• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
10 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

  • POLITIKË

    Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Vlerësim i progresit në rrugën drejt BE-së

    Lirohet nga burgu ish-deputeti Ervin Salianji: Do të vijoj betejën në Strasburg

    Korçë, inaugurohet godina e re e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë

    Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

    Bushati takon Sekretarin amerikan: Rubio pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

    Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Palestinës në Shqipëri z. Sami Mhanna

    Rama urdhër pushtetit vendor: Nuk ka ‘tokë e xanun’, hiqini trarët e parkimeve dhe çadrat…

    Presidenti Begaj uron 4 korrikun: Mirënjohje për miqësinë e qëndrueshme me SHBA-të

    Rama në Vlorë, kërkon shkarkime masive në bashki! 

  • SOCIALE / KULTURË

    ”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë/ Ministri Hasani: “Shërbime më pranë qytetarëve dhe një hap përpara në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut”

    Sveçla: Numri nga i cili erdhi kërcënimi me bombë në Kuvend lidhet me Ratko Mlladiçin

    RMV/ Mickoski: Mendojmë për vendosjen e taksave shtesë për personat e pamartuar

    Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

    Presidentja Osmani nis konsultimet me Liderët Politikë për zgjidhjen e krizës institucionale

    Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home INTERVISTË

Deputeti shqiptar në Parlamentin serb Shaip Kamberi zotohet të ngrejë më fort zërin në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

18 Gusht, 2022
in INTERVISTË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Genc Mlloja

Me deputetin shqiptar ne Parlamentin Serb Shaip Kamberi pata një intervistë botuar në Albanian Daily News  pasi u deklarua fitues ne zgjedhjet parlamentare te 3 prillit 2022. U desh mbajtja e 5 raundeve që të fitonte shumicën e duhur dhe përsëritjet ishin per shkak të manipulimeve të serbëve të partise së Ivica Dacic që i verbuar nga urrejtja raciste ndaj shqiptarëve synonte të mos kishin as edhe një deputet në Parlament. Dy vendet e tjera parlamentare u humbën nga përcarja në mes shqiptarëve të Luginës së Preshevës që dolën me dy lista në zgjedhje.

Deputeti Kamberi preku shumë tema në këtë intervistë të botuar më 17 gusht në  ADN, e nuk hezitoi te theksonte se pret kontribut nga Shqiperia për të drejtat e shqiptarëve të Luginës, si edhe nga BE e SHBA.

Ai demaskoi gjoja neutralitetin e Serbisë që flirton me Rusinë ne kurriz të BE-së.

Kamberi u zotua që si më parë do të ngrejë zërin në parlamentin prej 250 deputetësh te sunduar nga serbet në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve.

– Në radhë të parë, Albanian Daily News ju përcjell urimet për zgjedhjen tuaj si deputet I Parlamentit serb i vetmi në një mandat të dytë që përfaqëson shqiptarët në Luginën e Preshevës. Duke ndjekur nga afër procedurat zgjedhore, çështja juaj u shndërrua në një kalvar të vërtetë teksa mbaheshin zgjedhjet. Ju lutem, në fillim të kësaj bisede, a mund t’na thoni disa fjalë për atë tre muaj ‘lufte’ tuajën, por, sigurisht, edhe të mbështetësve tuaj me autoritetet serbe?

– Betaja jonë zgjedhore për përfaqësim të dinjitetshëm parlamentar zgjati tre muaj dhe pesë herë përsëritje të zgjedhjeve në një njësi, si pasojë e luftës tonë të drejtpërdrejtë për një mandat deputeti me Partinë Socialiste të Ivica Daçiqit e ndihmuar edhe nga Partia Përparimtare Serbe e Aleksanddar Vuçiqit. Ne ishim në garë për të fituar të vetmin mandat, ndërkohë që SPS e Daçiq, synonte mandatin e 32-të. Natyrisht ishte një proces i vështire i përballjes tonë me dy partitë që qeverisin Serbinë, një luftë mes të pabarabartëve nga fuqia politike, por në anën tonë ishte drejtësia dhe këmbëngulja e elektoratit tonë për përkrahje, e cila rritej pas secilit raund të përsëritjeve. Fatëmirësisht, falë angazhimit tonë dhe partnerëve tanë, e sidomos falë mbështetjes së zgjedhësve të njësisë 6 në Tërnoc, ne arritëm më 30 qershor të triumfonim, jo vetëm për të siguruar një mandat përfaqësimi, por, më shumë, për të pamundësuar përligjen e votave shqiptare për SPS të Ivica Daçiqit.

– Cilat janë disa nga arsyet që shqiptarët kanë vetëm një vend në këtë mandat parlamentar duke marrë parasysh faktin se një numër më i madh deputetësh mund të ishte një mundësi për ta përdorur Parlamentin si tribunë për të denoncuar diskriminimin serb kundër popullit shqiptar dhe për të kërkuar të drejta të barabarta. me popullin e Serbisë?

