• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
5 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

  • POLITIKË

    Bushati takon Sekretarin amerikan: Rubio pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

    Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Palestinës në Shqipëri z. Sami Mhanna

    Rama urdhër pushtetit vendor: Nuk ka ‘tokë e xanun’, hiqini trarët e parkimeve dhe çadrat…

    Presidenti Begaj uron 4 korrikun: Mirënjohje për miqësinë e qëndrueshme me SHBA-të

    Rama në Vlorë, kërkon shkarkime masive në bashki! 

    Rama: Ina Majko, e para përfaqësuese e komunitetit rom në qeveri, do mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë

    Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

    Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

    Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

  • SOCIALE / KULTURË

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    RMV/ Mickoski: Mendojmë për vendosjen e taksave shtesë për personat e pamartuar

    Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

    Presidentja Osmani nis konsultimet me Liderët Politikë për zgjidhjen e krizës institucionale

    Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

    Kos: BE në një mendje për zgjerim të mëtejshëm

    Plani për Rritje/ Shkupi Mikpret BE-në dhe Liderët e Ballkanit Perëndimor

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Editorial

Dialogu në rrugëkryq!

21 Gusht, 2022
in Editorial
A A
Share on FacebookShare on Twitter

EDITORIAL I ARGUMENTUM

Kjo  u pa fare qartë dhe në raundin e tretë të dialogut Prishtinë – Beograd më 18 Gusht në Bruksel. As objektivi më minimalist nuk u arrit, as konferencë shtypi e përbashkët, as shtrëngim duarsh; vetëm fjalëve ngushëlluese dhe ” shtyjeta shtyjmë”.

Për fat të keq, ky është tashmë realiteti i hidhur i këtij dialogu, plot 11 vjet pas lançimit të tij. Bujë, zhurmë, pohime, premtime, përbetime, por produkti asgjë, madje nën zero! Me ritëm të ngadaltë,  i shoqëruar me provokime e probleme dhe pastaj tratativa për zgjidhjen e tyre! Edhe ”Lehtësimi”  i dialogut nga BE-ja është thjesht një eufemizëm i gjetur i gjuhës së saj burokratike ” as mish as peshk”; në fakt, po ta shohësh ”hollë hollë”, BE-ja duket se më tepër e ka vështirësuar dialogun. Po, janë shtuar ndërmjetësuesit ndërkombëtarë; veç BE-së, të tillë për rajonin kanë Britania e Madhe, Gjermania, SHBA-ja dhe Rusia. Por, kjo më shumë të kujton thënien tonë të urtë ” shumë mami e nxjerrin fëmijën çyryk”

Ky dialog që në fakt vetëm emri i ka mbetur i tillë ka ecur me ”shpejtësi kërmilli”, mirëpo, mesa duket, BE-së i pëlqen  strategjia ” tërhiq e mos e këput” me justifikimin se   i takon Beogradit dhe Prishtinës të vendosin. A thua se palë në këtë dialog janë  Franca, Gjermania, apo Danimarka me Suedinë dhe se BE-ja nuk e di se pa mbështetjen perendimore, po të ishte për Beogradin, vetëm konflikte mund të kishte! Edhe prania dhe interesimi më i madh aktiv amerikan nuk po jep rezultatet e pritshme, ca më pak të prekshme, siç mendohej fillimisht.

Për pasojë, le ta themi troç, veç ” fjalëve të mira dhe gurë në trastë” asgjë e mirë nuk po duket në  horizont, ndërkohë që dyshimet, skepticizmi dhe pesimizmi ”janë shtruar këmbëkryq” në Ballkan.

Megjithatë, politika dhe diplomacia, sidomos ajo amerikane dhe europiane me të drejtë vazhdojnë të kërkojnë rrugë dhe mjete për të dalë nga ky ngërç i paparë. Mirëpo, kjo nuk bëhet vetëm me dëshirën e mirë, me thirje, deklarata dhe ec e jake pa fund, as duke tundur ”ca kulaçin dhe ca kërbaçin”!.

