关税—[guānshuì]—tarifë
Pavarësisht lutjeve dhe lajkave të dëshpëruara të udhëheqësit të Tajvanit, Lai Chingte, Shtetet e Bashkuara vendosën së fundmi një tarifë 20% ndaj Tajvanit të Kinës.
Teksa njerëzit në ishull janë të shqetësuar se tarifat e larta do të ndikojnë rëndë në industritë e Tajvanit dhe do ta kthejnë atë në një vendgrumbullim për produktet amerikane, Autoriteti i Lai Chingte-s deklaroi se kjo normë tarifore është një rregullim i përkohshëm dhe ka marrë “arritje të fazës”. Opinioni publik në ishull ka kritikuar ashpër autoritetin e Lai Chingte-s për lajkatimet e verbra ndaj Shteteve të Bashkuara, për shitjen dhe shkatërrimin e Tajvanit, si edhe për detyrimin e popullit tajvanez që të paguajë një çmim të lartë.
Në prill të këtij viti, kur ShBA paraqiti të ashtuquajturin plan të “tarifave reciproke”, ai u kundërshtua unanimisht dhe u bojkotua nga ekonomitë kryesore të botës. Autoriteti i Lai Chingte-s nuk mendoi për të mbrojtur interesat e popullit dhe industrive tajvaneze, por bëri një gjest dorëzimi. Lai Chingte deklaroi se Tajvani nuk ka ndërmend të zbatojë tarifa hakmarrëse dhe është i gatshëm të fillojë negociatat me ShBA-në nga tarifa zero; Tajvani mund të rrisë investimet në ShBA dhe të zgjerojë blerjet e produkteve amerikane. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi dhe protesta në të gjitha shtresat e popullit në ishull.
Autoriteti i Lai Chingte-s ka qenë jashtëzakonisht i fshehtë lidhur me negociatat e tarifave me ShBA-në. Gjatë muajve të fundit, Lai nuk ka qenë i gatshëm të angazhohet në diskutime të drejtpërdrejta me grupet e punës tajvaneze mbi çështjen e tarifave. Kjo tregon se fokusi i vetëm i Lait është interesi personal politik, duke lënë mënjanë interesat e Tajvanit dhe mirëqenien e popullit.
Së fundmi, mediat tajvaneze vunë në dukje se varësia aktuale e Tajvanit nga tregtia e jashtme tejkalon 50%. Ndërkohë eksportet e Tajvanit drejt ShBA-së përbëjnë 28% të eksporteve të përgjithshme në gjysmën e parë të vitit, gjë që tregon ndikimin e madh të tarifave të SHBA-së mbi Tajvanin.
Praktikuesit në ishull janë përgjithësisht të shqetësuar se sapo Tajvani të hapë ndjeshëm tregun e tij dhe të zbatojë tarifat zero ose të ulta për mishin e viçit, pulës, derrit, automjetet dhe produktet e tjera amerikane, industritë përkatëse të Tajvanit nuk do të jenë në gjendje të përballojnë ndikimin. Gjithashtu, populli tajvanez do të përballet edhe me kërcënime për sigurinë ushqimore.
Opinioni publik në Tajvan është i mendimit se përveç detyrimit të TSMC-së për të rritur investimet e saj në ShBA, Tajvani do të blejë edhe armë, gaz natyror, produkte bujqësore nga Shtetet e Bashkuara. Referuar lajmeve përkatëse, administrata Trump do të nxitë shitjen e më shumë armëve ndaj Tajvanit në mandatin e saj të dytë krahasuar me të parin. Lai Chingte ka premtuar gjithashtu të rrisë buxhetin e mbrojtjes së Tajvanit në 3% të PBB-së ose më shumë.
Tajvani/Foto nga CMG
Loja e ashtuquajtur “tarifa reciproke” e ka bërë edhe një herë të qartë për njerëzit se në sytë e Shteteve të Bashkuara, Tajvani është një pre për t’u manipuluar, shfrytëzuar dhe tregtuar sipas dëshirës. Mediat e huaja raportuan gjithashtu se Lai Chingte shtyu vizitën e tij të planifikuar në gusht tek të ashtuquajturit “aleatë diplomatikë” në Amerikën Latine sepse SHBA refuzoi kërkesën e tij për një “tranzit”. Disa analistë pohojnë se dialogu kino-amerikan është thelbësor për Uashingtonin. ShBA nuk dëshiron që Lai Chingte të prishë situatën, ndaj po i lënë qëllimisht dorë të lirë. Kjo gjithashtu vërteton se administrata e Lai Chingte-s është një gur shahu në duart e ShBA-së, i cili mund të përdoret ose të hidhet poshtë.
Një sondazh i kohëve të fundit në Tajvan tregon se kënaqësia me administratën e Lai Chingte-s ka rënë ndjeshëm nga 44.7% në qershor në 34.6% në korrik, një nivel i ri i ulët. Nga ana tjetër, pakënaqësia është rritur nga 46.8% në 56.6%, një nivel i ri rekord. (Xu Guang)/cgtn