të mos e thërrisnin gardën paraprakisht. Zëdhënësi i atëhershëm i zonjës Pelosi, Drew Hammill, pas sulmit tha se zonja Pelosi kurrë nuk është njoftuar për një kërkesë të tillë.

___

Taksat dhe rregulloret

TRUMP, për zotin Biden: “Ai do t’ua katërfishojë taksat.”

FAKTET: Nuk është e saktë.

Zoti Trump e ka bërë këtë deklaratë në tubime zgjedhore, por nuk është e mbështetur në fakte. Zoti Biden në fakt dëshiron të parandalojë rritjen e taksave për ata që fitojnë më pak se 400,000 dollarë, ku hyjnë shumica e gjerë e taksapaguesve.

Është e rëndësishme të theksohet se propozimi për buxhetin i zotit Biden nuk parashikon rritjen e taksave siç pretendon zoti Trump, ndonëse rritja është e përqendruar tek korporatat dhe të pasurit. Shkurtimet e taksave të miratuara nga zotit Trump skadojnë pas vitit 2025, sipas ligjit të miratuar në kohën kur ai ishte president.

___

TRUMP, duke iu referuar 6 janarit të vitit 2021, ditës kur përkrahësit e tij sulmuan Kapitolin në përpjekje për të penguar certifikimin e fitores së zotit Biden: “Më 6 janar ne kishim shkallën më të ulët të taksave. Kishim shkallën më të ulët të rregulloreve në histori më 6 janar.”

FAKTET: Tatimi i tanishëm federal mbi të ardhura ka hyrë në fuqi për herë të parë në vitin 1913 dhe norma e tatimit është luhatur dukshëm që atëherë. Normat më të ulëta ishin në vitet 1920, pak para Depresionit të Madh. Zoti Trump ka ulur taksat gjatë qeverisjes së tij, por normat nuk kanë qënë më të ulëtat në histori.

Rregulloret qeveritare po ashtu janë luhatur gjatë historisë së vendit, por përgjithësisht ka patur rritje në numrin e rregulloreve krahas modernizimit të vendit dhe rritjes së popullatës. Tani ka më shumë rregullore për çështjet e ambientit, punësimit, shkëmbimeve financiare dhe aspekteve tjera të përditshmërisë. Ndonëse zoti Trump ka shfuqizuar disa rregullore, ai nuk e ka kthyer shtetin në kohët e shkuara, kur kishte më pak rregulla.

___

Insulina

BIDEN: “Një injeksion i insulinës kushton 15 dollarë, e jo 400.”

FAKTET: Nuk është e saktë. Çmimi tavan i insulinës për amerikanët e moshuar, që janë të mbuluar nga sigurimi shëndetësor Medicare, është 35 dollarë bazuar në Vendimit për Uljen e Inflacionit të viti 2022, të miratuar nga Presidenti Biden. Ky çmim tavan hyri në fuqi vitin e kaluar, kur shumë nga prodhuesit e barnave njoftuan se do ta ulin çmimin e ilaçit në 35 dollarë për shumicën e përdoruesve që kanë sigurime shëndetësore private. Por zoti Biden rregullisht e ekzagjeron që njerëzit në të kaluarën kanë paguar deri në 400 dollarë në muaj. Pacientët me diabet, që kanë sigurimin shëndetësor Medicare, apo sigurim privat shëndetësor paguanin rreth 450 dollarë në vit para se të hynte në fuqi ligji, sipas një studimi të publikuar nga Departamenti Shëndetësor në dhjetor të vitit 2022.

___

Ndryshimet klimatike

TRUMP, duke lavdëruar arritjet e tij në çështjet e ambientit, tha se “gjatë katër viteve të qeverisjes sime, kisha treguesit më të mirë mbi çështjet e ambientit” dhe se ai mbështet ajrin dhe ujin “e pastër.”

FAKTET: Larg pasqyrës së plotë të gjendjes. Gjatë presidencës së tij, zoti Trump shfuqizoi disa nene të Vendimit për Ujë të Pastër, lehtësoi rregullat ndaj kompanive të qymyrit, naftës dhe gazit dhe i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga Marrëveshja klimatike e Parisit. Kur zjarret goditën Kaliforninë në vitin 2020, zoti Trump hodhi poshtë konsensusin shkencor që zjarret ishin pasojë e ndryshimeve klimatike. Zoti Trump po ashtu i ka hedhur poshtë paralajmërimet e shkencëtarëve rreth ndryshimeve klimatike dhe vazhdimisht ka propozuar shkurtime të thella në Agjencinë për Mbrojtjen e Ambientit. Shkurtime u bllokuan nga ligjvënësit demokratë dhe republikanë.