Tani, në radhë të parë kërkohet një analizë tërësore e aktorëve dhe faktorëve me ndikimin më të madh në këtë dialog, i cili ndodhet  në një udhëkryq të madh, dhe askush nuk mund ta thotë se si dhe kur mund të dilet prej tij. Kjo analizë lipset të jetë gjithëpërfshirëse; veç rretheve politike dhe diplomatike zyrtare, të cilat natyrisht ”me hir ose pahir” duan sukses që të justifikojnë dhe promovojnë vehten, në këtë analizë kërkohet të marrin pjesë dhe ekspertë, diplomatë, akademikë, grupe interesi, OJQ, think tanke, etj.

Objektivi i saj madhor është të gjenden ”psetë” reale të këtij dështimi spektakular, dhe mbi atë bazë, të rekomandohen propozime, alternativa dhe rrugëdalje konkrete,  që dialogu të rivihet në shinat e duhura politike dhe diplomatike.

Mbi bazën e zhvillimeve të deritanishme, shkaqet kryesore të ngërçit në këtë dialog, që mund të shërbejnë dhe si piknisje për të dalë nga ky qorrsokak janë më poshtë:

Së pari, është naivitet i madh politik të besosh në suksesin e këtij dialogu, kur ai zhvillohet në një klimë, mjedis dhe atmosferë të helmatisur dhe terren të minuar. Për pasojë, dhe ndonjë fjalë të mirë e premtim e ”merr shumw shpejt era” duke ia lenë vendin dhunës, tensionimit dhe kërcënimeve për konflikte të armatosura. Mirëpo, ”disinfektimi dhe çminimi” i këtij mjedisi, klime dhe terreni, ku të paktën të ketë mirëkuptim minimal kërkon vullnet politik, energji dhe demarshe të shumta, të cilat duan kohë dhe durim, që duket se kanë shteruar.

Së dyti, na kujtohet të gjithëve në fillimin e viteve 2000, se antarësimi në BE dhe NATO shihej si çelësi magjik i progresit, pajtimit dhe bashkëpunimit në Ballkan. Për këtë qëllim ”mbinë si këpurdha” 20 nisma rajonale dhe filloi Procesi i Stabilizim – Asociimit me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-ve. Mirëpo, me kalimin e kohës, për shkaqe që janë shpjeguar më parë, Euro-Atlantizmi e humbi momentin, forcën tërheqëse dhe frymëzimin për vendet tona. Shembull të keq dhanë dhe ish vendet lindore, të cilat dhe gati 20 vjet pas antarësimit të tyre në BE po shfaqin probleme, dobësi dhe dyshime të mëdha. Natyrisht këtu ka pjesën e vet të fajit BE-ja me strategji veprimi në favor të stabilitetit, duke ” nxjerrë prapa liste” demokracinë si dhe dështimeve të në të dy vendet që janë palë në këtë dialog.

Për pasojë, të flasësh për përfitimet nga antarësimi në BE, veç lëvizjes së lirë, sot nuk ke thënë ndonjë kush e di se çfarë dhe me efekte reale. Kështu, Serbia vërtet ka shumicën e tregtisë me BE-në, por mendjen dhe zemrën i ka te Rusia dhe Kina; ajo është i vetmi vend kandidat i BE-së që nuk ka vendosur sanksione  ndaj Rusisë, në kundërshtim me politikën e jashtme të BE-së. Nga ana tjetër, Kosovës ende nuk po i liberalizohen vizat, ndërsa antarësimi i saj në BE dhe NATO është tejet i largët.

Sa për thirjet voluntariste që BE-ja të përshpejtojë antarësimin e tyre si ” shkop apo kurë magjike”  kjo mbetet e pamundur; sepse antarësimi nuk është çështje datash, por hapash dhe etapash; vërtet që gjeopolitika e sotme është tejet e rëndësishme, por ajo do shoqëruar detyrimisht me reforma brenda vendeve kandidate. Ndryshe, Rusinë ”mund ta nxjerrim vërtet nga dera, por ajo do të na futet nga dritarja”!