– Ekzistojnë disa arsye pse kemi mbetur vetëm më një ulëse në parlament. Prej asaj se, përkundër angazhimit të madh të Prishtinës dhe kryeministrit (Albin) Kurti për të ndërtuar një listë shqiptare, kjo nuk u arrit dhe në zgjedhjet e tre prillit dolëm me dy lista konkurruese për të njëjtin elektorat, daljes tepër të madhe të zgjedhësve në Serbi, që ndikoi në rritjen e numrit të votave të domosdoshme për një deputet nga listat e pakicave-nevojiteshin mbi 14,000 vota për nje ulëse-, deri të fakti se kësaj radhe, zgjedhjet parlamentare nuk u mbajtën bashkë me zgjedhjet locale, që ndikojnë në pjesmarrjen më të madhe të zgjedhësve shqiptarë në procesin zgjedhor. Pra këto elemente ndikuan që, kësaj radhe, ne, të jemi të përfaqësuar me vetëm një deputet.

– Zoti. Kamberi, ky është mandati juaj i dytë në Parlamentin e Serbisë. Së pari, ju lutem, a mund ta vlerësoni përvojën tuaj të mëparshme në një parlament të dominuar totalisht nga serbët, dhe dua të them sa u dëgjua zëri juaj në të? Dhe së dyti, cilat janë disa nga objektivat, pra platforma juaj, gjatë mandatit të dytë?

 – Mendoj se në cilësinë e kreut të të vetmit grup parlamentar opozitar, në mesin e 250 deputetëve sa ka Parlamenti i Serbisë, kam arritur që zëshëm të paraqes problematikat e shumta lidhur me diskriminimin e shqiptarëve, mungesën e lirisë së fjalës, ballafaqimin me të kaluarën, në kuadër të së cilës janë dy elemente të rëndësishme- pranimi i krimeve të luftës të kryera në të gjithë hapësirën e Republikes Federative Jugosllave (RFJ) në emër të një ideologjie serbomabdhe, sikurse edhe lufta kundër glorifikimit të kriminelëve të dënuar të luftës dhe pranimi i gjenocidit në Srebrenicë dhe krimeve tjera të kryera në Kosovë, sikurse edhe nevojën për më shumë demokraci në një shtet sikurse Serbia, e cila është pretendetnte për anëtarësim në BE.

Natyrisht, në rrethana të atilla, ku grupi im parlamentar kishte vetëm gjashtë nga 250 deputetë të shumicës, fjalimet e mia nuk janë pritur mirë as nga shmica parlamentare as nga kreu i shtit serb, e sidomos jo nga mediat proqeveritare.

Pra lufta ime në parlament kishte të bënte me sensibilizimin e opinionit të gjerë me problematikat e shumta që e pengojnë Serbinë të bëhet shtet me demokraci liberale dhe të bëhet anëtarë i BE-së.

Edhe në këtë mandat unë do të vazhdoj të ngre zërin kudnër padrejtësive të shumta që u bëhen shqiptarëve të Luginës së Preshevës, por, edhe problemeve tjera që pengojnë ndërtimin e demokracisë liberale, ballafaqimit me të kaluarën, demokratizimin etj.

– Për sa i përket jetës parlamentare, si i shihni mundësitë për të qenë pjesë e ndonjë grupi parlamentar për të bashkuar forcat me forca opozitare që kanë vlera dhe synime të përbashkëta?

– Bashkë me dy deputetë boshnjak nga SDA e Sanxhakut dhe dy deputet nga Vojvodina në kemi krijuar grupin parlamentar “Rajonet e Evropës, Vojvodina, Sanxhaku dhe Lugina e Preshevës”, dhe do të veprojmë sërish si grup opozitar i përbërë nga deputetët shqiptar, kroat e boshnjak, brenda nja shumice parlametare të SNS dhe SPS por edhe një pjese tjetër të një opozite djathtiste e ultranacionaliste, roli i së cilës, duke qenë aggresiv, do të jetë të paraqesë A. Vuçiq dhe pushtetin e tij të “matur”.

– Ndër aktivitetet tuaja të para pas zgjedhjeve parlamentare ishin vizitat në Shqipëri dhe Kosovë. Ju lutem, zoti deputet, mund të jepni më shumë detaje për rëndësinë e këtyre vizitave dhe cilat ishin temat kryesore të diskutimeve në Tiranë dhe Prishtinë? Në përgjithësi, a jeni të kënaqur nga mbështetja e qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama pasi dihet se ai është mik i ngushtë i presidentit serb Aleksandar Vuçic?

-Menjëherë pas konfirmimit të mandatit, dhe takimit që pata me Presidentin e Serbisë më 14 korrik të cilit i dorëzova kërkesat e “Koalicionit të shqiptarëve të Luginës” unë kam patur takime në Tiranë e Prishtin për të sensibilizuar faktorin kombëtar me kërkesat tona të drejta për drejtësi e barazi.

Edhe nga autoritet në Tiranë edhe nga ato në Prishtinë kam kërkuar mbështetje të hapur për shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët, sot, po përballen me situatën më të rëndë pas konfliktit më 2001.

Njëkohësiht, unë kam patur takim edhe me Ambasadorine SHBA në Beograd, Kristofer Hill dhe me shefin e Misionit të OSBE në Beograd, Ambasadorin Jan Brathau. Edhe këta diplomatë i kam njoftuar me kërkesat që në emër të shqiptarëve iu janë dorëzuar presidentit të Serbisë, duke kërkuar mbështetje edhe nga ata.

