• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
7 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

  • POLITIKË

    Historike/ Berisha rikthehet në SHBA: “Liria funksionon”

    Kryeministri Rama në Itali: “Nuk na duhet vetoja, por vendi rreth tryezës së BE-së”

    Konflikti në Vlorë, Rama: Do të shpronësojmë zonën dhe do ta kthejmë në park publik e turistik

    Kuvendi rikthehet më 8 shtator, zbardhet rendi i ditës

    Kryeministri Rama në Itali, merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

    Presidenti Begaj pret ambasadoren Walt: Mirëpresim rritjen e investimeve zvicerane në Shqipëri

    Kryeministri Rama prezanton “Flamingo Mirror”: Transparencë e plotë për Sazanin dhe Nartë-Pishë Poron

    Tirana në krah të Berlinit: Hoxha dënon luftën hibride ruse në Evropë

    Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala jep dorëheqjen

  • SOCIALE / KULTURË

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    36 vite nga shpallja e Republikës së Kosovës, Albin Kurti: Mirënjohje për brezin që kontribuoi gjatë viteve ’90

    Maqedonia e Veriut zyrtarisht pjesë e Korridorit Vertikal të gazit

    Gjashtë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë

    Grenell dhe ngërçi politik në Kosovë

    Gjashtë deputetë të LDK-së votojnë kundër Bekim Sejdiut për president

    Zyrtare/ Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për President të Kosovës

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home INTERVISTË

Ditmir Bushati: Ja si përkthehet vendimi i Bundestagut gjerman

27 Shtator, 2019
in INTERVISTË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Bundestagu gjerman miratoi dokumentin, sipas të cilit Shqipërisë i vendosen disa kushte për t’u përmbushur para hapjes së negociatave të anëtarësimit me BE-në dhe fillimit të diskutimit të kapitujve. Në Shqipëri, ky dokument po lexohet si gjithmonë në mënyrë të ndryshme nga qeveria dhe opozita. Cili është mendimi juaj?

Fillimisht duhet sqaruar se Bundestagu gjerman nuk po i vendos kushte Shqipërisë, por në bazë të një procedure të brendshme, të përcaktuar në ligjin federal të bashkëpunimit ndërmjet qeverisë dhe Bundestagut për çështjet që lidhen me Bashkimin Europian, ai ka miratuar një qëndrim, i cili mund të konsiderohet si “vija e sjelljes” që duhet të respektojë qeveria gjermane gjatë diskutimeve me vendet e tjera anëtare të BE-së, për procesin e bisedimeve të anëtarësimit të vendit tonë në BE. Megjithëse vëmendja e opinionit publik është përqendruar te kushtet që duhen përmbushur për zyrtarizimin e procesit të bisedimeve për anëtarësim dhe më pas fillimin e punës konkrete përmes hapjes dhe mbylljes së kapitujve, dokumenti gjithashtu parashikon edhe metodologjinë dhe filozofinë që duhet të përshkojë këtë proces, përfshirë raportet e bashkëpunimit ndërmjet qeverisë federale dhe Bundestagut. Ç’është e vërteta, kjo praktikë është formalizuar për herë të parë në rastin e Serbisë, ku Bundestagu miratoi vijën e sjelljes së qeverisë federale përkundrejt vendeve të tjera anëtare të BE-së. Si rrjedhojë, puna me kapitujt, në rastin e Serbisë, filloi me detyrimet që burojnë nga kapitulli 35, ku normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Kosovën zë një vend të posaçëm.

Ju flisni për kushte që duhen përmbushur për zyrtarizimin e bisedimeve për anëtarësim. Çfarë keni parasysh me këtë?

Në qershorin e 2018-ës, vendet anëtare të BE-së vendosën t’i përgjigjen pozitivisht rekomandimit të Komisionit Europian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë. Po ashtu, vendet anëtare skicuan rrugën drejt zyrtarizimit të bisedimeve, përmes një procesi përgatitor dhe afatizimin e tij, duke përcaktuar qershorin e 2019-ës si periudhën e zyrtarizimit të bisedimeve dhe fundin e këtij viti për organizimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, që simbolizon nisjen e bisedimeve. Në maj të këtij viti, Komisioni Europian rikonfirmoi rekomandimin për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë, duke e shoqëruar atë me nevojën për një konsensus kombëtar për çështjet e lidhura me integrimin në BE dhe me tejkalimin e polarizimit politik dhe ndasive të theksuara. Për shkak të afateve të ngushta kohore, nga publikimi i raportit të Komisionit Europian dhe zgjedhjeve në Parlamentin Europian, vendet anëtare të BE-së nuk e morën në shqyrtim këtë çështje në mbledhjen e qershorit, duke e shtyrë për në tetor, por në të njëjtën kohë ata rikonfirmuan konkluzionet e qershorit të 2018-ës.

Megjithatë, Për Shqipërinë, dokumenti i miratuar në Bundestag nuk është aq premtues, sidomos po ta krahasojmë me dokumentin që Bundestagu miratoi për Maqedoninë e Veriut. Në qershor 2018, ju vetë keni deklaruar në Kuvend se “kriteret, apo elementet që Bundestagu ka vendosur për Maqedoninë për të shkuar deri te konferenca e parë ndërqeveritare janë më të detajuara, më strikte e më impenjative se ato të vendosura për Shqipërinë”. Çfarë ndodhi gjatë këtij viti përderisa për Shqipërinë përcaktohen kushte, ndërsa për Maqedoninë e Veriut jo?