Aspekti i tretë i rëndësishëm është besueshmëria politike e BE-së, si ndërmjetësuese në këtë dialog. Për ironi të fatit si Përfaqësuesi i Lartë dhe Ndërmjetësuesi i dialogut vijnë nga dy vende filoserbe, kundërshtare të ashpra të njohjes së Kosovës; bashkë me tri vende të tjera nuk e njohin  Kosovën. Ky është problem serioz për BE-në dhe besueshmërinë e saj. Ndaj, Borrell dhe Lajçak  të merren në radhë të parë me vehten dhe me këto 5 vende që detyrimisht ta njohin Kosovën, sepse tashmë asnjë argument i mëparshëm” nuk pi ujë”. Të paktën, të zbusin mesazhet dhe qëndrimet e tyre politike;  jo si Kryeministri spanjoll Sanchez që nuk shkoi fare në Prishtinë, që ndenji gjysmën e turit rajonal në Serbi, ku i kënduan këngë, i thurën lavde dhe e  pritën me mbi 3000 flamuj festivë. Ai e mbrojti Serbinë në emër të së drejtës ndërkombëtare kur po në emër të saj nuk denjon ta njohë Kosovën.  E pakuptueshme se si ai, Spanja dhe vende të tjera nuk njohin Vendimin e GJND të vitit 2010, mbi pavarësinë e Kosovës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare!

Së katërti,  ka ardhur koha që BE dhe SHBA të heqin dorë nga retorikat politike dhe qëndrimi  i tyre që njohja e Kosovës nga Serbia të jetë etapa fundore e këtij dialogu. Nuk ka absurd politik dhe diplomatik më të madh se ky, vetëm e vetëm që të mos i prishin rehatin dhe humorin politik Beogradit! Nuk gjen në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare një rast tjetër, kur dy vende vazhdojnë negociatat për 11 vjet, jo vetëm pa e njohur njeri tjetrin, por dhe pa dhënë asnjë shenjë afrimi drejt njohjes si Serbia! Ajo duhet ta bëjë këtë me Kosovën, tani, jo më vonë. Ndryshe, do të ketë negociata pa fund, por pa rezultat, si një dialog pa krye  ndërmjet shurdhë/ memecëvë politikë.

Së pesti,  padyshim që një nga shkaqet e dështimit europian por pjesërisht dhe atij amerikan në rastin e këtij dialogu është qëndrimi i lëkundur dhe pa bosht ndaj Serbisë. Duket qartë se ato e ”mbajnë atë me hatër”; kështu ka bërë  Merkel,  Macron, Scholz dhe Administrata amerikane. Natyrisht kanë një të drejtë, sepse Serbia është vendi më i madh në rajon, ku ndërthuren shumë interesa strategjike dhe biznesi. Por, duke patur parasysh marrëdhëniet e saj me Rusinë dhe Kinën, kanë dashur ta mbajnë afër, të mos ia prishin qejfin, t’i japin shumë më tepër kulaç, vetëm e vetëm që të mos ” bjerë në prehrin ” e tyre. Mirëpo, e kanë tepëruar me këtë bujari politike dhe fiksim pasr stabilitetit, sa e kanë lenë  mbas dore demokracinë dhe shtetin e të drejtës.

Në fakt, ato shfrytëzojnë dhe mungesën e një opozite me alternativa më të besueshme, e cila, nëse vjen në pushtet, mund të sillet dhe më keq akoma. Ok, por sa dhe si punohet me opozitën në Beograd, që” të futet në brazdat e duhura” nesër dhe të mos kujtohemi si ”kofini pas të vjelit?!” Nuk kemi dëgjuar që dikush nga BE-ja dhe SHBA-të të takohet në Beograd me liderë dhe përfaqësues të opozitës serbe; kësisoj, duke qenë në pozita komode falë ” ledhatimeve dhe përkëdhelive” perendimore dhe pa qëndrime kritike ndaj tyre, liderët autokratë në Serbi por dhe  gjetkë në rajon, si i  thonë fjalës, ” gjejnë shesh dhe bëjnë për shesh!”