___

Aborti

TRUMP: “Problemi është se ata janë radikalë ngaqë do të merrnin jetën e një fëmije në muajin e tetë, muajin e nëntë madje edhe pas lindjes.”

FAKTET: Zoti Trump bëri deklaratë të pasaktë kur iu referua aborteve pas lindjes. Vrasja e foshnjeve është vepër penale në të gjitha shtetet dhe asnjë shtet nuk ka miratuar ndonjë ligj që lejon vrasjen e foshnjës pas lindjes.

Aktivistët për të drejtat e abortit thonë se ky emërim dhe fjalitë e tipit “aborte në fazën e vonshme (të shtatzënisë)” janë përpjekje për të stigmatizuar abortet që bëhen në fazën e vonshme të shtatzënisë. Abortet e tilla janë shumë të rralla. Në vitin 2020, më pak se 1 për qind e aborteve në Shtetet e Bashkuara janë kryer në ose pas javës së 21 të shtatzënisë, sipas Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Abortet në shtatzëninë e vonshme janë gjithashtu kryesisht rezultat i komplikimeve serioze, siç janë anomalitë në fetus, që rrezikojnë jetën e nënës apo të fetusit, sipas ekspertëve mjekësorë. Në të shumtën e rasteve, këto janë raste të shtatzënive të dëshiruara, sipas ekspertëve.

___

Rusia

TRUMP mbi gazetarin e të përditshmes Wall Street Journal Evan Gershkovich, i cili u arrestua në Rusi: “Ai do të duhej të ishte liruar para shumë kohësh, por sigurisht Putini po kërkon miliarda dollarë ngaqë ky njeri paguan çdo herë.”

FAKTET: Zoti Trump e ka gabim kur deklaron se zoti Biden paguan “çdo herë” për të siguruar lirimin e pengjeve dhe amerikanëve të arrestuar pa të drejtë. Po ashtu nuk ka asnjë provë të vetme që zoti Putin po kërkon para për lirimin e gazetarit Gershkovich. Ashtu siç ka ndodhur edhe gjatë administratës së zotit Trump, marrëveshjet gjatë administratës së zotit Biden, përmes të cilave është siguruar lirimi i disa pengjeve dhe të arrestuarve, përfshijnë shkëmbime të të burgosurve – dhe jo transferime parash.

Referenca e zotit Trump për para duket se ka të bëjë me marrëveshjen e vitit 2023 përmes të cilës Shtetet e Bashkuara siguruan lirimin e pesë amerikanëve të arrestuar në Iran pasi fondet e ngrira iraniane me vlerë prej miliarda dollarësh u vendosën në llogari bankare për përdorim të kufizuar dhe mund të përdoreshin vetëm për çështje humanitare, siç janë ilaçet dhe ushqimi.

___

COVID-19

BIDEN: Zoti Trump u tha amerikanëve “të injektojnë preparat pastrimi dezinfektues” për të trajtuar COVID-19.

FAKTET: Ky është një ekzagjerim. Në fakt, zoti Trump ka pyetur nëse është e mundur të injektohet dezinfektuesi në mushkëri.

“Dezinfektuesi e shkatërron (virusin) brenda një minute”, deklaroi zoti Trump në një konferencë shtypi në prill të vitit 2020. “A ka mënyrë që ta bëjmë një gjë të tillë, duke injektuar brenda, apo afër një (preparat) pastrimi, ngaqë virusi hyn në mushkëri dhe i dëmton mushkëritë, andaj do të ishte interesant ta shqyrtojmë këtë mundësi, duhet që mjekët ta bëjnë një gjë të tillë, por më duket interesant. I tërë ky koncepti i dritës, mënyra se si e shkatërron brenda një minute. Është shumë e fuqishme.”

___

Emigrantët

TRUMP, duke iu referuar zotit Biden: “Është ai që vrau njerëzit me një kufi të keq duke lejuar vërshimin e qindra mijëra njerëzve që vdesin dhe që gjithashtu vrasin njerëzit tanë kur vijnë këtu.”

FAKTET: Fluksi masiv i emigrantëve që vijnë në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të jashtëligjshme përmes kufirit jugor ishte një çështje për të cilën zoti Trump bëri një mori pretendimesh të rreme dhe të gabuara. Për shembull, ai vazhdimisht pohon se shtetet e tjera po zbrazin burgjet dhe institucionet e tyre të shëndetit mendor për t’i dërguar ata në Shtetet e Bashkuara. Nuk ka prova për ta mbështetur këtë pretendim.

Zoti Trump ka argumentuar gjithashtu se fluksi i emigrantëve po shkakton rritje të kriminalitetit në Shtetet e Bashkuara, ndonëse statistikat tregojnë se kriminaliteti i dhunshëm është në rënie e sipër.

