Shqipëria, tashmë një destinacion i preferuar turistik, pret të mirëpresë deri në 15 milionë turistë këtë vit … një rekord për kombin e vogël ballkanik. Por në një rajon të mbushur me destinacione të mëdha turistike, si mund t’i tërheqë ajo vizitorët dhe t’i bëjë ata të kthehen përsëri?, thekson kanali televiziv gjerman DW.
Shqipëria nuk është më një perlë e fshehur. Në vitin 2024, më shumë se 11.7 milionë turistë vizituan vendin e vogël ballkanik … ku zyrtarët presin që ky numër të rritet në 15 milionë deri në fund të vitit 2025, gati katër herë më shumë se popullsia e vendit.
Për të konkurruar në një rajon të dominuar nga operatorë të mëdhenj turistikë si Greqia dhe Kroacia, Shqipëria ka nevojë për më shumë sesa çmime të ulëta dhe plazhe piktoreske.
Kjo është arsyeja pse disa hotele po eksperimentojnë me një qasje të re: ofrimin e përvojave kulturore si vallet popullore dhe degustimet e produkteve lokale për të krijuar një lidhje më të thellë midis mysafirëve dhe kulturës lokale.
Por kjo rritje e fundit vjen me sfida të mëdha: mungesën e stafit të kualifikuar dhe presioni për të ruajtur autenticitetin.
Zyrtarët e turizmit thonë se ”Shqipëria nuk është një destinacion me kosto të ulët, por një konkurrent në rritje”.
Pyetja tani nuk është se si të tërheqim turistët, por si t’i mbajmë ata të kthehen për arsyet e duhura?, thekson DW