Më vjen keq që duhet t’i jap të drejtë vetes për disa çështje, të cilat unë i kam ngritur vijimësisht në Kuvend, por jo vetëm, që kanë shkaktuar edhe debat publik. Ndërkohë që ne e kishim të mirëpërcaktuar rrugën që duhet të ndiqnim drejt tryezës së bisedimeve për anëtarësim në BE, politika shqiptare u fut në rrethrrotullim, prej nga nuk po gjen ende rrugëdalje. 2019-ta u shoqërua me eksperimente të rrezikshme, siç ishte djegia e mandateve nga ana e opozitës, mospjesëmarrja në zgjedhjet vendore, mungesa e bashkëpunimit politik dhe mirëkuptimit institucional për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Eksperimente këto, që “militarizuan” mendjen dhe debatin publik, duke zvogëluar edhe më tej kapacitetin tonë si klasë politike, për ta konsideruar procesin e anëtarësimit në BE si një prioritet realisht kombëtar e mbipartiak.

A mendoni se ky qëndrim i Bundestagut gjerman u “hap rrugën” për kritika edhe shteteve të tjera, që janë skeptike në raport me angazhimin real apo arritjet e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së?

Gjermania është jo vetëm vendi që mban peshën kryesore në BE, por edhe mbështetësi kryesor i procesit të zgjerimit. Nuk ka një vend tjetër europian të ngjashëm me Gjermaninë për sa i përket angazhimit të saj ndaj rajonit. Për pasojë, qëndrimi i Gjermanisë për të trajtuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut së bashku, por bazuar mbi meritën individuale, do të jetë orientues edhe për vendet e tjera, të cilat ndajnë, para së gjithash, këndvështrime të karakterit gjeopolitik për të ardhmen e rajonit tonë. Fakti që nga njëra anë, Franca insiston në nevojën e një diskutimi më strategjik për procesin e zgjerimit dhe të ardhmen e BE-së dhe nga ana tjetër, Gjermania ka përqafuar një qasje të përshkallëzuar e të kushtëzuar, do të thotë që në një mënyrë a tjetër, procesi i konsolidimit të projektit europian do të vazhdojë.

Në dokumentin e Bundestagut, në dallim nga vjet është shtuar dhe një paragraf, i cili u referohet debateve që kanë lidhje me ndryshimin e kufijve. Si duhet ta lexojmë këtë?

Gjermania, si një partner i ndershëm dhe kritik i drejtë, na kujton se sa të kujdesshëm duhet të jemi kur flasim për të tilla çështje, të cilat cenojnë arritjet tona historike. Ne mund të përparojmë drejt BE-së, siç populli shqiptar do, vetëm duke konsoliduar rolin e Shqipërisë si spirancë stabiliteti në rajon dhe duke përmbushur detyrimet që sigurojnë standarde europiane në jetën e përditshme.

Të gjendur në këto kushte, cilat janë hapat që duhen ndërmarrë për të mos e humbur edhe këtë tren drejt BE-së?

Thënë shqip e troç, duhet të demonstrojmë me vepra e jo fjalë se e duam vendin tonë më shumë seç na duan miqtë e huaj. Se na duhet të ndërtojmë një shoqëri europiane, edhe sikur të mos ekzistonin kriteret e Kopenhagenit apo kushtëzimet demokratike të procesit të anëtarësimit në BE. Nisur nga eksperiencat e vendeve të tjera, që kanë shkelur para nesh në këtë rrugë, ne kemi nevojë mbi të gjitha për unitet kombëtar dhe jo për marrëveshjen politike të radhës. Një unitet kombëtar, që bazohet në parimin se barrën për këtë proces e mban qeveria, porse përgjegjësia për Shqipërinë është e përbashkët. Ndaj, na duhet një pakt për Europën që përcakton strategjinë, objektivat, burimet njerëzore, duke përfshirë edhe shqiptarët e diasporës, si dhe instrumentet financiare për të paktën dekadën e ardhshme. Ne nuk kemi pse të presim Bundestagun sot, apo BE-në nesër që të na caktojë kushte e këto kushte më pas t’i përdorim për lojën e brendshme politike. Kjo politikë e vjetër që ngatërron nevojat e ditës me interesin kombëtar, ka djegur mundësinë e një brezi të tërë. Kur kthejmë kokën pas, të gjithë biem dakord se kemi humbur disa mundësi dhe nuk kemi nxjerrë mësime ende. Na duhet ta ngulisim njëherë e mirë në mendje, se nëse nuk jemi në gjendje të krijojmë një perspektive të prekshme europiane, larg retorikës dhe të gjenerojmë kapacitet për ndryshim, duke dalë nga labirinti i vetëmashtrimit, askush nga institucionet europiane nuk do ta bëjë një gjë të tillë për ne. Panorama

Related- Posts

INTERVISTË

Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

26 Prill, 2026
INTERVISTË

Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

14 Mars, 2026
INTERVISTË

EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

4 Mars, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ulrich Siegmund dhe triumfi historik i AfD-së në Gjermani: A po thyhet “muri” politik ndaj të djathtës ekstreme?

7 Shtator, 2026

36 vite nga shpallja e Republikës së Kosovës, Albin Kurti: Mirënjohje për brezin që kontribuoi gjatë viteve ’90

7 Shtator, 2026

I Dërguari i Trump në Tiranë: Marrëveshje amerikane për trajtimin e kancerit në kuadër të projektit Bektashi

7 Shtator, 2026

Hong-Kongu synon thellimin e bashkëpunimit në kuadër të “Një brez, një rrugë”

7 Shtator, 2026

Një grup të dhënash tregon rezultatet e zhvillimit të tregtisë digjitale të Kinës

7 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.