Po aq naiv është dhe besimi se me metodat e deritanishme Serbia do të largohet nga kursi i saj pro-rus. Mjafton të dëgjosh deklaratat dhe paralajmërimet e përditshme të Vuçiç dhe liderëve të tjerë serbë dhe bindesh fare lehtë për këtë fakt. Mesa duket, sidomos BE-ja nuk po ve mend nga gabimet e saj strategjike lidhur me vlerësimin e Rusisë dhe Putinit, megjithëse paralajmërimet nuk mungonin se vetëm për demokraci nuk bëhej fjalë  te ata dhe se përfitimet e majme nga ekonomia dhe tregtia me Kinën e Rusinë do t’i paguanin ” si frëngu pulën” siç po ndodh aktualisht. Për fat të keq, megjithë deklarimet solemne për vlerat dhe parimet demokratike, dhe në rastin e Serbisë, BE dhe SHBA-të vazhdojnë të vendosin pragmatizmin mbi parimet, interesat mbi vlerat, stabilokracinë mbi demokracinë. Përfituesja më e madhe e këtyre qëndrimeve të gabuara ka qenë padiskutim  Serbia; të paktën deri tani ajo ia ka ndier lezetin dhe i  ka dalë për hajër politika e ” kullotjes në 2 livadhe perendimore dhe në 2 lindore”.

Madje, ajo po na shfaqet dhe në botë si vend pro-perendimor, liberal, i hapur, me një imazh të pudrosur, nismëtar i ” Ballkan i Hapur”, duke ia ngarkuar qyrkun e fajit tërësisht  Kosovës për problemet dhe tensionet. Padyshim që e kanë ndihmuar shumë politikat amatoreske dhe aventuriere të shumicës sonë qeverisëse, sidomos mbështetja miope, pa asnjë sens politik, ekonomik dhe institucional të ”Ballkan i Hapur”; si një mbivendosje fare e panevojshme dhe karshillëk i dëmshëm i ”Procesit të Berlinit” dhe ”Tregut të Përbashkët Rajonal” me instrumentat e tyre rajonale.

Mirëpo, ndoshta duke dashur ”ta marrin me të mirë” Serbinë,  kohët e fundit, i dërguari amerikan G. Escobar e mbështeti ”Ballkanin e Hapur”, edhe pse me kushte, dmth të jetë ekonomik dhe gjithëpërfshirës; duke krijuar kësisoj një të çarë  me BE-në, e cila nuk e njeh dhe nuk e ze në gojë këtë trilateral të dështuar.

Ndaj, që dialogu të përparojë, pik së pari, i do venë ” kufiri te thana” Serbisë, me afate konkrete dhe të shpejta! Së dyti, Beogradi të mbledhë mendjen  nëse do të ecë në trasenë Europiane apo në atë Euro- Aziatike, më mirë le ta thotë tani se kur të jetë vonë! Së treti, boll me vizione dhe deklarata, kërkohet mendim, vendim, veprim dhe vendosmëri politike, nën lidiershipin e BE-së dhe SHBA-ve!!

Së fundi, dialogu duhet të jetë dinamik, i larmishëm, me përfshirjen e më shumë aktorëve; bashkë me ndjekjen e zbatimit të marrëveshjeve, me krijimtari dhe fantazi diplomatike, që ”të mos mbytemi me një lugë ujë” e të mos kthehemi në zjarrfikës!

Nëse duam vërtet që ky dialog të përparojë, atëhere do folur troç dhe açik, duke hequr dorë nga metodat e deritanishme, të cilat nuk të shpien askund. Përndryshe, do të jetë tejet e vështirë të dilet nga udhëkryq historik; problemi është që të shmanget dështimi e të mos kthehet në një Waterlo politike për rajonin, për  SHBA-të dhe BE-në. Shumë vonë jemi, por ka ende kohë!  

/Argumentum.al

© 2022 Argumentum

Related- Posts

Editorial

Mandati që nuk përfaqëson…

3 Korrik, 2025
Editorial

Reagim i Redaksisë Argumentum.al në lidhje me artikullin e Reporter.al/BIRN

27 Maj, 2025
Editorial

Zgjedhjet e 11 Majit/ Fushata e njëmbëdhjetë parlamentare: Spektakël dhe folklor, aspak përgjegjshmëri

10 Maj, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti amerikan i zhgënjyer nga telefonata me Putinin

5 Korrik, 2025

Bushati takon Sekretarin amerikan: Rubio pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

5 Korrik, 2025

Cilat do të jenë efektet e “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?

4 Korrik, 2025

Bisedë telefonike Zelensky-Trump: Diskutojnë mbrojtjen ajrore dhe prodhimin e përbashkët të dronëve në përballje me sulmet ruse

4 Korrik, 2025

RMV/ Mickoski: Mendojmë për vendosjen e taksave shtesë për personat e pamartuar

4 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.