Kohët e të fundit janë shënuar krime të rënda që pretendohet se janë kryer nga njerëz që kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të jashtëligjshme. Por statistikat e Byrosë Federale të Hetimeve, FBI, nuk i klasifikojnë krimet në bazë të statusit të emigracionit të autorëve të tyre dhe nuk ka asnjë provë të rritjes së numrit të krimeve që janë kryer nga emigrantët, qoftë përgjatë kufirit SHBA-Meksikë apo në qytetet që po përballen me fluksin më të madh të tyre, siç është Nju Jorku. Sipas gjetjeve të studimeve, njerëzit që jetojnë në Shtetet e Bashkuara pa dokumente ka më pak gjasa se amerikanët e lindur në Shtetet e Bashkuara të arrestohen për krime të dhunshme, drogë apo krime ndaj pronave. Për më shumë se një shekull, kritikët e emigracionit janë përpjekur t’i lidhin të ardhurit rishtazi me krimet. Në vitin 1931, Komisioni Wickersham nuk gjetën ndonjë provë që mbështet lidhjen ndërmjet emigracionit dhe rritjes së shkallës së kriminalitetit dhe shumë studime që atëhere kanë arritur në përfundime të ngjashme.

Teksasi është i vetmi shtet që i regjistron krimet në bazë të statusit të emigracionit. Një studim i botuar në vitin 2020 nga Akademia Kombëtare e Shkencave gjeti një “shkallë dukshëm më të ulët të veprave penale” në mesin e njerëzve që po qëndronin jashtëligjshëm në Shtetet e Bashkuara krahasuar me emigrantët e ligjshëm ose ata që kanë lindur këtu.

Një shkallë kriminaliteti është e pritshme duke marrë parasysh numrin e madh të emigrantëve. Në vitin 2021 llogaritet se ishin rreth 10.5 milionë njerëz pa dokumente në vend, sipas Qendrës për Hulumtime Pew, një numër që gjithsesi është rritur për shkak të fluksit në kufi. Në vitin 2022, Byroja e Regjistrimit të Popullatës llogariti që numri i popullsisë së lindur jashtë vendit ishte 46.2 milionë, apo rreth 14 për qind e popullsisë së përgjithshme dhe se shumica e shteteve kanë përjetuar rritje dyshifrore të shprehur në përqindje në disa dekadat e fundit.

___

Charlottesville

BIDEN, duke iu referuar zotit Trump pas tubimit të përgjakshëm të nacionalistëve të bardhë në Charlottesvile të Virxhinias, në vitin 2017: “Ky që thoshte se mendon që në të dyja anët ka njerëz të mirë.”

FAKTET: Zoti Trump i përdori këto fjalë për të përshkruar pjesëmarrësit e një tubimi të përgjakshëm, që ishte planifikuar nga nacionalistët e bardhë. Por siç kanë thënë përkrahësit e zotit Trump, ai gjithashtu kishte thënë atë ditë se nuk po fliste për neo-nazistët dhe nacionalistët e bardhë që ishin të pranishëm.

“Në atë grup kishte edhe disa njerëz shumë të këqij,” deklaroi zoti Trump gjatë konferencës për shtyp disa ditë pas tubimit, “por po ashtu kishte edhe njerëz që ishin njerëz shumë të mirë, në të dyja anët.”

Më pas ai tha se nuk po fliste për “neo-nazistët dhe nacionalistët e bardhë, ngaqë ata duhet dënuar plotësisht.” Por, sipas tij, mediat ishin të padrejta në trajtimin që u bënin personave që ishin aty për të protestuar ligjërisht dhe pa djallëzi ndaj heqjes së statujës së Gjeneralit të Konfederatës Robert E. Lee.

Tubimi i planifikuar nga nacionalistët e bardhë që shpërtheu në kaos, tronditi vendin: përleshje të dhunshme nëpër rrugë, brohoritje raciste dhe anti-semite, bomba tymuese dhe një makinë që me shpejtësi u fut në turmën e një kundër-proteste, duke shkaktuar një të vdekur dhe dhjetëra të lënduar.

___

Ekonomia

TRUMP: “Kishim ekonominë më të mirë në histori”

FAKTET: Kjo nuk është e saktë. Fillimisht, pandemia shkaktoi një tkurrje masive të ekonomisë gjatë presidencës së tij. Qeveria mori hua 3.1 trilionë dollarë në vitin 2020 për të stabilizuar ekonominë. Zoti Trump pati fatkeqësinë që të largohet nga Shtëpia e Bardhë me më pak vende pune të krijuara se kur filloi mandatin.