Edhe pse kohët e fundit vërejmë lëvizje pozitive nga Tirana e Prishtina për të mbështetur shqiptarët e Luginë ssë Preshevës, mendoj se na prêt një rrugë e gjatë deri të institucionalizimi i ndihmës konkrete që bashkërisht apo ndaras, Tirana dhe Prishtina duhet të japin për Luginën e Preshevës.

– Në vazhdim, nisma e Ballkant të Hapur e projektuar nga Vuçic dhe Rama dhe së cilës i janë bashkuar Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut deri më tani, synon, siç pretendojnë promotorët e saj, stabilitetin, paqen dhe marrëdhëniet më të ngushta miqësore mes popujve të rajonit. A ka pasur ndonjë ndikim zbatimi i saj i kufizuar në sjelljen e autoriteteve serbe ndaj popullit shqiptar në Luginën e Preshevës dhe çfarë mendoni për një iniciativë të tillë kundrejt integrimit në BE dhe Procesit të Berlinit?

– Bashkëpunimi duhet të jetë e ardhmja e popujve në Ballkan. Një iniciativë si kjo duhet të përfshijë gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor me status të barabartë. Ndërkohë ne jemi në pritje të ndonjë rezultati konkret edhe të kësaj iniciative por edhe të raportevce në ngritje mes Shqipërisë e Serbisë. Po presim që raportet më të mira me Shqipërinë ta detyrojnë Serbinë të ketë një qasje më të drejtë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

– Mandati juaj në Kuvendin e Serbisë ka një rëndësi të veçantë për Kosovën, sepse ju jeni i vetmi deputet që e njeh pavarësinë e këtij vendi. Sa efikase mund të jetë fuqia juaj si ligjbërës për të ndikuar sa më shumë tek autoritetet serbe që të heqin dorë nga qëndrimi i tyre armiqësor ndaj Kosovës të cilin nuk e njohin? A mendoni se Serbia është bërë më agresive në sfondin e agresionit rus ndaj Ukrainës dhe si e vlerësoni citimin e kryeministrit Albin Kurti se ‘rajoni është në prag të luftës’?

– Nuk jam i vetmi deputet që njeh pavarësinë e Kosovës, sepse edhe kolegët e mi të grupit parlamentar e njohin atë. Situata e fundit gjeopolitike dhe lufta në Ukrainë, besoj do ta detyrojë përfundimisht Serbinë të ndërpresë lojën e saj të ekuilibrit mes fuqive të mëdha. Si një kandidate për në BE nga e cila varet edhe ekonomia e saj, Serbia do të duhet përfundimisht që politikën e saj të jashtme ta sinkronizojë me politikën e BE-së e SHBA-së, edhe ndaj Ukrainës por edhe në kontekst të arritjes së marrëveshjes me Kosovën. ËShtë shumë e qartë se Serbia nuk e bën ndryshimin e kursit në mënyrë vullnetare. Kjo do të varet nga presioni që Perëndimi do t’I bëjë asaj për ta detyruar përfundimisht të marrë anën e duhur.

– Si përfundim, zoti Kamberi, a mendoni se aleatët strategjikë të popullit shqiptar SHBA dhe BE mund të jenë më përkrahës për popullsinënë në Luginën e Preshevës dhe nëse procesi i anëtarësimit të Serbisë në BE do të ketë ndikim pozitiv në vlerat dhe të drejtat demokratike të shqiptarëve në Serbi?

– Besoj se po, nëse Serbia përfundimisht merr anën e Perëndimit dhe fillon ta bëjë më intensiv procesin e anëtarësimit, ajo do të detyrohet të përmbushë të gjitha kriteret që burojnë nga kapitujt e ndryshëm. Për ne është me rëndësi që ajo të respektojë kushtet që burojnë nga kapitujt 23 e 24, në kuadër të së cilës duhet ofruar së pari përfshirje të drejtë për pakicat bashkë me ndërtimin e mirëqenies së tyre. Por, kjo do të varet nga presioni që BE dhe SHBA do t’I bëjnë Serbisë, së pari ti jap fund lojës së të ashtuquajturit neutralitet, domethënë edhe me BE, edhe me Rusinë edhe me Kinën./ADN

Related- Posts

INTERVISTË

Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

25 Qershor, 2025
INTERVISTË

Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

23 Nëntor, 2024
INTERVISTË

100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

21 Nëntor, 2024

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Papa takohet me Presidentin Zelensky: Vatikani i gatshëm për të mirëpritur negociatat Ukrainë-Rusi

9 Korrik, 2025

Indeksi i çmimeve të konsumit në Kinë u rrit me 0.1% në qershor, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit ra me 3.6%  

9 Korrik, 2025

Ministria e Jashtme: Kina do të punojë me të gjitha palët për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut 

9 Korrik, 2025

Trumpi i premton Ukrainës më shumë armë

9 Korrik, 2025

Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Vlerësim i progresit në rrugën drejt BE-së

9 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.