Një fjalim i mbajtur nga presidenti kinez Xi Jinping në një konferencë kombëtare mbi mbrojtjen ekologjike dhe të mjedisit më 17 korrik 2023, do të botohet të premten në numrin e 15-të të këtij viti të revistës “Qiushi”, një organ kryesor i Komitetit Qendror të PKK-së.
Në artikull theksohet realizimi i bashkëjetesës harmonike ndërmjet njeriut e natyrës nëpërmjet ndërtimit të një Kine të bukur. Për këtë, duhet të kryhen punët në këto gjashtë aspekte: vijimi i betejës kundër ndotjes; përshpejtimi i transformimit të modelit të zhvillimit në të gjelbër e me lëshim të ulët karboni; ngritja e shumëllojshmërisë, qëndrueshmërisë dhe vazhdueshmërisë ekologjike; çuarja përpara e arritjes së objektivave për kulmin e lëshimit të karbonit dhe asnjanësimin e karbonit; përballimi i sfidave e rreziqeve për të mbrojtur mjedisin natyror prej kërcënimeve e dëmtimeve dhe koordinimi i burimeve ligjore, të tregut, shkencore e politike për të ofruar mbështetje e garanci të forta për ndërtimin e një Kine të bukur./cgtn