Por edhe po u hoqën nga analiza pasojat e pandemisë, rritja mesatare ekonomike ishte 2.67 për qind gjatë tre viteve të para të zotit Trump. Situatë e qëndrueshme, por nuk është as afër mesatares prej 4 për qind gjatë dy mandatave të Presidentit Bill Clinton nga viti 1993 deri në vitin 2001, sipas Byrosë për Analiza Ekonomike. Në fakt, rritja aktuale ekonomike është më e fuqishme nën Presidentin Biden sesa nën Presidentin Trump.

Shkalla e papunësisë gjatë presidencës së zotit Trump shënoi rënie deri në 3.5 për qind para pandemisë. Por megjithatë, grup-mosha 25-54 vjeç – që përbën shumicën e fuqisë punëtore në SHBA ishte më e lartë gjatë presidencës së zotit Clinton, po ashtu ajo është më e lartë edhe gjatë mandatit të zotit Biden, se sa gjatë presidencës së zotit Trump.

Zoti Trump po ashtu ka dëshirë të flasë për shkallën e ulët të inflacionit gjatë qeverisjes së tij. Çmimi i karburantit kishte shënuar rënie deri ne 1.77 dollarë për gallon. Por, natyrisht, rënia e çmimit ndodhi gjatë izolimit për shkak të pandemisë kur pak njerëz përdornin makinat. Çmimet e ulëta ishin pasojë e krizës globale shëndetësore, jo e politikave të zotit Trump.

Zbritje të ngjashme pësuan edhe normat e huave 30-vjeçare, të cilat u ulën në 2.65 për qind gjatë pandemisë. Këto norma të ulëta ishin pasojë e përpjekjeve të Rezervave Shtetërore për të nxitur ekonominë e dobët dhe jo shenjë e fuqisë së saj, siç pretendon aktualisht zoti Trump.

___

Vdekjet e ushtarëve

BIDEN: “E vërteta është se jam i vetmi president në këtë shekull – në këtë dekadë – që nuk i kanë vdekur ushtarët nëpër botë si (vdiqën) gjatë mandatit tënd.”

FAKTET: Të paktën 16 ushtarë janë vrarë në luftime që kur zoti Biden u bë president në janar të vitit 2021. Më 26 gusht të vitit 2021, 13 ushtarë u vranë në një sulm vetëvrasës me bombë në aeroportin ndërkombëtar “Hamid Karzai” në Kabul, gjatë tërheqjes së forcave amerikane nga Afganistani. Më 28 janar të këtij viti, një dron armiku vrau tre ushtarë amerikanë në një bazë ushtarake në shkretëtirë, në Jordani.
___

Trashëgimia Presidenciale

BIDEN: “159, ose 58, nuk e di numrin e saktë, historianë presidencialë janë takuar dhe kanë votuar se cili është presidenti më i keq në historinë amerikane… Ata thanë se ai (Trumpi) ishte më i keqi në historinë amerikane. Është fakt. Nuk është hamendje.”

FAKTET: Përafërsisht e saktë, por jo plotësisht. Anketa në fjalë, një projekt i profesorëve nga Universiteti i Hjustonit dhe Universiteti i Karolinës Bregdetare, përfshiu 154 përgjigje të përdorshme nga 525 të anketuar që ishin ftuar të marrin pjesë në anketë.

___

Protestat për George Flloyd

TRUMP, mbi protestat në Mineapolis pas vrasjes së George Flloyd-it: “Po të mos e kisha dërguar Gardën Kombëtare, qyteti do ishte shkatërruar.”

FAKTET: Zoti Trump nuk e dërgoi Gardën Kombëtare në Mineapolis gjatë trazirave pas vdekjes së George Floyd-it. Guvernatori i Minesotës, Tim Walz e dërgoi Gardën Kombëtare në këtë qytet./VOA

Related- Posts

Bota

Presidenti amerikan i zhgënjyer nga telefonata me Putinin

5 Korrik, 2025
Bota

Cilat do të jenë efektet e “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?

4 Korrik, 2025
Bota

Bisedë telefonike Zelensky-Trump: Diskutojnë mbrojtjen ajrore dhe prodhimin e përbashkët të dronëve në përballje me sulmet ruse

4 Korrik, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti amerikan i zhgënjyer nga telefonata me Putinin

5 Korrik, 2025

Bushati takon Sekretarin amerikan: Rubio pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

5 Korrik, 2025

Cilat do të jenë efektet e “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?

4 Korrik, 2025

Bisedë telefonike Zelensky-Trump: Diskutojnë mbrojtjen ajrore dhe prodhimin e përbashkët të dronëve në përballje me sulmet ruse

4 Korrik, 2025

RMV/ Mickoski: Mendojmë për vendosjen e taksave shtesë për personat e pamartuar

4 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.